Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar
Faqja 1 e 1

Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet
të korruptuar
Naim Kelmendi
Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të
korruptuar "Shkuarja ime për të raportuar nga lufta, atje në
Koshare, ka ndodhur dikund kah fundi i saj, edhe pse atëbotë askush nuk e kemi
ditur se do të ishte fundi i saj.Unë kam shkuar nga Zvicra,meqë atëherë jetoja
në Zvicër,edhe përkundër rrethanave të mia shëndetësore të atëbotshme aspak të
përshtatshme.Mirëpo ishte thirrja e lirisë në ndërgjegjen tonë, ajo që na ka
mobilizuar si shqiptar kudo që ishim. Ajo,koha e raportimit nga lufta e
lavdishme e Koshares,nga atje ku u çrrënjos me luftë përgjithmonë kufiri
shqiptaro-shqiptar, nga luftëtarët e lirisë,në krye me arkitektët e asaj lufte,
heronjtë Sali Çeku dhe Agim Ramadani,do të mbetet përgjithmonë në jetën time si
diçka e shënuar"-tha ndër të tjera z.Kelmendi.
Z.Kelmendi, jeni një gazetar, poet, publicist i njohur, kudo që ka
shqiptarë dhe e dimë, se krijuesi nuk rrin rehat, por si duket kohëve të fundit,
Naim Kelmendi, ose është duke punuar diçka në qetësi, ose nuk po mundet ta gjejë
frymëzimin. Si qëndron puna?
Naim Kelmendi:Kjo që po thoni në pyetjen tuaj,mbase në një farë mënyre edhe
është e vërtetë.Unë disi kam bërë një tërheqje(pauzim) nga paraqitja ime
publike,vetëm të përkohëshme,e që për vite me radhë ka qenë tejet dinamike,do të
thosha.Nuk është se nuk e kam thënë fjalën time publike në raste të caktuara.Kam
pasur paraqitjet e mia herë pas here, korrespondencën me lexuesin,në forma të
ndryshme,shumë herë përmes shkrimeve publicistike,apo ndonjëherë me shkrimet
letrare të botuara nëpër gazetat tona këtu në Kosovë,Shqipëri etj.Përkundër
kësaj që thashë,unë edhe kam krijuar.Kam përfunduar një vepër të re poezish,e që
mund të them se pos krijimeve të tjera,poezia zë vendin kryesor në krijimtarinë
time,është vokacioni im krijues.Poezinë e kam pasur dhe e kam bashkudhëtare të
jetës. Gjithashtu kam punuar në romanin e ri(një ndër të tjerët) në krijim,në
një libër me tregime,të shkruara nëpër vite, e kështu me radhë,mbase duke
menduar se mund të botohen në një kohë të afërt.
E thashë për të gjetur frymëzimin, meqë në këtë kohë, që gjithçka
është politizuar, poeti e ka të vështirë që të mos i japë sëmundje politike
vargut.
Si e komentoni Ju?
Naim Kelmendi:Thënë të drejtën,politizimi e ka vërshuar jetën tonë,ngase këtë
e kanë krijuar rrethanat në të cilat jemi gjendur ne si popull,dhe kështu edhe
vetë krijuesi,në vorbullën e ngjarjeve dhe rrethanave.Mbase edhe është thënë,se
muzën poetike mund edhe ta mbysë politika,por këtu kam qenë i kujdesshëm.Poezinë
dhe politikën i kam parë dhe përceptuar si të ndara,dhe mbase kam luftuar
vazhdimisht në botën e krijimit, që ajo,pra,politika,të mos e vrasi
poetikën.Duhet thënë se poetika e politizuar është poetikë e ditës,e kohës dhe e
rrethanës,por jo edhe e një jete më të gjatë.Këtu është ai kufiri që i vë
politizimi artit dhe fjalës së shkruar,dhe pikërisht këtu duhet ai kujdesi i
krijuesit të vlerave,që t’i ruhet ndikimit politik.
Keni punuar gazetar me vite të tëra, si në Kosovë dhe Zvicër, por
keni raportuar edhe nga lufta e Kosovës. Na thoni dy fjalë, se si është të
raportosh nga lufta edhe pse e kuptojmë se nuk është edhe e lehtë të
përgjigjesh?
Naim Kelmendi:Shkuarja ime për të raportuar nga lufta, atje në Koshare, ka
ndodhur dikund kah fundi i saj, edhe pse atëbotë askush nuk e kemi ditur se do
të ishte fundi i saj.Unë kam shkuar nga Zvicra,meqë atëherë jetoja në
Zvicër,edhe përkundër rrethanave të mia shëndetësore të atëbotshme aspak të

diçka e shënuar.Ndoshta më e rëndësishmja në karrierën e profesionit,por edhe më
e ndritshmja në jetën prej njeriu.
Si është gazetaria shqiptare, e sidomos ajo e Kosovës?
Naim Kelmendi:Që nga përfundimi i luftës,pra nga çlirimi i Kosovës,edhe
gazetaria në Kosovë i ka pasur peripecitë e veta.Gazetarët dhe gazetaria ka
qenë,do ta quaja, në një luftë dhe në një përballje përmanente me fenomenet e së
keqes që ndodhin në një shoqëri në tranzicion,si ka qenë kjo e jona.Në Kosovën e
pasluftës ka ndodhur krimi i organizuar.Kanë lulëzuar shumë forma të
kriminalitetit,vrasjet politike,krimi ekonomik, etj.
Dikush e ka luajtur rolin e strucit, por ka pasur mjaft të tjerë që janë
shquar në përballje të hapura me krimin,dhe ndokujt edhe i ka sjellur pasoja,por
kjo është edhe pjesa e hidhur që të ofron misioni i këtij profesioni.
Të gjitha këto kanë stagnuar zhvillimin e shoqërisë dhe mbase edhe
konsolidimin e demokracisë,sot ende po e ha si gangrenë edhe forcimin e shtetit
dhe sundimin e ligjit.Mjerisht mund të konstatohet se ende sot gazetaria në
Kosovë vuan nga këto pasoja.Sot kemi,në shumë raste gazetari të
kontrolluar,gazetari grupesh dhe partishë,gazetari bosësh politikë etj,që
përfaqësojnë interesa të caktuara,të ngushta fare,dhe mbase rrënojnë interesa të
caktuara.Kjo nuk i shkon për të mbarë vetë demokracisë,ngase vet gazetaria është
një shtyllë e fortë e saj.Sa më shumë gazetari të lirë aq më shumë demokraci të
fortë,kuptohet edhe me shtyllat tjera,si drejtësia,ekonomia etj.
Keni punuar disa vite edhe në Zvicër, gazetar, lektor, por edhe
mësues i shkollës plotësuese shqipe. Sipas mendimit tënd, meqë tani jeni duke
jetuar në Kosovë, në çka duhet të përqendrohet më shumë qeveria e Kosovës tek
diaspora?
Naim Kelmendi:Në këtë qeveri ka mjaft njerëz që dje,krejt para lufte kanë
qenë vetë pjesëtar të diasporës,akëcili ka jetuar me vite në Evropë e gjetiu.Me
një fjalë kanë qenë vetë mërgimtarë.Unë,nuk e kuptoj se si, së paku tek këta,nuk
ka prekur aspak në ndërgjegjën e tyre çështja e diasporës shqiptare.Kosova sot
është shtet.
Shteti duhet të ketë lidhje me diasporën e vet të kudondodhur,jo vetëm përmes
ambasadash,por edhe përmes formash tjera përfaqësimi lidhjeje e komunikimi.
Është dashur patjetër një ministri e diasporës në qeverinë e Kosovës.Diaspora
shqiptare në Evropë dhe përtej saj në SHBA e nëpër botë,ka dhënë paranë,mundin
dhe djersën,mbase edhe jetën për çlirimin e Kosovës,ndërsa sot askush nuk merret
me të.Kjo nuk do të duhej të ishte kështu.Kjo duhet të trokas në ndërgjegjën e
atyre,që deri dje e kanë rrjepur atë diasporë e sot ia kanë kthyer
shpinën.Mendoj se me diasporën duhet krijuar lidhjet e përhershme kulturore dhe
arsimore,për ta zhvilluar arsimimin në gjuhën dhe kulturën amtare,për ta ruajtur
këtë diasporë nga asimilimi.Ne kemi një diasporë të re dhe duhet të kihet kujdes
ndaj asimilimit të saj,kjo është ajo qenësorja…
Mendoni se diaspora vetëm se po përmendet dhe asgjë nuk po bëhet në
këtë drejtim, duke e ditur, se bashkatdhetarët ballafaqohen me probleme të
ndryshme?
Naim Kelmendi:Keni të drejtë.Ju,mbase edhe vetë jetoni në diasporë,i njihni
dhe frymoni më afër këtyre problemeve,por unë mendoj se vetë shteti ynë duhet të
krijojë mekanizmat që merren me diasporën,me çështjet dhe problemet e tyre,me
zhvillimet dhe ruajtjen e tyre.Kjo tash i takon shtetit,dhe kjo ende nuk po
ndodhë.Nuk e di përse.Nuk mund ta kuptoj…
Cili është raporti juaj me poetët e Kosovës dhe të
diasporës?
Naim Kelmendi:Raport fare korrekt dhe fare ndërnjerëzor.Në Kosovë kam mjaft
miq të fjalës e të profesionit.Nuk është se edhe nuk bashkëpunojmë,nuk
bashkëveprojmë e nuk bashkëmendojmë.Edhe me poetët shqiptarë në diasporë,meqë
vet kam jetuar për trembëdhjetë vite rrjesht në Zvicër,mbaj raporte të mira.Disa
edhe më janë larg për t’u takuar,me disa ende mbaj kontakte apo lidhje në forma
të ndryshme.Me një fjalë raporte të mira njerëzore dhe miqësore.
A është komercializuar edhe poezia në këtë kohë
tranzicioni?
Naim Kelmendi:Duket se çdo gjë është komercializuar.Çdo gjë është bërë
bisnes,por ja që,mendoj se vlerat e njëmendëta nuk
komercializohen.Tranzicioni,sikur po zgjatë më shumë tek ne,apo po më duket
kështu.Kuptohet,edhe poezia po e vuan këtë fenomen të tranzicionit e të
komercializimit,por gjithësesi vlera e vertetë letrare jeton dhe mbijeton.Ajo e
ka jetën e vet dhe emrin e vet të përbotshëm.
Ku do ta kishe parë veten më mirë, në shkollë, në TV, radio apo
gazetë?
Naim Kelmendi:Sinqerisht, ta them të drejtën se më mirë e shoh veten në
gazetë.Këtu jam më afër lexuesit,apo disi,kështu e ndjej këtë.I shpreh më mirë
pikëpamjet intelektuale dhe reagimin tim në gazetë.Është një medium që e
vlerësoj shumë dhe e respketoj,mbase dhe e dua.Paraqitjet e fjalës publike në
gazetë,disi më duken më me peshën e vet për t’i thënë dhe për t’i shkruar gjërat
hapur.
Na thoni një koment, për këtë vit, meqë Shqipëria hyri në NATO dhe u
bënë shumë lëvizje të mira mbarëkombëtare?
Naim Kelmendi:Janë dy arritje,pa lënë anash dhe të tjera, në këtë nënqiellin
tonë kombëtar.E para ishte hyrja e Shqipërisë në NATO dhe e dyta kurorëzimi i
ndërtimit të rrugës kombëtare Durrës-Prizren,që tashmë lidhë dy shtetet
shqiptare:Shqipërinë me Kosovën. Ky është shekulli i kombit shqiptar.Ka filluar
me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,tashmë me Shqipërinë zonjë në Evropë dhe do
vazhdojë më tutje.Në një të ardhme me bashkimin e shqiptarëve.Evropa e ka për
borxh,që qytetarëve të vet,shqiptarëve,t’ua ndreq padrejtësitë historike të
kohës.Ne jemi evropianë.I kemi dhënë mjaft si komb qytetërimit dhe civilizimit
evropian,që para dymijë vjetëve e këndej. Kosovës,i duhet jetësisht zhvillimi
ekonomik.Ky, zatën edhe është çelësi i forcimit të shtetit.
Kosovës i duhet çrrënjosja e korrupsionit, që ka prekur edhe segmentet e
majave të shtetit,çrrënjosja e krimit të organizuar.Kosovës i duhet sundimi i
ligjit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.Kosovës i duhet
siguria,stabiliteti dhe etika njerëzore në drejtësi dhe në sundimin e ligjit. Me
njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar.Nuk janë të shëndosha
ndarjet që i kanë bërë partitë,si,p.sh kjo partia e filanit,kjo e fistekut
etj,apo partia e këtyre të Podujevës,e atyre të Drenicës,e këtyre të
Dugagjinit,atyre të rrethit të Ferizajit etj.Kështu do të na kushtojnë
ndarjet.Kosova është e të gjithëve.
Z.Kelmendi, t’i kthehemi botës krijuese. Jeni duke krijuar ndonjë
vepër?
Naim Kelmendi:Është në natyrën e krijuesit dhe në domenin e tij,që kurrë të
mos pushojë së krijuari.Edhe unë kështu bëj.Edhe kur nuk duket se krijoj mbase
krijoj.Kam nëpër duar disa dorëshkrime,që pas procesit të punës do ta shohin
dritën e botimit, por kohë më shumë i dhuroj punës me Shtëpinë Botuese "Rugova
Art",me krijimet dhe botimet e saj.Ajo vazhdon botimin e veprave letrare të
zhanreve të ndryshme.Këtu kam më shumë angazhime.
Çka më me dëshirë shkruani, poezi, prozë, roman, apo ndonjë shkrim
për gazetë?
Naim Kelmendi:Unë përpos poezisë,që nëpër vite kam botuar më se 12 vepra
poetike,dhe ato në publicistikë,lëroj edhe prozën.E shkruaj edhe romanin,ende
nuk kam të botuar.Por,përpos të gjitha gjinive më me dëshirë e shkruaj
poezinë.Ndërsa,shkrimin për gazetë,e bëj si reagim intelektual ndaj çështjeve
shoqërore që na preokupojnë dhe janë pjesë e jetës dhe veprimit tonë…
E di, se na mbeten shumë gjëra pa përmendur, por shpresojmë, se herave tjera
prapë do të jemi në kontakt dhe do mësojmë edhe shumë gjëra tjera nga Ju i
nderuar, edhe pse të gjithë Ju njohin. Ju flm dhe ju urojmë suksese.
Naim Kelmendi:Ju faleminderit edhe juve,suksese dhe jetë të gjatë në misionin
tuaj të shenjtë që je duke e bërë në punën e profesionit të gazetarisë, juve që
e drejtoni dhe të gjithë lexuesve të saj.
Intervistoi: Dashnim HEBIBI,shkrimtar nga Zvicra
http://kosovaere.ch/index.php
të korruptuar
Intervistë ekskluzive për "Kosova e re "
me poetin, publicistin, gazetarin e
mirënjohur, Naim Kelmendi,nga Kosova , i cili raportoi edhe nga lufta e
Kosharës me 1999.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi