Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Veseli ministër ose zv/kryeministër

Shko poshtë

Kadri Veseli ministër ose zv/kryeministër Empty Kadri Veseli ministër ose zv/kryeministër

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 06, 2010 1:01 am

Kadri Veseli ministër ose zv/kryeministër



Kadri Veseli ministër ose zv/kryeministër F.0105123435217_m

Burime
të larta të partisë në pushtet, PDK, kanë bërë të ditur për të
përditshmen Lajm se, përveç largimeve dhe ndryshimeve të posteve, në
Qeverinë e konfiguruar do të jetë edhe njeriu më i afërt i
kryeministrit Thaçi, ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli.
Sipas
kësaj të përditshmeje, e cila thirret në burime të veta, Veseli do të
jetë zëvendës i Thaçit ose ministër i Ekonomisë dhe i Financave.
Po ashtu, këto burime kanë bërë të ditur se për njërin post të
zëvendëskryeministrit përflitet edhe Fatmir Limaj, ndërkaq vendin e tij
do të zërë Adem Grabovci.
Hajredin Kuçi do të jetë ministër i Punëve të Breëndshme dhe
njëherësh zv/kryeministër, ndërsa Zenun Pajaziti ministër i Integrimeve
Evropiane.
Megjithatë, këta emra nuk i konfirmon askush nga Qeveria e as nga dy
partnerët e koalicionit, pasi, sipas zyrtarëve të dy partive, kjo është
kompetencë e kryeministrit Thaçi.
Në listën e ministrave për t’u larguar, sipas burimeve të kësaj
gazete janë ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala
(zëvendësimi i të cilit pritet të jetë Shpend Ahmeti nga instituti
GAP), ministri i Bujqësisë, Idriz Vehapi, si dhe ministrja e
Energjetikës dhe e Minierave Justina Shiroka-Pula, që të tre nga radhët
e PDK-së, ndërsa nga radhët e LDK-së mund të largohen ministri i
Shëndetësisë, Alush Gashi, ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi, si
dhe ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Lutfi Zharku. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi