Nexhat Rexha: Poezi me përmbajtje e shije estetike
Faqja 1 e 1

POEZI ME PËRMBAJTJE E SHIJE ESTETIKE
Sabit Rrustemi:”Nën qerpikun tënd” Botoi ”T-KOM”, Shkup, 2009, fq.65.
Nga Nexhat Rexha
Koncepti
filozofik e letrar është realizim i mundshëm, nëse ai ndërtohet në
baza të mundshme e të realizuara nën rregullat, që i prodhon jeta me të
gjitha variantet e mundshme të saj. Duke patur këtë qëllim e mision
njerëzor e artistik Sabit Rrustemi, që nga fillimi i krijimeve të para
artistike ka ruajtur identitetin e vet krijues, gjithnjë duke e
pasuruar fondin e letërsisë shqiptare me veçantit e tija artistike.
Ai
prej veprës së parë “Ku i la lisat era”1990, deri te kjo e fundit e
botuar para disa muajve me titull ”Nën qerpikun tënd”, ka krijuar
portretin e ekspresiv prej artisti.
Përmbledhja me poezi”Nën
qerpikun tënd”, të Sabit Rrustemit është vepra më e re poetike, e cila
vjen para lexuesit me një përkushtim të theksuar. Vargjet e këtij
vëllimi korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e
vargut racional, duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e botës së
brendshme, që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë. Autori me
shije estetike ka shpërndarë këto xixa të ngujuara për të dhënë dritë e
shpresë për jetën në vazhdimësi.
Vëllimi poetik “Nën qerpikun
tënd” ndahet në katër cikle, të cilët kanë harmoni tematike dhe
artistike në mes vete: E vogël kjo botë për ëndrrën tonë, E
paprekshmja pikon në mua, Nën qepallat e një dritareje, Më zgjoi përmes
aromës.
Në
të gjitha ciklet, brendia artistike e vargut është e lirë dhe
reprezentative, sepse autori në secilin varg, në secilën poezi, ka
shkrirë botën e përditshme, duke shenjëzuar momentet më të mira që jep
jeta. Që nga cikli i parë e deri tek ai i fundit, nga afërsia shihet,
se vërtet e vogël është bota, kur ndizen ëndrrat, e vogël është bota
kur puqen dashuritë, për këtë qëllim njeriu sakrifikon shumë anë të
dukshme e të padukshme të jetës, në atdheun ku vlon dashuria e
pikëtakohen ëndrrat e trazuara. Sabiti në poezinë e tij, të rrëmben, e
të fut brenda kësaj bote, që t`i jep të gjitha mundësitë për të shijuar
të bukurën, ai është i hapur në dashuri, të cilën e ndryjnë shumë
njerëz, pastaj kjo dashuri paraprakisht dihet se është konvecionale, që
vlon e prit sinjale për t`u shkrirë i tëri, në të tërën .Ky është
lajtmotiv funksional në këto rrethana të krijuara dhe i pranueshëm për
lexuesin e cilës do shtresë a komunikim gjuhësor.
Funksionalizimi i
brendshëm i vargut është lakonik dhe si produkt artistik rrjedh nëpër
të gjitha kohët edhe si nevojë organike, edhe si gamë, edhe si nevojë
fiziologjike. Mirëpo, nëpër këtë njohje të brendshme shpirtërore, ai
shpalosë atë që duket e nuk thuhet, atë që e ndjen shpirti e nuk e
thotë, në poezinë “Pikat e heshtjes” ai shprehet: Të pathënat që
ndjejmë/Ç`lexim i çuditshëm/Për dashurinë që përjetësohet/E nuk
thuhet/Mes tri pikash/Sa buzë janë tharë/Një puthje duke ëndërruar.
Këtë ndrydhje të padukshme, ai nëpër vargje e shtrydhë, e kjo shtrydhje
pastaj lëshon lëngë e shije, e kjo pastaj lëshon aromë, kjo aromë
bashkon zemra të ngujuara. Autori është i hapur dhe autentik në
shprehjen që ngjallë shpresë dhe e përkufizon dashurinë për së afërmi,
ai nuk dëshiron që ajo të jetë vetëm abstraksion i jashtëm, por
njohja e vetvetes me jetën rezulton kontestimin e përditshmërisë me
gjëra të bukura që i prodhon jeta.
Mirëpo, ai dëshiron që këto
dashuri të shfaqen natyrshëm, të cilat kërkojnë shenjëzim në kohën e
princit të kësaj kohe,pse të mos regjistrohen në kalendarin e
shpirtërave të dashurisë. Pikëtakimet e syve e ndërrimi i ngjyrave të
fytyrës i vënë në funksion dinamik dhe i vënë në korelacion reciprok
për të dashuruar, duke e zhvilluar procesin në frekuenca të brendshme
emocionale, gjithnjë me shije e aromë të pranueshme, e në tërësinë e
kësaj oaze shkrihen barrierat pengestare, gjithnjë këtë amshim e
vendosë brenda qenies ekzistenciale.
Strehimi
edhe si sintagmë e formulim artistik është i veshur me petkun idilik,
sepse figuracioni i vargut merr e jep kuptimësi përmes mjeteve
shprehëse, që bartë refleksion natyra me të gjitha bukuritë bimore, që
kultivojnë stinët e vitit. Njëherit, brendia poetike reflekton edhe
hapësirën qiellore, sepse rrezet e diellit dhe rigat e shiut ,shkrijnë
ngurtësi, e kur shkrihet ngurtësia zemrat bashkojnë të gjitha gjymtyrët
, e buzët pastaj prodhojnë ëmbëlsirë dhe krijohet atmosfera festive. Të
gjitha ngjarjet zhvillohen nën një strehim, e ai strehim bëhet “Nën
qerpikun tënd”, konaku është i hapur, për këtë qëllim ia vlen të
sakrifikohet një jo nga e kaluara, për t`i thënë të sotmes po, për t`i
dhënë kuptim thelbësor të ardhmes.
Sabit Rrushemi, përmes lirikave
erotike ka thyer heshtjen, për të shkrirë mallin dhe lotin nëpër
petalet e lules së ëndërruar dhe për ta zhveshur anatemën krijuese të
puthjeve në pritje, sepse luledashuria,tërë atë aromë e shije që ka
brenda saj,ai arrin ta shkrijë botërisht në një pirg të vetëm në fushën
e gjelbëruar, sikur qerpikët i kanë dhënë strehim të amshimit njerëzor.
Poezia
e këtij vëllimi është formulim i ndjenjave të qarta dhe racionale në
brendi, sepse niveli artistikë është stabil, konkret dhe në vete bartë
imazhe funksionale e rrjedh të natyrshme. Poeti përmes figurave
artistike si; metafora, epiteti,simboli etj., ka treguar se
transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve,si në rrafshin
tematik,po ashtu edhe në rrafshin e vetëdijesimit të këtij absurditeti
nëpër shoqëritë e ndryshme.
Tërësia e veprës është e ngjeshur me
mjeshtri artistike dhe ruan në vete mesazhin e kristalt për dashurinë,
për jetën, për amshimin dhe ky kristal i çmueshëm strehon nën qerpikun
e të lumturve. Sabit Rrustemi me dy veprat e fundit”Shiu i buzëve tua”
dhe”Nën qerpikun tënd”ka vazhduar serinë veprave artistike me motivin e
dashurisë, të cilat janë të nevojshme, të arsyeshme dhe gjithsesi e
begatojnë thesarin e letërsisë shqiptare, duke patur parasysh edhe
lëvrimin e kësaj tematike, dhe si të tilla ato sjellin risi
origjinale, e ruajnë në vete ekzistencialen si model i përjetimit
shoqëror.
Pra, nga titulli i poezisë”Nën qerpikun tënd”, del edhe
titulli i librit poetik dhe konsideroj se është një goditje e ëmbël
metaforike, sepse të banojë njeriu nën qerpikun e të dashurit-të
dashurës është rehati shpirtërore, sepse klima dhe siguria janë liria
më e madhe shëndetësore që njeriu e kërkon gjatë gjithë jetës.
Vepra
në përmbajtje dhe në stil është e nivelit të realizimeve standarde,
sepse jetës i jepet hapësirë, sikur të robëruarin e liron nga burgu.
Dashuria në këtë vepër paraqitet si vlerë dhe ajo është sinonim që i
jep kuptim e qartësi vargut poetik të këtij vëllimi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi