Përmbytjet në Shkodër, 250 shtëpi nën ujë

Afro 250 banesa gjenden ende nën ujë në Qarkun e Shkodrës, si pasojë e rreshjeve dhe shkarkimeve të kaskadës së Drinit. 3 500 hektarë tokë janë përmbytur gjithashtu. Mjaft familje janë evakuuar, por shumë të tjera refuzojnë t’i braktisin shtëpitë e tyre. Disa shtëpi janë të izoluara.
Por niveli i ujit ka rënë me 20 centimetra të tjerë dhe situata është e përmirësuar ndjeshëm në krahasim me fundjavën. Banorët thonë se do t’i braktisin shtëpitë vetem nëse situata përkeqësohet. Shtabi i emergjencave ka dërguar ndërkohe edhe ndihmat e para, duke parë rezistencën e këtyre familjeve.
Zyra e Emergjencave Civile ka bërë edhe një bilanc të situatës, me shtëpitë dhe tokat e përmbytura.
Bashkia Shkodër: Nga vlerësimi paraprak është përmbytur rreth 600 ha tokë në rajonin nr.1. Në lagjen Ajasem, Bahçallëk dhe Tophane, janë evakuar nga zona e përmbytjes 37 familje, nga të cilat 11 familje janë strehuar në ambjentet e Turizmit në Shkodër. Dje pasdite 130 persona të komunitetit rom janë akomoduar ne repartin ushtarak Melgushë, ku u është dhënë asistencë me ndihma në ushqime dhe ndihmë mjekësore. Sot për këto familje janë duke u dërguar nga Rezerva e Shtetit edhe 100 pako familjare me ushqime.
Komuna Ana e Malit: Sipas vlerësimit paraprak është përmbytur rreth 850 ha tokë. Janë me prezencë uji 130 shtëpi në fshatin Obot, nga të cilat 5 familje janë evakuar. Sot janë dërguar rreth 100 pako familjare me ushqime dhe nga komuna po merren të gjitha masat për ti shpërndarë në çdo shtëpi.
Komuna Dajç: Në këtë komunë janë përmbytur rreth 1000 ha tokë bujqësore. Në prezencë uji ndodhen 70 banesa dhe janë evakuar 53 familje. Në fshatin Semrisht ka demtime të argjinaturës. Në këtë komunë janë të dislokuara dy zjarrfikse për mbrojtjen nga përmbytja të dy kabinave elektrike.
Sipas Ministrisë së Brendshme, në Shkodër janë dislokuar forcat operacionale për të ndihmuar evakuimin e banorëve, forca të FNSH Shkodër e Tiranë, si dhe reparti Delta Force me dy gomone. Ne terren po veprojnë nga Ministria e Mbrojtjes 112 trupa, 13 mjete transporti vetëshkarkuese dhe 6 motobarka gomone. Në Komunën e Ana e Malit, gjenden 12 forca montimi me dy mjete transporti të ngarkuara me dy ura tip bejli që do të montohen në këtë komunë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi