Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Shko poshtë

Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën Empty Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 02, 2010 10:17 pm

Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

http://www.shekulli.com.al/2009/12/30/shtypi-kosovar-berisha-fton-boris-tadicin-ne-tirane.html

Disa dite pasi eshte ftuar zyrtarisht ne Tirane, Presidenti i serb,
Boris Tadiq, në një paraqitje në televizionin shtetëror të Serbisë, ka
përsëritur qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës, por edhe përcaktimin
e vendit të tij për t'u integruar në strukturat euroatlantike.

I pyetur se çfarë është më e rendësishme për vendin e tij, hyrja në
Bashkimin Europian, ose Kosova, zoti Tadiq ka thënë se Serbia do të
hyjë në BE pa hequr dorë asnjëherë nga Kosova.

" Natyrisht, edhe në Bashkimin Europian, të mos ketë kurrfarë
dilemash, ka vende të cilat do të dëshironin që Serbia ta njohë
pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, në të gjitha bisedimet me partnerët
tanë europianë që kanë një politikë të tillë, ne kemi thënë haptas se
kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës"- tha presidenti Tadiq.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti ka marrë sigurime nga zyrtarët
kryesorë evropianë se Serbinë askush, sikurse u shpreh, nuk da ta
detyrojë e as shantazhojë që ta bëjë këtë për hir të anëtarësimit në
Bashkimin Europian.

" Ne nuk kemi dilemë rreth gjithë kësaj, është e rëndësishme që Serbia të realizojë interesin e saj në BE," tha presidenti serb.

Sipas tij, Serbia dëshiron që me Kosovën të integrohet në BE, porse për këtë zhvillohet një proces paralel:

"Në kuptimin negociator ai po zhvillohet veçmas. Është ndarë që në
kohën e qeverisë së Vojislav Koshtunicës. Është i ashtuquajturi proces
paralel i anëtarësimit të Serbisë dhe Kosovës në BE," - tha presidenti
i Serbisë.



****

Sejdiu: Nuk e ftoj Tadiçin. Ftesat nuk janë lojë, ai punon kundër Kosoves


Tirana dhe Prishtina kane mendime te ndryshme rreth kuptimit te ftesave politike, sidomos kur ato lidhen me Beogradin.

Disa dite me pare, S.Berisha ne Tirane tha se ka ftuar dhe po punon
per nje vizite te Tadic ne Tirane, por presidenti i Kosoves Sejdiu,
mendon se "ftesat nuk jane sa per te bere loje".


Presidenti i Serbisë, Boris Tadic nuk do të ftohet në një takim
joformal të presidentëve të rajonit që do të organizojë presidenti i
Kosovës, Fatmir Sejdiu. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Sejdiu
në konferencën e fundvitit me gazetarë.

Ai tha se homologët e tij nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi do
të jenë pjesëmarrës në takimin që pritet të mbahet në Prizren, për të
diskutuar thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Presidenti kosovar tha se nuk mund ta ftonte presidentin e Serbisë,
Tadiq përderisa ai vazhdon të punojë kundër pavarësisë së Kosovës.

"S'do ta ftoj për të bërë lojë. Një njeri që me gjithë energjinë e
vet shprehet kundër pavarësisë së Kosovës, bën fushatë me hovin më të
madh në të gjitha kancelaritë botërore për të penguar njohjet e
mëtejshme. Unë mendoj se qëndrimi ynë themelor është që nesër
figurativisht të kemi raporte të mira me Republikën e Serbisë. Ne edhe
sot jemi të gatshëm, por jo për lojë, absolutisht.
Por do të vijë koha kur ai (Tadiq) do të ftohet, mbase edhe do të
ftohemi. Ne jemi absolutisht gjithmonë të gatshëm që të investojmë për
raporte të mira ndërshtetërore, por jo kurrë asnjëherë, asnjëherë,
asnjëherë e theksoj fuqishëm të bisedohet për tema çfarë ata tani t'i
vëjnë për ri-negociim apo çështje të reja të statusit të Kosovës", tha
presidenti Sejdiu.



********

Stabiliteti në Ballkan do të vazhdojë dhe nëse ka ndonjë gjë që
Japonia mund të bëjë për këtë është se ne jemi gati të bashkëpunojmë, -
deklaroi në Tiranë Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Hiroyasu Ando, ne
nje interviste në të përditshem Albanian Daily News.

"Ka ekzistuar një gjëndje shumë e komplikuar diplomatike dhe
politike në rajonin e Ballkanit, - deklaroi diplomati i lartë japonez,
i cili mbulon Shqipërinë nga ana diplomatike duke qënë rezident në Romë.

Në këtë kuadër vizita e një delegacioni të serbëve të Kosovës, mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm.

'Politikanët shqiptarë dhe ata serbë, qofshin të Kosovës apo edhe të
Beogradit, janë takuar herë pas herë. Dhe është për tu vlerësuar fakti
se të dy palët kanë shmangur skena të papëlqyeshme të praktikës së
mëparshme diplomatike kur nuk shkëmbenin as përshëndetje dhe as nuk
shtërngonin duart, që shpesh ktheheshin në skena të papëlqyeshme, - tha
Hiroyasu Ando.



*********
Xhufi: Pathosi Berisha-Meta për Tadiç, pa vend e i parakohshëm

Historianë e politikanë dhanë vlerësimet e tyre sot në shtypin e ditës
rreth lajmeve që vijnë nga kryeministria që mes të tjerëve, Berisha ka
ftuar në Tiranë edhe presidentin serb Boris Tadiç.
Historiani Pëllumb Xhufi, thotë se "çdo shqiptar do të kishte preferuar
që para tij të ishte, p.sh, Presidenti i Italisë, i cili nuk e ka bërë
ende një vizitë në Shqipëri, në një kohë kur më herët presidentët
italianë i kemi pasur në Shqipëri.
"Problemi është që kjo ftesë që zoti Berisha e bëri publike për zotin
Tadiç vjen pas disa ngjarjeve ose episodeve të tjera që tregojnë se
qeveria shqiptare, kjo aktualja, i jep prioritet marrëdhënieve me
Serbinë që në këto kushte, nuk meritohet".
Në vlerësimin e Xhufit, marrëdhëniet me Serbinë dhe vizitat e nivelit
kaq të lartë, nuk ka pse të paraqiten apo të shiten dhe të inkurajohen
me kaq patos sa ç'po bën Kryeministri apo edhe ministrat e tij, shtoi
ai duke iu referuar me sa duket kreut te ish-partise se tij LSI-se nga
e cila Xhufi u shkeput pas lancimit te marreveshjes per qeverisje me
Berishen .




*********

Korrespondenti BBC-së në Tirane Ilir Kadia e intervistoi Slobodan
Petroviç dhe e fillimisht e pyeti për qëllimin e vizitës së tyre në
Tiranë:

Petroviç: "Ne jemi këtu për vizitë zyrtare me ftesë të qeverisë së
Republikës së Shqipërisë dhe kjo ka arësye të shumta . Nuk është vetëm
qëllimi financiar.

Natyrisht që është një vizitë miqësore dhe siç e ka cekur edhe
Presidenti Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryeministri
Berisha kjo është një visitë historike.

Ne e kemi patur nevojë t'a dërgojmë një mesazh të qartë. Dhe ky
mesazh nuk ka të bëjë vetëm me popullin e Republikës së Shqipërisë, por
edhe më gjërë.

Dhe ajo që ka bërë sot Kryeministri Berisha dhe zevendëskryeministri
dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta është më shumë se një gjest
simbolik...

Ju e keni fjalën për 400 mijë eurot që qeveria shqipëtare i ka dhuruar sot për Graçanicën apo jo?
Petroviç: Ajo çka ishte si një propozim gjatë vizitës në Kosovë të
kryeministrit dhe ministrit të jashtëm me ç'rast kanë shprehur
vullnetin për të ndihmuar komunat e reja të formuara dhe veçënarisht
atë të Graçanicës është një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët e
Kosovës dhe veçmas për komunitetin serb dhe natyrisht i jemi shumë
faleminderit për çfarë ka bërë qeveria e Shqipërisë.

Dhe nuk është fjala vetëm për këtë ndihmë ekonomike, dhe të jemi të
sinqertë që në Shqipëri ende nuk është tejkaluar kriza botërore dhe
jemi të vetëdishëm se ky shtet e ka të njëjtin problem sikur e kan edhe
shtete të tjera. Kjo i jep rendësi të vecantë ndihmës që na është
dhënë.

Kryeministri Berisha konfirmon visitën në Shqipëri të
Presidentit serb Tadiç. Si reflektojnë sipas jush marrëdhëniet mes
Tiranës dhe Beogradit në mesin e serbëve dhe shqipëtarëve të Kosovës?


Petroviç: Natyrisht që ka shumë rendësi që të rezultojnë marrëdhënie
të mira mes Beogradit dhe Tiranës sepse kjo do të reflektojë direkt
edhe në Kosovë.

Dhe jemi shumë të trimëruar nga takimet me Presidentin dhe
Kryeministrin, po ashtu edhe me zv/kryeministrin Ilir Meta, të cilat na
thanë se janë në fazën përmbyllëse të përgatitjeve për visitën e
Presidenit dhe kryeministrit Tadiç nç Shqipëri.




****************

Berisha: Tadiç në Tiranë. Sajti i qeverisë bllokohet për disa orë nga hakersa kosovarë
Qeveria shqiptare po punon për vizitën e Presidentit serb, Boris Tadiç,
në Shqipëri. Lajmin e ka bërë publik vetë kryeministri Sali Berisha pas
takimit të zhvilluar me përfaqësues politikë të komunitetit serb në
Kosovë, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës,
njëherësh, Kryetar i Partisë Liberale Serbë në Kosovë, Sllobodan
Petroviç.

Duke e cilësuar historike vizitën në Tiranë të përfaqësuesve
politikë të komunitetit serb në Kosovë, Kryeministri Berisha shprehu
vendosmërinë e tij për të dhënë të gjithë kontributin e mundshëm në
interesin më të mirë të bashkëjetesës së qytetarëve të Kosovës, pa
dallim nga origjina e tyre etnike.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha bëri të ditur se qeveria shqiptare
do të kontribuojë me një fond, (që ai e cilësoi modest) prej 400 mijë
eurosh për Komunën e Graçanicës qe banohet nga serbe te kosoves.

'Dua t'ju them se ne po punojmë për vizitën e tij të ardhshme.
Presidenti Tadiç e ka mirëpritur shumë ftesën për të vizituar
Shqipërinë' - tha Berisha.

Nga ana e tij, Petroviç vlerësoi vizitën e fundit të Kryeministrit
Berisha dhe zv.kryeministrit e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir
Meta, në Kosovë. Megjithatë i pyetur se a do të ketë, së afërmi, një
njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, Petroviç nuk dha asnjë
përgjigje konkrete.

E ndërsa qeveria shqiptare po punon sic thote për të sjellë Boris
Tadiç në Tiranë, nuk dihet ende se cili do të jetë reagimi i Prishtinës
zyrtare. Publikimi i këtij lajmi në sitin zyrtar të Këshillit të
Ministrave ka sjellë edhe bllokimin e sitit për disa orë rresht, pasojë
e sulmit nga hakersat. Hakersat e Kosove sjane te njohur per bllokimin
e disa sajteve online, vecanerisht atyre me permbajtje raciste
antishqiptare.

Beogradi nuk ka kerkuar ende falje zyrtarisht per krimet ne Kosove.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi