Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatime Kulli:Minoreni 14 vjecar eshte ne rrezik per jeten

Shko poshtë

Fatime Kulli:Minoreni 14 vjecar eshte ne rrezik per jeten Empty Fatime Kulli:Minoreni 14 vjecar eshte ne rrezik per jeten

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 01, 2010 2:14 pm

Fatime Kulli:Minoreni 14 vjecar eshte ne rrezik per jeten 5810_1125315426701_1641608303_292509_5349199_n


Minoreni 14 vjecar eshte ne rrezik per jeten



Nga Fatime Kulli

Ka 19-20 vjet që në Shqipëri, jeta e njerëzve të pafajshëm është kthyer
në një makth të vërtetë, ata jetojnë çdo ditë, çdo orë të kërcënuar nën
tundimin e fenomenit vrastar të gjakmarrjes e hakmarrjes. Ky fenomen
kanunor ne shqiptarëve na kthen në kohë të mesjetës (para 600 viteve,
kur tek ne s'ekzistonte shtet, s'ekzistonte ligj, u formulua ligji i
Kanunit të Lek Dukagjinit, i cili vazhdoi gjatë për të disiplinuar
"sedrën e burrave"). Dhe në atë kohë, Kanuni e kreu misionin e tij
mjaft mirë. Por sot vazhdon të aplikohet hija e Kanunit, edhe pse jemi
në shekullin e XXI, Kanuni i Lek Dukagjinit është degraduar,
"fanatikët" e Kanunit kanë shtjer me pushkë edhe mbi gratë dhe mbi
fëmijët. Nuk dua të bëj një listë me statistikë për vrasjet e turpshme
të burrave që ngrenë tytën e pushkës dhe qëllojnë mbi gratë dhe të
miturit, por dua të them se shoqëria jonë vuan, vuan, ne nuk kemi një
shtet ligjor për të mbrojtur jetën e njerëzve të pafajshëm, që s'kanë
kryer asnjë krim, s'kanë bërë asnjë shkelje ligjore, por i vetmi "faj"
i këtyre njerëzve është se janë pjesëtarë të gjenezës të fisit të atyre
që kanë bërë një vrasje, ose jane ndodhur ne rrethana te je grindjeje
mes paleve qe sot ne jeten “moderne” quhet hakmarrje, dhe sot vuajnë
dënimin sipas ligjeve të shtetit në fuqi.

Pikërisht, për këtë fenomen vrastar kanunor, po pasqyroj një rast konkret: dhe pikerisht ne rastine e festive te fundvitit 2009.

Një djale 14 vjeçar nga (Komununa Rrethina) rrethi i Shkodrës, i
quajtur Ermin Muharrem Buliqi (i ditëlindjes 30.04.1965), nxënës në
klasen e tete ne Shtoje te Ri, jo vetem qe nuk shkon në shkollë i lirë
si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, por atij I rrezikohet jeta se para
një viti nje kusheriri i babait te tij Muharrem Buliqi ka pasur nje
grindje qe ka gjeneruar ne rrahje.

Këte fat e ka Muharremi (I ati i Ermin Buliqi-t), te cilet nuk guzojne
te shohin driten e rrugeve te fashatit, pasi jane nene kerkcenimin e
vdekjes. Nena e 14 vjecarit Ermire Buliqi, njekohesisht bashkeshortja e
Muharrem Buliqi-t, ka marre dy femijet e vegjel dhe eshte larguar nga
fshati Shtoj I Ri, nga frika per ndonje te keqe te madhe qe mund ti
ndodhe, pasi jane kercenuar disa here nga hakmarresit, dhe jeta e tyre
eshet ne rrezik per jeten, pa bere asnej faj. Brenda mureve ete
shtepise eshet ngujuar minoreni 14 vjecar Ermini me te atin Muharremin
ne nje gjendje ankthi e tmerri per jeten e tyre. Ka nderhyre per te
qetesuar kete situate te gjakmarrje-hakmarrje edhe Misionaret e
Pajtimit te Gjaqeve ne Shkoder, por nderhyrja e tyre eshet e pafuqishme
perballe pushkes se hakmarresve.
2 dite para Krishtlindjeve te dhjetorit 2009, 14 vjecari Ermin dhe
Muharrem Buliqi, duke udhetuar me nje makine te kushirerit te tyre, ne
menyre te fshehte, po shkonin ne spitalin e qytetit per te pare gjyshen
e tyre qe u operua, ata jane kercenuar me tyten e nje arme, por qe per
fatin e tyre i ka shpetuar erresira per t’ia mbathur vdekjes se sigurte.

Misioni i Pajtimit Mbarëkombëtar, e ka te pamundur të pajtojë dy
familjet qe hyne në hasmëri para pak kohesh, dhe jeta e familjes Buliqi
eshet ne rrezik, shteti eshet I pafuqishem perballe ketij fenomeni
mesjetar, qe pushka e hasmit nuk kursen as minorenet.


(marre nga gazeta Zeri I Arberit)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi