Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haradinaj, i lumtur në polemikë

Shko poshtë

Haradinaj, i lumtur në polemikë Empty Haradinaj, i lumtur në polemikë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 27, 2009 12:35 am

Haradinaj, i lumtur në polemikë Jetmir-idrizi_mbledhje-e-aak-kushtove9-490x320



Haradinaj, i lumtur në polemikë
Haradinaj iu kundërpërgjigj deklaratës “së keqardhjes” nga Kryeministri Thaçi. Lideri i AAK’së tha se për keqardhje është gjendja e sigurisë në Mitrovicë. Ai shpërndau libreza partiake në Kushtovë dhe premtoi një Qeveri të tij e cila do ta shtrinte autoritetin deri në Zveçan. PDK’ja pretendon se po ia lëvizë AAK’së dheun nën tokë. Paralajmëroi absorbimin e pesë degëve të reja të AAK’së.

Nga Faton Ismajli - faton.ismajli@gazetaexpress.com



më 25.01.2009 në ora 13:57

Ramush Haradinaj po shfaqet i lumtur në polemikën verbale me Kryeministrin Hashim Thaçi.
Lideri i AAK’së, i cili e ka promovuar vetën si alternativë të Kryetarit të Qeverisë, ka thënë të dielën se gjendja e sigurisë në veri të Mitrovicës dhe situata sociale në Kosovë janë për keqardhje.
E jo ai personalisht.

Kjo është forma që Haradinaj zgjodhi për t’iu kundërpërgjigjet Kryeministrit Thaçi, i cili një ditë më parë tha se i vjen keq për gjendjen në të cilën ndodhet ish-kreu i ekzekutivit.
Të dy liderët kanë shmangur një takim direkt që prej marsit 2008 kur Haradinaj u lirua nga Haga. Shkëmbimet e fundit kanë arritur majën më të lartë të tensionit dhe duket se ato qartësisht i shkojnë për shtati më shumë liderit të partisë më të vogël parlamentare.

“Ma merr mendja që duhet me na ardhë keq për gjendjen që po e shohim pas nesh (veriun e Mitrovicës), në radhë të parë e jo për njëri-tjetrin”, është shprehur Haradinaj, duke luajtur potezin e politikanit më të arsyeshëm. “Për gjendjen e njerëzve që i kemi në vendin tonë. Me një gjendje të rëndë sociale dhe për humbjet që po i shkaktohen Kosovës nga kjo Qeveri. Debati duhet të kthehet këtu, jo te pjesa personale e secilit”.

PDK ka përsëritur të dielën vijën e saj të ashpër karshi liderit opozitar.
“Në mesazhin e djeshëm të kryetarit të PDK’së është një kuptim i plotë, edukativ dhe domethënës”, ka thënë zëdhënësi i PDK’së, Blenard Stavileci.

Mesditën e së dielës, Haradinaj në fshatin Kushtovë të komunës së Mitrovicës, ka shpërndarë libreza partiake për anëtarë të rinj, të cilët, ka thënë ai, vijnë edhe nga partitë tjera.
“Nuk dua të kthej në këtë rrafsh. Normal që njerëzit po vijnë prej partive të reja. Normal që po vijnë prej PDK’së, po edhe prej partive tjera. Nuk është ky thelbi. Thelbi është që njerëzit po besojnë në atë që po e them, edhe po binden çdo ditë e më shumë që me një Qeveri çfarë e kemi - jemi humbës si Kosovë”, ka vlerësuar Haradinaj.

Ky veprim i liderit të AAK’së, vjen vetëm disa ditë pasi Kryeministri Hashim Thaçi mori komplet degën e AAK`së në Drenas, ndërsa në Vushtrri mori anëtarësi të LDK`së, AAK’së, LDD’së dhe AKR’së.
Opozitari më i zhurmshëm në Kosovë, Haradinaj, ende shpreson në mbajtjen e zgjedhjeve sivjet.

Edhe përkundër vendimit të Presidentit që mandati aktual i Parlamentit të zgjatë deri më 2011, ish-Kryeministri Haradinaj insistoi se sivjet ai do të formojë Qeverinë e re, e cila sipas tij do të shtrijë autoritetin deri në Leposavic.

“Në rast se shtyhen zgjedhjet qoftë për gjashtë muaj, e jo për 2011, atëherë do të kemi gjashtë muaj humbje si Kosovë. Ne kërkojmë prapësimin e vendimit të Presidentit dhe besojmë se deri në Qershor do të vendos edhe Gjykata Kushtetuese në lidhje me këtë çështje”, parashikon Haradinaj.

Ndërkohë zyrtarët e PDK’së, mbajtjen e zgjedhjeve më 2011 e shohin si proces të mbyllur dhe legjitim, pasi për këtë janë pajtuar edhe ndërkombëtarët.
“Vendimi i Presidentit i përkrahur nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar është i plotfuqishëm dhe legjitim”, ka thënë zëdhënësi Stavileci.

Në Qeverinë që e parasheh ta formoj këtë vit, pjesë e së cilës, po sipas atyre parashikimeve, do të ishin njerëz si Veton Surroi dhe Blerim Shala - Haradinaj thotë se Kosova nuk do të ishte në gjendje çfarë është sot.

“Na kemi total politikë të dështuar në siguri, rend dhe ligj. Me një Qeveri me një plan, një Ministër të Jashtëm si Veton Surroi, një Ministër për Tranzicion si Blerim Shala, ne nuk do të ishim në këtë gjendje që jemi sot”, tha Haradinaj.

Cili do të jetë zhvillimi tjetër në këtë polemikë?
Haradinaj duket i vendosur për të provuar sa më shumë reagim nga drejtuesit e Qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haradinaj, i lumtur në polemikë Empty Re: Haradinaj, i lumtur në polemikë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 27, 2009 12:39 am

Haradinaj, i lumtur në polemikë Astrit_ibrahimi_-rambo_-aak_31-490x320



Vazhdon reformimi i degëve të AAK’së


Nga Express më 26.01.2009 në ora 18:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr të hënën vendim që të vazhdojë reformimi i plotë i disa degëve të AAK-së.

“Duke u nisur nga fakti se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur qëllime ambicioze për rezultate që mundësojnë marrjen e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare, AAK me kujdes është duke e monitoruar punën dhe përformancën e të gjitha strukturave të partisë”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.

Në Komunikatë thuhet se edhe pse shumica e degëve kanë rezultate inkurajuese dhe janë në nivel të arritjes së qëllimeve të AAK-së një numër i degëve është nën nivel të përformancës.

Me këtë rast, Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marr vendim që të vazhdojë reformimi i plotë i degëve të AAK-së në: Prizren, Prishtinë, Shtime, Vushtrri, Skenderaj, Drenas – Komoran (funksionimi vetëm si një degë), Malishevë, Lipjan, Mitrovicë (të vazhdohet me procesin).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haradinaj, i lumtur në polemikë Empty Re: Haradinaj, i lumtur në polemikë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 27, 2009 9:55 pm

E kanë mashtruar Ramushin


Nga Bardh Frangu më 27.01.2009 në ora 8:11

Ndërsa të shtunën lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka ardhur në Ferizaj për t’i përgëzuar 129 anëtarët e rinj që nga PDK’ja kanë kaluar në AAK, të hënën kanë reaguar ashpër udhëheqësit e Degës së PDK-së në Ferizaj, duke e cilësuar këtë veprim si mashtrim të radhës që i kanë bërë Haradinajt njerëzit e tij në Ferizaj.

Kryetari i kësaj Dege, Ylber Topalli, ka thënë: “Është ky një revansh artificiali i AAK-së”, duke aluduar në zhvillimet e fundit në Kosovë që kanë të bëjnë me kalimin e anëtarësisë së AAK-së në PDK. “Nuk është fare e vërtetë se emrat e përmendur që kinse nga PDK-ja kanë kaluar në AAK të jenë jo vetëm aktivistë të PDK-së, por as anëtarë të saj. Është një vetëmashtrim ky që nuk i bën nder as vetë aleancës dhe as liderit të saj”, ka thënë kryetari i Degës së PDK-së, Yleber Topalli, duke afruar para medieve edhe listën me emra të organizimit të kësaj Dege.

Edhe sekretari i Degës, njëherazi zëdhënës i saj, Gazmend Bytyqi, ka thënë se emrat e përmendur nuk kanë lidhje me partinë. “Mund të ketë ndonjë simpatizant të partisë sonë, por anëtar me librezë jo” I pyetur nga “Express” se mos për këtë ka ndikuar moskonsolidimi i Degës së PDK-së, e cila me një urdhër të liderit të PDK-së, Hashim Thaçit, ka kohë ka mbetur me një kryesi të zgjeruar shkaku i pajtimit, Ylber Topalli ka thënë se nuk ka të bëjë me këtë.

“Dega është e konsoliduar. Funksionon sa mund të funksionojnë një subjekt politik që është në pozitë”, ka thënë kryetari i saj, Ylber Topalli, duke përmendur edhe faktin se në përgatitje e sipër janë edhe kuvendet e punës nëpër nëndegë.

Burime të konfirmuara thonë se këtë ngjarje për AAK-në e ka ndërtuar sekretari i përgjithshëm i Degës në Ferizaj, Shaban Murati, i cili edhe vitin e kaluar e kishte ftuar liderin e AAK-së që të merrte pjesë në kalimin e anëtarësisë së gjerë të Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në AAK, gjë për të cilën patën reaguar ashpër udhëheqësit lokalë të PSHDK-së, duke e vlerësuar si një mashtrim që i ishte bërë Ramush Haradinajt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haradinaj, i lumtur në polemikë Empty Re: Haradinaj, i lumtur në polemikë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi