Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dërmaku: Mendimi unik - i nevojshëm për çështjen kombëtare dhe bashkim kombëtar

Shko poshtë

Ramiz Dërmaku: Mendimi unik - i nevojshëm për çështjen kombëtare dhe bashkim kombëtar Empty Ramiz Dërmaku: Mendimi unik - i nevojshëm për çështjen kombëtare dhe bashkim kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 02, 2010 1:43 am

Ramiz Dërmaku: Mendimi unik - i nevojshëm për çështjen kombëtare dhe bashkim kombëtar U1_RamizDermaku
MENDIMI UNIK - I NEVOJSHEM PER CESHTJEN KOMBETARE DHE BASHKIM KOMBETAR

Nga Ramiz Dërmaku

Dëshira e të gjithë shqiptarëve është te bëhet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Kjo do të ishte ideale edhe ne zhvillimet e vrullshme që po ndodhin në Ballkan dhe në botë. Në të njejten kohë duhet të jemi të përgatitur dhe të punojmë për një alternativë tjetër më realiste e më të mundshme , për një zgjidhje me etapa të çështjes sonë kombëtaare duke i shfrytëzuar të gjithë faktorët pozitiv në këtë drejtim. Ne duhet ta shikojmë realitetin në sy. Pengesat që paraqiten në realizimin e aspiratave tona kombëtare janë të shumta. Zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare e shikojmë si një proces kompleks veprimesh të shumë anshme. Me taktika të drejta dhe ne përputhje me situatat që po zhvillohen në botë. Cështja kombëtare kërkon koncenzus kombëtar. Sot, shtrohet pyetja? Përse përshendetet me të drejtë bashkimi i dy Gjermanive, i dy koreve etj, etj, e kundërshtohet bashkimi i shteteve shqiptare në kohën kur në marëveshjen e Mastrihtit, Europa po i heq kufinjët midis shteteve në procesin e integrimit të saj, përse shqiptarët e Kosovës dhe ata të trojeve etnike shqiptare në ish jugosllavi, të mos e gëzojnë të drejtën për vetëvendosje, pra heqjen e kufijve artificial (që na u imponuan nga fuqitë e mëdha) e të bashkohen ne nji shtet të vetëm kombëtar, ku edhe uniteti etnik edhe ai teritorialë është homogjen. Duket paradoksale por në zgjedhjen e çështjes sonë kombëtare dhe në atë të Kosovës, kundërshtarë nuk janë vetëm serbët, por edhe ca çarçe të ndryshme ndërkombëtare nga të cilat nuk kemi mbështetje. Nga kjo kuptojmë se nuk ka vend për eufori por duhet punuar me seriozitet për ta zgjuar-rritur interesimin e fuqive të mëdha. Cështja jonë akoma nuk është internacionalizuar sa duhet dhe sa kemi patur mundësi. Viteve të fundit ne opinjonin ndërkombëtar është krijuar një kapital simpatie për çështjen tonë, por kjo duhet të rritet e forcohet dhe të flitet në favor të çështjes sonë komnbëtare - sepse kjo çështje sot po shtrohet edhe ne forumet ndërkombëtare.

Përpara kemi një luftë të gjatë politike dhe diplomatike por pa harruar edhe ate propagandistike, për ta njohur opinjonin ndërkombëtar me të vërtetën tonë. Kërkohet nga ne t'i mobilizojmë të gjitha mjetet e përshtatshme për arritjen e qëllimit. Nuk duhet shtyer për më vonë përcaktimi strategjisë dhe taktikave të çështjes sonë kombëtare, që është vepër e përbashkët e të gjitha forcave poltike e shoqërore të cilat e përfaqësojnë kombin. Eshtë nevojë e kohës puna sistematike për t'i ngritur në një shkallë më të lartë forcat politike e shoqërore te të gjitha shtresat e popullit shqiptarë brenda dhe jashtë kufijëve shtetëror si dhe në diasporë, për aktualitetin e çështjes kombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së saj. Ne këtë drejtim nddihmën më të madhe mund ta japin; shtypi, RTV-ni, shkolla, studimet shkencore, simpoziumet, tryezat e rrumbullakëta etj. Eshtë rëndësi primare që mendimi politik shqiptar për zgjidhjen e çështjes son kombëtare të jetë unikë, çështja kombëtare kërkon mirëkuptim dhe unitet mendimi e veprimi midis forcave politike shqiptare për këtë çështje të përbashkët. Cdo parti politike le ta ruaj alternativën e vetë për çështje të tjera, kurse kur flitet për çështje kombëtare –bashkim kombëtar, le të diskutohet qetë ne mënyrë demokratike pa etiketime, pa nervozizëm.., etj etj. Të zgjidhen e përpunohen taktikat më të mira, t' lamë në një anë ndasit partiake, ideoligjike, t'largojmë dukuritë e vjetra e të orjentohemi në detyrat që kemi përpara për të sotmen dhe për të ardhmen e atdheut dhe interesat vitale të tij. Momenti e kërkon këtë se nesër do të jetë vonë. Ne s'pari duhet të merremi vesh ne mes vete, se çka duhet të kërkojmë. Kështu do të na kuptoj bota se çka duam prej sajë. Eshtë me rëndësi puna sistematike që duhet bërë për ta forcuar bashkimin dhe lidhjet e gjithënshme midis pjesëve të ndara të popullit tonë me Shqipërinë dhe viset tjera shqiptare. Duhet sa më parë të vendosen kontakte bashkëpunimi midis Qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe të ecim drejtë bashkimit kombëtar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi