Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reshat Sahitaj: Ramiz Kelmendi – veteran i kulturës shqiptare në Kosovë

Shko poshtë

Reshat Sahitaj: Ramiz Kelmendi – veteran i kulturës shqiptare në Kosovë Empty Reshat Sahitaj: Ramiz Kelmendi – veteran i kulturës shqiptare në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 06, 2010 2:19 am

]Reshat Sahitaj: Ramiz Kelmendi – veteran i kulturës shqiptare në Kosovë U1_RamizKelmendi
Ramiz Kelmendi – veteran i kulturës shqiptare në Kosovë
(Ribotohet me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij)
Nga Reshat Sahitaj
Ramiz Kelmendi (20 dhjetor 1930) i takon plejadës së parë të krijuesve të pasluftës së Dytë, i cili levëroi me sukses në letërsinë tonë e që me shkrimet e tij asnjëherë nuk e humbi aktualitetin dhe komunikimin me lexuesit.
Dikush nga krijuesit e të njejtës gjeneratë për një kohë të shkurtër do të ecë përkrah Ramiz Kelmendit, e më vonë shkrimet e disave do të zbehen, kurse Ramiz Kelmendi gjithnjë e më tepër do të perfeksionohet për të arritur majat e suksesit letrar. Si në çdo fushë tjetër, poashtu edhe në letërsi ekzistojnë barriera, gracka, intriga e xhelozi, nga se për të dobëtit këto janë arma më e fuqishme për të penguar veprimtarinë jo vetëm të një fillestari, por edhe të një njeriut me përvojë të gjatë. Ramiz Kelmendi, edhe pse aso kohe në moshë të re, do din t’iu përballon intrigave të kohës dhe do të lundrojë drjet arritjës së suksesit vetëm me punë kualitative, duke qenë i vetëdijshëm se vlerat do të jenë ato që e ngritin personalitetin e një individi, e mbase edhe të një shoqërie. Mirëpo, njerëzit tanë janë shpirtngushtë aq sa suksesi i Ramiz Kelmendit disave po u vërbonte sytë, disave po ua trulloste mendjen e të paktë ishin ata që po i gëzohëshin të arriturave të djaloshit qe vinte nga zona e Rugovës epike.
Injoroi xhelozet, intriguesit dhe sahanlëpirësit
Çuditërisht, smirëzinjtë do të ngulnin këmbë në qendrimet e tyre të mbrapshta qe nga mosha rinore e deri ne kulmin e pleqërisë së tyre dhe të autorit. Filozofi gjerman Shopenhaueri kishte shkruar se karakteri i njerëzve nuk ndryshon kurrë dhe se i keqi gjithnjë do të mbetët i keq. I keqi për interesa të tij personale mundet që për një moment të caktua të shndërrohet në bëmirës, por përseri do t’i kthehet karakterit të mëparshem. Ramiz Kelmendi tërë jetën kishte shpresuar se një ditë edhe xhelozët , edhe intriguesit edhe sahanlëpirsit do të mbledhin mendjen, por më kotë, andaj , më në fund një ditë publikisht do të detyrohej të hiqte dorë dhe t’i injoronte përjetësisht. Ramizi nuk hoqi dorë nga askush, as nga ata që e xhelozonin, e as nga ata qe e admironin, por thjeshtë hoqi dorë nga lufta e kotë e thashethemeve të injorantëve primitivë, kështu që xhelozët i la të xhelozonin e tjerët ta admironin. Në fund të fundit, nëse askush nuk të xhelozon ti nuk ekzsiton. Vetëm debilet, të çmendurit e të cunguarit nuk i xhelozon askush. Përmes xhelozëve e kuptojmë sa vlejmë. Xhelozia është një lloji mase e vlerave tona.
Tani në moshën 78 vjeçare, Ramiz Kelmendi ndijen një krenari për rrugëtimin e tij krijues. Në moshë të thyer Ramiz Kelmendit do t’i kujtohën ditët e vështira të fëmijërisë dhe shkollimi i tij me njëqind vuajtje. Për çdo gjë që kishte vepruar dhe perjetuar gjatë jetës , Ramiz Kelmendi është ballëhapur, por në thellësinë e shpirtit të tij e ka vetëm një zbrazëtirë, në thellësinë e zemrës e mbanë një peshë që e rëndon. Edhe ne terrin e natës kur tjerët bëjnë gjumë të rehatshem Ramiz Kelmendi e ka një dëshirë që kurrë nuk arriti ta plotësojë. Ah, vetëm edhe kjo dëshirë të ishte plotësuar dhe Ramiz Kelmendi do ta ndjente vetën njeriun më të lumtur në botë. Dhe, një ditë, më i mërzitur se kurrë, Ramiz Kelmendi pa i treguar askujt do të dali për të ecur i vetmuar. Në vetmi mund të fliste me veten e me tjerët. Ne vetmi mund të komunikonte mbase edhe me shpirtëra të vdekur. Ne ecje e sipër rruga e shpuri në varreza. Nuk e dinte nëse rastësisht u gjend para varrit të babait apo qëllimisht ishte nisur për të komunikuar me prindin që tani bënte gjumin e amshuar. U ndal. U gjunjëzua. I rrodhën dy pika loti . Ledhatoi barin mabi varrin dhe ndjeu sikur para tij iu paraqit vetë babai. “Ah,babë! Sa do dëshiroja që të ishe i gjallë e të shihje suksesin e birit tënd. Babë, unë jam Ramizi që dikur merakoseshe për fatin tim e tani shiko se ku kam arritur. Jo vetëm qe e kam kryer fakultetin por edhe e kam krijuar fakultetin tim”. U ngrit dhe sikur fytyrës ndjeu një përkëdhelje të lehtë. Ishte përkëdhelje e dorës së shpirtit të babait apo ndoshta vetëm një përkëdhelje e erës së lehtë, që përshkoi fusha e bjeshkë, këtë Ramiz Kelmendi kurrë nuk do ta dinte. U nis në drejtim të qytetit, më i lehtësuar dhe më i gëzuar, ngase kishte përshtypjen se fjalët e tij i kishte dëgjuar prindi që aq shumë kishte dëshiruar që fëmijet të kryejnë studimet.
“Shtatë persona ndjekin autorin”
Asnjëherë Ramiz Kelmendi nuk do t’i kuptonte ata të cilët e pengonin ne punën e tij, e ndoshta pikërisht kjo i ka ndihmuar që autorit t’i lind ideja për shkrimin e romanit “Shtatë persona ndjekin autorin”, ndosha edhe jo. Por për arsyeje se tani është në 77 vjetorin e jetës ne pika të shkurtra ia bëjë një analizë romanit “Shtatë persona ndjekin autorin” ngase numri shtatë në legjendat tona është mitik. Koinçidencë? Rastësi? Zgjidheni si te doni.
Artan Çeliku, një gazetar, e parasegjithash shkrimatar, një ditë prej ditësh zhdukët nga syri i jetës së përdtishme të njerëzve që e rrethonin. Zhdukja e Artan Çelikut bëhët objekt i konverzacionëve të njerëzve të Prishtinës. Rrethi intelektual, gjegjësisht pseudointelektual i Kryeqytetit të Kosovës interesohët për zhdukjën misterioze të Artan Çelikut. Ku shkoi Artan Çeliku? Si humbi pa gjurmë? Artani u burgos nga policia për veprimtari armiqësore? Ndoshta Artani e kishte kaluar kufirin pa u zënë nga policia? Me pyetje të tilla, e kalojnë kohën shtatë persona të cilët e kanë njohur Artan Çelikun. Ndjenin dhimbje për burgosjën apo zhdukjen e Artan Çelikut, apo thjeshtë kënaqësi? Shtatë personat që interesohën për fatin e autorit simbolizojnë segmentin më destruktiv të shoqërisë sonë.
“Shtatë persona ndjekin autorin”, si bosht kryesor të temës ka thashethemët e disa individëve të cilët tërë kohën e kalojnë duke u interesuar për mënyrën e jetës së tjetërkujt.
Xhelozia, intriga, gracka, dyftyrësia dhe etiketimet janë shpirti dhe ushqimi shpirtëror i shtatë personave destruktivë të cilët i pengon suksesi i tjetrit. Të shtatë individet nuk, e xhelozojnë njeriun e huaj të ardhur nga larg. Jo. Tërë forcat e tyre i bashkojnë kundër njeriut të tyre me të cilin u rritën në të njejtin qytet, e ndonjëri madje në të njejtën lagje. Mund të arrijë sukses kushdotjetër por jo ai me të cilin në fëmijëri luanin bashkë. Shtatë personat paraqesin shtatë veçoritë negative kryesore të çdo shoqërie Këto shatë veçori dallohën mes veti me nyanca shumë pak të dallueshme.
Autroi Ramiz Kelmendi në veprën “Shtatë persona ndjekin autorin”, trajton anën psikologjike të personazhëve të tij dhe mjeshtrisht futët në botën enigmatike të individëve destruktivë të cilët janë të bindur se bota sillet rreth tyre dhe se pa ndihmën e tyre asgjë e askush nuk mund të ketë sukses.
Shtatë persona që intersohën për zhdukjen e Artanit janë sinonim i së keqës. Qe të shatit, secili në vete ka zhdërvjelltësi dhe aftësi të veçanta që bënë të dallohët nga personazhi tjetër. Prirjet e secilit kanë veçoritë e tyre në fusha të caktuara thuase janë të specializuar në profesionet e tyre të së keqës. Edhepse secili prej shtatë personazhëve kanë karakteristika të veçanta në fushëveprimët e tyre shkatrrimtare, prapseprapë qe të shatit kanë një karakteristik të përbashkët që quhët xhelozia për të shkatërruar jetën e njeriut të suskseshëm.
Ramiz Kelmendi shquhet si rrëfimtar i vaçantë lirik, si krijues që ka zgjuar polemikë, si mjeshtër shumë i mire i gjuhës me një leksikë tejet të pasur, me reportazhet e tij që ngjallën kërsheri tek lexuesit…

[/justify]
Për ZSH: Baki Ymer
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi