Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anton Çetta

Shko poshtë

Anton Çetta Empty Anton Çetta

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 06, 2010 10:15 pm

ANTON ÇETTA

Anton Çetta Antoncetta0jq

Lindi në Gjakovë në një familje të shpërngulur nga Fani i Mirditës. Arsimin e mesëm e mbaroi në Liceun e Korçës, pastaj kreu studimet universitare në Beograd në fakultetin filologjik, dega e romanistikës. Që nga fillimi i viteve '50 nisi gjurmimin dhe redaktimin e këngëve popullore të Kosovës, përfshirë në disa vëllime. U bë njohës i thellë dhe studiues i spikatur i kulturës popullore, dokeve, riteve, miteve shqiptare e më gjërë. Drejton Sektorin e Folklorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Një nga shkencëtarët e njohur të Kosovës, autor i disa veprave studimore, bashkëautor, referues e kumtues në konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombëtare.
Fiton një popullaritet të jashtëzakonshëm në ndërmarrjen e nismës historike për faljen e gjaqeve dhe pajtimeve në mbarë Kosovën, duke u bërë figura qendrore e këtij misioni madhor në vitin l990.
Në vitin l991 vizitoi vendlindjen e të parëve të tij, Mirditën, ku shkoi dhe në Fan.
Vdiq në vitin l995 në Kosovë.


Prozë popullore nga Drenica-Anton çetta

INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS

ANEKDOTA I Prishtinë 1987 LETËRSI POPULLORE

Vëllimi XV

Anton çetta ishte njëri ndër intelektualët dhe folkloristët më të shquar në Kosovë. Kontributin më të madh e dha si profesor i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe si punëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Nga viti 1945 ai u mor intenzivisht me mbledhjen e krijimtarisë letrare gojore shqiptare, që u botuan në disa vëllime e që paraqet një thesar të paçmuar të trashëgimisë sonë shpirtërore.
Materialet e mbledhura dhe të botuara me kritere shkencore -16 vëllime si autor dhe koautor-paraqesin bazë solide për themelimin e studimit të problemeve të letërsisë gojore shqiptare, por edhe studimet e vetë Anton çettës në këtë fushë janë dëshmi e kontributit të tij të pamohueshëm. Punën e tij në fushën e folkloristikës shqiptare e kanë çmuar lart studiues shqiptarë dhe të huaj. A. çetta lindi në Gjakovë më 1920. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë dhe Korçë, ndërsa tri vjetët e fundit të liceut - drejtimi klasik - në Milano të Italisë. Studimet - grupi i romanistikës - i mbaroi në Universitetin e Beogradit më 1950. Një kohë punoi si asistent në Seminarin (Katedrën) e albanologjisë në Beograd, ndërsa me hapjen e Fakultetit Filozofik të Prishtinës u emërua ligjërues për letërsinë e vjetër shqiptare. Prej vitit 1968 e derisa u pensionua punoi si punëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës ku ishte shef i Degës së Folklorit dhe kryeredaktor shumë shumëvjeçar i revistës "Gjurmime albanologjike-folklor dhe etnologji"...

*ANEKDOTA POPULLORE

Shënim: Per hirë të origjinalitetit dhe mos humbjes së kuptimit dhe porosis që i gjejmë te anekdotat apo te njohura në popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA do ti shkruajmë mu në atë mënyrë se si janë interpretuar nga vetë ata që i kanë treguar ose që janë ruajtur gjeneratë pas gjenerate deri në ditët e sotme.

I. PUNA-PËRTESA

1
NDËRMJET TË LAGTIT E TË THATIT
(Padalishtë,Drenicë)

-Ish kanë ni demel.Kijet i kish pasë,senet për punë po,pllu-gun po,edhe ish kanë metë pa mjellë.E vesin miqt:
-Pse s'molle sivjet?
-Vallahi,ni herë ke lagt e dikur u tha.
-Ani,ku ke ti nërmje' t'lagtit e t'thatit?
Puntori,mos m'e ruejtë kohën nërmjet' t'lagtit e t'thatit me mjellë,ai s'un mjellë kurr.

2
S'TA LEN AS MRENË E LE MA N'HAMAR
(Likoshan,Drenicë)

Njani,tuj shkue udhës,e sheh njanin tuj livrue.Lavërtari e lake laknor,bajke trapa.Udhtari po i thot:
-Puna e marë!
-Marë paç!
-Keq paske punue.
Lavërtari i tha:
-N'hamar t'zotit!
-Vallahi-i tha udhtari-s'ta le as mrenë e le ma n'hamar.

3
ASNI PUNË NUK T'THRRET...
(Sallq,Artakoll)

Ni t'dërvarsi i shkon ni musafir.E priti mirë e i bani fort muhabet i zoti i shpisë.T'nestrit musafiri po lyp izën me u çue e me shkue n'shpi.
I dërvarsi po i thotë:
-Rrimë,bre mik,se ty tash nuk t'thrret kurrfarë pune!
Shyqyr,djem e nipa t'u kan ba boll!
-E bre mik-po i thotë musafiri-asni punë nuk e hap gojën e me britë:"O hajde punom!",po vetë duhet m'e marrë me men se puna thrret.

4
UNË SE KAM MJELLË ARËN HALA
(Padalisht,Drenicë)

Ni i zllakuçanas i ngjet kijet me livrue ditën e dielle.Prifti kapërcen atypari edhe,n'ven se me i thanë "Puna e mar!",po i thotë:
-A s'po t'vjen marre si i ki ngjitë kijet t'diellen?A e di ti qi zoti,kur e ka jaratisë dynjanë për gjashtë ditë,t'shtatën ditë, t'diellen,ka pushue!?
-Paj,zoti e ka krye punën edhe ka mujtë me pushue,a une, si p'i sheh ti,lum urata,s'e kam mjellë arën hala,-i tha i zllakuçanasi.

5
KALLAMOQI S'KA SABËR
(Ibërticë,Gollak)

Ni hoxhë,me nifarë tubimi,kish pasë thanë se veç me sabër u bahet ballë të tana punëve.Njani po i thotë:
-Veç ni punë,hoxhë efeni nuk ka sabër.
-Cilla?
-Kallamoqi,kur t'bahet m'u prashitë,s'ka sabër.

6
QYPI ME PARE NË VJESHTË
(Cerrovik,Prekorupë)

Ish kanë ni plak e i kish pasë tre djel.Djelt ishin kanë si de-mela.Plaku po i urdhnon me punue dishka,ata s'po donë.E kish pasë plaku ni vneshtë.Mirpo vneshti,pa punue s'bajke. 'I ditë pej ditsh u thot djelve:
-Bir,jam lodhë,pra kishna m'u kallxue dishka.
-Shka babë?-thanë djelt.
-E kam shti ni qyp me pare n'vneshtë.N'mujshi me shkue m'e nxjerrë,ju muni me metë gjallë.
U cuen djelt,i kapën tarrakopat e shkuen n'vneshtë.Kur shkuen,po gropojnë fellë për at qyp me pare.Mirpo qypin nuk e gjetën.U k'thyen te plaku e i thanë:
-Babë,s'mujtëm m'e gjetë qypin.
-Ani,babo e gjeni dikur.
N'at sene v'neshti bani shumë mirë,se ish punue fellë.Djelt cuen e e shitën rrushin n'pazar.Banë pare boll e nisën me e përmisuegjenjen e tyre.Ni mramje,tuj nejtë n'odë,po flet njani djalë:
-He,more babë,shka t'bajmë qi smujtëm m'e gjetë at qyp?
-Po,bre bir,qeky asht qypi me pare-fryti qi na dha v'neshti.
Se,mos me e pasë punue qashtu,kurrni dinar s'un e kishim marrë.Pra,ne e punofshim edhe mas tashti qashtu,gjithmon kena me pas pare.
E,prej at'herit e t'e mas ata iu përveshën punës e u banë puntorë.

7
RRETHOJE QERIM
(Cërnicë,Morava e Epërme)

Kish pasë shkue niherë Tafa me prashitë kallamoq bashk
me gjalin e vetë,Qerimin.Prashitën gjith ditšrn e u lodhën der qaty.As njani nuk ishin t'punës.U mërzitën boll.Iu bÃ¥ ara fus-hë;s'jav marrke menja m'i dalë n'skej kurr.Po kadalë-dalë e
me gajret e afruen arën.Me prashotë s'kish vec edhe pak.
Kur e pa Tafa qi gati u prashit ara,u k'nell e u gxue shum edhe piskati sa mujti:
-Rrethoje,Qerim,rrethoje,se s'ka ku shkon må!

8
UNË JAM MEHË KAMERI
(Vitak,Drenicë)

T'vllajn e Ukës,vinë m'i pa do gjin si njeri t'meçum.
Ky i kish pas lshue dhet me kullotë e i kish pas varë qysteket e sahatit dej n'tokë.U zatetën me ata qi kishin ardhë te ky,edhe i veti:
-Ku ja keni m'sy kshtu?
-Te Mehë Kameri.
-Une jam Mehë Kameri.
-Qysh,mej rue dhitë?-i thanë k'ta.
Njani pej tyne ish n'kali t'shalës edhe i tha:
-Ma qef kishim pasë mus me t'pa se qi t'pamë,cfarë zani ke pas ti.
-Paj,more burra,-u tha Mehë Kameri i Suhogerllsë-sa marre me punue n'shpi tane.

9
SIVJET E PASKEMI GRUNIN E MIRË...
(Dashefc,Drenicë)

Sinan Xani i Deshevcit s'kish pa punue kurrë n'punë t'fushës.
Ni ditë del n'ara,e k'put ni kalli t'grunit,e shtyp me duer,i fryn shushlakut,edhe po i thotë t'vllait,Brahimit:
-Sivjet e paskemi grunin e mirë edhe pa fije t'harçit.
-Po ku pi din,more Sinan?
-Po qe de!E shtypa ni kalli n'grusht edhe veç kokrra e grunit!
-Paj,bre vlla,harçi nuk i bin n'kalli,po ato janë bimë n'veti:egjra,lgjini,shejtani....

10
SHPIJA E MADHE
(Vitak,Drenicë)
Ishin kan shkue do t'drenicakë n'nahije t'Pejës me ba pazar e tuj shkue udhës,n'pik t'verës,i pashin do rob t'ni shpije t'madhe qi gjith ditën rrishin e kuvenojshin nër hije.Dit' pej ditsh hallku, tuj kapërcye asajde e tuj pa qi s'punojshin kurgja,e vetën ni kojshi:
-Allahile,çka kan qata rob t'qasaj shpije,a mus jan s'***ë,a?
Kojshija u tha:
-Valla s'di gja-edhe eci.
Kishin vetë edhe shumë hallk për kit shpi e robt e saj edhe kurkush su kallxojke.Mas do ditsh udhtarët kapërcyen asajde,e kur si panë robt e shpije t'madhe nër hije,vetën:
-Allahile,a dini me na kallxue,ku janë robt e qisaj shpije?
Kojshija priti e foli.
-E,vallahi ishin kanë ba marak m'u da e pej qasaj dite qi u danë err e terr punojnë e s'i sheh kush ma nër hije tuj nejë.

11
GJAJA DO YSHYM
(Kabash,Morava e Epërme)

Mixha Ymer kish pasë majtë kije t'mirë e u kish nejtë gati me yshym t'mirë e për cdo punë qetër,e ja kish pas lanë amanet xhemve t'vet qi gjÃ¥ja do yshym e,simas yshymit ta ban edhe punën:
-N'u qitsh kive kashtë,
s'un i çon me nizetegjashtë
n'u qitsh tallë
bahen skakallë;
n'u qitsh sanë,
s'presin me u thanë;
n'u qitsh taxhi
s'presin kamxhi.

12
T'CELNIT E ARËS I BJEN KATËR T'MIRA
(Obrijë e poshtme)

Xhemajl Obrija,kah shkon n'Plluzhinë,i takon do t'katunas kah e celin ni mal e bajshin arë.Masi u fal me ta,po u thotë:
-çelni,babo,çelni,se t'çelnit e arës i bjen katër t'mira.
-Cilat janë ato t'mira o baba Xhemajl?
-E shton arën,i ban hazër cungat për dimën,t'hahet buka ma fort edhe t'merr gjumi ma mirë,u tha Xhemajli edhe shkoi.

13
MOS IU PËRZIEJ NALLBANIT N'PUNË
(Drenovc,Rrafshi i kosovës)

Ni i barilevas e çon kalin te nallbani edhe po i thotë:
-Mathma qit kali për qef tem edhe me patkoj qisi fare,se m'pëlqejnë fort.
Nallbani ja mathi për qef t'ti,po kali nisi e po topallon.E pruni apet edhe po i thot nallbanit.
-Ti ma mathe për qefi,po kali po topallon.
Nallbani,masi ja n'rroi patkojt e ja ngjiti ata si i pëlqejnë kalit, i
tha t'barilevasit:
-Tjera herë mos iu përziej nallbanit n'punë,se une e mathi kalin ashtu qysh e lyp kali e jo qysh e lyp i zoti kalit.

14
LEJE DIELLIN ME SHKUE PËR QEJF T'VETI
(Poterq i ulët,Klinë)

Njani kish pasë do argat tuj prashitë kallamoq.Kish pasë dalë ara e shtirë e argat' ishin lodhë.Kur hanë drekë e i qesin do rena
njani lodhet fort edhe po e k'qyr diellin.Hala ish nalt.Ja ban me dorë diellit qi me hecë ma shpejt e me prarue.
I zoti i shpisë e kish pas pa edhe kujtoi se mos po e ngon dielli e po hec ma shpejt e po i metet ara pa marue.E coi dorën edhe ai e po i jep shej diellit me shkue m'rapa.Njani pej argatëve i pa edhe u tha:
-Mosni bre!Leneni diellin me shkue për qef t'vet!

15
T'PATËN ME HANGËR,PATËN ME PUNUE
(Strellc i Epërm,Decan)

Ish kan ni Met Kurti i Strellcit.I ki' pa njekë kijet tana heret,mirpo s'ki pa mujtë me i majtë bash mirë e qysh duhet
me yshym.Kijet ishin ligshtue.Po besa edhe pej veshve ai ish kan mangi.
Shkoi ni ditë Met Kurti me livrue.Kijet e lig nuk i shkojshin aq fort.Ktij k'i nisë me i hi mërzia qi s'po i shkojnë kijet bash fort e qysh me e livrue fushën.Njani ra asajde.I briti:
-O puna e marë,Met Kurti!
Ky nuk e njeu bash mirë;met tu heja e kijeve si e kish mangi.Tha:
-O,t'patën me hangër,patën me shkue (me punue),po e kanë henë mangi.

16
A QITI DJERSË BUKA KAH E GATOVE?
(Kishnarekë,Drenicë)

Njani e kish marr ni re (nuse).Renë e kish marrë pej shpije 'zingjinit.Nusja s'kish pas gatue kurrë bukë n'shpi t'vet sa ish kanë cikë.Kur hini n'magje si nuse,bukën e parë se qiti hic t'mirë.Plaku i shpis ish i mecëm.Nuk dashti me ja marrë f'tyrën resë,po i tha:
-Deshta me t'vetë,bre bi,a qiti njersë buka kah e gatove?
Reja i rrudhi kraht e s'diti shka me thanë.Plaku tha:
-Kqyre pra nestra,kur t'gatuejsh.Kqyre mirë bukën a po qet njersë e toni nisja m'e pjekë.
Reja ,kur hini n'magje t'nesrit,kah po gatuen,po kqyr a mos po qet brumi njersë.E n'gjeshi,e ngjeshi sa mujti,po brumi s'qiti njersë.Djersët i shkojshin vadë resë,e dikur,kur u lodhë.e qiti bukën n'qerep edhe e poq.Kur ushtrue sofra,plaku po e shef qi buka kishte dalë e mirë.I tha resë:
-A u njersë buka?
-Jo babë,-tha reja.-boll u lodha.njers't m'kanë shkue vadë,po brumi kurrqysh nuk qiti njersë.
Po qato,moj bi,kur t'njersësh ti n'magje,qato janë njersët e bukës e qat herë buka del mirë.

17
QYSH I KA GJANË TAFILI?
(Obrijë e Poshtme,Drenicë)

Tafil Doda,kojshi i Brahim Ukës,ish kan zungjin i madh.Kish pasë shumë lopë plleja e gja tjera t'ima,po ragbetin s'e kishin pas qysh duhet.E vetën Brahim Ukën:
-Qysh i ka gjanë Tafili?
-Me sh'net i ka mirë,a tamël ma shumë kam unë me dy lopë,se ai me katërdhetë.

18
SIMBAS PUNËS DHE FRYTI
(Ranoc,Lugu i Drinit)

Ish kanë çue Syl Palushi edhe k'i pa' shkue tu Beqir Toma n'Dollc me fjetë 'i natë.Ata ishin kanë edhe kushërij nër veti.Aty ish kanë edhe Marka Skneri,qi kish pa banue ma s'tepri te shpia e Beqir Tomës.po rrinë e po bisedojnë.Dikur,mas darke vonë,po i thotë Syl Palushi,Marka Sknerit:
-O Mark,shka ta merr menja punën e k'tyne vllazënve-t'Beqir Tomës edhe t'Bardh Tomës?
-Aiiii,a s'po e din a ?
-Besa ,me kanë me e ditë nuk t'ves.
-Mos m'shtin me fol keq!
-Vetëm fol Mark.
-Po flas-thotë-Bardh Toma 3000 fije lakna i mjell edhe kurrnja nuk e vadit.Tana vinë tu' iu tha përmas,a Beqiri 300 fije i mjell,qato i vadit e tana i xanë,kurrnja nuk i mungon.

19
QYSH N'GJITEN KIJET DITËN E BAJRAMIT
(Gjurgjeviku i Madh,Prekorupë)

Cak Bajra i Ponorcit u kish pa' thanë t'bijve ditën e Bajramit masi hangrën sillë:
-çonu,biro.n'gjitni kijet n'parmenë e me mjellë,se po fryn jugu!E dini qi toka jonë asht hujli e jugu e thanë.T'bijt i thanë:
-Babë,shka po thue kshtu?Qysh n'gjiten kijet ditën e Bajramit?
-çonu ma mirë-u tha i ati- se toni thahet toka a sbahet me e mjellë për sivjet.
-Jo,valla,tri dit' e Bajramit s'i ngjesim kijet edhe nu baftë gazepi. Kur u ba e katërta ditë,shkuen m'i ngjitë kijet n'arë.Shkoi edhe Caka me ta.Kur i ngjitën kijet,si shkuen n'arë,toka ish tha edhe si e shtien parmenën me ja nisë me livrue e u grahën kijeve parmena u bÃ¥ copa-copa.At'herë Caka u duel përpara t'bijve e u tha:
-Hajdi qitash e bajmë Bajram gjithë verën,se s'deshët me m'ngue ditën e Bajramit e tash ma nuk bahet m'e mjell ket arë.

20
VEQ NUSJA PASKA PUNUE
(Vërbovc,Drenicë)

Ni i vërbovcas ish kanë shpi e madhe.N'vakt t'korrave,hinë n'arë nja tridhetë argat,burra e gra.N'bisht t'renit,korrke ni nuse,
qi e kishin marrë n'ato ditë.
I zoti i shpisë,kah dreka,duel me kqyrë si po shkon puna n'arë edhe e pa si ish punue fort për gut edhe keq.U bërtiti fort, po krejt fjalët u munuen me ja lanë nuses.
-Kush korri kaq nalt?-veti i zoti i shpisë.
-Nusja valla!-i thanë
-Kush la kaq shumë kajzi?
-Nusja.
-Kush i qiti dorzat,kaq keq,nëpër duej?
-Nusja!
-Kur u kthyen dreka e u rrethekuen n'sofër,i zoti i shpisë i thei bukë veç nuses.
-Pse s'po na then bukë edhe neve,po veç nuses?
-Se veç nusja paska punue,e ju paskeni kqyrë.

21
MOS KQYR SHI E DIELL
(Smaq,Has)

Tu Babushi i Kosovës,shkuen disa pej nahijes 'Gjakovës me marrë drith,se ish kanë qesat.Babushi u tha:
-Une po u api drith,veç,për pa dalë me kcye nuk jau api.
Ai pi bjen shoshës (n'ven defit) e po knon ktyne kah po kcejnë.
Mos kqyr shi e diell
po ngjit kijet e miell
Ky tuj knue e ata po kcejnë.Dikur jau dha ka i'gjysë sheke drith.
E muerën drithin n'shpinë e shkuen.

22
SHTRËNGONI BRRYLAT
(Shtupel,Lugu i Drinit)

Njanit iu kish pasë ba ara pa shati.I bani argat' me e prashitë arën.Argat' punojshin me javashlluk.N'nifarë vakti masdite,gati me prarue dielli,po e shohin qi ara do me metë pa mbarue.
Pa prarue dielli asht edhe ni pushim i vogël për argat,"llullat e vogla" i thonë (e pushimi i masdrekës thirret "pushimi i madh").
Njani pej atyne argatve po thotë:
-Kqyrni burra, dojmë me lanë ket pushim,mos me e ba, e me krye arën.Nji tjetër tha:
-Jo,adetet n'ven dojmë me i cue edhe arën dojmë me e marue,
po shtrëngoni brrylat e grahni ma shpejt punës!

23
SHPIJA PA BAGËTI,SHPI PA BUKË
(Padalishtë,Drenicë)

Bajram Selmani i Ucës a kanë burrë i mirë.Bjen n'gjak me do shokë.I merr do miq ni ditë e del pej shpije me shkue larg diku kaqkin.Tu ecë natën me ata miq t'vet,untohen edhe qillojnë n'ni katun t'panjoftun.Kur i afrohen ni shpije,donë m'e thirrë t'zotin e shpisë e me i lypë bukë.Bajrami thotë:
-Mos thirrni teri sa t'preki oborrin se e marr vesh a ka bukë a jo.
Masi preku n'tokë,tha:
- Mos lypni bukë ktu se s'ka.
Shok't e ti nuk i besuen edhe e thirrën t'zotin e shpis.Kur i lypën bukë,i zoti i shpis u tha:
-Qe besa,more burra,bukë s'm'ka qillue n'shpi.
Vazhduen rrugën e teshen n'ni shpi tjetër.Prap po donë me lypë bukë.Prap hini Bajrami n'pborr edhe e preku me dorë oborrin.Oborri ish kanë me fërkema t'gjave,me llom e me dhe.
U kthye kah shokët e u tha:
-Kty lypni se ka bukë bollë.
Edhe përnimen,kur e thirrën t'zotin e shpisë e i lypën bukë,ai u dha sa deshtën.
Qysh e muer vesh Bajrami qi n'shpinë e parë s'do t'gjejshin bukë e n't'dytën do t'gjejshin?E muer vesh se,kur e preku oborrin e shpisë 'parë me bari e kuptoi se ajo shpi s'e kish kurrni gjÃ¥ t'gjallë.E kur e preku oborrin e shpisë 'dytë,teshi n'gjurma qi kishin lanë gjaja e gjallë e menoi me veti qi,kur ka ajo shpi gjÃ¥ t'gjalla,ka edhe bukë.

24
HAJT, KOSË BRE,RRAS PITE
(Ranoc,Lugu i Drinit)

Ish kanë njani tu' kositë.Baqica i kish pa' thanë:
-A po don me t'pru herët bukë e krypë a dikur ma vonë me t'pru pite për drekë?
Kujtohet.Thotë:
-Hajt se p'e pres piten dikur ma vonë.
E ti n'grahi kosës.E muer uja e ment te pitja qi ka me i ardhë.I folke kosës:"Hajt kosë bre,rras pite!Hajt,kosë bre,rrasë pite",se ish tuj e pritë piten kur po i vjen.Edhe kositke me qejf.
Baqica dikur i qoi bukë e krypë e lang,po i kish pa' ardh amël, sikur me kanë tu' hangër pite,se ish untue tuj punue.

25
DHENT NUK HANË BURRNI
(Vuthaj,Gusi)

Disa burra t'dheut,Isuf Kameri me disa prej Qerimi,kanë shkue mysafirë tu Smajl aga n'Lluga e kanë fjetë at natë aty.N'natje kanë marrë bisedat e po bisedojnë.Ka shkue nji kohë bukur e g'jatë.Ka ardh koha m'u qitë dhen'e.Ai Smajl aga ka lypë leje.Ka thanë:
-Me leje burra,se tash m'erdhi koha me shkue e m'u qitë dhen'e
Isuf Kameri i ka thanë:
-Hiqu dhen'e,more Smajl aga,se je ka rri me burra e s'ke ku me i marrë tjetër e me nejë kshtu me ta.
-Ah,more Isuf Kameri,m'fal,se dhenve t'mija me jau qitë pesqin okë burrni,nuk e ungj kurrnja kryet n'ta.Shkova m'u qitë sanë,se ato burrni s'duen.

26
UN-I E TI-HJA
(Kishnarekë,Drenicë)

Ish kanë shkue njani musafir tu ni mik i veti.Tu' u falë nërmje'veti,po i thotë musafiri t'zotit shpisë:
-Qysh jeni,more mik?A keni punue a keni vye?
-Mirë jemi,po m'ka hi TI-hja n'shpi e do me m'qitë fare.
-Pse?- e veti miku.-Skah t'marr vesh.Shka å kjo TI-hja?
-A s'p'e din a?Qe po t'kallxoj shka Ã¥;Kur e pata UN-in i pata punët n'terezi e u bana shpi.
-Qitash ma hupe krejt.S'p'e di as shka å TI-hja as UN-i.
-Qe, bre mik.Sa herë u thojshna mashkujve:"Kush po shkon n'mal ose n'mulli,ja me ba naj punë tjetër",secili thojke:"unë po shkoj".Puna shkojke mirë e u bana shpi.E tash,kur po i porositi mashkujt me ba naj punë,ata po i thonë njani tjetrit:"Hajt ti e bane!",e ky:"Shko ti",ai "ti",puna po jet pa u krye.Une jam tu fikë.Qekjo Ã¥sht TI-hja qi po t'qitka fare.

27
A KA KU KULLOTË KALI?
(Mlecan,Prekorupë)

Ish kanë ni katunar niherë e ish kan shkue n'Gjakovë.At'harë katunarët shkojshinn'Gjakovë për me pre tesha.Shkon ky katunari e i thotë terzisë:
-A po m'i prenë ni parë tesha se m'nevojiten,po paret t'i jap n'kohë t'lamës.
Terzija e veti:
-Kut t'vi atje te ju me i marrë paret,a keni bar,a ka ku kullot kali?
-Po,ka ku kullotë kali,se ka bari tekteri n'gu a sa t'don ka tërfojë e bar e çdo sen ka.
Ky edhe i tha:
-Jo përze,s'po vi hiç se,me pasë njerëz t'gjallë e gja qi kullotin n'at bari ti kishe pas me m'i pague paret.Mirpo masi s'ka kush i kullot gjanë,e gja s'ka qi kullosin bar e tërfojë,ti s'kie kah m'i paguen paret,e për qeta borgj s'po ti jap.


28
GRUNI EDHE QITELI
(Rahovec)

Ishin kanë niher tuj fshi grun do burra.Njani pej puntorve e kishte pasë ni qiteli me veti.Aty ish kanë ni bujk podrimcak qi kurrë s'e kish pa qitelinë me sy.Si e pa u çudit fort edhe p'e vet t'zotin e qitelis:
-Po shka asht qeky sen,bre jaran?
-A,bre shok,me ba me e pasë qet sen,kurr miza s'ta han grunin n'hamar.
-Po qysh,bre,a ka kun me e ble,se vallah p'e blej nja,veç kallxom qysh shkon kjo punë,- po i thotë bujku atina shahirit.
-E,more jaran,si ta blejsh qeta,meniher m'sohesh me i ra e si t'msohesh,kije me hup kohë mas ksaj.Tani as s'kije me mjellë as me korrë,as me fshi.E ku n'dreq t'mallkuem me pasë grun n'hamar tondin për me ta hangër miza.

29
PUNA PA DUER
(Tërpezë,Drenicë)

Ish kanë ni njeri fukara.Shpija e Jetullah Gjinit,praj katunit Tërpezë,e kishte pas majtë at fukara.Kur shkoi ni ditë Zymeri, i tha Jetullahit:
-He,bre Zymer,mirë bane qi erdhe me punue dishka.
-Po s'po muj bre me punue!- i tha zymeri,se ish kanë plakë e njeri i lodhun.
-Hajt se ta gjajmë ni punë pa duer - edhe e shtini m'u pri kijeve.
Ishte t'foftë i madh e fryjke veri.U thojke Zymeri njerzve prej gazepit t'ftoftit:
-Qekjo kanka puna pa duer!

30
SI E NJOFTI MYSAFIRI TË ZOTIN E SHTËPISË
(Tërstenik,Drenicë)

U nis njani për udhë.E zuni nata e ra mysafir n'ni shpi.Thirri.Duel i zoti i konakut edhe e përcoll e e shtini mrena.U ungjën të dytë n'odë.I zoti i shpis nuk ja niske kurrfarë muhabeti.Edhe mysafiri nuk e dike se çka po menon ai,e mos po e ka mërzi kta si mysafir.Për mi çelë t'zotin e shpisë,me e kuptue se çka menon edhe çka asht,po ja nis muhabetit për me nxjerrë fjalë.Tha:
-Kah kam ardhë udhës,e kam pa njanin tuj livrue me dy kije çifta sikur molla.
I zoti i shpis nuk foli.E kuptoi mysafiri qi nuk asht puntor .
Masanej prap foli mysafiri:
-Kah erdha udhës e takova njani me ni penë kual me kerr.Ish kanë tuj shkue për udhë e qekaq ishin kanë t'hijshëm kualt edhe qekaq shkojshin mirë saqi nryshe s'ban.Zemra m'met n'ta.Apet i zoti shpis nuk bani za.Apet mysafiri e kuptoi qi nuk asht puntor qi punon me kual.
S'treti herë mysafiri apet tha:
-E kam pa njanin sod tuj gjuejtë me zagar.I kish dy zagarë t'mirë qi zemra me tu rritë.
Apet i zoti i shpisë nuk bani za .Apet e kuptoi mysafiri qi nuk asht gjuetar.Nejti pak mysafiri e foli prap:
-I kam pa dy gra tu ni krue tuj la tesha saqi nuk ban mu kan ma t'mira.
At'herë i zoti i shpisë u çue edhe tha:
-çfarë ishin?
-Njana ish kanë e vogël e njana ish kanë e madhe.
-çfarë teshash kishin pasë?
-Njana kish pasë qeso tashash, njana qaso teshash.
- Apet i zoti i shpisë e veti, për me marrë vesh a ishin kanë bash ato qi i ngjihke vetë:
-A e kish pasë njana anterinë e zezë?
-Po
At'herë mysafiri e kuptoi qi i zoti i shpisë as nuk ish puntor i tokës, as i kualve, as nuk ish i gjuetisë, po ish njeri qi i njekte femnat.


KUR T'BAHET SHPIJA UK, çKA T'VYEN RRNESA?
(Kostërc, Drenicë)

Ish kan Xhemajl Izbica e Asman Zeka i Kllodernicës e shkojnë me bujtë ni natë te tezja e vet. Ata rrinë tri net ngjim te tezja e , kur banë m'u çue, i thanë tezes:
-A po len Asmanin t'shkojmë me bujtë n'Izbicë nja dy tri net?
-Jo, se s'ka kush i kqyr gjanë edhe nestra ka mej ngjitë kijet e me livrue.
-Qysh s'pi len me ardhë Asmanin te une? A p'i sheh qi une nejta tri net te ti e ky pse s'vjen me nejtë tri net te une?
-Jo, bre teze ta pafsha hajrin! - i tha tezja. - Une po pritoj mi lanë Asmanin me ardhë dej n'qat derexhe qi je ardhë ti e s'kije kurgja kryeshpirti, se, kur t'bahet me t'u ba shpija jote uk, çka t'vyen rrnesa?

32
S'P'E PRISHI GJUMIN PËR 'I GJYSË DELMJE
(Sallagrazhdë, Prizren)

Ishin kanë gjashtë vllazën e i kishin pasë tri copa dhen. U kish ra uki aty. I kishin thanë vllaut qi i ruejke dhet:
-çu, se na ra uki n'berre!
Ai, masi u çue, i ra n'men qi ni gjysë delmje po i bje' hise, e ra apet. Tha:
-S'p'e prishi gjumin për 'i gjysë delmje.

33
(Strellc, Deçan)

Ish kanë ardhë ni musafir tu ni Ramë Dema i katunit Strellc.
A' kanë burrë i mirë ai Ramë Dema, burrë me za edhe shpi e mirë, mashkuj bukur shumë ka pasë.
Kishin pa' hangër darkë t'mirë, koha e dimnit, mish e lakna.
E merr etja musafirin. Me britë t'madhe e me i thanë atij n'fun sobë: "Qitma do ujë",' i ki pas ardhë marre. I thotë qatij qi e kish ngat veti:
-Ibish qitma 'i tas ujë!
Ibishi ki' pa' pritue m'u çue; i thotë t'vllajt, përfuni tina:
-Dervish, qitja do ujë!
Edhe ai priton m'u çue e i thotë tjetrit vlla:
-Mustafë qitja musafirit do ujë!
Edhe ai priton m'u çue. N'fun koka kon ni Mehmet. I thotë:
-Mehmet, qitja do ujë musafirit!
-De t'çohet musafiri e de t'pi vetë! - thotë s'mrami Mehmeti.

34
SJAP PAK E MAL SHUM
(Runik, Drenicë)

Ni çoban i ruejke dhitë. Ni ditë i hupi sjapi. Kthehet m'i lypë sjapin n'mal. Kur shkon afër bjeshke, nalet e po kujtohet. "Ahu kjo bjeshkë shum e madhe e sjapi i vogël!". Menohet me vedi e nuk ja merr menja hiç me hi n'bjeshkë e m'e lypë sjapin. Kur kthehet tu shpija, p'e vesin:
-A e gjete sjapin, more?
-Jo, valla, as s'ja fillova m'e e lypë hiç se sjapi i vogël e pylla e madhe - mal shumë e sjap pak, e lash e erdha pej shpije.

35
DJALI PËRTAC
(Likovc, Drenicë)

Ni babë i kish pas dy djem: i madhi Hamza, i vogli Hasani.
I tha plaku 'i mramje djalit t'vogël:
-Qitma ,Hasan ,'i gotë ujë!
Hasani ish kanë lodhshëm. Bani kishe s'po nin e s'luejti venit.
-Uh, bre babë!-ja priti djali i madh, Hamza, - po ti e di mirë qi sa hajri i Hasanit. Qou vetë e pi uj, e qitma edhe mue 'i gotë.

http://bajvit.bravehost.com/Biografi/Anton_Cetta.htm
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi