Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Vizita e Stipe Mesiqit në Kosovë

Shko poshtë

Halit Bogaj: Vizita e Stipe Mesiqit në Kosovë Empty Halit Bogaj: Vizita e Stipe Mesiqit në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 2:25 am

Halit Bogaj: Vizita e Stipe Mesiqit në Kosovë U1_HalitBogaj
VIZITA E STIPE MESIQIT NË KOSOVË

Nga Halit Bogaj

Atyre serbëve të frustruar dhe të mbytur akoma në kthetrat e nacinalshovinizmit të tyre të sëmurë këmbëtar, të cilët bënin pyetje: Se përse Mesiqi e viziton Kosovën ,ai u përgjigjet .E përse të mos e vizitoj?!Pyetja e parë inatçore, absurde dhe që nuk duhet të bëhet fare as si pyetje, vërtet nuk paraqet kurrfarë rëndësie , kurse e dyta, përkatësisht përgjigja që e jep Mesiqi, është kuptimplotë, e thellë, njerëzore dhe e domosdoshme për bashkëpunimin e rajtonit dhe thellimin e marrëdhënieve reciproke të Kroacisë me shtetin më të ri në botë, të cilin, bashkë me 63 vende tjera e pranoi në ditët e para si të pavarur edhe Kroacia.Pra i madhi Stipe Mesiq, në sulmet e shpeshta të çetnikëve ,se përse ai do ta vizitojë Kosovën, u përgjigjet në mënyrën të cilën akoma nuk e kupton dhe nuk mund ta kuptojë vetëdija nacionalshoviniste serbe, ngase, sikur të ishte ndryshe, ata nuk do ta shtronin fare atë pyetje nonsens/e cila, nga frika e Perëndimt, të cilit nuk kanë çka t’i bëjnë/ u drejtohen vetëm shtetetve më të vogla të rajonit si Kroacia, Maqedonia dhe Mali i zi/!Dhe për të qenë vërtet çudi e madhe, voglushi i lazdruar Jeremiq edhe njëherë i kërcënoi shtetet përrreth të cilat do t’i vendosin marrëdhëniet diplomatike me vendin tonë. Madje përkitazi me ’’duke harruar se vetë serbët ishin ata që i filluan të gjitha luftat dhe se edhe në Gjykatën e Hagës e dinë këtë/i kanë filmat dokumentarë/dhe sigurisht së’’Nuk hanë barë’’. Madje madje nëse serbët veprojnë ashtu , na i hapin edhe neve rrugët që t’i padisim për gjenocidin e paparë ndaj Kosovës/ çka duhet ta bëjmë gjithsesi/.Serbia nuk po e sheh akoma se ka kaluar koha e kërcënimeve dhe nuk po mbushet mend me atë thënien e Qosiqit’’Se serbët i fitojnë luftrat kurse humbin në paqe’’e që kësaj here ishte’’Ata i humbën luftrat, por e humbën edhe edhe paqen’’!.


Sa i përket vizitës së Mesiqit në Kosovë, për të cilën i ka kapur zavali serbët, Mesiq prapë përgjigjet duke thënë se nuk është aspak e papritur ajo vizitë ngase Kroacia e ka njohur shtetin e Kosovës dhe se askush nuk duhet ta detyrojë Serbinë që ta njohë atë, derisa nuk piqet vetëdija në vetë Serbinë ngase Kosova tanimë është një realitet në suaza ndërkomëtare.

Vërtet kush mund ta mposht një mendim të tillë aq të fuqishëm dhe se njëmend do të kalojë shumë kohë derisa të’’piqet’’ajo vetëdije mesjetare megalomane se kinse ‘’Serbët janë popull qiellor’’budallallëk më të madh nuk mund të shohësh askund në botë!!!

Etiketa si një popull me atribute vrasëse i ka mbetur serbëve për një kohë të gjatë dhe kudo që shkojnë ata nëpër botë, të gjithë irritohen prej tyre.Dhe për të qenë anomalia më e madhe, ata mendojnë se janë të parët në Ballkan dhe se duhet të pyeten për gjithçka.

Me vizitën e mikut tonë të madh, dëshmohet edhe njëherë përkrahja e tij e përhershme ndaj nesh dhe nëse bëjmë një paralele mes tij dhe Tuxhmanit del se ata dy ishin tërësisht kontradiktorë sa i përkiste çështjes së Kosovës.Mes tjerash duhet theksuar edhe faktin se të gjithë e mbajmë atë thënien famoze zë Stipe Mesiqit/kur ishte kryetari i fundit i Jugosllavisë/ kur tha’’E kreva detyrën time në shkatërrimin e saj’’, me ç’rast serbët gati u çmendën atëherë dhe i filluan përgatitjej për pushtimet e tokave kroate, duke iu kthyer të gjitha bumerang.Prandaj për të ardhur Mesiqi në Kosovë dhe poër t’u shpallur qytetar nderi i Prishtinës /edhepse nuk është hera e parë/ është dashur shumë kohë, mund, sakrifica dhe angazhim i madh, parasëgjithash i Bashkësisë ndërkombëtare e cila na solli këtu ku jemi sot.

Mesiqin duhet ta çmojmë dhe ta respektojmë/siç e kemi theksuar edhe më parë/ edhe nga shkaku se Kroacia na mbrojti para disa ditësh, në mënyrën më të vendosur, edhe në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës, kur atyre ua bëri të ditur se Kosova kishte drejtë të shkëputej nga Jugosllavia ngase ishte njësia e tetë federale. Edhe në këtë rast Jeremiqit desh i ka rënë pika në atë çast!.Kroacia shkeli pikërish në lythin më të ndjeshëm të tyre, duke u treguar serbëve se Kosova ishte element konstituiv i ish Federatës jugosllave, Autonominë e cë cilës e hoqi Millosheviqi me tankset para Kuvendit të Kosovës/siç thanë në Gjykatë amerikanët/.Dhe pikërisht edhe për këtë arsye çetnikët po të mundeshin do ta hanin në dhëmbë Mesiqin, por shyqyr Zotit që u ka ngordhur fuqia.

Dhe si përfundim i një intereviste të Mesiqit, ai thotë’’ Unë e vizitoj Kosovën edhe nga shkaku se jam realist’’.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi