Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Kurtishi: Çka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk?

Shko poshtë

Valon Kurtishi: Çka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk? Empty Valon Kurtishi: Çka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 2:12 am

Valon Kurtishi: Çka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk? U1_ValonKurtishi
Çka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk?

Nga Valon Kurtishi

Televizioni privat maqedonas me ndikime të fuqishme sërbe dhe me një politikë redaktuese thelbësisht dhe tradicionalisht antishqiptare, Sitel TV, ka filluar kohëve të fundit të transmetojë një film në gjuhën turke me emër “Gumush”. Kjo është një Soap Opera e mërzitshme aziatike e ngjashme në formë dhe tematikë me serialet po të mërzitshme latine të Amerikës së jugut që janë në modë në këto 10 vitet e fundit në televizonet private të Fyromit. Seriali shfaqet vazhdimisht në orët më të frekuentura të ditës duke iu shtuar katër serialeve të tjera në po këtë gjuhë aziatike që i emeton një televizion tjetër privat nga Shkupi por kësaj radhe “shqiptar”, Alsat TV. Është interesante të shohim se pse një televizion sërb emeton për çdo ditë një serial turk?A nuk janë sërbët dhe turqit “armiq” me njëri tjetrin? A nuk janë demonizuar vazhdimisht turqit në median sërbe madje duke i shpallur dhe fyer njëkohësisht popullatat autoktone europiane të boshnjakëve të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe shqiptarëve të Ish Jugosllavisë në përgjithësi si “turci” të cilët duhet të shkojë në tokat e tyre në Anadoll!? Ç’është duke ndodhur me agjenturat sërbe të Sitelit? Çështë kjo dashuri e re që i ka lidhur dhe bërë bashkë sërbët karpatianë të Sitelit me turqit mongoloidë të Anadollit? Kjo në shikim të parë duket shumë e çuditshme, apo jo?
Megjithatë, çdo veprim social e ka kuptimin, prapavijën dhe synimin e përcaktuar se ku do arrijë dhe asgjë nuk është e rastësishme në këtë botë të madhe gjjithnjë e më të globalizuar dhe më të hapur drejt ndikimeve të ndryshme kulturore. Edhe kjo iniciativa e fundit e Sitelit sërb për të transmetuar për një periudhë të gjatë kohore një serial në gjuhën turke e ka prapavijën dhe objektivin e përcaktuar qartë se ku do të arijë. Ajo i ka të përcaktuara qartë edhe grupet tek të cilat synon ta përçojë ndikimin e vet kulturor dhe mesazhin politik, apo “Target groups”, siç quhen në shkencat shoqërore. Target Grup i Sitelit nuk është popullsia laramane sllave e Fyromit e përbërë nga bullgarë, sërbë dhe maqedonas etnikë. Grupi i popullsisë i cili synohet të ndikohet nëpërmjet këtyre përçuesve shumë efikasë të kulturës aziatike janë shqiptarët etnikë në këtë republikë të vogël ish-jugosllave.
Sllavët etnikë këtu duke qenë të ndryshëm nga turqit aziatikë si në origjinat etnike ashtu edhe në përbërës tjerë kulturorë si feja për shembull, nuk ndikohen në botëkuptimin e tyre sllavo-lindor mbi jetën nga këto seriale primitive dhe të mërzitshmë pa asnjë vlerë e shije artistike. Grupi i vetëm etnik për të cilin Siteli i emiton këto filma janë ato që propaganda sërbe dhe greke në Ballkan në 200 vitet e fundit i quan “turci na Ballkanu”, që në fakt janë shqiptarët etnikë europianë e autoktonë me mijëra vjet këtu. Politikat shekullore asimiluese shoviniste sërbe dhe greke në Ballkan kanë qenë mohimi i shqiptarësisë së komuniteteve myslimane në Kosovë, Maqedoni dhe Çamëri. Ky mohim ka qenë politikë shtetërore e mirëorganizuar dhe mirëplanifikuar. Vetë termi shqiptar madje ka qenë i ndaluar me ligj në Jugosllavi dhe Greqi. Shqiptarët e këtyre zonave janë shpallur zyrtarisht nga këto dy shtet shoviniste si turq. Shteti jugosllav dhe ai grek kanë ndaluar me ligj çdo përmendje të fjalës shqiptar dhe çdo shkollim në gjuhën shqipe. Nuk kanë lejuar asnjë shkollë në gjuhën shqipe. Por kanë lejuar dhe madje kanë stimuluar shqiptarët që të shkollohen në gjuhën turke. Vetë mbreti sërb Aleksandër në vitet 20 e ka hapur “Velika Medresën u Skoplje”, ku është mësuar në gjuhët turke dhe arabe. Gjuha shqipe aty ka qenë e ndaluar reptësisht (shih për këtë veprën e një spiuni sërb nga Sanxhaku, Mustafa Memiç (Mema), “Velika Medresa u Skoplju i njeni ucenici”). Gjithë kjo është bërë për të mjegulluar identitetin kombëtar të masave shqiptare analfabete në atë kohë në mënyrë që këto masa të emigrojnë në Turqi. Kjo ka qenë një pastrim etnik i tokave shqiptare të Kosovës, Maqedonisë e Çamërisë i bërë në bashkëpunim mes tre shteteve mike: Mbretërive Jugosllave e Greke dhe republikës Turke. Nga kjo periudhë e zezë kohore për kombin tonë të shenjtë shqiptar rjedh edhe e ashtuquajtura “pakicë turke” në Ish –Jugosllavi dhe Greqinë e veriut (deri në vitin 1945). Kjo gjoja “pakicë turke” përbëhet në realitet nga shqiptarë të pavetëdijshëm nga ana kombëtare të cilët nën ndikimin e shtetit jugosllav dhe agjenturave turke si dhe duke pasur mungesë të shkollimit në gjuhën shqipe është asimiluar dhe sot mendon se është më prejardhje nga Azia e vogël. Mirëpo vetë karakteristikat antropologjike, doket, zakonet, si dhe vetëdija për origjinat e tyre të largëta familjare e vërtetojnë shqiptarësinë e tyre historike.

Edhe sot në IRJM, shteti sllavo-maqedonas përpiqet që në forma të ndryshme ta ulë sa më shumë që të jetë e mundur numrin e popullsisë shqiptare. Kjo bëhet sa në forma të hapura e brutale aq edhe me metoda të fshehta e më të sofistikuara. Duke qenë se shqiptarët në IRJM i takojnë në shumicën e tyre dërmuese komunitetit mysliman, shteti sllav bën përpjekje maksimale që ta instrumentalizojë për qëllimet e veta asimiluese këtë grup popullsie. Kështu, nga grupi mysliman në Maqedoni, organet shoviniste maqedonase kanë prodhuar artificialisht një numër të etnive të ndryshme. Pra nga shqiptarët myslimanë, shteti okupator sllav ka prodhuar pseudo turq, pseudo maqedonas myslimanë dhe pseudo boshnjakë. E gjithë kjo bëhet siç thamë me qëllim të uljes së numrit të shqiptarëve dhe dobësimit apo çarjes së homogjenizmit kombëtar të faktorit shqiptar në Fyrom. Sllavizimi i shqiptarëve dhe prodhimi artificial i një grupi inekzistent të popullsisë si ai i “maqedonasve myslimanë” bëhet me shkolla publike në gjuhën maqedonase. Turqizimi i shqiptarëve në të kaluarën është bërë me shkolla publike dhe me dhunë të pastër fizike. Sot kjo bëhet me metoda moderne. Hapen shkolla private me mësim në këtë gjuhë aziatike si dhe propagandohet me të madhe shteti turk, gjuha turke, kultura turke në përgjithësi. Për këtë punën e propagandimit të Turqisë është shumë intersante të shihet memorandumi “ O Iselavanju Arnauta” e shqiptarofobit të tërbuar sërb, Vasa Çubriloviç, ku ai e paraqet pikë për pikë planin djallëzor sesi duhet të zgjohet të masat analfabete shqiptare dashuria për Dovletin, për Turqinë, për kohën e kaluar, për vendet e bukura në Anadoll etj...etj, në mënyrë që shqiptarët të largohen sa më shpejtë prej Kosove e Maqedonie. Siç duket këto amanetet e Çubriloviçit aplikohen akoma edhe sot ndaj shqiptarëve të Fyromit. Por kjo sot realizohet me metoda moderne televizive apo me anë të Gumushit.
Rasti i hapjes së kolegjit antishqiptar Jahja Kemal në Gostivar pikërisht në periudhën kur shteti maqedonas nuk lejonte hapjen as të një klase të vetme shqipe në shkollimin e mesëm, e vërteton më së miri këtë strategji terroriste sllave për uljen e numrit të shqiptarëve me anë të turqizimit afatgjatë të tyre. Kohëve të fundit strategjia shtetërore për këtë është duke marë përmasa të frikshme e skandaloze. Programet në gjuhën turke në Televizonin publik maqedonas prej tre orëve në ditë janë në kontrast të thellë me proporcionin që ky minoritet fals ka në numrin e përgjithshëm të popullsisë së IRJM-së. Në fakt programi në gjuhën turke i TVM e mer kohën e gjuhës shqipe aty pasi nuk mundet që një komunitet që përbën vetëm 2% të popullsisë të ketë 3 orë program në ditë kurse një komunitet tjetër që përbën 35% të popullsisë të ketë vetëm 12 orë program ditor në gjuhën e vet amtare. Këtu shihet qartë strategjia maqedonase e fryerjes artificiale të të a.q “minoritet turk” në dëm të interesave të komunitetit shqiptar këtu. Uzurpimi nga Nikolla Gruevski i Institutit të trashëgimisë shqiptare “Pjetër Bogdani” dhe dhënia në mënyrë krejtësisht jotransparente i monumentit kulturor shqiptar, Hanit “Kurshumlia”, shovinistëve turq është një veprim tjetër i qeverisë maqedonase në drejtim të zhdukjes së kulturës shqiptare dhe prodhimit artificial nga hiçi të një kulture false turke në qytetin shqiptar të Shkupit. Se këtu ka një strategji të qartë të eliminimit të shqiptarëve dhe prodhimit artificial të turqve u pa tash së voni në Këshillin kombëtar të sigurisë ku presidenti i vendit Ivanov emëroi një të a.q”turk” duke eliminuar një anëtar shqiptar. Pra tani Këshilli kombëtar i sigurisë së “Republikës së Maqedonisë” i ka të gjithë anëtarët e tij maqedonas etnikë, vetëm një shqiptar dhe një të a.q “turk”. Kjo sa i takon strategjisë zyrtare, shtetërore.
Por edhe sektori privat sllavo-maqedonas është në një vijë me pushtetin kur vjen puna të çështja shqiptare. Kështu edhe Siteli nacionalist e ksenofob antishqiptar dhe “antiturk” zgjodhi të emetojë ditë e natë një soup opera primitive në gjuhën turke. Kjo bëhet në mënyrë që të goditet në shtyllën kurrizore të identitetit kombëtar të shqiptarëve në FYROM - në gjuhën shqipe. Dhënia ditë e natë e filmave të këtillë në gjuhën turke bëhet me qëllim që të ritet numri i përdoruesve potencial të kësaj gjuhe me qëllim të qartë që në perspektivë të ritet numri i të a.q “minoritet turk” në IRJM. Ky është interesi i përbashkët antishqiptar që i bën bashkë Sitelin sërb dhe Gumushin turk. Kjo është një strategji shumë e njohur në përmasa botërore ku me anë të filmave, botimit të librave, teatrove, ndikimeve të ndryshme ekonomike etj, bëhen përpjekje të ethshme që të influencohen dhe asimilohen grupe të tëra etnike. Kjo nuk ka të bëjë fare me shkëmbime kulturore apo ndërveprim kulturor siç përpiqen ta arsyetojnë disa mercenarë të shitur te të huajt. Kjo është imperializëm i pastër antinjerëzor, antidemokratik dhe i dalë mode për botën e sotme të qytetëruar që respekton tjetrin, që duket se respekton dallimet kulturore dhe nuk përpiqet ti fshijë e zhdukë ato. Kjo nga ana tjetër duket të jetë qartë një imperializëm kulturor dhe ekonomik. Kjo është pushtimi i hapësirës kulturore të kombeve më të vegjël e më të dobët dhe asimilimi apo shkatërrimi tyre. Republika e Turqisë është duke e shfytëzuar varfërinë ekstreme të shqiptarëve si dhe nivelin e ulët kulturor që vjen si pasojë e diskriminimit të egër sllav, që të arijë ta shtojë në mënyrë artificiale numrin e popullsisë turke këtu. Turqia në një bashkëpunim perfekt me sllavët e Shkupit është duke e ulur numrin e shqiptarëve në IRJM. Gruevski dhe gjithë ministrat tjerë të qeverisë së Fyromit nuk e quajnë kot Turqinë “nash golem i iskren istoriski prijatel” (miku ynë i madh dhe i sinqertë historik). Politika për uljen e numrit të shqiptarëve në IRJM prakitikisht gjenocidi antishqiptar, duket të jetë një projekt i përbashkët apo një joint–venture e qeverive sllavo-maqedonase dhe turke. Miqtë e sinqertë, miqtë e vërtetë, aleatët besnikë nuk veprojnë kështu.
Komuniteti shqiptar në IRJM sot gjendet buzë greminës shkaku i diskriminimit të egër shtetëror dhe i ndikimeve të huaja agjenturore në të gjitha poret e jetës së tij shoqërore. Kultura shqiptare në IRJM gjendet sot nën një agresion të fuqishëm imperialist nga kultura sllavo-maqedonase dhe kultura turko-aziatike bashkë. Është koha e fundit që organet kompetente qeveritare shqiptare këtu si dhe shoqëria civile shqiptare të ndërmarin diçka për ta shpëtuar arealin kulturor shqiptar nga kjo gëryerje dhe rënie sistematike. Reagimi demokratik, i kulturuar dhe qytetar ndaj kësaj katastrofe kombëtare në bërje është tashmë domosdoshmëri e kohës. Ndal asimilimit të shqiptarëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi