Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Sfarqa:Atje ku afaristët gjerman lavdërojnë shqiptarët

Shko poshtë

Muharrem Sfarqa:Atje ku afaristët gjerman lavdërojnë shqiptarët Empty Muharrem Sfarqa:Atje ku afaristët gjerman lavdërojnë shqiptarët

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 01, 2010 10:50 pm

Në Köln të Gjermanisë


Atje ku afaristët gjerman lavdërojnë shqiptarët



Muharrem Sfarqa:Atje ku afaristët gjerman lavdërojnë shqiptarët Afaristigjermanedmarmai
Edmar Maier

Muharrem Sfarqa

Sot, kur tanimë zyrëtarisht është e njohur, se mbi 700 mijë shqiptarë jetojnë dhe veprojnë
jashtë Kosovës dhe pjesa më e madhe e tyre përmes punës së përditshme sigurojnë
bukën e gojës për vete dhe familjet e tyre, duke mos harruar për asnjë castë
vendlindjen dhe ndonjë familjar tjetër që jeton atje, nga ndihma e mërgimtarëve.



Dhe tani edhe dhjetë vite pas luftës, sado që është për keqardhje, është i madh numëri i tyre që akoma i
mbajnë sytë kah ata që punojnë jashtë atdheut, nga ndihma e të cilëve tashë një
kohë të gjatë kanë lidhur muajin me muaj dhe vitet me vite. Ky fakt tashmë
është i ditur madje edhe për punëdhënësit e mërgimtarëve kosovar, një numër i
të cilëve ka një kohë të gjatë që bashkëjetojnë me problemet e punëmarrësve
shqiptarë, duke ua ditur hallin dhe nevojat e tyre për të ndihmuar familjet e
tyre në vendlindje dhe Kosovën në përgjithësi. Lidhur me këtë konstatim u
bindëm sidomos gjatë kremtimit të kërshëndellave të këtij fundviti që e lam
pasë në qytetin e Kölnit të Gjermanisë tek po bisedonim me pronarin e grupës së
ndërmarrjeve " Maier Gruppe", zotin Edmar Maier, i cili tek po
sodiste qytetin e stolisur nga dritaret e hotelit të anijës që po lundronte mbi
lumin e Rinit, po na numëronte me kënaqësi objektet mbi dy brigjet e lumit, të
cilat ishin vepra të ndërtimtarëve shqiptarë. Ai, madje disave prej tyre po ua
përmendëte emrat me kënaqësi dhe me një theks të pastër shqip. Një numri jo të vogël
të punëtorëve të tij shqiptarë ai madje po ua dinte edhe humbjet nga pasojat e
luftës, për përballimin e të cilave ai u kishte ndihmuar edhe materialisht, si
për ndërtimin e shtëpive të djegura në Kosovë, gjatë kohës kur Evropa dhe
përendimi u detyruan, ndaj agresionit në Kosovë të flasin me gjuhën e
shqiptarëve. Ai theksoi se admirimin për shqiptarët e kishte krijuar vetëm falë
qëndrimit të tyre korrekt, ndaj punës dhe rrethit, prandaj me një numër prej
tyre edhe sot mban kontakte të afërta që fare nuk dallojnë me ato nga partnerët
gjerman, sepse njerëzit i njeh vetëm si të mirë ose jo të mirë dhe jo sipas
përkatësive apo edhe prejardhjes. Kur jemi këtu, të përmendim edhe atë se zoti
Maier të ashtuquajtur " të huaj" nuk e njeh askend, për aq sa sic thotë
ai : " edhe unë kur shkojë për pushime në Spanjë nuk ndjehem si i huaj
atje, apo inferior në raport me vendasit". Derisa ne po bisedonim me zotin
Maier, zëri i shqiptarëve që së bashku me të tjerët kolegë gjerman, polak,
kroat, boshnjak, turq, libaneze, etj. po festonin në këtë anije, po vinte duke
u rritur sic po shtoheshin edhe dollit e ngritura për kërshëndella. Ndonjëri
prej tyre sic ishte Blerim Rrustemaj nga Gjakova me të kuptuar se për cfar e
kishim fjalën po tregonte se madje edhe ai kishte përjetuar të mira të vecanta
nga punëdhënësi i tij, ndaj të cilit ska se si të mos i ishte mirënjohës, ashtu
sic e do zakoni i traditës shqiptare.



Miqësi të ndërsjella shqiptaro-gjermane sot janë gjithnjë e më të shumta, mungon vetëm aftësia e
jonë për t'i hulumtuar dhe për t'i zbuluar, që në një të ardhme jo të largët
mund t'i shohim në shoqatat e miqësisë shqiptaro-gjermane që mund të
shëndrrohen në zërin e Kosovës për integrim gjithëandej.

Muharrem Sfarqa:Atje ku afaristët gjerman lavdërojnë shqiptarët 22767_1248349176348_1458014986_30835840_6715703_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi