Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi - Drenica: Në vend të urimit

Shko poshtë

Agim Gashi - Drenica: Në vend të urimit Empty Agim Gashi - Drenica: Në vend të urimit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 3:46 am

Agim Gashi - Drenica: Në vend të urimit U1_AgimGashi-Drenica

Agim Gashi - Drenica


Në vend të urimit

MOS I HARRONI...

Ja po ik ky vit vjetër
Me të liga de të mira,
N ‘prag te vitit tjetër
Shprehim veç dëshira.

Në këtë natë te gjatë
I harrojm shumë gjana
Dikush sofrën thatë
Dikush i ka te tana.

Dikush cakrron gotën
Edhe ngrehë dolli ,
Dikush mallkon botën
Qumësht nuk ka për fëmi' !

Dikujt i dhemb barku
Nga ushqimi pa karar,
Dikush qe sa vite
Mish n’piatë s’ka parë!

Dikush stolis me drita
Rrugë edhe bredhë
Dikush në në Kosovë
Ketë natë e pret n’terr!

Te lutemi për hallegjinjët
Ne këtë ndërrim mot-moti
Po i harruam skamnorët
Do t’na harroj zot!!!


Francë , 30.12.2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi