Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: NUSET E GJYSHIT

Shko poshtë

Vullnet Mato: NUSET E GJYSHIT Empty Vullnet Mato: NUSET E GJYSHIT

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 05, 2010 2:32 am

Vullnet Mato: NUSET E GJYSHIT 22665_1155954590218_1568334934_30331043_624618_n



Vullnet Mato: NUSET E GJYSHIT 12441_1135744604981_1568334934_30292397_345785_n


Vullnet Mato



NUSET E GJYSHIT


Gjyshin e pata sevdalli të pushkës
dhe s’pati ai si ndokush dy gra.
Por tek humbiste larg mbi samar të mushkës,
me dy pushkë kishte shtënë sevda.

Shkoi i bleu tutje në Selanik
dy pushkët si nuse të stolisura me sërma,
dy nuse syzeza që të shtinin frikë,
njëra “Martinë” dhe tjetra “Dogra”

Në luftën e Lëkurësit, me syzezat e veta
vrau gjashtë kapedanë të pushtuesve përbri.
Dhe për ata sytë e zi të nuseve të shtrenjta
i ngritën këngën e trimit në Labëri.

Gjyshi vdiq në vitin nëntëqind e dyzet
dhe sytë nga oxhaku i mbetën dy ditë.
S’kuptohej, te mustaqet e ngrehura përpjetë,
apo te sytë e nuseve i mbante sytë.

Kur e panë syhapur njerëzit thanë:
“Kërkon diçka dhe asgjë s’kërkon !”
Njërën nga nuset me vete ia dhanë.
Syzeza tjetër polli krisma më vonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi