Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Besnik Camaj

Shko poshtë

Cikël poetik nga Besnik Camaj Empty Cikël poetik nga Besnik Camaj

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 02, 2010 2:18 am




Cikël poetik nga Besnik Camaj U1_BesnikCamaj

Besnik Camaj
i njohur në botën letrare si Bes Camaj, buron nga një familje arsimtarësh. Është
i lindur afër burimit të Drinit të Bardhë dhe është rritur me bukuritë që i ka
falur natyra këtij vendi. Fëmijë i një familjeje me traditë arsimdashëse, që në
bankat e shkollës fillore kishte manifestuar një talent për poezi. Deri vonë
nuk ka botuar për shkak të ndruajtjes dhe censures së asaj kohe.


Ka kryer
gjimnazin matematikor dhe Fakultetin e elektroteknikës në Prishtinë, pastaj ka
vazhduar studimet pasdiplomike të informatikës në Zagreb, në Stafford dhe në
Lozanë ku edhe punon si pedagog i informatikës grafike.




Besniku,
poezitë ia kushton lirisë, ndjenjës dhe shpirtit njerëzor. Ka shkruar këto
vëllime:


Grimca të
rinisë
,
1979; Lirisë, 1999; Diellit tim, 2002; Mallit të pashuar,
2004.


Në nëntor të
vitit 2009, i përmbledhi poezitë në librin Diellit tim, që u botua në
Tiranë.





S. Baftiu









Nga vëllimi poetik “Lirisë”,
1999





Liri, eja !





Po t'më vijsh ti


do rritem i madh


s'do jem më fëmi


në gji të të mbaj


tek secili njeri


do të të shpërndaj.





Po t'më vijsh ti


do shndrisë diell e hënë


do ndalet breshër e shi


jo nga muskujt që kam


por nga malli për ty.



Ti mbetesh ai që je





Edhe nëse larg ti shkon


kudo në botë dhe atje jeton


ti mbetesh prapë ai që je


me shpresë t'kthehesh në fole.





Nëse emrin ti e ndërron


mos mendo se dikë mashtron


jo, jo ti
mbetesh prapë ai që je



me çfarëdo emri a tjetër fe.





Dukjen ti nëse e ndërron


mos u fsheh se shumë gabon


se ti mbetesh po ai që je


prore n'vuajtje për atdhe.





Ti mbetesh shqiptar se i tillë
ke qenë



mbi ty gjithë të zezat
ushtruar janë



ndërruar ta kanë shpesh dhe
fenë



por kot se ti mbetesh prapë ai
që je



Shqiptar mbi tokë e shqiptar
nën dhe.






Mësohu me lirinë time





O, lëri më


lëri ato gjëmime


se më çave kokën





mësohu


mësohu me lirinë time


që ta kesh dhe tënden





kështu


dhe vet do jesh i lirë


dhe sigurisht


kjo do të të bëjë mirë.



Hajt tash !





Mund të
rrish



sa të
duash



por bëhet
vonë



asgjë
s’fiton.






Më mirë


të shkosh atje


ç’vend i
mirë



do
qëndrosh



me plot
dëshirë






se është
vendi yt



nuk do
jesh



më i mjerë


por i
lumtur



dhe i lirë


andaj nisu






hajt tash.



Kape çastin !





Desha të të them


mos e lësho


kur të vjen


se për ty


ka ardhë


kape ...


kape çastin


mos u ndal.





Por ti e ndieve


pa të thënë


dhe e kape
mir
ë


çastin tënd


duke i dhënë


rrugë jetës


frymë shpirtit


zemër
vetes.






E tash


mos e lësho


se po të iku


vë
bast



nuk të
kthehet



më ky çast.






Nga
vëllimi poetik “Diellit Tim”, 2002









Cikël poetik nga Besnik Camaj U1_Diellit_timO shpirti im !





Si munde


të largoheshe


në kthim





si munde


të buzëqeshje


në vajtim





si munde


të mos zgjoheshe


në agim





si munde


të duroje


pambarim





o Shpirti im !







Shpirt, ku je ?





Të kërkova
anembanë



buzë
Drinit



Vjosës e
Bunës



Manastirit
e Korçës



në puhitë
e liqenit të Ohrit



të Strugës
e të Shkodrës



e deri tek ujëvarat e
Mirushës.






Të kërkova
edhe më tej



mbi
shpatet e Rugovës



Sharrit e
Çiçavicës



Moknës e
Brezovicës



edhe tej
Baba Tomorrit



të kërkova
deri sa u treta



dhe prapë
nuk të gjeta.






Po ku je
hej



ku je
loçka ime



mos humbe
rrugicave




qytezave të vjetra



a rrugëve
të saposhtruara




qyteteve të reja



ose
ndoshta ke mbetur



në pellgun
e ndoj fushe




gjelbëruar



ja të ka
ngrirë ujëburimi



i ftohtë i
shkumbëzuar.






Po eja më se të dua


si jetën të vërtetën


eja se pritja më dërmon


më bën tjetër më shkatërron.





E kur në zemër


hapin ta dëgjoj


e di se vjen nuk vonon


dhe bindem
se në mua jeton



andaj eja


se shpirti
shpirtin gjakon.




Diellit tim





Më erdhe ngadalë


me zemër të zjarrtë


kur kisha të ftohtë


e ndihesha dobët


ti o Yll i Ditës.





Ti që më ngroh


më çmend


më bën të marrë


më ndrit me aq zjarr


më bën dritëplotë


më shpërblen


nga zemra jote.





...........





Kur më mungon


prapë rreze më dërgon


e nën shndritjen e tyre


të shoh sa madhështor je


dhe të ndiej përbrenda


duke më thënë


këtu gjithnjë më ke.





Ti je dhe do mbetesh


Dielli im


kudo të
jem



në atdhe a
mërgim



në çdo
çast



në çdo
agim



se Ti je


vetë Shpirti im.



Ti je syri
im






Më
zgjon papushuar



më
sheh, m
ë ndien
m
ë ëndërron
zgjuar.






Ti je plot shëndet


me zemër të
ndijshme



që e shëron
vetë.






Ti je syri im


unë jam zëri yt


deri në amshim


frymë e virtyt.

Shushurimë





Shkundja


errësirën Shpirtit


ndriçoje o Dielli im


largoje nga mënxyrë e saj


në pambarim.





Aq më bën ajo shushurimë


aq më bën trokëllima e kalit


aq më bën ajo murmurimë


aq më pak zukatja e bletës


se unë jam pika e djalit


dhe zemra e së vërtetës


e ti shoqëruesja ime


që i jep bukuri jetës.

Mos ma merr !





O Zot, në je


më ndje në hidhërime


më fal shëndet e gëzime


m´i fal të gjitha


që në jetë i dua


mos ma largo atë..





dhe sa herë që mendon të ikë


hapja një rrugë kah shpirti im


që kur të
futet brenda tij



të mos
ketë fare kthim…






... ose jo





mos më fal
gjë prej gjëje



nuk dua
hiçgjë tjetër



por vetëm
një



mos ma
merr



pash besën


atë pa të
cilën s´mundem



mos ma merr shpresën ...





se kur shpresoj


e di që jetoj.



Behari i pjekurisë





A vjen pranvera


në vjeshtë


a çelin sythat


inxhitë ku tretën...





Me rrjet a ndalen erërat


Dielli a i mund mjegullirat


kush i vetëm duron shirat


rrezet ku mbetën...





Pranvera vjen


vyshket zemërimi


çel behari i pjekurisë


çil dhe ti, mos rri vetëm !





Nga
vëllimi poetik “Mallit të pashuar”, 2004









Dehur jam





Sonte


dehur jam


se kam
aq mall



sa dhe
shpirtin kam…






Sonte
festoj



pranverën
tonë



pi dhe ëndërroj


dehur jam


dyfish


dhe ndërsa
pi



flokët
t’i ledhatoj



e të
shikoj



drejt në
sy



dhe ngre gotën


për Ty...



Me zemër e shpirt





E di që do më thuash


ku më humbe sonte


pse më je larguar


eja në përqafim


me një frymë


si vetëtima


që ta shuash mallin tim


me zemër e
shpirt



e jo me rima...





Do të them:


i humbur unë


s'është e
mundur



s'e besoj


por është çasti asisoj


një largim të bën mirë


nxit më tepër atë dëshirë...





Po do vijë ai
moment



tok të na bë


në një vend


zemrat të na i
çmall
ë


dhe shpirtrat


të na i kallë...



Dua buzën tënde





Mjaft shëtita rrugëve


po hyj në skutën tonë


ka kohë
q
ë zërin


dëgjuar
s’ta kam



por prapë
ti mungon.






Mos më ike vallë


me furtunën e mbrëmjes


apo më sillesh vërdallë


në zënkat e mendjes


ja në ravat e zemrës.





Të
k
ërkoj buzë tjetër


tanimë është
b
ërë vonë


dua buzën tënde


të ma sjellë pranvera


vallen ta heqim


si herave tjera...

Lulezjarri





Në kopshtin tim


të mbolla lule


të quajta lulezjarr


që ta rris


shkëlqimin


e tim shpirti


të marrë.





Por do doja


një kopsht pa kufi


ku do mbillja


veç taumatokokus


për të shtuar ëmbëlsi


të pashpirtëve


dhe atyre


në agoni.





Kështu


çdo kopsht


skenë teatri do ishte


me plot shkëlqim


në vete do
kishte



nga lulet


gjethet e rëna


ca të tjera të mbetura


e shumë të pathëna…

Fryma ime





Kudo që shkon


e mua s’më ke pranë

nëse një puhizë e lehtëflokët t’i lëmone t’i shpërndan fije-fijeështë fryma imeqë të ledhatondije.





Përgjigjja :





Jorastësisht


në
nj
ë moment


të largimit tim


diçka
e leht
ë


flokët
m’i l
ëmoi
thashë me vete



athua kush do të jetë


mos vallë fresku i
bjeshk
ës
më ledhatonte
jo, jo



fryma jote ishte


tjetër gjë nuk kishte.







Nga
përmbledhja poetike “Diellit tim”, 2009




Ku je më
thuaj



- jetës -





Pa më
thuaj



sot ku je
...



ç'bën


kur asgjë
s'bëhet



kur nuk
ecet



as
kërcehet



veç
vrapohet



turfullohet.





Eh, mbeta


rrugëve të
paqeta



për ta
zënë vrapin



humba ...


nën hije
çizmesh



e
nofullash



tuj mendue


se nuk e zë dot.





Rrita shpejtësinë


e në tejkalim pashë


s’ishin gjë më shumë


dhe me vete thashë


ndal, ndale vrapin


kësaj jetë s'i thonë


po s'bëre si ta do zemra


do t’mbetesh prapë vonë.



Festë dashurie


- poezisë -





Ti, poet


i vetëm


vështirë jeton


më mirë


të të quaj


i dashuruar


kështu më bukur


tingëllon.





Se mbi të
gjitha



ka një
fuqi



që kohë
pas kohe



vepron
thellë në ty



herët a
vonë



ka për të
shpërthy



është
dhuratë e shenjtë



e quajnë
dhunti.






Ti
kujdesesh



në vazhdimësi


për të voglat


kënaqësi


që dikush


i quan poezi


dikush tjetër


melodi a pasion


ndërsa unë


me zë ngrohtësie


do e quaja poezinë


festë
dashurie.




Dil nga heshtja !





Në heshtjen


e shpirtit tënd


ndiej të gravuar


vuajtjen


që të rivjen


saherë që të lëmon


me dashurinë e thyer


q’e bëri copë-copë.





Por ti mos u dorëzo


e fortë qëndro


në çaste të tilla


forcën tënde rrit


dhe përballu me smirën


për çdo ditë.





Në heshtjen tënde


ndiej të ngjizur mençurinë


e si vargje siluetash


shoh hijet e shkronjave


në ikje e sipër


të shkapërderdhen


në mijëra grimca





për t’u ribashkuar më tutje


brenda shpirtit tënd


në një kështjellë të vetme


që herë duket shpresë


herë jetë


e herë lumturi


por që është


fjala më e bukur


shqip i thonë


DASHURI.



Nuk është
e thënë






Flokët


dëborë


rrugës


varre


një
jav
ë më parë





qielli


ngulitur


ka sytë


ka të
ngjar
ë


fill pas mesnate





marrëzi


ngopje


zbrazje


arritje


e mendjes sate





fillimi


rrëfen


ndryshe


qetësisht


i vjen fundi.



Merre me mend ...


- lumturisë -





Merre me mend


sa pak të duhet


të
jesh i lumtur...






Por ç'e do



kur mendja
jote



në
t
ë kundërtën



rrëshqet


çfarë graviteti


çfarë peshe


ç'rëndësi


të zgjedhësh


të vështirën


në vend të së lehtës


marrëzinë


në vend të së vërtetës


më mirë thuaji mendjes


të zgjedhë dashurinë


që është
kulmi i jet
ës.





Merre me mend


sa pak na duhet


të jemi të lumtur...



Nga
vëllimi poetik “Grimca të rinisë”, 1979





Rrugës







Agoi mëngjesi


Dielli buzëqeshi


në rrugë më flaku.





Eci e s’trazohem dot


edhe qielli po të shembet


e ka kot.





Nuk ngeci


se jam betuar


për rrugë e punë.





Dielli nxe


qielli vështron


e unë rritem





Pa fund...

Mos harro !




- porosia e shenjtë -





Në çdo
nisje



për çdo
rrugëtim




kujtohen fjalët



e babait
tim



që mi
thoshte me një ton






“Mos
harro, për çka po shkon ! ”


Drini i Bardhë







Gurgullon ky Dri


kristal e ka ujin


ah ç’mrekulli.





Freskia e tij


të deh të qeton


tek shkumëzon.





Derdhet rrëke


i bardhë si qumësht


shumë e duam ne.





Dri o lum Drini


Drini im i Bardhë


valëzo ti valëzo





kurrë mos u ndal.



Lojë hesapi







Nën hijen e kulmit


në zërin e shterur


në brumin e bukës


dëshirë
gufuese.






Në zemrën e bjeshkës


në syrin e lumit


në fytyrën e fëmijës


buzëqeshje e
lehtë.






Në frymën e kohës


në fundin e stinës


në vorbullën e jetës


shenjë pa
gjurmë.






Në shkrimin kinez


në numrat arabë


në enigmën e saj


asgjë e
fshehtë



thjesht


lojë hesapi.Shpirti ëndërrues







E takova


nën hijen e flokut


mbi karrigen e thyer


nën fletën e dushkut


në librin tim.





E pashë


në syrin e pranverës


në vegimin e mëngjesit


mbi kurorën e lules


në folenë time.





E dëgjova


si gurgullimën e përroit


si zukatjen e bletës


si zërin e dragoit


si zemrën time.





I thashë


se është gjinkallë


se është mjaltë


se është përrallë


është shpirt i rrallë.





Pandehu


se s’më dëgjoi


por unë


prapë i them:





SHPIRT TY TË KAM


ZEMËR ME TY JAM


ËNDËRR


PA TY S’JETOJ.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi