Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tri pyetje për shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin

Shko poshtë

Tri pyetje për shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin Empty Tri pyetje për shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 06, 2010 12:27 am

Tri pyetje për shefin e SHIK-ut, Kadri VTri pyetje për shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin Moz-screenshot-4eselin

Tri pyetje për shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin Moz-screenshot-5Tri pyetje për shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin VESELIII


Bajrush Morina
A
janë trajnuar oficerët e parë të SHIK-ut nga ish-shefi i SHIK-it të
Shqipërisë, Fatos Klosi? A janë shfrytëzuar për sigurinë në Kosovë
“thasët” me dokumente të “vjedhura” nga zyrat e presidentëve serbë
Koshtunica e Tadiq dhe a keni bërë hetime për vrasjet politike të
pasluftës në Kosovë?
Pas një heshtjeje pothuaj dhjetëvjeçare më
në fund foli njeriu i parë i Shërbimit Informativ të Kosovës- SHIK-ut,
Kadri Veseli. Ky shërbim dhe ky emër deri vonë kanë qenë konspirativë,
që shfaqej vetëm në opinion nëpërmjet ndonjë deklarimi a shkrimi
gazetaresk, por gjithmonë “i panjohur” publikisht dhe me emër
konspirativ “Luli!”. Kadri Veseli për herë të parë foli në një medium
televiziv dhe u transmetua nga një gazetë ditore.
I vonuar, por më mirë vonë se kurrë!
Kadri Veseli, i njohur me pseudonimin Luli, ka dalë për herë të parë
në opinion duke lexuar një letër në mbrëmjen e 15 qershorit të vitit
2008. Në fillim të lajmeve qendrore të Radio Televizionit të Kosovës,
opinioni për herë të parë ka parë “fotografinë” e gjallë të Kadri
Veselit dhe për herë të parë është informuar publikisht për ekzistimin
deri atëherë të Shërbimit Informativ të Kosovës dhe për përfundimin e
misionit të këtij shërbimi, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës. Por, më në fund, Kadri Veseli foli jashtë
protokollit zyrtar dhe në një medium privat. Shumëkush do të thoshte se
ai foli tepër vonë. Megjithatë arsyetimi i kësaj vonese ka një
përgjigje: më mirë vonë se kurrë!
Takim me Kadri Veselin
Më shumë Shërbimin Informativ të Kosovës, e herë pas here edhe
shefin e këtij shërbimi që deri vonë ishte “emër i panjohur” -
misterioz, që nuk përmendej dhe nuk deklarohej askund, e kam lakuar
shumë herë në shkrimet e mia në gazetën “Bota sot”. Kanë qenë edhe
kolegë të tjerë gazetarë që kanë shkruar për SHIK-un. Ç’është e vërteta
disa vjet ka qenë vetëm gazeta “Bota sot” që ka pasur guximin të
shkruajë, aq sa ka dëgjuar dhe aq sa ka arritur të sigurojë burime të
informatave, për SHIK-un, për veprimtarinë e SHIK-ut dhe për “kupolën”
e SHIK-ut në Kosovë. Por as atëherë e as sot SHIK-u nuk ka dërguar
ndonjë reagim kundër këtyre shkrimeve. Së paku jo në mënyrë të
drejtpërdrejtë, qoftë edhe zyrtarisht. SHIK-u ka heshtur, por “Bota
sot” ka vazhduar të shkruajë.
Me Kadri Veselin jam takuar dhe përshëndetur fare rastësisht në një
nga lokalet në qendër të Prishtinës, në pikë të ditës. Ai ishte në
shoqëri me elitën politike të PDK-së, përkatësisht me elitën e
pushtetit qeveritar në Kosovë, ndërkaq unë fikall vetëm, me duar në
xhepa. Kur më ka zgjatur dorën dhe më ka përmendur emrin, për një
moment nuk i kam besuar realitetit. Megjithatë ka qenë çiltëria e madje
edhe buzëqeshja e tij që më kanë bindur se megjithatë ai para meje
ishte shefi i SHIK-ut dhe “dora vetë” Kadri Veseli. Ndër të tjera e di
se i kam thënë se në ato momente “... e ndieja veten si njeriu më i
sigurt në Kosovë, meqenëse kisha pranë elitën qeveritare, e mbi të
gjitha shefin e Shërbimit Informativ të Kosovës”. Një takim fare pak
minutash, përveç pyetjeve të zakonshme “A jeni mirë, si jeni?....”
zakonisht përfundon me “mirupafshim!’.
Më pas kam bluar në mendje këtë takim. Edhe sot e çmoj sjelljen e
tij në relacion ndaj meje, në mos për asgjë për faktin se ai i ka
lexuar fare mirë të gjitha shkrimet e mia për SHIK-un dhe për shefin e
SHIK-ut, madje sigurisht se i ka rilexuar disa herë këto dhe shkrimet e
tjera të “Botë sot”, por ai e mbajti veten, e ruajti gjakftohtësinë e
madje u tregua edhe xhentëlmen dhe më zgjati dorën i pari me
buzëqeshje. Në relacione të kundërta, pra sikur të kisha qenë unë në
vend të tij, nga “kokëfortësia” ime dhe “inati” nuk do të mund të gjeja
forcë që të përshëndetsha dhe aq më pak t’i buzëqeshja një njeriu që ma
ka “lakuar” ermin në “rasa” e “forma” të ndryshme. Sidoqoftë duket se
Kadri Veseli, falë një përvoje gati dhjetëvjeçare, kishte formuar
karakterin e njeriut të duhur në profesionin e duhur.
A ju ka “trajnuar” Fatos Klosi?
Tashti kam tri pyetje për ju, z.Kadri Veseli!
Duke dëgjuar rrëfimin tuaj të parë publik, ju vetë, z.Veseli, thoni
se pjesëtarët e parë të SHIK-ut kanë filluar të trajnohen në gusht të
vitit 1998. Po në këtë muaj ka marrë detyrën edhe shefi i SHIK-ut të
Shqipërisë, i famshmi Fatos Klosi. Duke e pasur parasysh, pak a shumë,
shtrirjen e aktivitetit tuaj në atë kohë dhe në atë vit, a do të thotë
kjo se ju, ose oficerët tuaj, mësimet e para të këtij “zanati” i keni
marrë nga shefi i atëhershëm i SHIK-ut të Shqipërisë? Ç’është e vërteta
nuk ka asgjë kontestuese nëse vërtet keni marrë mësimet e para nga
SHIK-u i Shqipërisë, por duke e pasur parasysh ngjyrimin politik të
Fatos Klosit, por edhe zhvillimet dramatike të Shqipërisë së vitit 1998
(vrasja e Azem Hajdarit, vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit) e mbi të
gjitha prapavija e këtyre vrasjeve, atëherë është shumë e dyshimtë
përgatitja profesionale e oficerëve tuaj nga “shkolla” profesionale e
Fatos Klosit. Ju, mbase, mund ta keni mik të ngushtë Fatos Klosin, por
emri i tij as në Shqipëri nuk është aq i “lëvdueshëm”! Por nëse
oficerët tuaj janë trajnuar nga ndonjë shërbim jashtë shtetit shqiptar,
atëherë kjo është për t’u lëvduar, por ju e latë misterioz vendin e
trajnimit.
Ku janë “thasët” me dokumente që i keni marrë nga zyrat e zyrtarëve serbë?
Në shumësinë e deklarimeve tuaja për aktivitetin patriotik e
kombëtar tuajin dhe të bashkëpunëtorëve tuaj, ju dhatë një deklaratë
bukur serioze, e cila, po të jetë e vërtetë, do të duhej të shkaktonte
një “tërmet” politik e institucional në Serbi. Ndër të tjera duke
lëvduar aktivitetin e SHIK-ut ju thatë se nga zyrat e kryeministrit
serb Vojislav Koshtunica e presidentit serb Borsi Tadiq keni arritur të
merrni dokumente “me thasë”, ndër të tjera falë edhe
ish-bashkëpunëtorëve të UDB-së serbe, të cilët më pas kanë pranuar të
bashkëpunojnë me ju e të cilët ishin ish-bashkëpunëtorë të UDB-së, ju
disa herë i quajtët si “thesar” i shoqërisë tonë. Duke mos u pajtuar me
këtë epitet tuajin për këta ish-UDB-istë, një çështje që më intereson
të di është fakti se a i keni shfrytëzuar për sigurinë e vendit këto
dokumente? A keni ndërmarrë ndonjë kundërveprim ndaj regjimit paralel
serb në Kosovë, falë njohurive që i keni marrë nga këta “thasë” me
dokumente? A është shkruar në këto dokumente diçka për funksionimin dhe
financimin e strukturave paralele serbe në Kosovë? Pse nuk keni
ndërmarrë diçka për pengimin e funksionimit të këtyre strukturave
paralele serbe, të cilat në veri të vendit dhe në enklava edhe më tutje
funksionojnë. Mbase ju do të thoni se keni ndërmarrë veprime me interes
për sigurinë e vendit, por realiteti është se këto struktura paralele
serbe në Kosovë çdo vit e më shumë janë forcuar dhe kanë vepruar duke
injoruar realitetin e ri në Kosovë dhe duke ndërprerë çdo bashkëpunim
me institucionet shtetërore të Kosovës. Pra, çka keni bërë me këta
“thasë” të dokumenteve që “keni arritur” t’i merrni nga zyrat e
zyrtarëve të lartë serbë Koshtunica e Tadiq? Ku janë sot këta “thasë”
me dokumente?
Kur jemi te “thasët” me dokumente, një nënpyetje z.Veseli: Sa
“thasë” me dokumente janë marrë prej zyrave tuaja përballë hotelit
“Grand” në Prishtinë nga njësitet speciale të policisë së UNMIK-ut e të
KFOR-it kur ju bastisën në pikë të ditës? Ju vetë e dini datën e kësaj
bastisjeje? Nejse!
A keni bërë hetime për vrasjet politike të pasluftës në Kosovë?
Një çështje që e hapët në debat, por për të cilën nuk dhatë ndonjë
përgjigje të qartë, ishte vrasjet politike të pasluftës në Kosovë. Ju,
më shumë sesa një shef i një shërbimi që merret me mbledhjen e
informatave të sakta e të rëndësishme, u treguat shumë human duke u
solidarizuar me dhembjen e atyre familjarëve të cilëve ua vranë më të
dashurit e tyre dhe apeluat si një politikan i kohës që t’i lihet
drejtësisë ta thotë fjalën e fundit për këto vrasje. Mirë, solidarizimi
me familjet e të vrarëve është një gjest human juaji, gjë që është për
çdo respekt, por përgjigjja juaj ngjante me një deklaratë të një
politikani e jo të një shefi të një shërbimi aq të rëndësishëm siç e
vlerësoni ju SHIK-un. A keni mbledhur informata ju për këto vrasje në
Kosovë? Ku janë të deponuara ato informata? A i keni dhënë këto
informata drejtësisë apo policisë? A janë ato informata pjesë e
dosjeve, të cilat u zhdukën në dhomën e dëshmive në vendin më të
sigurt, në Policinë e Kosovës? Pra, çka keni bërë ju dhe shërbimi i
juaj që, e para: të largoni nga vetja “përgjegjësinë” e paragjykuar për
pjesëmarrje në këto vrasje, dhe e dyta, që t’i zbuloni vrasësit dhe t’i
parandaloni këto vrasje politike të disa prej figurave të njohura
politike në Kosovë, shumica prej të cilave kanë qenë zyrtarë të lartë
të LDK-së, deputetë, kryetarë komunash, këshilltarë të presidentit
Ibrahim Rugova? Me një fjalë, në qoftë se mund të pranojmë arsyetimin
tuaj se SHIK-u nuk ka gisht në këto vrasje, atëherë pse nuk i keni
hetuar kriminelët e këtyre akteve kriminale dhe përse nuk i keni
parandaluar këto vrasje, pasi që vetë e pranoni se SHIK-u ka pasur në
radhë të parë qëllimin e sigurisë kombëtare të vendit!
Sidoqoftë, z.Kadri Veseli, unë do t’ju shtroja edhe disa pyetje të
tjera, por është vendim Juaji që të zgjidhni mediat dhe
bashkëbiseduesit tuaj gazetarë. Për këtë nuk kam asgjë kundër. Shpresoj
se herën tjetër do të zgjidhni një medium dhe një gazetar tjetër për
intervistë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi