Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Rri në sofrën tënde

Shko poshtë

Skender Korça: Rri në sofrën tënde Empty Skender Korça: Rri në sofrën tënde

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 3:33 pm

Skender Korça: Rri në sofrën tënde 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n

Skender Korça: Rri në sofrën tënde


Edhe sonte do rri në sofrën tënde

Nuk të lë vetëm

Kemi kërkuar dyerve dhe strehëve

Një copë bukë vetëm për sonte

Sonte kur të gjithë festojnë

Ne jemi bashkë

Nuk të lë vetëm



I dehur jam me vuajtjen tënde

Na ka dehur jeta e shoqëria

Tërë një vit të plotë nuk ju pa askush

Sonte po rri me Ty, vetëm unë dhe Ty

Nuk të lë vetëm



Kripa e njelmët është ushqimi yt

Vaji yt është njëjtë sikur kripa

Pantallonat e shqyera janë bërë

Lloje ngjyrash dhe arnash

Ku mbijetesa për ty është bërë luks

Nuk të lë vetëm



Nuk do flemë as sonte

Do bisedoj me ty kudo që jam

Në vend te dollisë

Sonte do pijë gjakun tim

Nuk të lë vetëm



Mos thuaj se të kam harruar

Jam bërë sikur Ty

Jam dhe rri në sofrën tënde

Për kripën tonë

Ushqim i përditshëm

Nuk të lë vetëm

Skender Korça: Rri në sofrën tënde 17058_1208110200176_1151332627_30523834_5853132_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi