Femi Cakolli: Përgjigja ime për ekstremistët islamikë
Faqja 1 e 1

Përgjigjja ime për ekstremistët islamikë
Nga Femi Cakolli, pastor
femi_cakolli@yahoo.com
Përshëndetje,
Zonja Mirela, të uroj gjithë të mirat dhe gjithë suksese e bekime në familje, në karrierë, në shëndet dhe mirëqenie. Megjithëse ju jeni një shqiptare kandidate për deputete nga Partia Konservatore, ju fillimisht i keni bërë një nder të madh kombit tonë dhe Shqiperisë. Është për mburrjen tonë me emrin tuaj dhe me punën tuaj. Thellësisht i gëzohemi përkushtimit tuaj që të merreni me politikë dhe me çeshtje të tjera shoqërore dhe kombëtare, me theks të veçantë që ju jeni aktive në jetën e një shteti me demokraci të fuqishme dhe me kulturë përendimore që ne shqiptaret duhet të mesojmë natë e ditë. Lutjet tona janë me ty.
Lidhur me paraqitjen tënde të parë tek emisioni Deja-vu, mund të them këtë: se ne jemi vend i lirë, pra as komunist e as islamist, dhe se duhet ushtruar fuqishëm bindja e lirë, shprehja e lirë, fjala e lirë kudo si në media, ashtu edhe në parlament, sikurse edhe në jetën e përditshme. Normalisht se ne të gjithë kuptojmë se së bashku me lirinë, duhet ushtruar edhe përgjegjësia reciproke.
Por ja që tani Shqipërisë e gjithë shqiptarëve dhe gjithë proceseve tona si komb, kanë dalë në rrugë disa dashakeqës që abuzojnë me fjalën e lirë dhe me bindjet e të tjerëve. Dikush këta njerëz i quan islamistë, dikush vahabistë, dikush fundamentalistë, dikush terroristë etj. Unë nuk di si t'i quaj. Një ditë do të demaskohen, sepse kështu është me fuqinë e territ dhe të misterit. Kam lexuar disa nga reagimet që vijnë nga këto forume islame, dhe deri tani nuk di se kë kanë lënë pa sharë, pa denigruar, pa shpifur, pa hedhur baltë mbi çdo person, mbi çdo debatues, mbi çdo çeshtje që nuk është pajtuar me ta. Sa keqardhje e madhe që ky forum mban edhe emrin e njërës nga krahinat shqiptare që ka vuajtur kaq shume, pra të Çamerisë.
Këtu janë mohuar, janë poshtëruar, janë përbaltur figurat si ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, I. Kadare, të nobelistes Nëna Terezë, të kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti- Skenderbeu etj., etj. Atëherë, çka do të presësh ti Mirela, unë, apo ai/ajo që do të jetë pas nesh.
Këta forumistë i shoh sikur pashallarët e kohës së sulltanëve, madje të gjorët e presin dhe kanë shpresë edhe më tej se një ditë ne shqiptarët do të sundohemi nga turqit ose arabët. Këta presin atë ditë. Këta tipa njerëzish nuk kanë as fe e as atdhe, sepse as feja islame nuk meson që ta urresh tjetrin. Përgjigjja e tyre për gjithë shqiptarët, e sidomos ata që janë të krishterë, është se aty ku e ka lënë baba sulltan, ta vazhdojnë këta.
Shpreh keqardhjen time për gjithë fyerjet që të bëhen, pa harruar që ti je një motër shqiptare, një bijë shqiptare, një nenë shqiptare (mf: nuk di nëse ke fëmijë)? Si mund ta justifikojë veten një person "me mend në krye" që ta ofendojë dikë, madje një femër shqiptare sall se dikujt i tekët ta bëjë këtë. Çfarë besimi është ky? Çfarë kulture është kjo? Çfarë të ardhme po presin shqiptarët prej këtyre njerëzve? Çka po mbjellin tek njerëzit e tjerë shqiptarë, qofshin ata edhe myslimanë? Mua me duket se janë pikërisht njerëzit e këtillë shembujt më të këqinj që e prezantojnë islamin, qoftë mes shqiptarëve ose në Europë. Njoh plot shqiptarë myslimanë që turperohen nga prezantimi i këtyre tipave.
Mezashi i këtyre tipave është që t'u mbyllet njerëzve mendja, zemra, sytë dhe që gjithë të tjerët të mos mendojnë ndryshe, të mos shohin ndryshe, të mos ndjejnë ndryshe, por të shtyrë nga frika të mendojnë, të shohin e të ndjenjë vetem sikurse ata.
Jezus Krishti ka thënë se të mos kemi frikë nga njerëzit e ligë. Ai po ashtu thotë se "çka ka njeriu brenda, pra zemra e tij, e nxjerr jashtë goja e tij". Andaj këta forumistë islamistë shumë qartë po shihen se me çka janë të mbushur. Këta jo vetëm se janë mbushur me të këqija, por ata edhe e fshehin identitetin e tyre, ndërsa ata kanë mundësi ndoshta që gjatë ditës t'i shohim, t'i përshëndesim, t'u ofrojmë ndonjë dhuratë apo të marrim prej tyre, të jenë me mjekra ose edhe pa mjekra, por në internet ata janë të tjerë. Mjerim!
Bota nuk do të ndryshojë në bazë të atij se kush ka armë më të fuqishme apo urrejtje më të madhe, por kush ka më shumë dashuri për tjetrin, kush ka më shumë njerëzi, durim, respekt, kush ofron më shumë falje, humanitet, urtësi, pajtim, jetë në diversitet dhe përfundimisht, ai që ka për synin të pajiset me armë të dritës, dhe jo ai që ka për synim të vetëm që të jetë i mbushur plot e përplot me armë të territ, me errësirë. Dashuria nuk njeh frikë, dhe dashuria e nxjerr jashtë frikën! Ky është premtimi qiellor. Ky është premtimi hyjnor! Por vlen për besimtarin, pra për atë që pret me devotshmëri dhe sakrifica.
Askush nuk bëhet i lirë pa e njohur të vërtetën! Kush e njeh të vërtetën, ajo do ta bëjë të lirë atë përgjithmonë!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi