Xhelal Ademi: Pertef Therepeli, mësuesi i pazëvendësueshëm që jetoi së toku me enigmën dhe misterin
Faqja 1 e 1
Xhelal Ademi: Pertef Therepeli, mësuesi i pazëvendësueshëm që jetoi së toku me enigmën dhe misterin
Pertef Therepeli, mësuesi i pazëvendësueshëm që jetoi së toku me enigmën dhe misterin
Shkruan Xhelal Ademi
Erdhi nga Skrapari dhe nuk tha qartë kush ishte. E jetoi gjith jetën i vetmuar në kasollen pranë shkollës së Jagoll-Dolencës. Pas vdekjes nën nënkresën iu gjet flamuri shqiptarë dhe një dosje shkrimesh me poezi e cila iu zhduk. Kishte lindur më datë 25.12.1909 dhe që të jetë misteri më i madh, vdiq në ditën e ditlindjes së tijë më 25.12.1973, pa asnjë nga të afërmit e tijë, në fshatin Jagoll- Dolencë, komuna e Osllomesë, praën Kërçovës.
Kishin shkuar mbi tridhjet vite nga vdekja e mësuesit nga Therepeli i Shqipërisë që mbi varrin e tijë në fshatin Jagoll-Dolencë të komunës së Osllomesë të vihen kurora lulesh. Kjo ngjante për të parën herë që nga vdekja e mësuesit të paharruar të këtyre anëve, Pertef Therepelit. Këto lule të freskëta ai vunë shkrimtarët e klubit letrarë “Mugullimi” të Kërçovës. Pranë varrit të tijë u thanë fjalë të mëdha mirëpo njëkohësisht të pakta kur kemi të bëjmë me këtë gjigant të mësuesisë që përderisa jetoi nuk kishte pasur shok tjetër që të matej në gjith hapësirat shqiptare, ishte mendimi i të pranishmëve. Pranë këijë varri gati të harruar
për aq vite evakouan kujtime ish nxënsit e tijë ndër të cilët edhe shkrimtari Afmet Morra i cili kishte mësuar shkronjat e para nga mësuesi Pertef Therepeli dhe që ndër të tjerat shtoi,” Therepeli kishte ardhur nga Shqipëria në vitin dyzetenjë dhe ishte vendosur së bashku me disa arsimtarë të tjerë në këtë fshat. Mësuesit ia kishte zënë njërën dorë dhe njërën këmbë një paralizë e përjetshme por që nuk u reflektua kurrë në punën madhore të tijë. Ai gjith jetën e bëri i vetmuar në një dhomë në oborrin e shkollës e ndërtuar mes fshatit ku jetonin pjestarë të komunitetit maqedonas ndërsa nxënësve shqiptarë të Jagollit u bjente për të bërë ca udhë që të mbërrinë në këtë shkollë. Në kohën e ikjeve të arsimtarve të tjerë drejt Shqipërisë, Therepeli nuk e bëri këtë rrugë për shkasin se nuk duronte ndarjen nga nxënësit e tijë.” Sipas tijë, ky mësues nën nënkresën e tijë kishte mbajtur flamurin shqiptarë dhe një revole që kurrë në jetë nuk ia pati treguar gjithësecilit mbase kishte frikë nga mashat e mbrendëshme të cilat i shërbenin me mjaft zellë pushtetit. Ndërsa Shkrimtari Nazif Selimi poashtu nxënës i Therepelit tha se mësuesi i dikurshëm i tijë asnjëherë nuk dëshironte ta thërrisnim mësues por baba. Sepse ai na konsideronte si fëmijët e tijë. “Kur hanim buk, na rrinte mbi kokë për të parë nëse ndonjërit i mungon buka, që t’ia plotësoi atë copë nga hisja e vete. Këtë mësues që shkriu jetën si qiriri i Naimit nuk e gjen më kund”. Ai nuk u martua kurrë, nuk krijoi familje, por dhe nuk e pa më kurrë vendlindjen. “Vdiq me shpresën e thyer. Bëri shumë herë kërkesë të vizitoi fshatin Therepel të krahinës së Skraparit, të Shqipëris mirpo siq duket edhe ajo ia kishte këthyer shpinën, nuk i dha kurrë leje të shkilte më atë” Thotë poeti Selim Adili i cili për 6 vite qe drejtor i kësajë shkolle ndërsa Therepeli ushtronte detyrën e mësuesit. Atëkohë mësuesi i kishte thënë drejtorit se në Shqipëri ka një vlla dhe një motër për të cilët e digjte malli, por duket se pushtetit shqiptarë të asaj nuk i konvenonte kjo vizitë mbase tek Therepeli jetonte mendimi perendimorë që nuk korrespondonte asfare me atë të pushtetit të atëhershëm. Punonte nga tet orë në dit, nuk lodhej, dëshironte që tu japte dituri nxënësve. Tua mësojë shkronjat shqipe që i quante të shenjëta. Shkolla ishte e vendosur në fshatin e banuar me Maqedonas. Kaloi lufta e dytë botrore. Ai ndruhej ta thonte së pakti përkatësinë fetare ndërsa atë kombëtare e kishte thënë që moti. Bashkëfshatari i Therepelit, nga Jagolli, Isen Emroja duke rrëfyer madhështinë e këti mësuesi bëri të ditur se Pertefi gjith jetën e bëri i parrëfyer në hollësi kush në të vërtetë ishte, cilës përkatësie fetare i përkiste, dhe këtë e kishte bërë nga droja e pushtetit i cili ishte instaluar dhunshëm që nga mbarimi i luftës së dytë botërore. “Mirëpo nga çastet e fundit të jetës kur ne ishim ushqyer me mendimin se ai i përkiste konfeksionit ortodoks ai tregoi fenë muslimane të tijë. Tha: babai im quhet Abaz”. Atëherë mbeti i shprazur varri të cilin ia kishin ndarë maqedonasit me preteksin se i takonte konfeksionit fetarë të tyre dhe mbase pushoi së jetuari më 25.12.1973 e lëshuam të prehet i qetë në varrezat muslimane”. Sipas bashkëkohanikëve, Therepeli ka poseduar edhe një dosje personale të përbërë nga shkresat poetike dhe të dhënave të tjera për të cilat është preokupuar gjith jetën, mirëpo ato u zhdukën mistershëm që nga çasti ndërrimit të jetës. “Ai ka ditur të bëjë poezi të përkryera mirëpo ja që nuk na ka mbetur asnjë nga to” thotë Nazif selimi. Për to nuk din gjë as drejtori i atëhershëm Selim Adili. Ndofta një ditë do të gjendet dosja e plotë e këtijë veprimtari të paharruar dhe të fillojë të pështjellohet lëmshi enigmatik i kësajë figure i cili u nda për gjith jetën nga Shqipëria londineze për të vënë themelet e dijes në këtë pjesë të atdheut e cila i kishte mbetur e e ndarë nga trungu atërorë. Në këtë ceremoni morrën pjesë edhe poetët Safet Hyseni, Adem Xheladini, Xhelal Ademi, Begzat Rrafmani etj.
Shkruan Xhelal Ademi
Erdhi nga Skrapari dhe nuk tha qartë kush ishte. E jetoi gjith jetën i vetmuar në kasollen pranë shkollës së Jagoll-Dolencës. Pas vdekjes nën nënkresën iu gjet flamuri shqiptarë dhe një dosje shkrimesh me poezi e cila iu zhduk. Kishte lindur më datë 25.12.1909 dhe që të jetë misteri më i madh, vdiq në ditën e ditlindjes së tijë më 25.12.1973, pa asnjë nga të afërmit e tijë, në fshatin Jagoll- Dolencë, komuna e Osllomesë, praën Kërçovës.
Kishin shkuar mbi tridhjet vite nga vdekja e mësuesit nga Therepeli i Shqipërisë që mbi varrin e tijë në fshatin Jagoll-Dolencë të komunës së Osllomesë të vihen kurora lulesh. Kjo ngjante për të parën herë që nga vdekja e mësuesit të paharruar të këtyre anëve, Pertef Therepelit. Këto lule të freskëta ai vunë shkrimtarët e klubit letrarë “Mugullimi” të Kërçovës. Pranë varrit të tijë u thanë fjalë të mëdha mirëpo njëkohësisht të pakta kur kemi të bëjmë me këtë gjigant të mësuesisë që përderisa jetoi nuk kishte pasur shok tjetër që të matej në gjith hapësirat shqiptare, ishte mendimi i të pranishmëve. Pranë këijë varri gati të harruar
Mësuesi Pertef Therepeli, lart |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi