Revista "Shqipëria etnike" Nr. 4/2009 (I)
Faqja 1 e 1
Revista "Shqipëria etnike" Nr. 4/2009 (I)
SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti X nr. 4/2009 Verdhor-Brymor-Dimëror- 2009
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Agim GASHI
Kryeredaktor: Kadri Mani
Zv.Kryeredaktor: Halil Xani
Redaktorpërgjegjës: Adem Berisha
Lektore: Jeta Bytyçi
Kompjuterist: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa: "Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani
Kodra e Diellit
Rr. “Mehmet Gradica” nr. 64
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese
KRYEARTIKULLI
SOCIALISTË TË TË GJITHA VENDEVE-MENÇUROHUNI!
/Ali Aliu- Presheva, Hydajet Hyseni-Kaloshi e Hysni Milloshi, me edi ramët e haramët: ju vrafshin gabelët e ju vajtofshin shkinat!/
Nga Kadri Mani
Le
të na falë poeti Adem Istrefi për parafrazimin e nëntitullit (dhe jo
vetëm të nëntitullit!) tonë nga romani i tij LEMERIA, frika e tmerri sa
nga pushtuesit, poaq nga shokët e luftës, që po i merrnin në pyetje e
po i vrisnin pas shpine shokët e vet, atje e këtu, dje e sot!! SHIK-u
atje e SHIK-u këtu!! Të cilin shërbim unë me kohë e kam quajtur SHIAK:
Shërbimi Informativ Anti Kombëtar!!!!
Zezona filloi me prishjen e Marrëveshjes së Mukjes atëherë dhe me prishjen e Marrëveshjes së OSLLO-s këtu.
Fill
pas Luftë së Dytë Botërore, një brigatë partizanësh nga Tirana u vendos
në fshatin tonë, dhe një natë e plagosën rojen e vet!
Dhe duke e dërguar te mjeku me një qerre fshatare, zhvillohet ky dialog:
-Po përse më plagosët ore!?!
-Mej
derr, se po ta numroj në lule të ballit, e ke lëshuar vendin e rojës
tre hapa!!! (Në periferi të Artanës (Novobrdës) s’kishte zonë
kufitare!!!).
Na pajtoi i madhi Anton Çetta, dhe besëprerët e thyen besën!
A
janë që të gjithë deputetët vjedhca!?- cili nga ata ka dalë në
Parlament me dokumente të trashëgimisë e të thotë: Ja, malli i babait
tim, unë nuk jam vjedhës.
Bojkotimet
e socialistëve sot, festimi i 100-vjetorit të diktatorit Enver Hoxha,
janë isharete të anakronistëve për kthim prapa, dhe për të reja masakra.
Hardhucët
(dykëmbësh) nga provincat e veta të shkreta shkuan në mërgatë e mbetën
njësoj të ngratë: ama me ta blerë nganjë kompjuter, vërshuan
internetet- horrat, tamam si krimbat e qenefit oborrat!!
E
si në lojë e si për hajgare, po na i fyejnë edhe figurat kombëtare! Ama
atyre opo ju prijnë “inelektualët” e tipit të: albertino rakipëve,
rexhep qosëve, salih kabashëve, sheradin berishëve... Nazim Bllaca...
hetimet vazhdojnë... të na falin për momentin e tyre të pavolitshëm!
Paçka se e keni dijtë mirëfilli atë populloren: borxhi nuk pret ditë të
mirë.
“Ajo çfarë mund të bëjmë në kuptimin e nderit tonë, është thjesht të shkruajmë brenda perimetrit tonë të nja 20 kilometrave.”[1]
Për
ta konkretizuar këtë përbërës të qenësishëm, mund të sillen shembuj nga
secila vepër e Fishtës, të thuash nga secla faqe, këtu po sjell vetëm
tre vargje: amanetin e Ali Pashë Gucís, lënë nuses së vet, para se të
nisej në luftë, i cili shenjëzon një kërkesë të rëndësishme, që ka bërë
themelin e jetës dhe të mbijetesës së njeriut tonë nëpër kohë, edhe në
kushte të rënda e të pazakonshme.
Nji amanet jam tue ta lânë
Rritma djalin djalë bujár
T’m’bâhet burrë e burrë shqyptár...[2]
Pra, Ali Pashë Gucía kërkon nga gruaja tri çështje thelbore: t’ia rritë djalin bujar, që nënkupton edhe fisnik e mikpritës; burrë, që nënkupton edhe trim, burrë shqiptar,
që nënkupton edhe trim shqiptar, edhe bujar shqiptar, edhe fisnik
shqiptar, edhe mikpritës shqiptar. Një thjeshtësi shqiptimi në të parë,
por që ngërthen një madhështi shprehjeje e kuptimi dhe ekzistence të
njeriut tonë.[3]
Më mirë një kursim, sesa një fitim
Zgjodhëm
këtë fjalë të urtë nga thesari (i humbur!) i traditëlashtave tona, për
ta shtruar pyetjen: në s’kemi ne shqiptarët pasuri apo s’kemi mend!?
Dje s’kishim municion sa po kishte pushtuesi; sot kemi familje të tëra
pas stehë mbi kokë, e në anën tjetër njëfasoj dalldie e shfrenuar e
kremtimit të Viti të Ri: sa shtëpi do të ndërtonim vetëm me gjysmën e
atyre fishekzjarreve të shpenzuara për çdo lagje!?!
Mendvezarar!
KUMBONAT BIEN PËR TË GJITHË
Nga Prof. Sami Repishti
Që nga mesi i muajit tetor, një grup prej gjashtë qytetarësh shqiptarë, ish të përndjekur politikë, janë
në
grevë urie me qëllim që të tërheqin vëmendjen e publikut në
përgjithësi, dhe të qeveritarëve në veçanti,mbi gjendjen e tyre të
mjerueshme. Grevistët e urisë janë të ngulitur pranë hyrjes së Kuvendit
të Republikës në mes të Tiranës, dhe të hapët për të gjithë ata që kanë
sytë të shikojnë.
Këto
viktima të pafajshme që detyrohen me ndërmarrë aksione të rrezikshme me
çmimin e shëndetit të tyre -dhe ndoshta edhe të jetës së tyre -janë
qytetarë të dermuem nga sëmundja, varfëria, e mungesa strehimit për
vete dhe për familjet e tyre, gra dhe fëmijë. Akte të këtilla ekstreme
janë zakonisht rezultati i një mospërfillje të paskrupull nga organet
qeveritare që janë të detyruara me ligje për përkujdesje të qytetarëve.
Fatkeqësisht, këto “autoritete“ që kalojnë ditë e vitë në kolltukët
komode të zyrave të ngrohta në dimër dhe të freskëta në verë, nuk janë
në gjendje me kuptue çfarë do të thotë të jeshë gjysëm invalid, pa
strehim, pa punë, dhe i paaftë me sigurue bukën e përditeshme për
fëmijët që vuajnë. Qeveritarët, “fëtyrët e të cilëve ndritin nga
dhjami“ që fitojnë nga ushqimi i siguruar me rrogët e majme e të
rrituna nga të ardhuna “legale“ që u siguron pozita e tyre në pushtet,
nuk kanë as aftësinë me sigurue bukën për të uriturit, as ndërgjegjen
qe i zgjon nga gjumi i rëndë i moskokëçarjes kur ballafaqohen me
viktimat e akteve zyrtare.
Këto
viktima, të diktaturës dje dhe të “demokracisë” sot, kanë një emër:
Fatmir Lamaj, Gjergj Ndreca, Lizak Bejko, Konstantin Gjordeni, Petrit
Shpuza, Lico Cola. Të gjithë së bashku, ata kanë kaluar më shumë se 100
vjet në burgje dhe kampe të punës së detyruarshme, për arsye të
bindjeve të tyre politike në kundërshtim me ideologjinë dhe praktikën
terroriste të regjimit komunist në Shqipëri. Sot, kur “pushteti” që i
përbuzë, mbeshtetet në kapitalin moral të ish të përndjekurve, keto
viktima shohin veten si “lecka të hjedhura poshtë” nga ata që nuk
pranojnë të trazohen nga tregimet e tyre -historira të kaluara që u
kujtojnë pushtetarëve karrierën gjatë regjimit komunist. Para
ndërgjegjeve të këtilla, të gjithë ne ballafaqohemi nga nji rrezik
vdekësor: ringjallja e diktaturës me një maskë të re.
Vëllezër, motra! Dëgjoni kumbanat e grevistëve të urisë; ato bien për të gjithë ne!
Në
mbështetje të evidencës pjesore që kemi, dhe që është vetëm një pjesë e
dokumentimit të plotë, këto viktima kanë kundërshtuar një regjim që
shkeli pa skrupull dhe sistematikisht të gjitha të drejtat e njeriut,
regjimin komunist në Shqipëri. Ai regjim ka vrarë me gjyq dhe pa gjyq
mijëra shqiptarë të pafajshëm, ka internuar ma shumë se 12 000 familje
të pafajshme, ka detyruar nj popull të tërë të izoluar nga bota në punë
të rënda dhe për bukën e gojës, ka përvetësuar arbitrarisht të gjithë
pasurinë private të qytetarëve, duke e shpenzuar në armatime të
pakuptim, ka shtypë çdo liri personale e qytetare, dhe ka nënshtruar
gjysmën e popullsisë me terror, frikësim e uri, tue i detyruar me
informue kundër gjysmës tjetër që refuzoi nënshtrimin me sakrifica të
papërshkruarshme. Grevistet e urisë janë pjesë e kësaj ushtrie fisnike
që përfaqëson anën morale të shoqërise sonë.
Dje
në kondita ekstreme mbrojtën të drejtën, të vërtetën, njerezoren dhe
nderin e kombit shqiptar. Sot, ata deklarojnë botërisht:
“ Të jeshë luftetar i së vërtetës dhe i së drejtës në një vend ku sundojnë gënjeshtra dhe padrejtesia, ëeshtë një detyrë fisnike e njerëzore. Padrejtesia në këtë vend është kthyer në formën më të keqe të sundimit, duke hedhur mbi vete mantelin e “demokracisë”.
Ky
mesazh i tyre merr një karakter universal. Sepse, mos me pranue
sjelljet e qeveritarëve tuaj kur ata krijojnë përshtypjen e qëndrimit
të gabuar, do të thotë me ruajtë humanitetin e të gjithë popullit tënd.
Kohët
kanë ndryshuar, sistemet diktatoriale shkojnë e vijnë, por individët me
karakter, dhe koncepti i dinjitetit njerëzor janë vlera të përhershme.
Dhe kjo me kujton mallkimin e Amos-it në Biblën e Vjetër: ”Ju (sundimtarë) urreni çdo njeri që kundërshon padrejtesinë, cilindo që flet të vërtetën e plotë para
gjykatësit. Ju keni shtypë të varfërin dhe keni grabitë djersën e punës
tij. Ju persekutoni njerëzit e mirë, ngopeni me bakshishe, dhe
përbuzëni të varfërit sa herë që ata kërkojnë drejtësi…”
Grevistët
e urisë nuk kanë iluzione me përmbysë qeverinë; ata kanë vendosmerinë
dhe autoritetin moral me turpnue qeveritarët para botës së qytetruar –
dhe Bashkimit Europian – tue tregue qartësisht ku qëndrojnë të
shtypurit dhe të harruarit, ish të persekutuarit në këto ditë të
turbullta për vendin tonë.“Aty ku nuk ka drejtesi, aty nuk mund të kemi paqe!” qortonte Papa Gjon Pali II.Është detyra e të gjithë neve me eliminue konditat që shpien individët në dëshprim, dhe përfundime shkatërruese.
Duket
sikur qeveritarët shqiptarë janë jashtëzakonisht larg popullit
shqiptar. “Prezenca e “së keqes” në shoqëninë shqiptare do të
përfundojë, në mënyrë të paevitueshme, në korruptimin e plotë të atyre
që sundojnë, ose në revoltën e atyre që persekutohen. Historia është e
mbushur plot me shembuj të këtillë. Duket sikur në Shqipëri ka elemente
që punojnë për një “zgjidhje” të këtillë. Megjithatë, nuk duhet harruar
se në politikë “fitorja” nuk është njelloj si “suksesi”.
*
Është bërë zakon në Shqipëri që për të mbuluar të vërtetën, elementët demokratë akuzohen si “shfrytezues”e “parazitë”,
sepse shumë prej tyre kërkojnë rekuperimin e pasurisë dhe pronave të
sekuestruara pa të drejtë. Nuk është turp të keshë pasuri, ose të jeshë
pronar tokësh, përsa kohë që ato njihen nga ligji si prona private.
Në Kushtetutën Amerikane gjinden tri fjalë që përcaktojnë filozofinë e themeluesve të kësaj demokracie të madhe: liria, jeta, dhe kërkimi për lumturi. (life, liberty and the pursuit of happiness).
(në versionin e parë, ishte: jeta, liria, dhe prona private. Meqenëse
më 1776, skllevët zezakë njiheshin si “pronë“ (chattel) e jo si qenie
njerëzore si të gjithë, një përcaktim i këtillë do të kishte formalizue
skllavërinë. Prandej u zevendsue me “kerkimin e lumturisë). Në thelb, koncepti i pronës private kishte aq rëndësi, sa edhe jeta dhe liria.
“Prona private” (the private property) është
diçka që i takon vetëm pronarit të ligjshëm, do të thotë një e drejtë
ekskluzive me posedue, me gëzue në kuptimin më të gjerë të fjalës çdo
gjë që ka një çmim, ose një interes, e konsiderohet kryesisht si burim
pasurie.
Rëndësia
e pronës private qëndron në faktin se është burim i të ardhurave që
shërbejnë për plotësimin e nevojeve materiale e kulturore vetiake, e
familjare. Një gjendje e këtillë e bën pronarin të lirë e të pavarur
nga ‘shteti”. I lirë, dhe i pavarur në një shoqëri ku sundon ligji,
individi quhet qytetar i lirë, dhe në shoqërim me të tjerët, ai përbën
shoqerinë e lirë, ose “botën e lirë” që neve na pëlqen. Kjo gjendje
ideale që frymëzon çdo qenie njerëzore.
Me ardhjen e komunizmit në Shqipëri, koncepti i pronës ndryshoi rrënjësisht. Ajo u përcaktue si“…diçka që është në përputhje me parimet e një shoqërie që i përgjigjet kërkesave të moralit komunist”(Fjalori
i Gjuhës Sotme Shqipe,1980, f. 370) Kjo do të thotë pasuri shtetërore
ose kooperativiste, jo private. Si rrjedhim, pa burime jetese të
pavarura dhe plotësisht në mëshirën e “shtetit”, d.m.th. nji proletar.
Natyrisht, shumë shqiptarë e kundershtuen një sistem të këtillë dhe
përfunduan në burgje dhe kampe përqëndrimi, ose u detyruan të punojnë
në qendrat e punës me të vështira për bukën e gojës dhe u persekutuan
pa mëshirë. Kështu jetoi Shqipëria për 45 vjet me radhë.
Por
absurditeti i një zhvillimi të këtillë shfaqet sot kur sistemi komunist
është përmbysë dhe metodat e tia vazhdojnë të zbatohen nga qeveritarë
te indoktrinuem që refuzojnë të pranojnë kuptimin e mirefilltë të
pronës private: jetë të lirë e të pavraur nga “shteti”. Është absurde
kur shihen viktimat e regjimit komunist të sillën vërdallë zyre më zyre
me kerkue të drejtën e tyre, pasurinë e trashëgueme, dhe të sorollatën
nga një administratë shurdhëmemece që ‘sundon” dhe nuk “qeverisë”, nga
“aparatçikët” e sistemit komunist e jo nga “shërbestarët” e
demokracisë, të shoqërisë së lirë. Ku vete sot Shqipëria dhe shoqëria
shqiptare?
Gjendja
e sotme në Shqipëri është mjaft shqetesuese. Nuk jetohet vetëm me bukë
dhe për bukë. Një jetë pa liri, pavarësi e dinjitet, nuk vlen të
jetohet. Me protestën e tyre, grevistët e urisë i bien kumbonës dhe
paralajmërojnë se fati i tyre sot është pararëndës i një fati që
rezervohet për të gjitë ata që sot heshtin e qëndrojnë indiferentë.
Heshtja
vret; indiferenca vret. Është e vështirë me besue se ndërgjegjja e
popullit shqiptar është aq e fjetur sa të lejojë vdekjen e atyre që
gjetën guximin me sakrifikue gjithçka, ndoshta edhe jetn e tyre, për
një Shqipëri të lirë, dhe një shoqëri shqiptare të lirë e demokratike.
Koha do të tregojë!
23 dhetor 2009
Ridgefield, CT, USA
———————————————————————————————
Sami Repishti ,PhD.
City University of New York (ret.)
Ish i burgosun politik ne
Shqiperine komuniste (1946-56) dhe ne
Jugosllavine komniste (1959-60)
Aktivist per te drejtat e njeriut
Akademiku Bedri Dedja - mësues i mësuesve dhe profesor i profesorëve të fushës së tij
Nga Prof. Emil Lafe
encikloped@yahoo.com
Falënderoj
autorin e shkrimit, prof. N. Abdiun, dhe znj. E. Dedja që na e dërgoi.
Kam qenë ndër studentët e parë të prof. Bedri Dedes, që në v. 1955.
Mësimet e tij dhe personalitetin e tij si pedagog dhe dekan, nuk i kanë
zbehur 50 e ca vite që kanë rrjedhur.
Mendoj
që me rastin e 80-vjetorit, Akademia e Shkencave, ka për detyrim
shkencor e moral të organizojë, në bashkëpunim dhe me institucione të
tjera, një veprimtari shkencore në fushën e studimeve të akademikut B.
Dedja. Materialet e kësaj veprimtarie të botohen pa vonesë në një
vëllim përkujtimor jubilar (ose siç i thonë gjermanisht Denkschrift), që të përmbajë edhe një biografi të B. Dedes dhe bibliografinë e plotë të shkrimeve të tij.
Shoqata e Psikologëve pa vonesë le të bëjë hapat përkatës.
Me nderim
Emil Lafe
Neokomun(social)istët e përçarjes së madhe
(Kujtesë enveristëve të thekur në mbarë trojet tona etnike)
Nga Prof. Eshref Ymeri
Virusi
i përçarjes, çuditërisht, shfaqet me një forcë të jashtëzakonshme
mbijetese mes shqiptarëve, sidomos mes atyre që popullojnë Shqipërinë
Londineze. Nuk është e vështirë ta përcaktosh se ku e ka burimin dhe
kush po e ushqen kaq gjatë këtë virus të mallkuar që nuk po i lë
shqiptarët të ngrenë kokë dhe të arrijnë të krijojnë shtetin e tyre të
bashkuar kombëtar në mbarë trojet e veta etnike kompakte. Ka qenë
shovinizmi evropianoperëndimor ai, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me
shovinizmin e egër sllavogrek, e ka mbjellë dhe vazhdon ta mëkojë çdo
ditë këtë virus të rrezikshëm për t’i mbajtur shqiptarët jo vetëm të
hallakatur nëpër pesë shtete të Evropës Juglindore, por edhe të përçarë
nga njëri-tjetri brenda kufijve politikë ku jetojnë.
Njw
arsye tjetwr e mbijetesës së këtij virusi famëkeq shpjegohet edhe me
ekzistencën e një shtrati shumë pjellor, të krijuar nga ana e
veteranokomunizmit të djeshëm shqiptar, shtrat ky që vazhdon të
“plehërohet” me shumë kujdes në ditët tona edhe nga ana e neokomunizmit
shqiptar me mbulojë socialiste.
Shembujt
më domethënës të kësaj përçarjeje fatkeqe vazhdojnë t’i japin në
vijimësi shqiptarët e Shqipërisë Londineze. Çdo fund nëntori në Tiranë
dhe në mbarë Shqipërinë, të ndarë në dy kampe të papajtueshme me
njëri-tjetrin, festën e çlirimit të vendit ata e festojnë gjithsekush
sipas një kalendari të vet: të djathtët më 28 nëntor, të majtët më 29
nëntor.
Për
mendimin tim, studimi shkencor, më seriozi deri tani, ku argumentohet
me fakte se cila është data e vërtetë e çlirimit të vendit - 28 apo 29
nëntori - është ai që ka botuar në formë dispense Qendra e Pavarur
Sociologjike “Eureka” me titull “28 nëntori i tretë” (Tiranë, tetor
2002), me autor historianin e mirënjohur, zotin Vasfi Baruti, doktor i
shkencave. Kopje të këtij studimi me të vërtetë shterues për këtë temë
autori ua pati dërguar me kohë të gjitha personaliteteve kryesore të
politikës shqiptare, si Presidentit të Republikës, Kryeministrit,
Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Opozitës dhe Kryetarëve të Grupeve
Parlamentare. Megjithëse krerët kryesorë të politikës shqiptare kanë
kohë që e kanë marrë në dorë këtë studim të mirëfilltë shkencor,
asnjëri prej tyre nuk ka treguar as shenjën më të thjeshtë të
dashamirësisë qytetare për t’i shprehur falënderimet e veta autorit për
punën shumë të mundimshme që ka kryer, duke gërmuar nëpër burime
interesante arkivore, në shtypin periodik të kohës, nëpër buletine
dhe gazeta të gjithfarëllojshme, që nga viti 1944 deri në vitin 2001,
të cilat kapin një shifër prej 104 zërash. Vetë problemit të diskutimit
të datës 28 apo 29 nëntor, si ditë e çlirimit të vërtetë të vendit, dr.
Baruti i ka kushtuar 9 studime radhazi, të botuara në gazeta të
ndryshme në një hark kohor mjaft të ngjeshur, duke filluar nga maji i
vitit 2000 deri në prillin e vitit 2002.
Për
të kënaqur kërshërinë e lexuesve shumë të respektuar për këtë studim
mjaft befasues, këtu po ndalem në disa citate bukur të goditura të
dr.Barutit, të nxjerra nga publicistika e Shevqet Musarajt dhe fjalimet
apo shkrimet e Enver Hoxhës lidhur me datën e çlirimit. Nga
publicistika e Shevqet Musarajt, e përmbledhur në vëllimin e dytë të
veprave të tij, dr.Baruti citon disa rreshta nga artikulli me kujtime,
të titulluar “Tiranë, 30 vjet më parë…”, të botuar për herë të parë në
gazetën “Zëri i Popullit”, 28.IX. 1974. Aty Musaraj kujton 28 nëntorin
e vitit 1944: “28 nëntor, mëngjes… Një sihariq tjetër i madh u përhap
si një fllad i ëmbël pranvere… Sot do të hyjë në Tiranë Qeveria
Demokratike… Ndërkaq anëtarët e Qeverisë janë ngjitur në tribunë dhe
shoku Enver Hoxha merr fjalën: “Sot
hapet një faqe tjetër e historisë sonë, një faqe që është në dorën tonë
ta bëjmë dhe do ta bëjmë po aq të lavdishme, sa edhe luftën tonë kundër
okupatorit dhe kjo është lufta për rindërtimin e Shqipërisë…” Në
mes të fjalimit shoku Enver njofton lajmin që sapo i ka ardhur, se
Shkodra, qyteti i fundit i pushtuar, u çlirua…” (f.412. Citohet sipas
studimit të dr.Barutit, f.35).
Pra,
dëshmitari i drejtpërdrejtë i ngjarjeve, shkrimtari Shevqet Musaraj, e
pranon shkoqur që Shkodra qenka çliruar më 28 nëntor 1944. Por ç’thotë
vetë Enver Hoxha për ditën e çlirimit të vërtetë të Shqipërisë. Le të
citojmë pjesë nga studimi i lartpërmendur i dr.Vasfi Barutit, të
nxjerra nga fjalimet dhe veprat e Enver Hoxhës: “28 nëntori, dita e
flamurit, u bë dy herë e shenjtë, dita e çlirimit dhe e bashkimit të
popullit shqiptar” (Enver Hoxha, Fjalim para popullit të Tiranës,
Buletin i Luftës, 28 nëntor 1944 dhe: Enver Hoxha, Fjalim para popullit
të Tiranës, Tiranë 1945, f. 2; citohet sipas po atij studimi, f.34).
Dhe
dr.Vasfi Baruti vazhdon të citojë fjalët e Enver Hoxhës në mbledhjen e
Kryesisë së Këshillit Antifashist në Berat, më 26 nëntor 1944: “Dita e
28 nëntorit ditë e shenjtë, dita e Indipendencës” (po aty). Kurse dy
ditë më vonë, “para popullit të Tiranës, 28 nëntorin do ta cilësonte
“dy herë të shenjtë”, madje duke e cilësuar atë si dita e çlirimit dhe
“harroi” pohimin e dy ditëve më parë se 28 nëntori ishte dita e shënuar
e indipendencës! Çfarë mund të ketë ndodhur në harkun kohor të dy
ditëve, midis 26 dhe 28 nëntorit? Pak besohet se luhatja në cilësimin e
28 nëntorit nga një herë në dy herë i shenjtë të jetë një iniciativë
personale e Hoxhës, kur ditë më parë, në Plenumin II të Beratit, Hoxha
ishte buzë greminës. Më e besueshme: Hoxha duhet të ketë qenë i dominuar nga
kundërshtarët “rebelë” të qeverisë, veçanërisht ministrat Kokoshi,
Malëshova si edhe Pulo, se i pari dhe i fundit, pas gati një viti, do
të ishin debatuesit e vetëm përballë këmbënguljes së Ramadan Çitakut që
mbronte 29 nëntorin… Në mesazhin e urimit të 28 nëntorit, përmes valëve
të Radios “Jugosllavia e Lirë”, Tito dërgonte edhe mesazhin për një festë të përbashkët: “Festa juaj popullore do të jetë edhe festa e popujve tanë” (f.34).
Po
cilat ishin arsyet që Tito, më 28 nëntor 1944, na dërguakësh mesazhin
pë një festë të përbashkët dhe cila na qenkësh ajo festë jugosllave që
u dashkësh të përputhej me festën tonë të Çlirimit? Ato arsye i
shpjegon fare qartë dr.Baruti në studimin e tij mjaft interesant. Aty
përmendet “29 nëntori, që kujtonte Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it dhe që
koincidonte me Kuvendin Kushtetues të 29 nëntorit 1945 për shpalljen e
Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë. Dita e mbledhjes së
Kuvendit Kushtetues, 29 nëntori, u deklarua festa kombëtare e
Jugosllavisë, që do të përkujtonte njëherësh dy ngjarje historike të
RFP të Jugosllavisë. Por edhe diplomatët e Titos në Tiranë nuk mund të
mos bënin punën e tyre, pa pritur të vinte dita e 29 nëntorit, kur edhe
në Jugosllavi u shpall festë kombëtare” (f.30). Pikërisht puna e
agjentëve të Titos dhe bashkëpunimi afatgjatë i Enver Hoxhës në shërbim
të sllavokomunizmit bëri të mundur që “më 9 nëntor 1945 Kryesia e
Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar vendosi me shumicë votash (pa
deklaruar numrin e votave pro dhe kundër): 29 nëntori do të jetë Festë
Kombëtare e çlirimit të Shqipërisë” (po aty).
Uiliam
(William) E. Griffith, në librin e vet me titull “Shqipëria dhe
mosmarrëveshjet sovjeto-kineze”, shkruan: “Në verën e vitit 1939,
Partia Komuniste Jugosllave po planifikonte të merrte kontrollin e
komunistëve shqiptarë dhe Miladin Popovoçi, kreu i Kosmetit, grup
komunist rajonal, vendosi lidhje me grupin komunist shqiptar të
Shkodrës” (Gazeta “Tema”, 23 tetor 2007, f. 12). Pra, ishte pikërisht
Partia Komuniste Jugosllave ajo që paskëtaj do të vendoste për gjithçka
në Shqipëri, madje edhe për datën e çlirimit të vendit tonë.
Por,
mjerisht, vendimi i 9 nëntorit i Kryesisë së KANÇ kishte parahistorinë
e vet fatkeqe: Enver Hoxha, bashkë me disa nga krerët kryesorë të PKSH,
për të zezën e kombit shqiptar, të vënë kokë e këmbë në shërbim të
Beogradit dhe të mbarë sllavokomunizmit të urryer, që gjatë luftës
kishin vendosur ta përfshinin Shqipërinë në një Federatë Ballkanike,
nën dominimin jugosllav. Me këtë rast, dr.Baruti thekson: “Vendimet e
Kongresit të Përmetit, bashkë me to edhe Rezolucionet, ku përcaktohej
detyra për t’u përfshirë në Federatën Ballkanike, shumë shpejt u
detajuan, u konkretizuan dhe u dërguan kudo në bazën e Partisë e të
ushtrisë, në të gjitha rajonet e vendit. Hoxha udhëzonte: “Duhet të
shumëzoni në një numër të madh materialin që u dërgohet dhe ky material
të punohet me kujdes në të gjitha celulat, byrotë e batalioneve.” Nuk
ka më qartë se kaq: Enveri ishte flamurmbajtësi më i madh i Federatës
Jugosllave” (f.33). Për më tepër: “Enver Hoxha, në zbërthim të
Rezolucionit të Kongresit të Përmetit, theksonte se Konfederata
Ballkanike është “vija e vetme dhe rruga e shpëtimit që duhet të
ndjekin jo vetëm kosovarët e çamërit, por edhe gjithë popujt në Evropë,
që Traktati i Versaille-s i kishte bërë lesh e li” (f.31).
Kësisoj,
Enver Hoxha që gjatë luftës paskësh krijuar bindjen foshnjarake (për të
mos thënë idiote) se çështja jonë kombëtare do t’u zgjidhkësh në
kuadrin e serbosllavizmit, se të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe
të Çamërisë “do të zgjidheshin vetëm me krijimin e Federatës
Ballkanike!” (f.33).
Në
fund të muajit nëntor 1947 Tito bëri një vizitë në Bullgari, vizitë
kjo, e cila u pasua nga ajo e Enver Hoxhës në muajin dhjetor. Çfarë
deklaruan Tito dhe Hoxha gjatë asaj vizite?
Tito, Sofie, 25 nëntor 1947: “…ne po realizojmë një bashkëpunim kaq të ngushtë dhe kaq
të përgjithshëm, saqë çështja e Federatës nuk është gjë tjetër, veçse
një formalitet” (Gazeta “Bashkimi”, 17 dhjetor 1947; citohet sipas po
atij studimi, f.31).
Enver
Hoxha, Sofie, 19 dhjetor 1947: “…tre popujt janë si një popull, me një
zemër, me një shpirt dhe me një vullnet. Kjo është garancia e
pathyeshme e avenirit të sigurt dhe të lumtur të popujve tanë” (Gazeta
“Bashkimi”, 19 dhjetor 1947; citohet sipas po atij studimi, po aty).
Ndërsa
në veprën “Titistët”, të botuar në vitin 1982, Enver Hoxha, kur analizo
Plenumin II të Beratit, të mbajtur më 23 nëntor të vitit 1944, fillon
ta kthejë pllakën dhe, si një politikan pa shtyllë kurrizore, del para
publikut me deklaratën e mëposhtme: “Në Plenumin e Beratit Stojniçi e
hodhi si një balonë prove idenë e Konfederatës Ballkanike.., minë e
kurdisur e me rreziqe, që mban markën e prodhimit titist” (f.196;
citohet sipas po atij studimi, po aty).
Kaq
fushë, thua, ta kishte kujtesën Enver Hoxha, saqë të mos ishte në
gjendje të mbante mend se çfarë kishte deklaruar në Kongresin e
Përmetit, të mbajtur disa muaj para Plenumit II të Beratit? Le të
ndalemi edhe në një citat tjetër që dr.Baruti e ka nxjerrë nga fjalimi
i Enver Hoxhës në Kongresin e Përmetit: “Lufta e popullit tonë krijon
konditat për krijimin e një Konfederate Ballkanike.., krijon konditat
për një Federatë që do të kishte një peshë të madhe për zhvillimin e
drejtë të politikës evropiane” (Gazeta Zyrtare, 2 dhjetor 1944; po
aty). Më poshtë dr.Baruti nënvizon: “Deklarata e bërë në Rezolucionet e
Kongresit të Përmetit nuk gjendet në asnjë nga vëllimet me “Dokumente
të Organeve të Larta të Pushtetit Revolucionar Nacionalçlirimtar” (po
aty). Sigurisht që nuk gjendet dhe nuk mund të gjendet, sepse fshehja e
së vërtetës ka qenë dhe mbetet tipari më thelbësor i amoralitetit
politik të komunistëve në tërësi dhe të komunistëve shqiptarë në
veçanti.
Veçse
mbarë shqiptarët me formim nacionalist kujtesën historike e kanë fort
të mprehtë dhe nuk mund t’i harrojnë planet e Enver Hoxhës për t’i bërë
gjëmën kombit shqiptar. “Për Titon dhe Hoxhën problemi i krijimit të
Federatës Ballkanike ishte i zgjidhur dhe kishte mbetur thjesht një
formalitet që priste vetëm momentin, protokollin. Veçse Hoxha ishte
tepër më i avancuar me metaforat e tij, se të tre popujt ishin
“njësuar” në një popull me një trup, me një zemër, me një shpirt, me
një qëllim! Çfarë mesazhi sillte Hoxha në Tiranë pas kthimit nga vizita
në Bullgari? I sapokthyer nga Bullgaria, nga Sheshi “Skënderbej” u
drejtohej gjithë shqiptarëve me një mesazh të gjatë: “…Jugosllavia e
mareshalit Tito është shtylla e shëndoshë e bashkimit, e vëllazërimit
të popujve tanë dhe të popujve të tjerë të Ballkanit. Pra, marrëveshja
që nënshkruam me popullin bullgar përforcon, çimenton edhe më tepër
këtë vëllazërim, këtë bashkim të të tre popujve tanë… Detyra e popullit
tonë është që të vëmë të gjitha forcat tona që këto marrëveshje t’i
zbatojmë në jetë… Jemi tre popuj, Jugosllavia, Shqipëria dhe Bullgaria,
por kemi një zemër dhe luftojmë për një qëllim dhe me një vullnetë të
çeliktë… Të rrojë bashkimi dhe vëllazërimi me popujt e mareshalit Tito”
(Gazeta “Bashkimi”, 20 dhjetor 1947; citohet po nga ai studim, f.32).
Por
nuk do të kalonte shumë kohë dhe Enver Hoxha do të shkelte mbi vetveten
si pa gjë të keqe, duke zbuluar faqe botës antimoralin e tij
karakteristik.
“Përballë
vendimeve të… Kongresit të Përmetit që shpallte bashkimin e Shqipërisë
në një konfederatë me Jugosllavinë e Titos, përballë panegjerikëve të
Enver Hoxhës për Titon dhe bashkimin e popullit shqiptar me popullin
bullgar dhe popujt e Jugosllavisë, me në krye Titon, është e mjaftë të
vëmë Letrën e Enver Hoxhës dërguar Stalinit dhe Partisë Komuniste (b)
të Bashkimit Sovjetik (mars 1949), ku i kërkonte bashkimin e Kosovës me
Shqipërinë, ngritjen e armatosur të popujve të Jugosllavisë për
përmbysjen e regjimit antipopullor të Titos, kur para një viti e ca
shpallte publikisht dhe me zë të lartë “njësimin” në një trup, me një
shpirt, me një zemër, me një vullnet të popullit shqiptar me popujt e
Jugosllavisë. Hoxhës nuk i digjej shpirti për Kosovën: para disa
vjetësh, ende pa u çliruar, kosovarëve u kishte dërguar mesazhin e
qartë: jini mirë në Jugosllavinë e Titos! As është kjo një demagogji e
kulluar e servilizëm i shëmtuar? Enver Hoxha “argumentin” Kosovë e
përdorte për të fituar pikë para Stalinit, shprehje domethënëse kjo e
një makiavelizmi bajat” (po aty).
Pra,
ishin arsyet e lartpërmendura ato që bënë të mundur marrjen e vendimit
të 9 nëntorit nga ana e Kryesisë së KANÇ për ndryshin e datës së
çlirimit të Shqipërisë nga 28 në 29 nëntor, për ta njësuar atë me
festën kombëtare të Jugosllavisë. Vulën e falsifikimit të këtij fakti
historik do ta vinte i pari vetë Enver Hoxha, i cili, në përputhje me
vendimin e Kryesisë së KANÇ-it, fjalinë e lartpërmendur, ku 28
nëntori vlerësohej si dy herë i shenjtë, si ditë e Çlirimit dhe e
bashkimit të popullit shqiptar, do ta ndryshonte si më poshtë në
mesazhin që i dërgonte popullit shqiptar në mbrëmjen e 27 nëntorit
1945: “28 dhe 29 nëntori - dy datat më të mëdha të Historisë sonë
Kombëtare” (f.34). Dr.Barutit i bie në sy një fakt interesant: “Mesazhi
mbushte një faqe të gazetës “Bashkimi” të 28 nëntorit, kur të nesërmen
(për herë të parë - E.Y.)
do të festohej 29 nëntori në gjithë vendin, dhe Kryeministri Hoxha në
mesazhin e tij nëntë herë i drejtohej 28 nëntorit dhe asnjëherë 29
nëntorit! Vështirë se kjo mund të jetë e pranueshme, kur sapo ishte
mbushur një vit nga dita e çlirimit të vendit dhe përparësi merrte dita
e Çlirimit, lufta e plagët e saj ishin ende të freskëta. Një vit më
parë Hoxha kishte deklaruar se 28 nëntori ishte dita dy herë e shenjtë
dhe që ishte ende fare e freskët në kujtesën e shqiptarëve. Në këto
kushte, Hoxhës i duhej të bënte një kalim të butë që mund të ketë qenë
një lloj testi për të parë reagimet që mund të vinin e nga do të vinin.
Dhe reagimet nuk vonuan, në radhë të parë nga “Rinia”, organ i rinisë
shqiptare, e cila më 27 nëntor, lajmin për festën e re të Çlirimit, 29
nëntorin, e shoqëronte me një citat të gjatë të Enver Hoxhës, dhe
pikërisht me deklaratën politike të tij më 28 nëntor 1944, kur 28
nëntorin, ditën e Flamurit, e cilësonte si ditë dy herë të shenjtë, si
ditën e Çlirimit dhe të bashkimit të popullit shqiptar” (f.34-35).
Viti
1968 ishte viti kur do të festohej 60-vjetori i lindjes së Enver
Hoxhës. Me këtë rast, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, me
drejtoreshë Nexhmije Hoxhën, filloi botimin e serisë se veprave të
Enver Hoxhës. Në muajin maj të atij viti doli nga shtypi vëllimi i
parë. Në vëllimin e dytë, fjalia e lartpërmendur e Enver Hoxhës “Dita e
Flamurit u bë dy herë e shenjtë, dita e Çlirimit dhe e bashkimit të
popullit shqiptar” u ndryshua si më poshtë: “Dita e Flamurit u bë dita
dy herë e shenjtë, dita e pavarësisë dhe e bashkimit të popullit
shqiptar” (f.422; citohet sipas po atij studimi, f.35).
Kurse
16 vjet më vonë, në vitin 1984, Enver Hoxha, në librin me titull “Kur
hidheshin themelet e Shqipërisë së re (Kujtime e shënime historike),
shkruan: “…Të nesërmen e kësaj dite të paharruar (28 nëntorit - E.Y.)
na erdhi lajmi i çlirimit të qytetit të Shkodrës, i cili shënonte edhe
çlirimin e gjithë Shqipërisë. Kështu, pranë ditës historike të 28
nëntorit, Ditës së madhe të Flamurit, u radhit Dita tjetër e madhe, 29
nëntori, Dita e Çlirimit të Atdheut dhe e fitores së revolucionit
popullor” (f.473; citohet sipas po atij studimi, po aty). Kësisoj, kemi
“jo pak “lajthitje” të Enver Hoxhës për ditëfestën e Çlirimit, dhe këto
nuk mund të mos jenë shumë domethënëse për skenat dhe prapaskenat e
tij, pasi të gjitha vijnë tek argumenti politik i ndryshimit të
ditëfestës së Çlirimit, nga 28 në 29 nëntor” (po aty).
Në
debatin e Kuvendit të 22 nëntorit të vitit 1993, i cili ishte shumë i
ashpër dhe vazhdoi për më shumë se pesë orë, “opozita socialiste e vuri
relacionin e shumicës parlamentare nën goditje “agresive” të motivuara
edhe politikisht, ngase vendimi për ndryshimin e ditës së Çlirimit
“mohonte” luftën dhe gjakun e dëshmorëve (!). Mungoi debati
konstruktiv, që madje e nxiti edhe relacioni me spikatje subjektive e
larg së qeni me objektivitet shkencor” (f.44). Tani, ata deputetët e
majtë të parlamentit shqiptar, si Maqo Lakrori, Halil Lalaj, Moikom
Zeqo, Dritëro Agolli etj., të cilët diskutuan me aq pasion kundër
zhvendosjes së ditës së çlirimit për më 28 nëntor, le të marrin në duar
studimin shkencor të dr.Vasfi Barutit dhe, nëse janë në gjendje, le të
na provojnë të kundërtën, veçse me argumente shkencore, jo me
militantizëm partiak! Do ishte mirë që të njëjtën gjë ta bënin edhe
historianët me brumosje të majtë, prof.Xhemil Frashëri, Prof.Xhelal
Gjeçovi, prof. Paskal Milo dhe prof. Pullumb Xhufi, të cilët e mbrojnë
me aq zjarr 29 nëntorin e tyre të parapëlqyer, larg objektivitetit
shkencor.
Neokomunistët
socialistë filluan ta përkujtonin 29 nëntorin e tyre të dashur që më 27
qershor 2004. Në faqen 2 të “Gazetës Shqiptare” të asaj dite shkruhej
me gërma të mëdha: “Dita e Çlirimit. Flet drejtori i Muzeut Kombëtar.
“Po kërkojmë filmin dokument”. Zeqo: Do jetë pjesë e pavionit të
Antifashizmit”. Më poshtë botohej lajmi: “Drejtori i Muzeut Kombëtar,
Moikom Zeqo, tregon se në punën e tij për të krijuar pavionin e
Antifashizmit shqiptar synon të vendosë edhe filmimet e bëra më 29
nëntor të vitit 1944 nga Adem Mani. Zeqo, i pyetur nga Gazeta
Shqiptare, thotë se “në Muzeun e Shkodrës gjendet një objekt tepër
interesant. Një pilot italian i kish dhuruar në kohën e luftës një
qytetari shkodran, të quajtur Adem Mani, një kamera 8 mm. Ky i fundit e
përdori atë për të filmuar largimin e forcave gjermane nga qyteti i
Shkodrës më 29 nëntor”.
Në
faqen 3 të “Gazetës Shqiptare” të po asaj date pata lexuar shkrimin e
gazetares Brikena Shllaku me titull: “Flet Isa Alibali, miku i
kameramanit shkodran” dhe nëntitujt: “Shkodra u çlirua më 29 nëntor”.
“Zbulohet prova, një mjek filmoi hyrjen e partizanëve”. E lexova cep më
cep dhe me shumë kujdes artikullin në fjalë. Nuk gjeta në të asnjë
provë që të vërtetonte bindshëm se Shkodra qenka çliruar më 29 nëntor.
Një qytetar shkodran, zoti Adem Mani, sipas fjalëve të zotit Isa
Alibali, paska bërë filmime të ngjarjeve të Shkodrës pikërisht më 29
nëntor 1944! Por mbi ç’bazë mund të merren për të vërteta shkencore fjalët e këtij qytetari?
Por a mund të përbëjnë fjalët e tij një fakt me të vërtetë historik? Në
intervistën që gazetarja i kishte marrë zotit Isa Alibali ka disa gjëra
të qepura me fije kashte. Duke u interesuar për filmimet e zotit
Adem Mani, ajo e pyet zotin Alibali: “Çfarë kishte filmuar? I keni parë
ato”? Dhe ai përgjigjet: “Në filmimet e tij kanë qenë të fiksuara jetë
nga qyteti i Shkodrës, kryesisht vitet ’43-’44. Kam parë filmime
të formacioneve partizane para çlirimit dhe pas çlirimit; ditën kur
kanë hyrë partizanët në Shkodër, mëngjesin e 29 nëntorit”. Dhe pak më
poshtë një pyetje e dytë: “Ju i keni parë këto filmime, çfarë ju ka
bërë më shumë përshtypje”? Ja dhe përgjigjja e dytë e zotit Alibali:
“Pothuajse të gjitha, përveç filmit të datës 29 nëntor”. Hajde merre
vesh po të duash se cila është e vërteta! Kur kërkohet të sajohen gjëra
të paqena, sigurisht që lexuesit do t’i ofrohen në faqet e gazetës edhe
xhevahire të tilla! Por në këtë mes ka edhe diçka tjetër të qepur me
fije kashte. Në faqen 2 të gazetës në fjalë zoti Moikom Zeqo thotë për
zotin Adem Mani se ai e përdori kameran e dhuruar nga piloti Italian
“për të filmuar largimin e forcave gjermane nga qyteti i Shkodrës më 29
nëntor”, kurse në faqen 3 gazetarja Brikena Shllaku pohon se “Adem
Mani, një ndihmës mjek (në njërin nga nëntitujt thuhet mjek), që kishte
arritur të shtinte në dorë një kamera të një ushtari (zoti Moikom Zeqo
thotë se kamera paska qenë dhuratë e një piloti) italian, ka filmuar
hyrjen në qytet, në mëngjesin e 29 nëntorit, të reparteve partizane”.
Tani lind pyetja: Çfarë paska filmuar në të vërtetë zoti Adem Mani më
29 nëntor 1944? Largimin e forcave gjermane nga Shkodra (Moikom Zeqo),
apo hyrjen në Shkodër të reparteve partizane (Brikena Shllaku dhe Isa
Alibali)?
Para
dy vjetësh dr. Baruti, në Arkivin e Shtetit, ka zbuluar dhe bërë publik
një tjetër dokument interesant, në të cilin vërtetohet përfundimisht se
dita e 28 nëntorit, paska qenë e vendosur me ligj si dita e çlirimit të
Shqipërisë Londineze. Ja çfarë thotë dr. Baruti: “E vërtetë e
pamëshirë. Më 5 nëntor 1945 bëhet Mbledhja e 14-të, seanca I, e
Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar…Mbledhja e Kryesisë
miratoi Ligjin nr. 134, datë 5.11. 1945 dhe neni 1, rreshti i dytë, saktëson ditën e Çlirimit: “28 nëntor 1944”. Përderisa togfjalëshi (“28 nëntor 1944”) i ligjit 134 nuk është shfuqizuar dhe nuk është shfuqizuar as më 1945 dhe as deri sot, atëherë togfjalëshi “dita 28 nëntor”, dita e Çlirimit, ka fuqi ligjore edhe sot. Kjo e vërtetë ka edhe fuqi kushtetuese: nenin 178, pika 1 e Kushtetutës: “Ligjet
dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi
të kësaj Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar” (Gazeta “Tema”, 13 tetor 2007, f. 18, 19).
Ore
neokomun(social)istë të Shqipërisë Londineze, ore adhurues të kuturisur
të 29 nëntorit! Pse lodheni kot duke i rënë njëri gozhdës dhe tjetri
patkoit. Vazhdoni ta festoni 29 nëntorin tuaj, të njësuar me festën
kombëtare të Jugosllavisë së vdekur që sot prehet në koshin e plehrave
të historisë, se nuk ju trazon kush. E dimë që Enver Hoxha, edhe pas
vdekjes, do të vazhdojë të na mbajë të përçarë deri atëherë, kur
shqiptarë të kenë krijuar shtetin e tyre të bashkuar kombëtar në mbarë
trojet e veta etnike! Se ditë çlirimi nuk ka për Shqipërinë, se më 28
nëntor ajo u çlirua nga nazifashizmi, por ra nën sundimin e egër të
sllavokomunizmit dhe dita e çlirimit të vërtetë të Shqipërisë ka për
t’u festuar me një madhështi të paparë vetëm atëherë kur mbarë trojet
etnike shqiptare do të jenë të unifikuara në një shtet kombëtar.
Të
vjen të vësh ulërimën kur njihesh me këto të vërteta tragjike rreth
veprimtarisë antikombëtare të Enver Hoxhës në ndërtimin e marrëdhënieve
me Jugosllavinë titiste, këtë armike të betuar të kombit shqiptar.
Enver Hoxha e kishte katandisur veten deri në atë shkallë, saqë
tërhiqej zvarrë para shovinizmit jugosllav, i cili, me përbuzjen që
ushqente ndaj Shqipërisë Londineze, kishte guxuar t’i diktonte atij
edhe ditën e Çlirimit, e cila duhej të ishte detyrimisht e njësuar me
festën kombëtare të Jugosllavisë! Këtë fat do të kesh kur në
marrëdhëniet me vendet e tjera zhvishesh nga dinjiteti kombëtar dhe
lejon të të poshtërojnë deri në atë farë feje, saqë të të trajtojnë
sikur të kanë shërbëtor të tyre. Do të ishte mirë që edhe udhëheqësit e
popullit shqiptar të Kosovës ta kenë parasysh figurën e diskredituar të
Enver Hoxhës në marrëdhëniet që ai vendosi me serbosllavizmin.
L.
Baranovi, V. Moshetovi dhe V. Lesakovi, ish-instruktorë në Drejtorinë e
Jashtme të KQ të PK (b) të Bashkimit Sovjetik, më 18 mars 1948 i
dërgonin M.A.Suslovit një informacion me titull: “Rreth direktivave
antimarksiste të udhëheqësve së Partisë Komuniste të Jugosllavisë në
çështjet e politikës së brendshme dhe të jashtme”. Në atë informacion,
ku flitej edhe për qëndrimin e qeverisë jugosllave ndaj Shqipërisë,
ndër të tjera, theksohej: “Përfaqësuesit jugosllavë sillen në këtë vend
sikur ta kishin koloni të tyre” (Vostoçnaja Jevropa v dokumentah
rossijskih arhivov. 1944-1953. Vëll I. 1944-1948, f.794).
Po
si shpjegohet fakti që, pas dashurisë përvëluese për Titon dhe
Jugosllavinë titiste, të pasuar nga një “armiqësi përcëlluese” në
dukje, Enver Hoxha, me gjithë “rishikimin” e krejt marrëdhënieve
shqiptaro-jugosllave, nuk pati kurrë burrërinë politike ta korrigjonte
ditën e çlirimit të vendit nga 29 nëntori në 28 nëntor dhe t’i kërkonte
ndjesë publikisht popullit shqiptar të kësaj ane të kufirit për atë
gabim që bëri më 27 nëntor 1945 nën diktatin e Titos? Ai s’e bëri korrigjimin e atij gabimi fatal, sepse autokritika e sinqertë nuk ishte në natyrën e
karakterit të tij! Shkrimtari moralist francez Laroshfuko (La
Rochefoucauld - 1613-1680) na ka lënë një aforizëm të bukur: “Ne shpesh
damkosim të metat e të tjerëve, por rrallë qëllon që, duke ndjekur
shembullin e tyre, të korrigjojmë të metat tona”. A kemi të bëjmë këtu
me një qëndrim thjesht kokëfortë të Enver Hoxhës? Hegeli thotë: “Njeriu
kokëfortë ngul këmbë në vullnetin e tij për të vetmen arsye se ky është
thjesht vullneti i tij, ai ngul këmbë në të pa një arsye bindëse,
domethënë, pa pasur parasysh faktin që vullneti i tij të përfaqësojë në
vetvete diçka që ka një vlerë universale”.
Dr.Vasfi
Baruti thotë se në këtë mes “bie në sy tradicionalizmi 50-vjeçar i
festës së përvitshme të 29 nëntorit, merr vlerë deduksioni i njohur se
forca e tradicionalizmit është më e tmerrshme, më e fuqishme se forca e
zakoneve, e traditave shekullore” (f.43). Ndoshta kështu është me të
vërtetë. Por unë shikoj edhe një tjetër arsye në qëndrimin konservator
të veteranokomunistëve dhe të neokomunistëve socialistë për të vazhduar
ende me kokëfortësi festimin e ditës së Çlirimit të kësaj pjese të
Shqipërisë pikërisht më 29 nëntor, të njësuar politikisht me ditën e
festës kombëtare të Jugosllavisë, e cila tani, si term gjeografik, siç
e përmenda më lart, po prehet në koshin e plehrave të historisë! Unë
jam i prirur të mendoj se veteranokomunistët shqiptarë “virgjërinë” e
tyre politike ia dhuruan serbosllavizmit dhe, për këtë arsye, ata
vazhdojnë të provojnë ende kënaqësinë e paharrueshme që u ka falur për
gjithë jetën “kontakti” i parë me të. Rrezatimin e kënaqësisë së
dhurimit të “virgjërisë” politike të baballarëve të tyre
serbosllavizmit sot po e ndiejnë me afsh në qenien e tyre neokomunistët
socialistë, të cilët përjargen keq sa herë vijnë në “kontakt” me
polikanë serbosllavë. Le të kujtojmë për një cast zotin Ilir Meta se si
para ca vjetësh po ngazëllonte kur pritej me aq përnderime në Beograd, ku
ndodhej për një vizitë të çuditshme, me thjesht mandatin e një deputeti
nga Tirana, ndërkohë që i vinin rrotull kryeministri dhe presidenti i
vendit, duke shkelur edhe rregullat më elementare të protokollit
zyrtar! I meritonte zoti Ilir Meta gjithë ato përnderime! Ishte në
rolin e “trashëgimtares” së erotizmit politik me Beogradin, në rolin e
“dashnores” veterane të
serbosllavizmit. Nuk harrohet kurrën e kurrës ai që të ka “grabitur”
një herë e një kohë “virgjërinë” politike. Madje dashuria për të, sipas
psikanalizës, kthehet në një torturë të përhershme, e cila nuk të
ndahet këmba-këmbës në jetë të jetëve!
Nëntor 2009
NGA POEZIA SHQIPTARE
Nebih Bunjaku
PLAKU SI FËMIJA
Gjithkushi e di filozodinë
plaku është si fëmija
një ditë vetëu binda
nga vitet e mia
jam në fund të fundit
të rrugës së vjetër
me njërën këmbë këtu
tjetrën n'botën tjetër
me teke të çuditshme
sikur të isha fëmi'
mu në pikë të dimrit
shpesh kërkoj qershi
edhe ditën tjetër
tekanjoz si fëmija
kërkoja akullore
nga shoqet e mia
kur dalldisen ndjenjat
sikur di rinia
nën dalldinë e shpirtit
më vlon dashuria
ndonëse pak i lodhur
shpirtin e kam të ri
një lule pranvere
më harlis përsëri
(zgjodhëm nga përmledhja e autorit:
„prushimë buzësh“, Prishtinë, 2008)
NGA POEZIA BOTËRORE
Radovan Zogoviç/ ARDHËSIT
(Nga Këngët e Ali Bibakut)
KËNGA E PARË
Unë Ali Binaku heq tespihet e mij të shurdhër
dhe me çdo kokërr të rëndoj mbi qafë vargun e gurëvet
unë Ali Binaku të mallkoj gjithë ç`ke deri në farën e gjinisë sate!
Pse, pse në pullaz ma vrave të shenjtin shpend, lejlekun?
Në oxhakun tim i falej allahut,
në oxhakun tim puthte sqepat e bardhë
që si bima prej bucës shpojnë lëvozhgën e vesë,
prej oxhakut tim shtrinte në votrën time rrembat e bardhë,
dhe kurrë me krah s`ma rrëzoi mollën prej rrembi,
dhe kurrë me sqep s`ma shpoi syrin e kuq të qershisë
(që të kullojë ninëza e kuqe!) –
shpend i shenjtë
kur pushka e parë krisi në të –
me habi shikoi syhapur shpend shenjti;
kur pushka e dytë krisi në të -
vetëm qafën përkuli si lulja e bardhë në erë;
kur pushka e tretë krisi në të -
ra prej oxhakut tim, i përgjakur,
në pullazin tim...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi