Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syku Pellumb: S’erdha me ne vete

Shko poshtë

Syku Pellumb: S’erdha me ne vete Empty Syku Pellumb: S’erdha me ne vete

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 8:55 pm

Syku Pellumb: S’erdha me ne vete 4301_1152993947644_1311514780_404862_7792141_nSyku Pellumb: S’erdha me ne vete

I pragullita shqisat ne buzeqeshjen
qe me depertoi sysh e brendesish
embelsisht,
si rreze mengjesi,
ne ate nate te trazuar.
Me verboi pjeserisht.

Perveç saj, nuk shihja asgje tjeter.

…por ajo s’e vuri re kaosin qe shkaktoi
tek yjet e qiellit qe vallezuan
binjakerie, me enderrimet e mia.

Si spektator i mahnitur,
i veçuar ndenja e pa levizur
ne fillim.

Mes zhurmash, heshtjen e saj degjoja.

Pastaj u mbyta nje milion here ne ate gote
ku prekte me buzet e saj e pinte
vetleshuar,
perzierje alkolike;
qe ma munden llogjiken
perfundimisht.

S’erdha me ne vete.


Milano, 31, 12, 2004.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi