Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpresa Kurteshi: SHALLI I ZI - Aleksandër Pushkin

Shko poshtë

Shpresa Kurteshi: SHALLI I ZI - Aleksandër Pushkin Empty Shpresa Kurteshi: SHALLI I ZI - Aleksandër Pushkin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 3:57 pm

Shpresa Kurteshi: SHALLI I ZI - Aleksandër Pushkin 16158_1202966794381_1234927122_30652734_717831_n

Shpresa Kurteshi: SHALLI I ZI - Aleksandër Pushkin




Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.

I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.

Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj'i lig jahudi.

"Ti pi e defrehesh" cifuti me tha,
"por grekja e bukur, te shkoi e te la"

I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.

Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M'u erren krejt syte, m'u mbushen me vaj.

Dalldisur shoh vajzen qe mua s'me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

Prap syte m'u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s'e mbaroi.

Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal...
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai me,
Celikun e thikes e fshiva me te.

Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

Q'ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q'ahere nuk njoh.

...Veshtroj si i cmendur un' shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpresa Kurteshi: SHALLI I ZI - Aleksandër Pushkin Empty Shpresa Kurteshi: NËSE TI MË HARRON - PABLO NERUDA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 5:41 pm

Shpresa Kurteshi: NËSE TI MË HARRON - PABLO NERUDA


Dua që të dish

Një gjë.

Ti e di si është kjo gjë:

nëse shoh

hënën e kristaltë , degën e kuqe

të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,

nëse prek

pranë zjarrit

hirin e pakapshëm

ose trupin e rrudhur të drurit,

gjithçka më çon tek ty,

sikur kjo që ekziston

aroma,dritë, metale,

të ishin anije të vogla që shkojnë

drejt ishujve të tu që më presin .



Sidoqoftë

nëse pak nga pak ndalon së më dashuri

do të ndaloj se dashuri pak nga pak

“Nëse papritmas

më harron,

mos më kërko

se tashmë do të kem harruar



Nëse të duket e gjatë dhe e çmendur

era e flamujve

Që kalon permes jetës time

dhe vendos

të më lësh në breg

të zemrës në të cilën kam rrënjët,

mendo

se në atë ditë,

në atë kohë,

do të ngre lart krahët

dhe rrënjët e mia do të dalin

për të kërkuar tokë tjetër



Por

nëse çdo ditë,

çdo orë

e ndjen se për mua je destinuar

me ëmbëlsi të pamëshirshme.

Nëse çdo ditë çel

në buzët e tua një lule për të kërkuar,

ah, dashuria ime

në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,

në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,

dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,e dashuruar,

dhe derisa të jetosh do të jete në krahët e tu

pa dalë nga krahët e mia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi