Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani: Antinjerëzori më mizori - Salih Kabashi: Festë për heroinën e Vatikanit‏

Shko poshtë

Kadri Mani: Antinjerëzori më mizori - Salih Kabashi: Festë për heroinën e Vatikanit‏ Empty Kadri Mani: Antinjerëzori më mizori - Salih Kabashi: Festë për heroinën e Vatikanit‏

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 2:09 am

Kadri Mani: Antinjerëzori më mizori - Salih Kabashi: Festë për heroinën e Vatikanit‏ U1_KadriManiKadri Mani

ANTINJERNJERËZORI MË MIZORI

Antinjerëzori më mizori
na e nxiu Vitin e Ri 2010
Salih Kabashi dashi-mëzori
o t’u nxiftë jeta përjetë!

nuk të shqita nga korniza
që të ruhet origjinali
o shpirtzi t’u thaftë kërthiza
t’mbuloftë turpi djalëpasdjali!

dhe për ty është lutur shenjtëresha
o i biri i Mavrisë
vëllai yt Gjergji i ka thurur vjersha
pse ia bëre qejfin Serbisë!?

po ti qenke alamet myslimani
që na bën përçarje kombëtare
o shejtan dhe një biçim insani
rrondokop bëfsh veten batare!

Po si denigrohet Nënë Tereza?
po si nuk të pëlqyeka Nobeli?
ty t’mbuloftë turpi ndër breza!
ty t’mbuloftë turpi prej gabeli!

o plangprishës nga nënura
prej nga vie duhmë mutcihane
prej nga vie duhmë mutesdhurra
ty t’mbuloftë turpi hanadane!

ison ta mbajti Albertino Rakipi
njëri nga puthabythët e Greqisë
tash jeni t’njëjtë origjinali-kipci
tradhtia polli dy bij të Mavrisë!!

________________

Festë për heroinën e Vatikanit‏

Nga Salih Kabashi


fund të vitit 2008, Papa e kishte suprimuar ligjin sipas të cilit
procesi i beatifikimit (lumturimit, lumnimit), mund të fillojë vetëm
pesë vjet nga vdekja. Procedura e shpalljes ‘e lumturuar’ për Gonxhe
Bojaxhiun filloi në korrik 1999, ndërsa në gusht 2009 ishte kryer faza
e parë e atij procesi. Shpallja “e bekuar” konsiderohet si kurorëzim në
25 vjetorin epontifikatit të Gjon Palit II. Ky i fundit e kishte
vlerësuar shumë punën e Nënë Terezës. Në Vatikan pat arritur edhe Motra
Nirmana. Kjo e ka zëvendësuar Terezën në krye të Misionareve të Urdhrit
të Dashurisë. Që dikush të shpallet i bekuar nga Papa dhe nga kisha
katolike e Vatikanit, kandidati duhet domosdo të ketë bërë ndonjë
mrekulli. Vatikani i ka njohur Nënë Terezës si një mrekullibërje: një
indianeje të sëmurë i kishin vënë mbi stomak foton esaj dhe ajo, hop,
ishte shëruar! Medicina nuk ka mundur ta shpjegojë këtë.

Ka
dy muaj që Kisha Katolike e Kosovës ka filluar përgatitjet që viti
2010-të të mos jetë festë vetëm e komunitetit të vogël katolik
shqiptar, të cilit Nënë Tereza i takon faktikisht. Festën e 100
vjetorit të lindjes së saj, ajo do ta bëjë festë sa më të madhe jo
vetëm për Kosovën, po edhe për të gjithë shqiptarët. Nënë Tereza nuk ka
qenë më shumë se dy herë në Kosovë e Shqipëri. Ardhja e saj ka qenë e
karakterit fetar, ndërsa më 1989 ajo ishte pritur edhe nga udhëheqësi
komunist Ramiz Alia. Me atë rast kishte vajtur te Varrezat e Dëshmorëve
dhe ishte kërrusur mbi mermerin e prijësit shumëvjeçar komunist Enver
Hoxha, ku kishte vënë edhe një kurorë lulesh. Asokohe, ende nuk ishte
aq karakteristik demonizimii sundimtarëve komunistë dhe i regjimeve të
tyre. Bile mund të thuhet se prijësit katolikë në vendet komuniste
bashkëjetonin të lumtur në parajsën komuniste. Në Shqipëri dihet se të
gjitha fetë ishin të ndaluara. Ish-Jugosllavia e Titos nuk kishte marrë
masa të tilla kundër fesë. Katolikët shqiptarë të Kosovës ishin të lirë
në ushtrimin e fesë së tyre, siç ishint ë lirë edhe ortodoksët serbë e
malazezë dhe besimtarët islamë nga radhët e shqiptarëve, turqve,
boshnjakëve, etj. Ajo liri natyrisht se kishte limitet e saj. Komunizmi
jugosllav vendoste mbi gjithçka që konsideronte se mund t’i dilte nga
kontrolli. Dihet se nga 1990-ta e këndej erdhi çlirimi nga diktaturat
komuniste. Edhe në Shqipëri rasistemi komunist dhe bashkë me liritë e
tjera, në demokracinë e instaluar, u hapën edhe shtigjet e lirive
fetare.

Vetëm
në Kosovë ndodhi diçka që nuk ishte në frymën e ndryshimeve të mëdha
demokratike për të gjitha vendet e tjera të Evropës Lindore. Kosova, në
vend të lirisë dhe demokracisë, ra nën pushtimin klasik. Të tri fetë në
Kosovë, tani, po jetonin në kushte të tjera. Kisha ortodokse ishte edhe
feja e sundimtarit serb dhe si e tillë ajo ishte kryesorja,e
favorizuara. Ishte kisha që më shumë se me gjithçka tjetër merrej me
politikë. Ajo orientonte, nxiste dhe intensifikonte veprimet
antishqiptare. Ajo, sikurse edhe politika shtetërore zyrtare e
Serbisë,duke dashur t’i përçante, shqiptarët i diferencoi në shqiptarë
të ndershëm dhe shqiptarë të pandershëm- armiq të Serbisë dhe të
Jugosllavisë. Jo vetëm kaq. Serbia si shtet, bashkë me kishën ortodokse
serbe edhe me deklarime edhe me veprime,donte të tregonte se cilët
shqiptarë të cilës fe ishin më të pranueshëm për të, edhe pse dihet dhe
është dëshmuar se ata në fund të fundit nuk duan asnjë shqiptar.
Shqiptarët e besimiti slam u shpallën haptas armiq të shtetit dhe
konform kësaj edhe u trajtuan. Më saktë -u keqtrajtuan. Edhe më saktë –
u terrorizuan. Në fund, gjatë luftës së fundit, ata edhe u masakruan:
serbët vranë shumë hoxhallarë dhe pothuajse nuk lanë kund xhami a teqe
pa djegure rrënuar. Nuk u prek asnjë kishë. Ortodokse jo se jo,
po,çuditërisht ose jo - as katolike! Thika çetnike serbe bënte kryqe
mbi lëkurën e shqiptarëve parase t’i vriste ata në mënyrat më mizore e
të pakapshme nga mendja njerëzore. Hileja serbe për të vrarë shqiptarë
muslimanë dhe për të “kursyer” ata katolikë, për të rrënuar e djegur të
gjitha xhamitë e teqetë dhe për të lënë të paprekura të gjitha kishat,
pos të tjerash është në origjinë të diçkaje që më së buti mund të quhet
e çuditshme. Kështu vite me radhë, nga një pjesë e klerit katolik,
bëhen përpjekje agresive (qesharake njëkohësisht) dhe gati-gati
thirrje, herë të hapura herë me gjysmë zëri, që shqiptarët e besimit
islam të braktisin fenë e tyre dhe të kthehen nën hyqmin e kryqit
katolik! Kjo ta merrmendja se është e pamundshme. Këtë e ka thënë edhe
Volteri, i cili shprehej se fetë janë më të qëndrueshme se perandoritë.


kontekst të këtij agresiviteti është edhe përpjekja që përmes 100
vjetorit të lindjes së Nënë Terezës ndër shqiptarët të mbillet
njëfarësoj “patriotizmikatolik”, krejtësisht arkaik dhe absurd. Kësaj i
kanë paraprirë edhe këmbënguljet jokulturore, raciste, fashiste dhe
krejtësisht joshkencore për të ndërtuar e rindërtuar, shpikur e shpifur
heronj kombëtarë dhe kontekste historike mbi baza fetare. Kështu në 100
vjetorin e plakës imcakenga Kalkuta nuk do të ishte e tepërt të thuhet,
pa dashur që t’iprishim askujt festën, se Nënë Tereza mund të ishte e
madhe për botën, por për Kosovën e shqiptarët, në fakt për historinëe
tyre roli i saj është zero.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi