Pallaskat e presidentit Topi dhe korruptimi i medias
Faqja 1 e 1

POLITIKË
Pallaskat e presidentit Topi dhe korruptimi i medias
26-01-2009 / Nga Fahri Balliu
Punët institucionale të pakryera mirë dhe punët e këqija të kryera deri në fund e kanë detyruar presidentin të shpërndajë pallaska në formë dekoratash për drejtues mediash, në shkëmbim të vendosjes së medias në shërbim të interesave të tij personale. Përveç pallaskave, pjesë e këtij sistemi janë edhe qerasjet mediatike me telefonata, begenisje apo solidarizime, por edhe përdorimi i ndonjë medaljeje, si gjethe fiku për të fshehur përpjekjen për sistemin e medias së korruptuar që po ushqen kryetari i shteti
Prej disa muajsh, presidenti Bamir Topi po investohet për krijimin e një rrjeti mediatik, i cili do të duhet ta ndihmonte në përpjekjet për të instaluar një sistem trafiku influence, në të gjitha sferat; veçanërisht në ato institucionale, financiare e të drejtësisë. Ky synim, që mirëfilli nuk ka lidhje me mandatin që mazhoranca e cilësuar (84 vota) e Kuvendit të Shqipërisë, i dha atij në verën e vitit 2007, ka nevojë për një mbështetje të gjerë mediatike, dhe për këtë, presidenti dhe këshilltarët e tij - më shumë miq fëminie e shokë në mjediset e paspunës - po i drejtohen një skeme të vjetër e primitive. Korruptimi i medias përmes dekoratave, ose siç u thotë populli - pallaskave - medaljeve që jepen pa vend e që s’shkëmbehen me ndonjë meritë, është një skemë primitive, e cila s’është se nuk po ka suksses në stadin ende primitiv, që po reflekton media jonë. Pasi mbaroi punë me Top-Channel, duke shfrytëzuar krejt hapësirën që i jepej nga largimi nga kjo jetë i themeluesit të këtij rrjeti televiziv, por edhe duke shpërdoruar mirëkuptimin që ekzistonte aty e në bashkinë e Tiranës, Bamir Topi kreu kapërcimin e madh, duke e dërguar pallaskën presidenciale deri tek drejtuesi i rrjetit “News 24”. I njohur për qendrimet e tij pak shqiptare, ky rrjet duhej të ishte stacioni i fundit ku do të të ankorohej pallaska e presidentit, por duket se kryetari i shtetit ka shumë ngut ta mbyllë këtë skemë dhe pallaska e Carlo Bollinos, zuri një vend qendror në edicionet informative të para dhjetë ditëve.
Ngaqë kapërcimi ishte shumë i madh, nga frika se mos i zbulohej skema primitive e korruptimit të medias për interesa aspak shtetërore e aspak institucionale, kryetari i Shtetit përdori si gjethe fiku edhe Nikollë Lesin, duke i akorduar edhe atij një dekoratë-pallaskë, paçka se ky i fundit aktualisht nuk i duhet për sistemin, meqenëse nuk ka ndonjë media në përdorim. Dekorimi i Lesit shpresohej të davariste disi shqetësimin e opinionit për trafikun e influencës, që në mënyrë imorale po mundohet të blejë kryetari i shtetit.
Por asgjë s’e davarit një sistem të tërë telefonatash, përshëndetjesh, përgëzimesh, solidarizimesh, shqetësimesh e reagimesh, që presidenti Bamir Topi po ndan këto kohë me të tjerë drejtues mediash, me të cilët, duket se trafiku i influencës është blerë edhe më ulët - pra, me epitetet që përmenda pak më lart.
Sistemi i pallaskave, si një keqpërdorim i së drejtës për të vlerësuar kontributet që shqiptarë të nderuar japin në fusha të ndryshme, spikati edhe në mandatit e paraardhësit të presidentit Topi, por aty, përdorimi ishte më shumë rast pas rasti, e s’pati mundësi të ngrihej deri në sistem. Por kjo që po përpiqet të kryejë presidenti Bamir Topi (edhe pse sistemi nuk do të jetë kurrë i plotë e rrjedhimisht nuk do të jetë asnjëherë i suksesshëm, sepse e vërteta triumfon, edhe kur shfaqet në një tribunë të vetme), është veçanërisht shqetësuese. Sado joefektive të jetë përpjekja për të blerë hapësira, linja editoriale e qendrime të ndryshme publike, në të mirë të interesave personale të kryetarit të shtetit, në shkëmbim të pallaskave që shpërndahen pa hesap, si një e drejtë që rrjedh nga keqpërdorimi i prerogativave kushtetuese, gjithsesi gjesti i presidentit mbetet një aksion i dënueshëm e që duhet bllokuar sa më shpejt të jetë e mundur. Më e mira do të ishte që protagonistët e mediave të mos përfshiheshin në lojën e pallaskave, e nëse kjo u detyrohet, ata t’i refuzojnë “nderimet” e presidentit me neveri. Por nëse dikush s’pati rastin ta refuzonte, sepse iu dha “postum” e dikush sepse është i huaj dhe nuk ia ndjen shumë se sa dëmtohet shtypi shqiptar, të tjerët e kanë detyrimin profesional t’i kthejnë pallaskat metalike, telefonatat, solidarizimet apo shqetësimet lajkatare, që vijnë brenda një shtrat, që jo një burri shteti, po as një numri rendor të thjeshtë në gjendjen civile të Bashkisë së Tiranës, nuk i shkojnë për shtat.
Por pyetja thelbësore që mbetet është: Pse ka nevojë presidenti Bamir Topi për një korruptim urgjent të shtypit shqiptar? Kur u zgjodh president i republikës, ai nuk është se ishte investuar shumë në punë pune dhe sondazhet e nxirrnin njërin nga më popullorët e politikës, bile njërin nga të privilegjuarit e shtypit. Por rreth 20 muaj pas marrjes së mandatit presidencial, vetëm punët e kryera jo mirë, bile edhe punët jo të mira të kryera prej tij, e detyrojnë kryetarin e shteti të ndërmarrë aksione të tilla antiinstitucionale e i detyrojnë përfaqësuesit e shtypit të futen në një siklet të ri, përballë lumit të pallaskave, një llurdi që na turpëron të gjithëve, për shkak të përgjegjësisë që mbajmë për burimin e tij....

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi