Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Istref Haxhillari: Lasgushi ndryshe

Shko poshtë

Istref Haxhillari: Lasgushi ndryshe Empty Istref Haxhillari: Lasgushi ndryshe

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 3:16 am

Istref Haxhillari: Lasgushi ndryshe U1_IstrefHaxhillari

Lasgushi ndryshe

Ese

Nga Istref Haxhillari

Kadmi
dhe Harmonia, zefillja e historisë së Pogradecit, copëz dheu me bukuri
të pashoqe, mbushën me jetë, mish e gjak liqerin e magjishëm plot hir,
përreth të cilit gdhendën pastaj çudira të tjera pa fund.

Parë nga lart treva jonë i ngjason govatës, vegëlz e thjeshtë me vjetërsi marramendëse, shërbesë e kahershme e njeriut.

veri hijeshon Qafa e Thanës, kodra vëngërashe vendi i orakujvë të
lashtë që parathonin fatin e njerëzve, betejave, kapedanëve të mëdhenj.
Në të shkuarën e thinjur Orakulli më në zë i këtij trualli, i parë
përmbi të tjerët, pati kthyer mbrapsht hordhi pushtuese gjithfarësh që
mësynin begatitë tona. Në se nuk ktheheshin me fjalën hyjnore apo nuk i
besonin plotësisht atij, përparonin me fuqi të prera, pa kurajon e
fillimit, se u mpihej guximi zemërak dhe ndehej pezull trimëria. Ja
kështu, nëpër shekuj e mijëvjeçarë e mbrojti Qafa e Thanës ( apo e së
thënës ) këtë ngastrën tonë të çmuar. Tani si përherë i rri nënkresë, e
mbron sa mundet nga erërat e ftohta të veriut që vardisen të shkërmoqin
mbjelljet apo shkolisin lulet e porsaçelura të pemëve në të këmbyer të
stinëve diku ndaj fillimprilli.


jug Plloça, kodra levarashe derdhur butësisht përmbi faqe të dheut, nuk
e le govatën të rrëshqasë më tej se derdhet uji, shpërndahet tejposhtë
gjer në Korçë dhe bën dy prishje bashkë, përmbyt fushën e than liqerin
jetëdhënës.


lindje Mali i Thatë hijerëndë, pa një fije floku mbi kokën tullace,
shtrihet gjatë e gjerë, sa të ha syri nga jugu në veri. Aty nga mesi i
tetorit ve takijen e bardhë që e mban të shumtën e kohës gjer në maj e
më këtej. Si ngrohet vetë njëfarësoj, nis ato erërat e ftohta që
kallkanosin tërë vendin përreth, hyjnë kudo nëpër strehë dhe i bëjnë
njerëzit e tërë gjallesat të dridhen si purtekë. Teksa ngrihet thikë
përmbi gjol, lartohet e lartohet sikur kërkon të zaptojë retë e
robërojë qiellin. Rrëzë tij brushullojnë shpella pa fund, katakombe të
frikshëm zemërakë, qëmoti vend kaçakësh e strehë firarësh.


lindje malet e përthyer të Mokrës, gjelbëroshë e të pashëm si
rrallëkund, banuar që në krye të herës, kanë habitur gjithnjë të huajt
me thesaret pafund, ku asgjë nuk mungon. Mua më ka bërë përshtypje
veçan maja e Gjemthit dimrit mbuluar nga dëbora kur ngjason së largu me
qeleshet që kanë mbajtur mokrarët në të shkuarën e gjer vonë. Si duket,
kur vendosën të mbajnë kapelë, e vranë mendjen gjatë ç’formë t’i japin,
që t’i mbante ngrohtë në dimer dhe të thante djersën verës kur
rraskapiteshin nga punët e mundimshme. Edhe t’u jepte pamje të hijshme,
t’u qëndronte mirë në kokë e të mos rrëzohej kur përkuleshin për të
korur apo prashitur. Si u menduan ca, ( jo shumë ) vështruan përqark
dhe sytë lektisën te ajo takija e Gjemthit e bardhë hijeshumë, rrëzuar
gjer poshtë përmbi vetullën e malit çapkën. Kapë më e bukur nuk gjendet
pëshpëritën njëzëri dhe ashtu vendosën. Për t’i thurur nuk e patën
vështirë e nuk u menduan dy herë se lesh deleje të butë kishin me
shumicë, kurse dërstilat përgjatë Shkumbinit qenë radhë - radhë. Kështu
u përshfaq takia mokrare spikatur ndër gjithë kapat endur qëmoti, apo
stisur gjithfarësh sot e kësaj dite. Dallgëzimi i kapës përmbi leshra
shpaloste karakterin e burrit, shpirtin e tij. Djemtë meraklinj e
mbanin përmbi sy, njërën vetull gjysmë zbuluar, sikur u bënin isharet
çupave që vështronin tinës, nënqeshnin nëpër buzë dhe iknin nxituar në
punë të tyre me shpirtin plot nga nojma çapkëne. Burrat inatosur e
rrasnin thellë në kokë, kurse të lodhur pa fuqi shquheshin së largu nga
kapa shembur prapa kokës.

Habia më e madhe, si rrallë ndodh në të tjera vise, janë përthyerjet e çuditshme, shumëllojshe të pafundme në kaq pak vend.
Liqeri
i dystë ndërron ngjyrë sa hap e mbyll sytë, merr të gjitha nuancat e
kaltërsisë brenda pak çastesh. Tani shquan të kaltrën e hapur, pas pak
një kaltërsi tjetër të errët, fill më tej blu e thellë e kështu
pambarim. Erërat që fryjnë gjithnjë në drejtime të kryqëzuara, rrymat
nënujore shtrirë përgjatë tij si rrënjë të ngatërruara rrapi,
përthithin dritën në trajtë ylberi, përzjejnë ngjyrat dhe i trazojnë si
piktorët, prandaj siperfaqja e tij ngjason me sytë e lëngëzuar
ngjyrosur në bojëqielli të grave sensuale .

Përmbi
sipërfaqen e sheshtë të ujit ngrihet thikë Mali i Thatë me guvat e
frikshme. Afër e afër hiret e liqerit me shëmtinë e malit, lëndina e
ujshme sqimatare me gremisjen e kreshpëruar, dy të kundërta ngjitur si
nuk ndodh shpesh. Substancat jetësore të natyrës formësuar në trajta
mospajtuese përballë njëra - tjetrës detyrohen mizorisht të qëndrojnë
afërëvendosur në kundërshti të përjetëshme. E bukura shpaloset me larmi
formash, bashkëjetesë stilesh formësimi. Si për të vërtetuar këtë parim
rrezëllitës të eseistikës shpaloset në tjetër pamje shtrirja
perëndimore e govatës ku kodrat dhe malet e Mokrës lartohen ngadalë,
thyhen butësisht dhe duket hapur se me zor të madh i largohen hijeshisë
së liqerit ëmbëlcak.

Përthyerja
e vendit paqyrohet besnikërisht në karakteret njerëzore, të larme
gjithfarëlloj. Krijimi përsëdytet, njëherë për plazmimin e lëndës
inerte pa shpirt dhe tjetrën në ngjizjen e lëndës jetësore ndër qeniet
e gjalla. Tushemishtarët punëtorë e kokulur jetojnë vetëm një kilometër
përtej vërdovarëve trima e të sertë dhe po aq larg mëmlishtarëve
qeflinj që nuk u hahet shumë puna. Linakët e urtë dhënë tepër pas
përçapjeve jetësore të llojllojshme, veçan blegtorisë së shtuar, nuk
përkujdesen fort për pamje e veshje sqimatarësh, ndërsa përtej
udënishtarët qibarë s’para durojnë njeri mbi kokë e kështu pafund.

Larmitë
e kudogjendura në njerëz apo dheun e begatë, fare afër për ato
kundërshti të pabesueshme, i japin vendit bukuri përrallore në kufijtë
e legjendave. Hiret plot nur grumbullohen mot pas moti, shumohen në
trajtë eteri, lëndë inkadeshente e padukshme për shpirtin e zakontë,
derisa godasin të përzgjedhurit e Zotit, të cilët i bëjnë ujem, i
pështjellin me majën e gjërit pastaj u përhedhin magjinë e së bukurës.
A nuk është Lasgushi përzgjedhja e kësaj magjie hojëzuar dora - dorës,
ndoshta përgjatë një shekulli para tij? A mund të dyshohet se
vjershërimi lasgushian është përimtim nuresh mbledhur prej një kohe
fort të gjatë?

Lasgushi
ngriti përmendoren e lavdisë së pavdekur shtatëdhjetë vjet më parë,
ashtu si edhe themeluesi i prozës moderne shqipe, Mitrush Kuteli, të dy
bij të kësaj treve plot hijeshi. Copëza e dheut tonë pasi u ngjiz për
një kohë të gjatë i dha vendit e më përtej figura të papërsëritshme. Në
treçerek shekulli mbeten maja të larta që do të adhurohen shumë gjatë
nëpër motmotshmërinë e thinjur.

Nuk
i shmangem dot ngasjes të cek fare zgrip në trajtë joshteruese një
dukuri, sa të çuditshme aq edhe të dëmshme e të panevojshme.

Kujtesa
është zahireja e shpirtit dhe mbetet e tillë për aq kohë sa ruan
përmasa logjike apo sensin e masës, përndryshe kthehet në të kundërtën
e vet. Kujtesa e munguar e dy figurave të mëdha të kulturës pogradecare
për disa dhjetëvjeçarë qe e dhimbshme, shpërfillja skajore e turpshme,
diçka përtej dhunës.

Po
edhe kujtesa e shpërdoruar dekadat e fundit tingëllon në të njëtën
trajtë të përçudnuar me imtësira shpesh groteske. Eshtë kthyer në
standart një tiradë me të cilën fillojnë folësit nëpër ekspozita,
paraqitje librash apo veprimtari të këtij lloji: “ Në qytetin e
Lasgushit e Mitrushit…” Krejt normale se korifenjtë e letrave këtu
janë në sinorin e tyre, brenda artit të cilit i dhanë shumë dhe
meritojnë shumë. Si jehonë e vagëlluar e kësaj tingëllime plot dinjitet
edhe kur përurohen rrugë, ujësjellës apo lulishte, politikanë dhe folës
të tjerë ardhur nga larg na kujtojnë se gjenden në qytetin e Lasgushit
e Mitrushit, shpesh me shprehje dijetari që kumtojnë të vërteta të
thella të cilat sapo qenkan zbuluar dhe ne vendasit e gjorë nuk i dimë.
Kujtojnë se ky refren është e vetmja ndjesi që hyn në shpirtin e
njerëzve, e mjaftueshme për të siguruar simpatinë e dëshiruar. Jam i
sigurt se shpërdorime të tilla jo vetëm nuk bëjnë përshtypje, por lënë
shijen e hidhur të humorit banal, krejt pa vend. Të kujtojnë kohën
servile të pështirë kur përuroheshin edhe stallat e bagëtive me
motivacionin uniform:“ Nën udhëheqjen e… ”. Si duket njerëzit janë
prirur të lënë pas gjithshka po jo traditën, mënyrën e të menduarit me
të cilën janë familjarizuar prej një kohe të gjatë, formulën e
vjetëruar të përthithjes dhe jetësimit të dukjes njerëzore.


Jepini Qezarit atë që është e Qezarit! ”; përqasja më vlerësuese për të
çmuar e nderuar pasurinë kulturore të gjigandëve të artit pogradecar.

Lisat
e mëdhenj e kanë hijen e gjatë ndaj përreth tyre është ca e vështirë të
mbijnë e rriten shëndetshëm të tjerë. Mirpo treçerek shekulli përkëtej
ngjizja e pjalmit vazhdon, tharmi grumbullohet sërisht dhe domosdo
godet të tjerë krijuesë të talentuar që ngrihen mbi bashkëvendasit dhe
flasin me zërin drithërues të artit të vërtetë. A mos është rastësor
brezi vezullues i piktorve pogradecarë nga më të vjetrit dhe pastaj të
rinjtë, veçuar për mëvetësi ngjyrash e stili në galeritë kombëtare e
ato jashtë vendit? A mos është e pashkak poezia e fisme në ditët tona,
përkthyer dhe çmuar në disa gjuhë që ka lartësuar lirizmin shqip nëpër
botë? Po fenomeni “ Darova ” i patëdytë dhe tepër i dhimbshëm në 50
vite të shkuara a mos ishte i papritur? Dhe në mënyrë të shëmtuar
vazhdojnë të shpërfillen e dënohen me harresë edhe sot?!

Jo! Sigurisht jo!
Tharmi
i habitshëm e pakuptuar i kësaj mënge të dheut ka ngjizur e do të
vazhdojë pjalmëzimin mrekulli pas mrekullie, ligjësi e pandryshuar e së
bukurës, estetikës, thesar kulture që ka nevojë të çmohet sot e jo t’u
mbartet brezave të ardhshëm dhjetra vite pas vdekjes si mallkim
gjymtues. Shpërfillja e vlerave të spikatura, mëkat i përsëritur tashmë
pa arsye qenësore, është i pafalshëm.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi