Kostaq Xoxa:Liria e shtypit, e përdhosur në gojën e Edvin Ramës
Faqja 1 e 1

Liria e shtypit, e përdhosur në gojën e Edvin Ramës
25-01-2009 / Nga Kostaq Xoxa
Në deklaratën e faktuar të drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit thuhet se “në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk është censuruar as kryetari i PS-së dhe asnjë nga drejtuesit socialistë, apo aktivitetet e kësaj force politike”. Madje përmendet edhe fakti tjetër se “aktivitetet e kryetarit të PS-së, janë botuar të plota, siç i ka dërguar zyra e shtypit të PS-së. Për këto të vërteta monitorimi (i ngarkuar me ligj) që ka bërë Këshilli Kombëtar i Radios dhe i Televizionit ka evidentuar se Partia Demokratike në mazhorancë ka zënë 67.88 minuta ose 13.69 për qind dhe Partia Socialiste në minorancë ka zënë 67.38 minuta ose 13.59 për qind. “Ndryshimi i kohës në total është vetëm 50 sekonda ose 0.10 përqind (një për mijë) në favor të Partisë Demokratike.
Mësymjet e E. Ramës nuk u referohen dot këtyre shifrave, sepse kreu i PS-së, si kurdoherë, është proliks, i përsërit dy ose tri herë të njëjtat mendime dhe këtë e ka bërë të dukshme edhe në emisionet televizive, në të cilat është bërë aq llafazan, sa ia ka përgjysmuar emisionin intervistuesit.
Nga ana tjetër Edvini nuk e ka për gjë që të fyejë me banalitetet e tij të zakonshme cilindo dhe cilëndo prej atyre që nuk ia pëlqyen projektin financiar të Bashkisë, me defekte të panumërta, si për shembull me fonde të vendosura dy ose më shumë herë për një objekt të pakryer, të padetajuar nga ana e shpenzimeve konkrete e me mangësi të tjera, që u argumentuan edhe nga një pjesë e së majtës në këshillin bashkiak. Anëtarët e LSI-së në këtë këshill e hodhën poshtë këtë projekt, - pa dyshim edhe ata të PD-së - dhe projekti u rrëzua dy herë. Përpara kërkesës që, në raste të tilla, kryetari i bashkisë do të duhej të jepte dorëheqjen, ai - si mllefexhi i njohur, tashmë, - nuk u resht nga fjalët banale, me kryefjalë m...n, aq më tepër që me këtë fjalor iu drejtua një zonje, me përgjegjësi zyrtare në këshillin bashkiak.
Përkundrejt një dështimi të mirëfilltë, atij tanimë, ia ka fajin Televizioni Publik, të cilin Edvini e konsideroi si një televizion “antidemokratik dhe si konkurrentin më të pandershëm dhe më të dëmshëm në tregun e informacionit”. “Shqiptarëve që fyhen e abuzohen përditë nga Televizioni Publik Shqiptar, u premtoi se pas 156 ditësh do të marrë fund epoka e Televizionit të Pushtetit dhe do të fillojë epoka e Televizionit të Qytetarëve; do të pushojë era që fryn nga e shkuara komuniste e Shqipërisë dhe do të nisë të fryjë era e së ardhmes perëndimore të shoqërisë sonë europiane”. Kjo megalomani, e njohur mirë, tashmë, me premtime të bujshme, ka një përvojë të hidhur. Duke u përqendruar vetëm në një shembull thelbësor, mund t’i vihet në dukje kryetarit të PS-së, tanimë, ai premtimi solemn e i bujshëm, (kur mori në dorë skeptrin e kreut të PS-së), se do të realizonte bashkimin e të gjithë formacionit të majtë shqiptar. Në të vërtetë bëri përçarjen e madhe. Kjo u shoqërua me eksponentë të PS-së, të cilët iu larguan asaj. Tani, i sulmuar nga LSI-ja, i bërë i padurueshëm nga protagonistë të partisë së tij që i lanë shëndenë për t’u bërë pjesë e LSI-së apo për të aderuar në një parti tjetër të majtë, ai e ka humbur drejtpeshimin dhe flet për 156 ditët e halucinacioneve të tij!
E.Ramën e ka kapur, tani, nostalgjia për tetëvjeçarin e mirënjohur, që kërkon të ngjisë sërish shkallët e pushtetit. Duke mos pasur asnjë projekt konkret për një qeverisje të ardhshme imagjinare, na flet tani sesi do të jetë Televizioni Publik Shqiptar i ardhshëm.
Sepse ai sot na qenka “një TV e tipit sovjetik, e shndërruar në një vegël të pushtetit, me propagandë si ajo e diktaturës komuniste”. Harroi se ç’lloj propagande qé ajo e 16 shtatorit në Pezë. Atje dolën në fushë qindra foto të diktatorit komunist. U kënduan këngë për lavdinë e “të paharruarit”, - siç e quante R. Alia. U dehën e u bënë tapë plakushë nostalgjikë e djem e vajza të mitura... Tani na flitet kundër komunizmit, kur Edi Rama është përgjegjës i drejtpërdrejtë i Enverizmit të ekzaltuar! Në vend që të pendohet e të bëjë mea culpa për atë sfidë që i bëri AP-së së KE-së, tani kërkon të bëhet i besueshëm si antikomunist! Doemos édhe si proamerikan. Bash ai person tek i cili shokë loje të basketbollit në ekipin e Dinamos, nuk guxonin ta zinin në gojë, në praní të tij, Amerikën, as për mirë as për keq! Ai ishte, si të thuash, i riu që kishte hyrje e dalje në bllok! (Kur të tjerët ndërronin rrugën V. Pasha, për të mos ia parë bojën atij Blloku!
Prandaj atë togfjalëshin “gërdallë e vjetër komuniste” ta mbajë për vete, kur të plaket!
*
Nëse Mme Roland de la Platière ka thënë “O peuple! Que de crimes on commet en ton nom”, kjo nuk e ndryshon kuptimin, nëse fjala “popull” zëvendësohet me fjalën “liri”: “O liri! Sa krime bëhen në emrin tënd!”. E, meqë liria e shtypit ka qenë e ndrydhur gjatë qeverisjes tetëvjeçare, kuptohet demagogjia e Ramës se, “pas ardhjes në pushtet, do të përfundojë koha e medias si në kohën e komunizmit”. Në të vërtetë, koha e medias si në kohën e komunizmit, ka qenë pikërisht gjatë kohës së tetëvjeçarit të dështuar. Ndër të përditshmet, gazeta “55” ka pasur një kalvar të Golgotës majtiste kundër saj. Do të duhej një libër i tërë për të përshkruar tërë ato vështirësi, të gjitha thirrjet në prokuroritë e politizuara, kërcënimet e pambaruara, që drejtori i kësaj gazete i ka vënë disa herë në dukje, por majtistët bëjnë sikur nuk dëgjojnë nga ai vesh...
Sikur vetëm ulërimat e zëdhënësit të shpifjeve të Edvin Ramës të monitoroheshin vetëm për çështjen e të ndjerit K. Trebicka, do të mbuloheshin të gjitha lajmet e mediave. Ato ishin shpifje, sepse vetë ekspertiza e specializuar amerikane i nxori të tilla. Megjithatë veshët po na gumëzhijnë ngaqë, duke ndërruar valët televizive, shihnim sërish fytyrën e Braçes, dhe po ashtu edhe pas ndërrimit të valëve të kësaj TV-je të dytë, gjersa të shpëtonim nga ky shurdhim.
E, pra, Ramës nuk i mungon liria e shtypit, por i dalin në pah sajesat e tij për një vrasje të hamendësuar e cila, përfundimisht, u verifikua si një aksident! Tani, në këtë orë e në këtë minutë janë në prokurori disa çështje të tjera. Por mediat, në përgjithësi, gumëzhijnë nga dhënie sentencash. Sepse Rama, si nihilist, e ka paragjykuar vendimin e gjyqit, sipas të cilit prokuroria duhet t’i nënshtrohet diktatit të E. Ramës. E quajmë nihilist, se di vetëm të mohojë sukseset e mëdha të qeverisjes Berisha, që ia prishin drejtpeshimin.
Sa për ditët që numëron Rama se do të vijë në fuqi, ai i bën hesapet pa hanxhinë. Sepse ai është i rrezikuar që tani si kryetar bashkie, për të dy vendimet radhazi që janë dhënë kundër tij, e jo më të përligjet që të ëndërrojë për më tej.
Një person që është i kontestuar nga artistët, kur ishte ministër i Kulturës; po i njëjti person, që nuk e ka këshillin bashkiak me vete, si kryetar bashkie, domethënë është i dështuar në bashki, - tani ka ambicien të kryesojë një shtet të tërë. Por shteti nuk është si këpëdarët që t’i besojë një demagogu!...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi