Ibrahim Kelmendi: Fanatizmi fetar mysliman dhe pasojat e tij për lirinë e besimit dhe të komprometimit të shqiptarëve
Faqja 1 e 1
Ibrahim Kelmendi: Fanatizmi fetar mysliman dhe pasojat e tij për lirinë e besimit dhe të komprometimit të shqiptarëve
Protestat anti-amerikane në Shkup |
Nga Ibrahim Kelmendi
Janë
disa të drejta themelore që asnjë njeri nëbotë nuk mund t'i gëzojë
kurrë: nuk mund të vendosë nëse dëshiron të (mos)lind, ta zëmësi fëmijë
i prindërve me sëmundje të rënda gjenetike, nuk mund t'i zgjedhë
prindërit,nuk mund ta zgjedhë kombin, nuk mund të zgjedhë vendlindjen,
nuk mund të zgjedhëbesimin fetar...
Në
Maqedoni tashmë po shfaqet fanatizëm i theksuar fetar. Më vulgari po
shfaqet fanatizmi mysliman tek disa qytetarë shqiptarë, pore dhe
fanatizmi ortodoks. Në shënjestrënndërkombëtare të luftimit tani është
vetëm fanatizmi mysliman, meqë në emër të tij pobëhen krime të rënda
terroriste. Kjo, shqiptarët në Maqedoni duhet t'i merakosë në mënyrë të
veçantë, për faktin se në shumicë janë të besimit mysliman, duhet t'i
merakosë sepse fanatizmi mysliman ka gjetur terren të përshtatshëm në
këto anë.Dihet se religjionet janë të sanksionuara në mënyrë në librat
e shenjtë. Grupimet fanatike, kriminele e terroriste që kamuflohen pas
besimeve fetare, kanë interesa të tjera që nuk përputhen me normat e
saktësuara fetare. E drejta e besimit fetar është e drejtë e
gjithsecilit.Askush nuk mund dhe askush nuk guxon të privojë të tjerët
nga kjo e drejtë. Shqiptarëtjanë dëshmuar në konceptimin e lirive
fetare nga më tolerantët dhe nga më modernëtnë Evropën Juglindore.
Nëse, herë pas here, kanë qenë të vonuar në probleme të tjera,në
trajtimin e çështjeve religjioze, ata kanë qenë përpara fqinjëve të
tyre. Asnjëherë shqiptarëtnuk kanë luftuar për interesa fetare ose
religjioze, edhe pse u kanë takuar tri besimevefetare (myslimane,
katolike e ortodokse). Asnjëherë problemet e besimit fetar nukjanë bërë
faktor i luftës në mes tyre apo kundër fqinjëve. Krejt ndryshe nga
fqinjët e tyre, ata kanë bashkëjetuar mrekullisht, edhe pse i kanë
pasur në vete tre besimet fetare.Pikërisht në këtë konceptim,
mrekullisht të admirueshëm të shqiptarëve, janë munduar të goditin ata
që nuk e kanë dashur këtë veti të hershme tonën, pikërisht këtu edhe
përpiqentë godasin.Meqë fanatizmi fetar, në trajta të ndryshme, po
shfaqet më shumë te shqiptarët e besimit islam, atëherë u takon vetë
qytetarëve shqiptarë të besimit islam që ta vëzhgojnë me vëmendje
shfaqjen dhe pasojat e tij. Rëndom, klasa politike shqiptare po heziton
të merret me përkushtim me veprimtarinë e grupimeve fanatike
pseudo-myslimane, nga frika se mund të humbasin votat e besimtarëve
shqiptarë myslimanë. Por, ky lloj hezitimi dhe taktike naive dhe egoist
nuk duhet të zgjasë në pakufi, sepse besimtarët shqiptarë do të lihen
pa mbrojtje nga ndikimet dhe keqpërdorimet që po ushtrojnë grupimet
fanatike sektare myslimane. Po nuk u penguan mjekroshët "misionarë",
komuniteti shqiptar në këtë hapësirë do të pësojë deformim, duke vënë
të qenit mysliman para atij shqiptar.
Nëse
një veprimtari e tillë regresive nuk do të luftohet arsyeshëm, nëse ata
nuk do të demaskohen e diskreditohen, se veprojnë për interesa politike
të tyre dhe të padronëve, për interesa të shërbimeve sekrete
antishqiptaredhe për interesa të bindjeve të tyre primitive, që nuk
përkojnë me myslimanizmin e vërtetë, atëherë shqiptarët në Maqedoni do
të kenë pasoja të rënda nga veprimtaria e këtyre mjekroshëve. Vështruar
në aspektin historik, kombi shqiptar e ka pësuar tepër rëndë nga
keqpërdorimi i fesë islame për qëllime pushtuese, sunduese dhe
asimiluese. Gati pesë shekuj osmanlinjtë dhe turqit na kanë shtypur,
shfrytëzuar e tjetërsuarnë përmasa të tmerrshme, duke e keqpërdorur
edhe fenë islame si mjet. Dhe kytjetërsim ishte i atyre përmasave, sa
ata shqiptarë, që përballuan tjetërsimin (asimilimin), në shekullin e
19-të nuk njihnin as Flamurin e tyre kombëtar (të cilin e "zbuloi" Faik
Konica dhe ua bëri të njohur atyre!). Pra, pushtuesi imperialist osman
kamuflohej si ithtar i Profetit Muhamed a.s. për të luftuar kundër
ithtarëve të Profetit Isa (Jezuit) dhe ithtarëve të profetëve Ibrahim
(Abraham) e Musa (Mojsi) dhe anasjelltas. Ja çfarë keqpërdorimesh të
tmerrshme u kanë ndodhur feve! Të gjithë janë profetët e Zotit dhe të
besimtarëve! Profetin Isa e madhëron Kurani si Pejgamber i Allahut,
kurse osmanlinjtë i damkosën ithtarët e Profetit Isa si "kaurrë", për
t'i pushtuar dhe mundësisht për t'uandërruar me dhunë edhe besimin e
tyre fetar! Edhe besimtarët e Profetit Isa organizuan"kryqëzata" kundër
besimtarëve myslimanë dhe jahudi. Vazhdimisht, në historinë
dymijëvjeçare të njerëzimit, kanë dalë në skenë banditë, të cilët për
të kënaqur orekset e tyre pushtuesee shfrytëzuese, bënin luftëra e
invadime të tmerrshme, gjoja në emër të përhapjesdhe mbrojtjes se fesë
përkatëse. Pushtonin, shtypnin e asimilonin popuj, duke i përdhunuartë
ndërrojnë edhe besimet e tyre fetare. Akoma më i padrejtë ishte
pushtimi"mysliman" i osmanlinjve në hapësirat shqiptare. Ai u lejonte,
ta zëmë popujve serb egrek, autonomi gjuhësore, kulturore, arsimore e
fetare, kurse shqiptarëve, që i kishte bërëmyslimanë, kryesisht me
dhunë në kuadër të hakmarrjes se madhe për luftërat heroike
tëudhëhequra nga Heroi ynë legjendar Gjergj Kastrioti, nuk ua njihte
asnjërën këto të drejta,i përdhunoi drejt asimilimit të plotë! Dhe,
shqiptarët u tjetërsuan (asimiluan) në shekujte më pastajmë në ato
përmasa, sa filluan të ndjeheshin vetëm si turq myslimanë…Tani ca
pseudo intelektualë nuk ngurrojnë të spekulojnë se sa mirë paskëshin
bërë osmanlinjtëqë i kanë islamizuar shqiptarët, përndryshe do ishim
bërë sllavë (!). Ata qëllimishtharrojnë, se shqiptarët ortodoksë dhe
katolikë ruajtën shqiptarizmin e tyre, të kombittë tyre, nuk u
sllavizuan, ishin flamurtarë të ilindjes tonë kombëtare në shekullin e
19-të…
Fatmirësisht,
pushtimit imperialist osman po i vinte fundi në mbarim të shekullit
19-të dhei duhej të tërhiqej edhe nga hapësirat tona. Falë rilindësve
që arritën të ndërgjegjësojnëshqiptarët, edhe pse të vonuar për shkak
të pushtimit më të sforcuar, në hapësirën tonëetnike filluan
kryengritje të mëdha çlirimtare. Ky ndërgjegjësim kombëtar arriti
kulminme organizimin patriotik e politik, të njohur në histori me emrin
Lidhja Shqiptare e Prizrenit,kurse në Maqedin nën emrin Ilinden.
Pushtuesve turq nuk u vinte keq pse po dorëzonin"vëllezërit myslimanë"
(shqiptarët) te pushtuesit e rinj, "kaurët" serbo-malazezë.Pushtuesit
turq bashkëpunonin me serbët për të shtypur kryengritjet shqiptare. Në
fund,serbët, pasi shqiptarët u lodhën në luftëra kundër pushtuesve turq
e serbë, filluan luftëratkundër turqve, duke formuar aleanca ballkanike
që të ndanin mes tyre territoret etnikeshqiptare dhe maqedonase…
Pushtuesit serbë shfrytëzuan me sukses njëpjesë të klerit mysliman
shqiptar për interesat e tyre pushtuese. Shërbimet serbe rekrutuanshumë
hoxhallarë e imamë, për të bërë pro-Propagandë te besimtarët shqiptarë
që të shpërnguleshin sa më shumë nga tokat e "kaurrit", siç i quanin
ata trojet tona, në tokën "myslimane" të Turqisë. Serbia i shfrytëzonte
hoxhallarëtedhe si hafije (spiunë), për të mësuar planet luftarake të
kryengritësve shqiptarë.Serbia bëri një skenar gjenial, në fund të
shekullit të 19-të, për të mashtruar Fuqitë e mëdha Perëndimore,se
gjoja "arnautët myslimanë" ishin lojalë ndaj Perandorisë turke dhe nuk
dëshironin pavarësimin ngaai pushtim. Kur po vizitonte për herë të
fundit Padishahu turk Shkupin (atëherë Shkupi ishte ibanuar në shumicë
me shqiptarë dhe kryeqendër politike e administrative e Vilajetit
tëKosovës), Serbia organizoi veshjen e shumë serbëve me rroba kombëtare
shqiptare që tëdilnin ta prisnin atë me mirëseardhje. Vetë shqiptarët
kishin organizuar bojkotim të pritjessë tij. Me pamjet që inskenoi
Serbia, donte të mashtronte Evropën, se gjoja "arnautëtmyslimanë"
dëshirojnë të mbetën nën sundimin e Sulltanit…Për të mos u zgjatur
shumë me paraqitje të kësaj tematike historike, Serbia edhe pasi
pushtoihapësirat e banuara me shqiptarë e maqedonas, para dhe pas
Luftës së Dytë Botërore,vazhdoi të shfrytëzojë një pjesë të klerit
mysliman për të shpërngulur sa më shumëshqiptarë në Turqi. Epiqendër
zyrtare organizuese e shpërnguljeve shqiptare në Turqi qebërë Shkupi,
prej ku u "administruan" mbi 300 mijë shqiptarë që të shpërnguleshin
nëTurqi, tani të tjetërsuar zyrtarisht si turq... Deri në vitet e 80-ta
të shekullit 20-të, shërbimetserbe shfrytëzonin shumë hoxhallarë
shqiptarë për interesat e tyre. Për ilustrimkonkret, se këtë marifet e
përdori edhe ndaj shqiptarëve në emigracion, po sjell një
shembulldomethënës. Në vitin 1980 u dërgua për muajin Ramazan një kësi
"hoxhe" (nga Pollogu),që t'u shërbejë besimtarëve shqiptarë myslimanë
në Dyzeldorf (Gjermani), meqëaty kishte shumë emigrantë shqiptarë nga
Tetova me rrethinë. Dhe ai "hoxhë" para e pasfaljeve të namazit, gjatë
"nasihateve" të tij, propagandonte Titon si "pejgamber të
Allahut"(!).Sigurisht që e kundërshtuam dhe ai u detyrua të ikë që
andej. Por, për këtë kundërshtimdhe veprimtari të mëtejme patriotike e
pësoi malësori pollogas Samedin Iljazi (ngaPerca), i cili u keqtrajtua
kur erdhi për pushim dhe iu konfiskua pasaporta, që të moskthehej më në
Gjermani, duke u survejuar e maltretuar nga UDB-ja gjatë viteve
nëvazhdim…
Edhe
një shembull tjetër domethënës, se si e ka shfrytëzuar fenë myslimane
Beogradi edhetek shqiptarët në Suedinë e largët. Në qytetin Malme, në
fillim të viteve të 80-ta, po përpiqeshimtë përfitonim për veprimtari
patriotike një intelektual shqiptar, i cili në fakt nukishte edhe aq
besimtar. Ai ishte bërë kryetar i Shoqatës Islamike në atë qytet. I
njëjti kushtëzonteangazhimin e tij për veprimtari të organizua
patriotike, duke kushtëzuar që programiynë politik (i LPK-së) të
mbështetej në "Librin e gjelbër" të Gadafit. Ai u kundërshtuame
argumentin, se Gadafi është mik i ngushtë i Beogradit. Ndërkohë u
injorua,duke u lënë anësh. Më vonë organet suedeze e arrestuan. Me sa
mbaj mend, e arrestuanpër keqpërdorim të mjeteve që ishin dhënë për
ndërtimin e një xhamie të madhe në Malme.Ai (dez)informonte se paratë
për ndërtimin e xhamisë i kishte dhënë në formë ndihmeGadafi. U fol
pastaj, se sigurimi sekret suedez (SEPO) kishte zbuluar se paratë
përndërtimin e asaj xhamie i kishte dhënë Beogradi, duke i kamufluar
sikur po i jepte Gadafi.Qëllimi i Beogradit ishte që t'i neutralizonte
shqiptarët e shumtë në atë qytet, duke imanipuluar që të merreshin
vetëm me besimin islam dhe jo me veprimtari patriotikeshqiptare dhe
njëherësh të komprometonte shqiptarët në sy të suedezëve si ithtarë
tëGadafit…
Edhe
gjatë Kryengritjes se armatosur çlirimtare në Kosovë shumë mjekroshë,
që kishinpamje të përafërt me atë të kryeterroristit Bin Laden,
insistuan të infiltroheshin në radhë tëUÇK-së për ta kompromentuar
Luftën tonë çlirimtare si luftë "islamike". Një veprimtaraventurier
kishte caktuar një takim në korrik të vitit 1998 me mjekro-shët e
vendeve arabe,që ishin vendosur në Tiranë. Nga kurioziteti shkova në
takim. Mjekroshët ia kishin mbushurmendjen aventurierit, se do të
sillnin ndihma të mëdha financiare për UÇK-në. Nëtakim u ballafaqova me
tre mjekroshë me pamje të shëmtuar, të mbështjellë me beze, përtë cilët
krijova bindje të atypëratyshme se janë kamufluar nën maskën e
"myslimanëvetë vërtetë" për t'i shërbyer dreqit dhe të birit, por jo
besimit të mirëfilltë islamik. Ata kërkuankusht për ndihmë: "Në vend të
Flamurit kombëtar, UÇK-ja të nxirrte në ballë flamurin"islamik"
(arab)…"!. Menjëherë humba taktin diplomatik dhe ua ktheva:
"Përparapreferoj sundimin e kriminelit Mi-llosheviq, sesa sundimin e
fanatizmit tuaj pervers dhepo ju pamë t'u afroheni radhëve të UÇK-së do
vlerësoheni për armiq. Edhe nga Tiranakeni afat të zhdukeni vetëm një
javë…!" Aventurierin e zunë ethet nga frika se atamund të na thernin me
thika… Falë vigjilencës dhe përcaktimit politik, tëtillë mjekroshë nuk
guxuan t'u afroheshin radhëve të UÇK-së sonë famëmadhe dhe kyishte edhe
një faktor tjetër me rëndësi që përfituam përkrahjen e Perëndimit. Po
të vareshimnga përkrahja e mjekroshëve, mbase Kosovën tani do ta
shihnim vetëm me dylbinga kufijtë, të pushtuar dhe të banuar vetëm me
kolonë serbë...Në vitet e fundit, në të gjitha hapësirat shqiptare po
shfaqen mjekroshë që kanë para tëpaguajnë femrat tona për të mbajtur
ferexhe, për të paguar djemtë tanë të varfër që tëmarrin pamjet e tyre,
etj. Dhe, këta mjekrroshë po veprojnë lirshëm, të kamufluar si
misionarëislamikë, por, jam më se i bindur se, prapa tyre (kapove)
fshehen qëllime politike.Jam i bindur se ata janë mercenarë të
kamufluar të shërbimeve serbe dhe të ndonjë shërbimitjetër
antishqiptar. Ata po spekulojnë vajza e djem shqiptarë, për shkak të
varfërisësë tyre, duke i joshur fillimisht me para (të Beogradit…) dhe
duke i indoktrinuar për tëkrijuar sekte fetare, ndoshta edhe për
qëllime të mëvonshme kriminale, terroriste…Beogradi dhe Shkupi u
munduan të shfrytëzojnë praninë e tyre në hapësirat shqiptare,për të
etiketuar kombin tonë si komb fundamentalist islamik. Beogradi dhe
Shkupi vazhdimishtpërhapnin në botë pamjet e tyre përmes mediave…
Qytetarët shqiptarë, sidomos ata me besimmysliman, duhet t'u
kundërvihen këtyre mjekroshëve "islamikë", duhet ta
përkufizojnëveprimtarinë e tyre agjenturore, pseudoislamike. Duke
vepruar kështu, do ta mbrojmëmë mirë lirinë autoktone fetare dhe të
arriturat tona kombëtare, për të shkuar drejt përparimevetë mëtejme.
Besimtarët myslimanë shqiptarë, që mashtrohen nga paratë e tyre
agjenturore, të pista, qëmashtrohen nga indoktrinomi i këtyre
mjekrroshëve, duhet të ndihmohen që të mbrohennga kurthi i mjekroshëve
"misionarë" dhe nëse nuk e pranojnë ndihmën e popullitpër t'u çliruar
nga ky kurth antishqiptar dhe pseudomysliman, atëherë duhet të
trajtohensi jashtëqitje e kombit... Shqiptarët në këto treva,
pavarësisht mënyrës se si u bënë myslimanë,krijuan traditë autoktone
për të ushtruar besimin mysliman. Këtë liri të besimit nuk e kishim të
cenuar,përkundrazi është sponsorizuar me zell nga Beogradi dhe nga
Shkupi zyrtar. Të cenuar e kishimlirinë kombëtare. Për këtë u desh të
luftohet. Prandaj, nuk duhet të lejojmë që këtamjekroshë mercenarë të
rrezikojnë fitoret e arritura. Ata duhet të përbuzen gjithandej,
tëndjehen të huaj, siç janë vërtet, në mënyrë që të ikin sa më parë nga
kanë ardhur. Kështu,duhet të veprojnë sidomos shqiptarët e besimit
mysliman, që kanë krijuar traditë autoktonenë ushtrimin e besimit, pa i
lejuar këta "lesh-arapë" që të infiltrohen në strukturat ebesimtarëve
tanë. Duhet t'i kundërshtojmë të gjithë "lesh-arapët", pa hezitim e
frikë, mekurajë e përkushtim. Kurse, detyrë me rëndë-si kanë edhe
strukturat përkatëse shtetërore,që të zbulojnë se të kujt mercenarë e
spiunë janë këta mjekroshë, nga i marrin paratë epista për të mashtruar
femrat e djemtë tanë,për të përhapur në hapësirat shqiptare veshjetë
Arabisë mesjetare… Edhe besimtarët ortodoksë, maqedonas eshqiptarë,
duhet të përkrahen në fitimin e pavarësisë nga sundimi fetar i
Patriarkut serbomadh,duhet të përkrahen për të fituar autonominë
(autoqefalin) kishtare, të cilën e kontestonPatriarku serbomadh.
Fatmirësisht besimtarët ortodoksë shqiptarë në Maqedoni efituan lirinë,
të drejtën dhe mundësinë për t'u deklaruar se janë besimtarë ortodoksë
shqiptarëdhe jo maqedonas, siç ndjeheshin të detyruar të kamufloheshin
më parë, me qëllimtë lehtësimit të jetesës nën sundimin serbomaqedonas.
Dhe, këta vëllezër duhet të mirëpritenkrahëhapur në gjirin e kombit të
tyre. Këtë mirëkuptim duhet ta tregojnë sidomosshqiptarët e besimit
mysliman, meqë janë shumicë...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prizren, familja e besimit mysliman i falë gjakun familjes së besimit katolik
» Shefqet Dibrani: Futurizmi fetar dhe pasojat e tij në zhvillimet gjeostrategjike të Kosovës
» Faik Krasniqi:GEZUAR KERSHENDELLAT TE GJITHE SHQIPTAREVE TE BESIMIT KATOLIK
» Mustafa: Falë LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, sot ne po gëzojmë lirinë
» Kontrata e Ibrahim Rugovës ishte vetëm me Kosovën dhe lirinë e demokracinë e saj
» Shefqet Dibrani: Futurizmi fetar dhe pasojat e tij në zhvillimet gjeostrategjike të Kosovës
» Faik Krasniqi:GEZUAR KERSHENDELLAT TE GJITHE SHQIPTAREVE TE BESIMIT KATOLIK
» Mustafa: Falë LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, sot ne po gëzojmë lirinë
» Kontrata e Ibrahim Rugovës ishte vetëm me Kosovën dhe lirinë e demokracinë e saj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi