Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fritz Radovani: Trathtarët e atdheut nuk përkujtojnë as 69 vjetorin e vdekjes së At Gjergj Fishtës

Shko poshtë

Fritz Radovani: Trathtarët e atdheut nuk përkujtojnë as 69 vjetorin e vdekjes së At Gjergj Fishtës Empty Fritz Radovani: Trathtarët e atdheut nuk përkujtojnë as 69 vjetorin e vdekjes së At Gjergj Fishtës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 07, 2010 2:32 am

Fritz Radovani: Trathtarët e atdheut nuk përkujtojnë as 69 vjetorin e vdekjes së At Gjergj Fishtës U1_FritzRadovaniTRATHTARËT E ATDHEUT NUK PËRKUJTOJNË
AS 69 VJETORIN E VDEKJES SË AT GJERGJ FISHTËS..!

Nga Fritz RADOVANI
Asht e vërtetë... apo, …kllapi!?
Politika e “heshtjes” i paraprinë “harresës” ndërsa, “harresa” asht maska e trathtisë!..
At Gjergj Fishta OFM, asht Poeti Kombëtar i Popullit Shqiptar.
Ai nuk ka nevojë fare për kujtesen tonë, po, na dhe brezat që vijnë kemi nevojë për Te!
E çka thotë Presidenti i Republikës së Shqipnisë, “shoku” Bamir Topi?

I shkreti...Vazhdon me kenë në kllapi ç’ prej darkës me “presidentat”
tek “shoku” i vjetër Alfred Mojsiu...Ende nuk i ka dalë pija...!
Ramizit gabimisht i paska shkue goja dhe i paska thanë: “Përshëndetje,
shoku Haxhi...!”. Bamiri kenka mundue me u justifikue se nuk asht kenë
në Arabi, po në Stambollë, por Ramizi, e kishte nga matuflleku se i
dukej si Haxhi Lleshi...
Fritz Radovani: Trathtarët e atdheut nuk përkujtojnë as 69 vjetorin e vdekjes së At Gjergj Fishtës U1_GjergjFishtaPo, Kuvendi Popullor, çka ban..?

Nuk ka sesi me ia prishë qejfin qeverisë jugosllave, se i duhet me i
hjekë dekoratën që i ka pasë dhanë “shoku” Tito, Enver Hoxhes me 1
korrik 1946, “Hero i Popujve të Jugosllavisë” kur, deklaroi në
Konferencën e Paqës në Paris, se: “Ne nuk kemi asnjë problem me
Jugosllavi...”
Mos harroni, se ka protokoll, ka dokumenta, Kuvendi Popullor nuk asht pazar..!
Po, Qeveria, ku asht..?
– Qeveria nuk merret me katundarë nga Fishta, t’ ishte malok po, tjetër gja...
Po, Akademia e Shkencave të Republikës..?

Jo, as ajo nuk merret me Te. Ai ishte Akademik i Italisë dhe jo i
Shqipnisë!...Mandej, na si “shkrimtaruca” nuk njohim asnjë vepër të
Tij, “Ai duhet të shkruante në gjuhën e ‘njësuar’, kush i merr vesh ato
që shkrojti ay, ne s’ po kuptojmë çfarë ka zhgarravitur ‘shoku’
Enver..!”...
Po, Ramizit, apo i ndihet zani..?
– “Jam bërë të
çvarros edhe ‘shokun’ Enver, ashtu si çvarrosëm Fishtën, do ishim
biljoner që në 1959...po, donte ay budalla të kundërshtonte ca Titon,
ca Hrushovin, ca Maon e, kështu, na iku rinia...mirë ka thënë Arshi
Pipa: “Ramiz Alia desh të imitonte Gorbaçovin, po nuk kishte as b...as
trurin e tij!”..nuk na i la ay hajvan gjirokastre, për të qendruar
pranë tij duhej t’ishe i trellur ...ndryshe të shkonte koka! Do merremi
me Fishtën...Ay na quante klysh të Rusisë..e të Serbisë, po desh të
merret kleri...aty e ka..!”
Po, kleri, e di këte..?
– Kleri e
di, po, nuk ka sesi ti bije ndesh profesor Rexhep Qosës, shumica ishin
nxanësit e tij. Ai e ka quejtë At Fishtën “fashist”...prandej,
“nxënësit, vazhdojnë të respektojnë mësuesin!”.
Po, Populli, si mendon..?

Populli asht i zanun tue “pritë” me marrë pronat, “shperblimet” e
vitëve të burgjeve e internimeve...nga At Fishta nuk kanë ndonjë
përfitim mbasi Ai nuk la as pare, as tokë, as prona..!
Ai nuk la asgja përveç një “Lahutës së Malësisë”, edhe Asaj... ti bije kush të donë...!
Rinia nuk e njeh, Ate e kanë njohtun vetëm “ca Veteranë”...Po, ata çfarë thonë..?
Shumica
janë mosha e Ramizit e Nexhmijes...rrinë tue folë me vete dhe,
përsërisin fjalët e Don Lazër Shantojës, që Ju ka thanë nder sy me 26
Janar 1945, kur, ata ishin të rinjë:
“As ma pak e as ma shumë se ajo që kam ditë me kohë se, komunistët janë veç trathtarë..!”


Melbourne, Janar 2010.

























google_protectAndRun("ads_core.google_render_ad", google_handleError, google_render_ad);
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi