Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: KONGRESI I MANASTIRIT

Shko poshtë

Shaban Cakoli: KONGRESI I MANASTIRIT Empty Shaban Cakoli: KONGRESI I MANASTIRIT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 01, 2010 5:55 pm

Shaban Cakoli: KONGRESI I MANASTIRIT 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_n

Shaban Cakoli: KONGRESI I MANASTIRIT


Gjatë
zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një
nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Megjithatë, mendimi i
përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme
për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë
arsye, shoqëria aktive dhe idealiste "Bashkimi" në Manastir, thirri
Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të
njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë
shqiptare. Prandaj më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i
Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të
gjitha anët e Shqipnisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani,
Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh
Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë
kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe
Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e
shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga
Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare
te fese moslemane, katolike, ortodoksë, protestant, njerës të ditur dhe
te gjithë erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të
madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku
të gjithë pjesmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të
gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha jonë Shqipe
të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me
alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve
qoftë ndaj grekërve. Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë
alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me
alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona.
Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në
Janinë për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për
të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një
gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit,
gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo
përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t'i kthyer sytë nga
përëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësisë, gjë që
nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse
greke dhe aleatët e tyre sllavë.
Shaban Cakoli: KONGRESI I MANASTIRIT 18147_1161946538920_1535548066_30373101_2548965_n

këtë kongres organizohen tubime për shënimin e kësaj date të
rëndësishme njerëz nga të gjitha llojet e kulturës.Ngakultura muzikore
Demir Krasniqi disa herë more shpërblime dhe mirënjoheje në këto
përfaqesime,ku i kushtoj një këngë kongresit të shkronjave.

Shaban Cakoli: KONGRESI I MANASTIRIT 18147_1161948378966_1535548066_30373102_2040578_n
KURRË NUK SHUHET MANASTIRI
Me rastin e 100- Vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe –

Me ngrohtësinë e kraharorit,
Me zemër të gjerë sa deti,
Po i këndoj 100 – Vjetorit,
Që kur lindi Alfabeti!

Lëshoi kushtrimin, o, Manastiri,
Për gjithë bijtë e shqiptarisë –
Gjithë kah jemi n’ këtë trung Iliri,
T’ ia ndërrojmë faqet , o, historisë!
Refreni:
Për pa u shua rrezet e diellit,
Për pa i mbulua oxhaqet hiri,
Për pa u shua yjet e qiellit –
Kurrë nuk shuhet, o, Manastiri!

Prijatarët mendje – artë,
Stërnipat e Skënderbeut,
Nga mëmëdheu dhe në mërgatë –
Gjithë u vunë n’ shërbim t’ Atdheut!

Në këtë qendër të Vilajetit,
Në këtë djep, ku u lind “Bashkimi”,
Me Kongresin e Alfabetit –
N’ gjuhën shqipe, o, filloi shkrimi!
Me bekimin e unitetit –
U lidh besa, u dha betimi!
Refreni:
Për pa u shua rrezet e diellit...etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi