Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpresa Kurteshi: DHEMBJA E VUAJTJES

Shko poshtë

Shpresa Kurteshi: DHEMBJA E VUAJTJES Empty Shpresa Kurteshi: DHEMBJA E VUAJTJES

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 06, 2010 8:28 pm

Shpresa Kurteshi: DHEMBJA E VUAJTJES 13559_1223885797343_1234927122_30699440_4955215_n


Shpresa Kurteshi: DHEMBJA E VUAJTJES



Druaj se po vdes
nga dhembja e thellë që shpirtin ma mundon,
pulëbardha flutroi shtigjeve të largesisë,
e une molisur nën hije të lisave e kujtoj.
Vesa mengjesit freskon natyren,
dehë barin nga lumturia,
Si valë përvëluese dielli mëgjesor
djeg në sedër plaget e mia..
Ti pulëbardhë e di ?
Ende je plaga e dikuj !

Më dehë dhembja e thellë
që shpirtin ma mundon
Retë e bardha endin qiellit,
ndoshta mbi to qëndron dhe ti,
nga lart vështron si më përvëlon gjoksi,
si përpëlitet shpirti mbi shtrat të dheut të zi..
Gjëmo qiell dhe ti e gërhat tokë nga malli
shkundu trug i jetës ,digju trup nga zjarri..
Shkretëtirë o horizonti im !!
Fati im steril ,nga ty nuk lindin shpresat,
Shpresa ,sa qe gënjeu..
Eh moj mendje besimtare e pësove !
Iku edhe ajo,
bota më nuk më premton nje të nesërme më të mirë,
as edhe përtej ,
se u mbyllën dyert e parajsës me ty...
Po vuaj në robni ke trupi im,
E di ti ,une c'dua !!??
Se di !!!
Ah dhembja që nuk më le të qaj,
Në pellg të gjakut noton,

Ah shpirt i prangosur ,
Në skëterr si zvarranik jeton..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi