Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri: PAKEZ DRITE JU LUTEM

Shko poshtë

Ardi Omeri: PAKEZ DRITE JU LUTEM Empty Ardi Omeri: PAKEZ DRITE JU LUTEM

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 07, 2010 9:36 pm




Ardi Omeri: PAKEZ DRITE JU LUTEM 10327_1156623890108_1663066175_377930_2576250_n




Ardi Omeri: PAKEZ DRITE JU LUTEM

Ne nje dhome te erret kerkova pakez drite por drite nuk pashe.

Ndeza nje cakmak por pas disa sekondash e fika, metali i ndezur me dogji duart...

Gjeta nje qiri dhe e ndeza.

Flaka e zbehte pershkoi menjehere erresiren e nje pjese te dhomes por
nuk kishte force te shkonte gjithkund ne ate dhome te erret ku
ndodhesha...

E vendosa lart mbi bufe, ndoshta ne lartesi do te ndriconte me shume...

Dicka me mire por prape ishte e dobet, mezi cante pak metra e une
shihja muret e dhomes si te ishin gri ne te zeze e here here beheshin
vetem gri...

Sa here flaka e atij qiriu te vogel rritej ato e hiqnin te zezen e
beheshin gri por jo te bardhe, drita e qiriut nuk i mjaftonte qe te
zbardheshin...

Ndeza nje qiri tjeter.

Drita ne dhome u shtua me shume por prape se prape sihte e pa mjaftueshme...

Flaket e qirinjve here zmadhoheshin e here zvogeloheshin, sa here
qe ne vatren e tyre grumbullohej dyll i shkrire nga nxehtesia , fija e
pambukut ne mes te qiriut leshonte me shume flake..

Shikoja ate vater qe hapej dalngadale ne limitet e saj anesore e
kur nuk mu8nd te mbante me dyll te shkrire, ate te tepertin, ate te
demshmin , qe flaka te mos shuhej, e nxirrte jashte duke krijuar rreke
te vogla qe jargaviteshin ne trupin e qiriut qe rrinte ne kembe i
ndezur...

Dukej sikur ai qiri luftonte te mbijetonte, dukej sikur brenda tij
vete flaka e tij e dobet nuk arrinte te digjte gjithshka e tepricat i
nxirrte jashte, i hidhte te kembet e tij , ku si paradoks ato vec e
forconin perkohesisht qe te mos rrezohej, qe te qendronte ne kembe
persa kohe ishte i ndezur...

Qiriu i pare po shkonte drejt fundit te tij, ishte shkurtuar shume
por per cudi bente me shume flake se ai me i riu, i sapondezuri...

Muret, edhe pse te bardha ne vetvehte, mbeteshin gri ne te zeze,
ato nuk mund te zbardheshin nga drita e zbehte e atyre qirinjve qe mezi
rrinin ne kembe per vehten e tyre...

Ndeza nje cigare ne flaken e njerit prej tyre, atij me te
shkurtrit dhe per nje cast mu duk sikur i thitha flaken me cogare,
rrezikoi te shuhej por une e largova coigaren shpoejt e ai mori fryme e
ndricoi me shume , is me inat , sikur po me shante, sikur po shfrynte
me inat duke me thene,- Une po digjem,po tyretem e ti don te ndezesh
edhe cigaren...

E veshtroja tek po shuhej pak nga pak, ishin sekondat e fundit te jetes se tij te shkurter...

Mora dyllin e shkrire, ate qe kish mbetur, ate qe i ikish rezistuar
djegjes, ate qe per qiriun e djegur ishte i tepert, ate qe ai me
percmim e kishte hedhur jashte vehtes se tij dhe e kishte lene si jetim
te kembet e veta derisa u shua edhe per vehte dhe e kalova neper duar
duke bere forme tjeter, madhesi tjeter e ne fund i pershkova nje fije
pambuku ne mes, une bera nje qiri tjeter...

E ndeza te ricikluarin dhe ai mori flake menjehere, a thua se
kishte inat e me inatin e te hedhurit jashte, te shkrire e te ricikluar
ndricoi me shume e me mbajti per ca kohe, aq sa me mjaftonte te mbaroja
keto rreshta..

Shihja vetem qe digjej me shpejt se tjetri me pare apo ai , gjoja me i riu...

I ricikluari krijoi nje krater te madh, u zgjerua, u thellua ,
mori nje si vrull flake e u tret brenda vehtes pa nxjerre jashte asnje
pike teprice, ai u dogj pa u djegur teresisht shume shpejt...

Drita ne dhome u be me e zbehte, ai gjysem qiriri arrinte te
ndriconte shume pak, muret e bardha pak nga pak filluan te beheshin me
te errete , cdo sekond e me te erreta...

Qiriu po tretej, flaka e zbehte bashke me te , e keshtu vendosa te fle.

Nuk mund te shkruaja ne erresire e as ne drite artificiale, ajo shuhej shpejt...

Shpresoj te zgjohem shpejt, kur te kete drite natyrale, nga ajo e forta qe dricon gjithshka e te rifilloj te shkruaj perseri...

Shpresoj qe nata te zgjase qe te mos harroj ku e lashe...

Nuk dua drite Afrike e as Arktiku , dua drite normale, tonen, timen, natyrale...



04.01.2010
Ardi Omeri: PAKEZ DRITE JU LUTEM 19456_1244585529094_1663066175_587568_7168970_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi