Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: KËNGË HUMORISTIKE

Shko poshtë

Shaban Cakoli: KËNGË HUMORISTIKE Empty Shaban Cakoli: KËNGË HUMORISTIKE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 01, 2010 11:53 pm

Shaban Cakoli: KËNGË HUMORISTIKE



Të vjetrit tanë ishin shumë të ndjeshëm në sjelljet e
femrave,veshëjet.Ata ishin mësuar në trevat e tyre me një
karakteristikë të veqantë,duke detyruar femratqë të veshin rrobe të
gjata në të cilat nuk mund
të u shiheshin pjesë të trupit.Ata kishin mësuar që femra të shkrihej në punë shtëpiake,dhe një punësim
i femrës për ta shihej diqka jo normale,kurse veshja e shkurtër si e
quanin ata cullakhane(Gjysmë lakuriqe) pirja e duhanit nga femra dhe
biseda e femres me një të panjohur ishte për ta si një bombë që
rrënonte gjithçka shqiptare.Njëherë bisedova me një plak rreth këtyre
gjërave dhe ai ishte i tronditur i tëri me kohën tonë,nuk i pëlqente
asgjë dhe më ofroj një shumë të hollash që të shkruaja disa këngë sipas
porosisë së tij!

Natyrisht unë të hollat i mora dhe këngët jabëra sipas porosisë së
tij!Nëpër oda disa rrapsod i këndonin dhe plaku i dëgjonte me
kënaqësi,i pikonin lotët nga gëzimi,ku të dij unë çka mendonte ai me
këtë,por gëzohej për këto këngë.
Unë po i sjell këto para lexuesit të sotëm,duke menduar se kjo i takon vetëm të kaluarës!!!


HAJMEDET PËR KËTË ZAMAN

Deri tash kshtu te ne sú kanë

dhe qitapi ka pas thanë
s´rrijnë melaqet ku ka dushman
ktyne here u kanë zakon ndër gra
për mej rritun flokët e mëdha
flokët t´mdhaja me i lidhë bistek
ndër shami pak me i zatetë
haj qysh humbi sot ky adet
ketë adet ma nuk po e dojnë
gratë poj prejnë floket,burrat po i lëshojnë

dreqi s´din sot me dallue
kush ashtë burrë dhe kush ashtë grue
per punë mashkullit hiq s´ja ndin
vozitë grueja në limuzinë
gjysmë cullak duhanin drinë,
i thotë burrit jam në tretin ndrrim
lajmi petkat shiqomi fëmijnë
se me ba ndonjë faj fëmija
ma mirë t´bjen mos me më pritë te shpija....
Shaban Cakoli: KËNGË HUMORISTIKE 18147_1162119823252_1535548066_30373644_2979072_n
MOJ E BUKURA ZONJUSHË
ME KëRTHIZëN Në FUSHë
SA VJET I KE MBUSHË
A PO MË LEN ME TË DUSHË?
PO GUXO E DUSHËM
SE TA PËLCAS GUSHËN

A PO MA JEP IZËN
PAK TA PREKU KËRTHIZËN?
RUHU HE TË PAQA
TË DJEG SIKUR GACA

KUR PO T´DEL KËRTHIZA
SYTË PO M´QESIN XIXA
PASH BABËN PASHË MIXHËN
AMA QIKO KËRTHIZËN
TU KA VARË KËRTHIZA
SIKUR RRUSHIT GIXHA
SI TË BËHEM MIZË
T´PUSHOJ NË KËRTHIZË?:::

Shaban Cakoli: KËNGË HUMORISTIKE 18147_1162125183386_1535548066_30373658_7474237_n
KËSHTU KA THANË BACI VESEL
20 msit i qova rend
me i lypë nuse djalit tem
te tan msitet prap kthye mi kanë
një përgjegjeje tuj ma dhanë
sa për mik behane s´të gjajnë veq nji punë e kan pizhman
s´mujn n´katund çikat mej dhanë

Hajmedet ma thyen mendjen
mora robt i qova n´sheher
pasuninë ne fshat e shkatrrova
bleva nji shpi n´sheher me dy dhoma
tash jam ba si i rënë n´bela
bije n´pijac me strajca m´krah
hajmedet qka me ble n´pijac
1 kill♪7 kep♪7 një killë spanaq
nji pulë t´ngorfhet dy kilo djath
mezi i shkreti i baj n´duer
sa me qitë gratë ndoj laknuer.
Në zakon te sheherlisë
djali im shkon n´punë përditë
grueja dhomes njihere i bje fshisë
rrin n´program të televizisë
tuj ndjekë seri-pas serisë
kjo tek ashtë gjallri e madhe
gërrba e burrit ,sefaja e grave...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi