Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit

Shko poshtë

Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit Empty Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 07, 2010 11:40 pm




Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit U1_PjeterJaku
PJETËR JAKU - ATDHETAR I DEVOTSHËM I KOMBIT
PJETER JAKU- 1898-1945




NË 65-VJETORIN E VRASJES SË ATDHETARIT TË DEVOTSHË PJETËR JAKU ( 1898-1945) (1)



Nga Kastriot Shkreli



Atdhetari i devotshëm, Pjetër Jaku, lindi në
Ranoc më 21 janar të vitit 1898, si fëmija i pestë i Jak Alisë nga
gjashtë fëmijtë e tyre, në kohë shumë të vështira për kombin
tonë.Trevat shqiptare ishin bër bastione të luftës për liri dhe
pavarësi.Disfata e luftës greko-turke më 1897 dhe dobësimi i pozitave
turke i dha një nxitje të madhe propagandës serbe.Kjo ju dha mundësi
qarqeve sunduese të Beogradit ti forcoin pozitat e tyre në viset
shqiptare të kosovës. Kohë kur e sëmura e Bosforit, ose më mirë për ta
quajtur, kulçedër nga Azia,që kishte lëshuar kthetrat në tërë
Ballkanin, duke e ngulfatur, për pesë shekuj, kishte fillua të
numëronte ditët e fundit të jetës. Kjo e bënte edhe më agresive dhe
shumë të rrezikshme, sepse i mbyturi në ujë mundohet të merr me vete
edhe të tjerët që i ka afër.Populli shqiptar i lodhur nga robëria
shekullore, nga qëndresa, kundërveniet, luftërat e shumta për liri, e
ndinte se liria po vjen,se kulçedra plakë po i
numëron ditët e fundit në tokat tona dhe mundohej që sa më parë të
lirohet nga turqit, por edhe të mbrohet nga fqinjët grabitçarë. Ndërkaq, Fishta
i madh, në atë kohë e lëshon namën: ,,Uh Evropë,ti kurvë e motit.Po
kësaj i thonë besë e zotit.A kjo asht shejë e qytetnisë.Më i da tokat e
shqypenisë.Më ua dhanë këlyshve të Rusisë...,,.


Fati
solli që pikërisht në atë periudhë shumë të vështirë për kombin tonë.
të lind dëshmori i kombit Pjeter Jaku.Si fëmijë ishte shumë i
shkathët,i menqur dhe fisnik, u rritë në familjë patriote dhe luftëtare
të pakompromis për atdhe e fe. Babai i tij ishte pjesëmarrës i Kuvendit
të Lidhjes së Prizrenit dhe zbatues me pushkë në dorë i vendimeve të
këtij Kuvendi së bashku me mikun dhe bashkëvendësin e tij Rrustem
Kabashin nga Korisha e Prizrenit dhe Sadik Ramën e Gjurgjevikut të
Madh.Atë vit u formua BËSËLIDHJA SHQIPTARE,që shtriu degët nëpër
qytetet e Kosovës,lidhje që do të qonte në KUNENDIN E PEJES në vitin
1899 kur Pjetri ishte një vjeqar.Babai i tij Jak Kqira-Shkreli ishte
pjesëmarrës aktiv i këtyre marrëveshjeve, si dhe pjesëmarrës në shumë
kuvende të rëndësishme për kombin tonë si dhe bashkëluftëtar me
prijësit e lirisë së popullit tonë Zef Gjidodën e Haxhi Zekën e
Pejës,Bajram Currin, Hasan Prishtinën,Azem Bejtën dhe Dedë Gjon Lulin,
si dhe miqësinë me të parët e fesë të asaj kohe, Atë Engjëll Palaj, Atë Lorenc Mazreku, Atë Shtjefën Gjeçovi, si dhe Patër Pashk Prelën, që të gjithë famullitarë të kishës së Zllakuqanit.



21 shkurt 1902 u vra në Pejë udhëheqësi i Bësëlidhjës Shqipetare HAXHI
ZEKA.Djaloshi i vogel në atë kohë kishte vetem 4 vjç,por në familjën e
tij kjo ngjarje u perjetu shumë rënd,posaqerisht nga i jati Jaku qe
Haxhiun e kishte shok dhe bashkluftetar. Keto rrethana bënë qe te ai të
ngjizën urrejtja për pushtuesit osman dhe shovinistët serbë.Ai po
rritej ne rrethana të ndezura, të veshtira politike, por edhe
ekonomike, qe po kalonte populli shqiptarë.Kishte ardhur koha kur
popullishqiptar të zgjohej nga gjumi
shumshekullor.Prandaj dhe levizja për liri kishte marrë përmasa të
jashtezakonshme,në mbarë Kosovën organizoheshin kryengritje për të
dëbuar pushtuesin osman.


Pra, këto ishin rrethanat në të cilatë u rrit Pjetri me vëllezërit e motrat e tij. Miqësia e të atit të tij dhe të vetë Pjetrit, me
prifterinjët e kishës, si dhe hapja e shkollës së parë shqipe në kishën
e Zllakuqanit, bëri që ai qysh në rininë e hershme nga ata të mësojë
shkrim-leximin në gjuhën amëtare, dhe të marrë një edukatë dhe kulturë euro-perendimore.Ngjarjet
e asaj periudhe shumë të rëndësishme për lirinë e popullit tonë dhe
angazhimi aktiv i të atitë në këto ngjarje e kaliti Pjetrin e ri që t'i
kuptojë si duhet fatet e popullit dhe të angazhohet edhe vetë në
zgjedhjen e tyre, gjithashtu edhe kulla e oxhaku ku tuboheshin krerët e
çetave të luftarëve të lirisë, ishte një prej faktorëve dominantë qe Pjetri i civilizuar, i ndershëm, besnik,rob i fjalës se dhanë i sakrificës e trim në luftë, t'ju
bashkohet luftëtarëve për lirinë e atdheut.Fillimi i dekadës së parë të
shekullit XX karakterizohet me lëvizje të mëdha kombëtare,politike,e
ushtarake, për çlirim nga pushtim disashekullor turk e bashkim të
trojeve tona.Pastaj, vjen deri te Shpallja e pavarësisë, më 28 Nëntor
1912 në Vlorë,të prirë nga patriotët tanë, Ismajl Qemali e Luigj
Gurakuqi etj., ngritën flamurin dhe shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.


Por,
këtë liri nuk e gëzoi një pjesë e madhe e popullit tonë, sepse iku një
pushtues e u zëvendësua me të tjerë, serbë e malazezë. Pjesa e Rrafshit
të Dukagjinit ishte nën sundimin malazez, që menjëherë filloi çarmatimi
i popullatës,torturat, masakrat dhe presioni për ndërrimin e fesë dhe
sllavizimin.Është i njohur aksioni barbar i Sava Llazareviqit, i njohur
për barbarizmat e tij, si Savë Batarja.Për pushkatimet që kishte kryer
kundër atyre që nuk e merrnin fenë ortodokse, e kombin sllav,përmendet
ngjarja e vitit 1913 kur ushtria malazeze mbledhi popullsinë e Lugut të
Baranit, gra,burra,pleq e fëmijë në Pejë, për t'i pagëzuar me
dhunë.Këto vrasje, turtura. Dhe presione të
papara bëri që njerëzit e këtyre anëve të mobilizohen dhe të dalin në
male për t'u organizuar në kryengritje të armatosur gjithëpopullore
kundër pushtuesit barbar.



këto kohë të vështira për popullin tonë kemi edhe kyçjen e Pjetër Jakut
në çetën e Zef Gjidodës, si i ri gjashtëmbëdhjetëvjeçar. Në një mbrëmje me
shi e furtunë të moteve të liga për kombin tonë,erdhi Zefi te Jaku me
çetën e tij, ku u pritën me nderim dhe miqësi që ishte shumë vite më
parë në mes të këtyre dy patriotëve e bashkëluftarëve të shumë
luftërave. Deri në orët të vona të asaj nate nën dritën e fitilaqit,
zgjati biseda e përzemërt e këtyre trimave për hallet që e kishin gjetë
kombin tonë. Në mëngjes, Jaku e thirrë Pjetrin në odë të burrave dhe i
ofroi një pushkë duke i thënë: “E bajsh me nder o bir, e me faqe të
bardhë”. Pjetri i ri prej asaj dite e deri në fund të Luftës së Parë
Botërore nuk u nda nga çeta e Zefit,ai ishte si sekretar i tij, sepse
ishte i shkolluar dhe shumë intelegjent. Shpërthimi i Luftës së parë
dhe humbja që pësoi ushtria serbo- malazeze i lehtësoi kushtet e
jetesës popullit, i cili filloi të marr frymë pak më lirisht, edhe pse
nën pushtimin e Austro-Hungarisë,të cilët silleshin shumë mirë me
popullatën vendëse dhe u dhanë shumë të drejta. Kemi edhe një luftë kundër Austro-Hungarisë, nga fundi i vitit 1918, ku me një marrëveshje të kryeçetnikut të forcave çetnike të Kolashinit të Ibrit, Kosta
Peçancit e Azem Bejtës për një luftë të përbashkët kundër
Austro-Hungarisë, që ishte në tërheqje të forcave pas humbjes së Luftës
së Parë Botërore. Kundërvënia Austro-Hungarisë nga Azemi dhe aleanca me
çetnikun Kosta Peçancit, nuk hasi në përkrahje të popullatës së Lugut
të Drinit,marrëveshje që përfundoi me tradhtinë e çetnikut ndaj Azemi,
i cili ndihmoi në lirimin e Pejës.


Pas
formimit të Mbretërisë serbe, kroate e sllovene më 1918, me pozitën e
shqiptarëve u bë keqësimi i gjendjes, dhuna shtohej përditë,filloi
zbatimi i politikës agrare dhe kolinizuese. Jugosllavia borgjeze u bë
burg i vërtet për popullin shqiptar,asimilimi,përndjekja vrasjet,
presioni për konvertim në serb, e fe ortodokse, ua bëri ferr jetën
shqiptarëve. Por, fal syçeltësisë së patriotëve dhe mençurisë së
intelektualëve dhe përvojës me armiq të shumtë,të lidhur me njëri-tjetrin, ia
dolën të mbijetojnë këtë dhunë të paparë.Rezistenca rritej, por edhe
dhuna. Çetat e komitëve rriteshin përditë me luftëtarë të rinj. Në këtë
situatë edhe çeta e Zef Gjidodës, ku ishte Pjetri si
njeri i besueshëm, tash burrë me shtatë të gjatë, të hollë e të drejtë,
me një bukuri mashkullore te racës se trashëguar nga burrat e fisit të
Shkrelit. Jaku iu bashkangjiti çetës, edhe dy djemt tjerë, Rrustemin
dhe Ndoun, sepse kushtrimi për mbrojtjen e trojeve tona ishte dhënë nga
kokat e kombit, për mbrojtjen e atdheut,tokat, shtëpitë e
fëmijët.Pjetri së bashku me çetën e Zef Gjidodës organizuan mobilizimin
e vendësve në luftë për mbrojtjen e Junikut. Nga Lugu i Drinit u
armatosën më se 3000 luftëtarë, të cilët iu kundërvuan trupave te
Jugosllavisë në Junik, më 14 dhjetor 1918, ku lufta ka zgjatur 3 ditë e
3 netë dhe shqiptarët kanë arritur që ti mundin forcat ushtarake serbe,
të cilat janë tërhequr për t'u rigrupuar dhe përforcuar me forca të
reja. Kjo luftë ishte luftë mbrojtëse e vatrave tona nga pushtuesit ku
morën pjesë më se 6000 kryengritës nga shumë vise shqiptare.Pastaj,
kemi edhe shkuarjen e Pjetër Jakut për t'u ndihmuar rugovasve me 300
burra të Lugut të Drinit, në shkurt të vitit 1919, për t'u mbrojtur nga
sulmet e çetnikëve serbo-malazez, ku u treguan shumë të zotët, duke i
zbrapsur armiqtë, duke liruar edhe Rozhajën dhe u bashkuan me forcat e
Sanxhakut që edhe ata kundërshtonin pushtimin e tokave të tyre nga
shteti Jugosllav. Kjo luftë zgjati më se tri javë, ku
Pjetër Jaku me bashkëvendës të tjerë u tregua shumë i shkathët. Kjo dhe
luftërat tjera të kryngritësve të këtyre anëve bënë që armiku të
përgatitet për një sulm në përmasa shfarosëse në fshatrat tona dhe në
tërë Kosovën. Komitët, siç i quanin, rezistonin me sa fuqi që kishin,
por edhe xhandarmëria e ushtria ishin shumë të
ashpër në terrorizimin e frikësimin e popullatës për t'u shpërngulur.
Një veprim të tillë ushtria e xhendarmëria serbo-malazeze ndërmori
terror të paparë më 1919, duke plaçkitur, djegur dhe ndjekur popullsinë
prej Gurrakoci e deri në Prizren, në anën e majtë të rrjedhës së lumit
të Drinit të Bardhë,si dhe disa fshatra të Drenicës e
Llapushës. Fshatrat digjeshin e popullata e tmerruar ikën në anën e
Gjakovës e disa në Shqipërinë e Veriut.Kryengritja e dukagjinasve u bë
si pretekst për ta sulmuar edhe Shqipërinë nga ushtria jugosllave, e
cila bëri masakra të papara në Veriun e Shqipërisë, por edhe nga grekët
në jug. (vijon) /




DJEGIA E RANOCIT DHE LUGUT TË DRINIT DHE KONTAKTI I PJETËR JAKUT ME PATRIOTËT E KOHËS






Sikurse
i gjithë Lugu i Drinit, ashtu edhe Ranoci, vendlindja e atdhetarit
Pjetër Jaku, nga forcat serbe u dogj u i bë rrafsh me tokë. Kulla e Jak
Alisë, kullë kjo e njohur në Lugun e Drinit dhe më gjerë, u zhduk
nga faqja e dheut, si të mos ekzistonte fare. Djemve të kësaj kulle nuk
u mbeti gjë tjetër vetëm të dalin në mal. Jaku e Deda me gra e fëmijë
janë bashkuar me bashkëfshatarët në oborr të shtëpisë së Marka Gjokë Canës, me
ç'rast i kanë grumbulluar për t'i pushkatuar, mirëpo me ndërmjetësimin
e një plake serbe, të një kolonisti nga Derrnashiqi kanë shpëtuar nga
pushkatimi. Këtë të dhënë e jep Mark Jaku, pjesëmarrës në këto ngjarje
tragjikë.Pastaj, së bashku me popullatën tjetër të Lugut të
Drinit morën rrugën për Gjakovë dhe Tropojë për të qëndruar larg dhunës
barbare sllave. Në këtë vit në Ranoc u vra Prek Mirdita para familjës
së tij, kishte edhe shumë të vrarë të tjerë në fshatrat e Lugut të
Drinit, burra, pleq, gra e fëmijë të pafajshëm, faji i vetëm ishte se
ishin shqiptarë dhe i pengonin barbarët në planet e tyre kolonizuese.


Pra,
duke mos pasur mundësi për të duruar dhunën e ushtruar nga pushtuesit
serbo-malazez, patriotët e këtyre trevave organizuan kryengritjen
kundër pushtuesit në maj të vitit 1919 në Deviç si qendër
administrative e Drenicës, Rrafsh të Dukagjinit e Llapushë, duke
kërkuar tërheqjen e trupave pushtuese.Në Lug të Drinit kryengritësve u
printe Zef Gjidoda e Qeli
i Lukës, në Drenicë Azem e Shotë Galica, në Llapushë Sadik Rama. Kjo
kryengritje qe shumë e rreptë në Lug të Drinit, sidomos në Gjurgjevik
të Vogël, ku u rrethua Sadik Rama me luftëtarët
e tij nga ushtria serbo-malazeze, këtë e tregon edhe kënga popullore:
Sadik Rama trim drague/Në Gjurgjevik ka mbetë rrethue/, Si luan tuj
luftue/, Fyt për fyt me serbijak/ E tanë kulla u la me gjak...


Me
të dëgjuar për rrethimin e Sadik Ramës në Gjurgjevik dhe të Zef
Gjidodës me kryengritësit tjerë nga Lugu i Drinit që ishin të
pozicionuar në anën e Osajanit me Miftar Dautin, prijësit e çetës së
asaj ane i shkojnë në ndihmë.Në mesin e luftëtarëve ishte edhe Pjetër Jaku me vëllezër.Pason kënga popullore:,Bash si llava tu shku' pas tij/, Lugu i Drinit treqin shtepi/, Zef Gjidoda tu ju pri/, Në Gjurgjevik paskan mbërri/, Ndal kadalë, o shka i zi/, Tash do shofish trimat më sy/, Qe do të ti veshin shkinat në zi...


Kryengritësit
përparuan duke i shkaktuar dëme të mëdha forcave ushtarake serbe dhe
arritën që t'i ndjekin këto forca deri ne Zallç e Gurrakoc të Istogut.
Armiku pësoi humbje të mëdha, me ç'rast këtu u vranë 40 armiq, që i hudhën në Dri të Bardhë. Sadik Rama, me Azem Galicën depërtuan fitimtarë deri në Rahovec.


Në këto luftime u dallua si trim i madh e strateg Pjeter Jaku me dy vëllezërit e tij Rrustemin e Ndoun. Kryengritja vazhdoi, por edhe ushtria sa vinte e shtohej, po ashtu edhe sulmet ishin
shumë të ashpra. Filloi djegia masive e fshatrave të Lugut të Drinit,
të cilët morën pjesë në kryengritje të armatosur kundër pushtuesit, si
dhe të Llapushës e Anadrinit.Nga fshatrat e djegur janë. Berkova,djegur
dhe plaçkitur; Zllakuqani,7 të vrarë,kater pleq e tri gra, djeg e
plaçkitë fshati; Ranoci një i vrarë, djegë e plaçkitë fshati;Leskoci,
djeg e plaqkit fshati; Patoqani,djeg e plaçkitë fshati Radulloci,djeg e
plaçkitë fshati; Krusheva e Vogël,djeg e plaçkitë fshati; Shtupeli, 14
të vrarë, djegë e plaçkitë fshati; Gjurgjeviku i Vogël, të vrarë djeg e plaçkitë fshati.


(sipas AQSH,fondi 846.dosja29/48,3/5,46).



Patër
Pashk Prela, prift katolik në kishën e Zllakuqanit nëpërmes kanaleve
kishtare intervenoi te diplomacitë evropiane, të cilat përdorën
ndikimin e tyre në Qeverinë jugosllave për t'ju lejuar kthimin e
refugjatëve të ikur në vatrat e tyre të djegura me
një dekret të posaçëm, ku pranoi kthimin,duke caktuar afatin me porosi
se nëse nuk kthehen në afatin e caktuar, do te humbin të drejtën në
pasuri ([Don Lush Sopi,,Famullia e Zllakuqanit”f.13-17).Dukagjinasit e
bënë me dëshirë e kënaqësi.


Pas shtypjes së kryengritjes nga forcat serbe u
bënë shumë masakra,vranë mbi 200 veta në Lug të Drinit, djegen shumë
fshatra,një numër i madh i kryengritësve shkuan në Shqipëri në mes të
tyre edhe Zef Gjidoda, Pjetër Jaku,Ndrec
Lleshi,Mark Perlleshi etj. Kjo ishte e para herë që Pjetër Jaku shkonte
në Shqipëri, ku kishte takuar shumë patriotë të njohur të asaj kohe, si
Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Hoxhë Kadrinë (kryetarin e Komitetit
për Kosovën me seli në Shkodër 1918-1924, Luigj Gurakuqin etj. Një
takim që e ka përmend shumë herë ka qenë edhe takimi me të nderuarin
Atë Gjergj Fishtën dhe shumë priftërinj të tjerë. Në Va të Dejës të
Shkodrës qëndroi te kushëriri ynë Gjok Mustafa, një luftëtar i paepur
kundër serbëve e malazezve, i cili nga dhuna u detyrua për të dërguar
familjen në Shqipëri, si dhe kusherinjtë në Kqirë të Pukës dhe në Lek
Bibaj të Tropojës te familja e Ukëcamajve. Kur është kthyer nga
Shqipëria me çetën e Zef Gjidodës në Gjakovë organizuan një sulm në
burgun e këtij qyteti, ku liruan një frat katolik patriot që ishte
dënuar me vdekje si dhe 400 të burgosur shqiptarë. Më 1920, në gusht,
kthehet në shtepi pranë familjes ku martohet me të bijën e Bashotës së
Nrec Zefit nga Ranoci,një familje e ndershme, me prejaredhje Mirditore,
që si komshi, tani edhe të miqësuar kishin marrëdhënie shumë të mira.
Bashkëshortja e Pjertrit quhej File, ishte një femër e bukur me sy të
kaltër.



mars të 1921 forcat kryengritëse kthehen në Kosovë.Pas formimit të
Qeverisë së Hasan Prishtinës, në dhjetor të vitit 1921 dhe shpërndarjes
së saj nga ana e Ahmet Zogut, forcat reakcionare urdhëruan ndjekjen e
vrasjen e patriotëve, prandaj qëndrimi në
Shqipëri për ta u bë i pamundshëm, prandaj u kthyen në Kosovë për t'u
organizuar prapë për kryengritje.(vijon) /




AKTIVITETI I TIJ NUK NDALEJ PËR ASNJË ÇAST




17,18,19 qershor të 1921 Pjetër Jaku së bashku me vëllezër dhe shumë
bashkëvendës nga Lugu i Drinit ndihmojnë kryengritjen në Junik të
udhëhequr nga Sadik Rama, Zef Gjidoda e patriotët e tjerë.


Me
një urdhër të ushtrisë jugusllave për dërgimin në shërbim ushtarak me
dhunë i të rinjve kosovarë,u mor një aksion dhe me dhunë u mblodhën të
rinjtë për t'u dërguar në Vojvodinë, shumë prej
të rinjve të Lugut të Drinit, në mesin e tyre edhe Pjetri me të vëllain
Ndoun për hir të ruajtjes së familjes u detyruan për të shkuar, për të
mos i larguar nga toka e tyre u dorëzuan të pushtuesi
serbosllav.Tregohet se i kanë deportuar së bashku në një tren të
mallrave si shtazët i kanë dërguar deri në destinacionin e caktuar,ku i
kanë maltretuar, por edhe vra. Pjetri shërbimin ushtarak e ka kryer në
Suboticë dhe Beçej me rrethinë.Meqenëse Pjetri
ishtë shumë i mençur dhe intelegjent arriti që të mësojë shumë shpejt
gjuhën serbokroate, por edhe për të shkruar, çfarë bëri që të
respektohet jo vetëm nga bashkvendësit, por edhe nga eprorët që e
angazhuan si dhjetar, më pastaj e graduan edhe në shkallën e
rreshterit. Me një rast kur udhëheqte një grup ushtarësh kryesisht
shqiptarë në kufi e vranë një serb por edhe dy të tjerë i kanë zënë
robë,ata kishin pasur për qëllim që ta kalojnë kufirin ilegalisht, të
cilët duket se kishin qenë udhëheqës të partisë komuniste serbe, e cila
në atë kohë ishte e ndaluar. Me këtë rast Pjetri si shpërblim kishte
marrë një pushkë me leje të përhershme. Sherbimi ushtarak zgjati dy
vite dhe u kthyen në gjirin familjar.Gjendja ishte e vështirë për
shqiptarët. Nëpër shumë fshatra ishin vendosur kolonët serbë e
malazezë, që pushteti u kishte dhënë tokat më të mira që kishte kjo
trevë. Në Ranoc u vendosën 6 shtëpi kolonë, Millun e Jola Duçiç, Jovan
Zllatkoviç,Gjorgje Joviç,Rangjellko Novkoviç,Mita Iliç, Nikoll Janku.
Kolonistët kishin për qëllim zvoglimin e përqindjes
së popullsisë shqiptare dhe asimilimin e tyre. Regjistrimi i popullsisë
për të parën herë u bë më 1921, ku Kosova kishte 435 .000 banorë,36.000
më pak se në regjistrimin turk të vitit 1911, kjo tregon për
shpërnguljen e madhe nga dhuna serbe e popullsisë.Dhuna dhe terrori
vazhduan në tërë territoret nën pushtimin sllav,si më të vrazhdë në
këtë barbarizëm të paparë ishin ,Kosta Peçanci,Ars Peroviçi nga
Gurrakoci, Miliç Krsta nga Istogu, Spiro Kapetani(Dobrosavleviç) nga
Dollci etj.


Zllakuqani
ka qenë qendër komunale e Rrethit të Istogut që kisht këto fshatra,
Klinën Krusheven e Vogël,Gjurgjevikun e Vogël,
Radullocin,Pataçanin,Ranocin, Leskocin,Dernashiqin,Shtupelin,
Kërrnicen, Binçen,Klinavcin,Pogragjën,Jashanicën,etj., deri pas Luftës
së Dytë Botërore. Kaçakët luftonin jo vetëm pushtuesin por edhe
“poverenikët” e kralitë[të besuarit e kralit].


Pjetër Jaku nuk e pushoi aktiviteti për
çlirim kombëtar,angazhohet për t'i arsimuar të rinjtë e kësaj anë në
gjuhën amtare, sepse pushtuesi e kishte ndaluar mësimin në shkollen
shqipe që organizohej në kishë të Zllakuqanit, prandaj mësimi bëhej nëpër shtëpia private.Shpesh i përsëriste fjalët e të madhit At Shtjefen Gjeçovit:


Po deshte me ja falë orës ligë e ditës s'zezë feminë e mos me ja pa hajrin as ti e as kombi,dergoje neer mësonjtore t'hueja...


këtë kohë bashkëpunëtorët më të afërm të Pjetrit nga Ranoci ishin: Kol
Geg Miredita,Preni Kol Gjergjit,Dedë Llesh Pjetri,Zef Gjok
Marku,Bashota e Jaku Nrec Zefit,Mark B . Puka.etj. Nga Lugu i
Drinit,Marka Kola i Zllakuqanit,Zef Gustini, Lazri,Zef Cubi
Përnoka,Pjetër Tanushi,Llesh Gjon Lleshi, Curr Kolaj, Mark Laskaj
etj.Në Pataqan Mark e Nikoll Mrija,Mark Përgjoka,Bardhok Ademi, Prek e
Ukë Beka,Mihill Nreca,Mark Kola etj. Krushevë e Madhe:Nrec e Zef Kola Budisals,Nrec
Lleshi, Kolë Gojanin dhe Ndu e Pren Perlleshi nga Jagoda,Qel e Zef
Shllakut nga Videja, Nrec Duhani e Mark e Zef Selmani,Pren Palushi -
Paloka nga Radulloci etj. Llesh,Mihill, Pjetër e Gjon Grabanica nga Shtupeli.


Çeta e Zef Gjidodës, edhe pse ma e pakt në numër prapë se prapë nuk e ndërpreu aktivitetin luftarake.Në Shqipëri atdhetarëve e patriotëve
të asaj kohe filloi t'ju vështirësohet puna,shumë prej tyre u vranë nga
dora tradhtarëve të kombit. Si Bajram Curri,Hasan Prishtina, Luigj
Gurakuqi,Avni Rrustemin,u vra edhe luftetari i lirisë e Drenicës Azem
Galica në korrik të vitit 1924. Kontaktet e Pjetër Jakut me Zefin kurrë
nuk u ndërprenë çdoherë që ishte në këto anë ka
një natë e kalojshin në odën e Jak Alisë duke biseduar për hallet e
kombit,por kur e kërkonte nevoja për të ndërmarrë ndoni aksion luftarak
i bashkohej së bashku me vllezër e bashkëvendës.Njëri nga
bashkëluftarët e Zefit dhe mik i mirë i Pjetrit Kolë
Gojani nga Jagoda.Ai kishte krijuar çetën e vet, e cila po i sillte
shumë kokçarjë pushtuesit serbosllav për disa vite. Në të ishin futë
shumë djem trima nga Lugu i Drinit dhe nahija e Gjakovës që kishin ra
në konflikt me pushtuesin duke mos pasur mundësi për të duruar dhunën e
tyre, edhe Pjetri me të vllain Ndoun shpesh i bashkangjitej në ndoni
aksion luftarak të çetës së tij kur rrezikoheshin popullata jonë nga
hordhitë çetnike. Në Velezhë të Prizrenit u rrethua çeta e Kolë Gojanit
e tradhetuar nga spiunët, të besuarit e kralit të Serbisë, dhe
pas një rezistence heroike u asgjësua e tëra duke treguar se si vdiset
për atdheMë 9.11.1926 vrasja e Kolës qe një humbje e madhe si për
Pjetër Jakun ashtu edhe për Lugun Drinit, dhe tërë Kosovë.Më 1927
ndërroi jetë trimi i Kosovës martire,burri i kuvendeve,
besniku,kryefamiljari edukatori, i urti Jak Ali Kçira. Vdekja e tij qe
një humbje për familjen,fshatin dhe mbarë Lugun e Drinit. (vijon) /


(4)



KUVENDI I BURRAVE TE KREKSI I MARKUT NIKË CANËS




Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit U1_PjeterJaku2
PJETER JAKU –TË KISHA E SHËN GJONIZ-ZLLAKUQAN
Ndër organizatorët dhe udhëheqësit krysor në këtë kohë në trevën e Lugut të Drinit ishin Ukë
Paloka, Beqir Toma dhe Pjetër Jaku.Agazhimi për i tyre për arsimimin
dhe edukimin e rinisë në gjuhën amtare qe i vazhdueshëm,por pushtuesi
në këtë çështje nuk bënte komprimis, mirëpo kërkonte që të mësohej
gjuha serbe .Pas reformës agrare, ndarjes së komunave, Ranocin e
Leskocin(fshatra fqinj) ,i lanë me Derrnashiqin, ku pjesa më e madhe e
fshatrave përbehej nga kolonët (naselenikët). E sot këto fshatra jane
të regjistrura si qendër katastrale në kuadër të Derrnoshiqin.Në ate
periudhë kohore si udhëheqës i kësaj ane të
Dukagjinit ishte Veliçk Llazareviqi, i cili njihej si antishqiptar i
madh. Meqenëse Ranoci e Leskoci pjesa më e madhe e popullatës ishte
shqiptare dhe nuk dëshironin që të jenë me Derrnashiqin si qendër
komunale, kërkuan që të jenë me Zllakuqanin. Për të arritur këtë Pjetri
u ankua dhe kërkoi të organizohet një votim për këtë nga njerëzit e
këtyre dy fshatrave, kërkesa u aprovua dhe u caktua dita dhe komisioni
i kryesuar nga Veliçk Llazareviçi.Vendi në livadh të Nue Mark Canës te
Lisi krekës u tubuan kryefamiljarët e familjeve. Pyetja ishte: kush
është për ndarje nga Derrnashiqi të shkon kah Pjetër Jaku, e kush është
me për të mbetur me te, të shkoi kah V,Llazareviqi. Burrat u ngrite dhe
iu bashkuan Pjetrit. Mirëpo, meqenëse shumica ishte për bashkim u
vendos qe prej atij momenti këto dy fshatra të jenë më Zllakuqan, i
cili si komunë ishte me Istogun si qendër e rrethit. Lufta në mes të
Pjetrit e V.Lazareviçit, vazhdoi në të gjitha fushat për shumë vite,
sepse intelegjenca , aftësia dhe shkathtësia e Pjetrit i
pengojshin.Por, ai për herë e më shumë fitonte përkrahës dhe autoritet
e miq në Lug të Drinit, Nahi të Gjakovës, Llapushë, Drenicë,Nahi të
Pejës, e të Rugovës. Kjo dhe rritja e familjes me shumë djem të ri, të
gatshëm në çdo moment t'i kundërvihen pushtuesit edhe me armë, respekti
që gëzonte nga vëllezërit, edhe pse ishte më i vogli nga djemt e Jakut
ai ishte zgjedhur si udhëheqës i familjes së madhe të Jak Alive, i
bënte të vështira zhdukjen e tij nga
Llazareviçi, edhe pse ju kishte bë therrë në sy autoriteti i paprekshem
i Pjetër Jakut. Pjetri e ndihmoi zgjedhjen e Adem Dushit kryetar të
Komunës së Zllakuqanit, njëherit ishte ai që udhëheqi fushatën
elektorale kundër V.Lazareviçit, të Adem Dushit në
Lug të Drinit për deputet në Parlamentin serb në Qeverinë e Nikolla
Pashiçit, ku doli fitus Ademi. Më 1939 një delegacion i kryesuar nga
frati patër Tomë Xhaja me Adem Dushin, ku mori pjesë edhe Pjetër Jaku
më shumë burra të Lugut të Drinit në një takim në Beograd me
kryministrin dr. Vllado Maçek, ku ngritën zërin kundër
diskriminimit,kolonizimit dhe jetës së vështirë të popullatës shqiptare
në këtë trevë.


Vrasja e Van Llazareviçit (vëllai i Veliçk Llazareviçit), në livadhet e Leskocit nga Malë Kçira, Pren
Domi e Pjeter Gjok Selita të gjith nga Leskoci,të cilët ishin sulmuar
nga serbi që po kulloste delet në livadhin që e kishte marrur prej
shqiptarëve, sepse i vëllai ishte kryetar i emëruar i keëaj krahine të
Dukagjinit.Mirpo, duke u mbrojtur arriten ta vrasin këtë sulmues të
egër,por ku të shkonin, sepse pushteti në atë kohë ata do t’i
ekzekutonin pa gjygj.Për të kërkuar ndihmë ata i drejtohen Pjeter Jakut
dhe kanë rënë në besë të tij e të Zotit, mirëpo kjo ishte shumë e
vështirë për Pjetrin dhe familjen e tij,sepse kishte të bënte me një
armik të tij të përhershëm dhe me fuqi të mëdha në pushtet.Pjetri e
bisedoi me vëllezër dhe vendosen që t’i marrin në mbrojtje me kusht që
të vriten të gjithë.Pjetri urdhëroi burrat të përgatiten dërgoi një
djalë që të njoftohet komandiri i policisë në Shtupel një kroat Mark
Mashinai, cili nuk kishte marrëdhënie të mira me Veliçk Lazareviçin e
këtë dinte Pjetri,por ai nuk kishte qenë në stacionin e policisë
.Serbët ishin tubuar në Zllakuqan dhe kërkonin t’u dorëzohen vrasësit,
por Pjetri nuk pranoi,vazhduan kërrcënimet dhe refuzimet e në fund
erdhën policë nga stacioni i Gurrakocit për t’i marrë.Pjetri pranoi por
vendosi të shkojë me ta deri ne Istog. U nisën tre policë, tre të
akuzuarit dhe Pjetri me Markun e Gjonin, ndërsa Ndoun e porositi që me
Ukën t’i përcjellin nga malet pa u diktuar. Duhet shpjegua se Pjetri
kishte at të shalës që s’e kishte kush në Lug të Drinit, por edhe
pushkë të cilën shumë herë kishin bërë përpjekje për t’ia marrë, por
nuk kishin pasë mundësi.



Zllakuqan ishin tubuar familjarët e serbit, por edhe të tjerë që
tentuan t’i vritnin, por Pjetri u kthej pushkën duke u thënë se së pari
duhet të vriten më të e pastaj t’i vrasin këta tre bashkëvendës që i
kanë rënë në dorë. Policët ishin që t’ua dorëzojnë këtyre njerëzve për
t’i linçuar,por qëndrimi i vendosur i Pjertri i zbrapsi serbët, sepse e
dishin trimërinë por edhe vendosërinë e tij.Vazhduan rrugën deri në
Zallq, ku për fat të Pjetrit u takuan e me atë komandirin e Shtupelit,
i cili po kthehej prej Istogu Mark Mashinen (kroat), i cili i mori në
dorëzim dhe garantoi se do të kujdeset për ta.Ata u burgosën dhe u
dënuan me burg, por shpëtuan pa u ekzekutuar., ndërkaq pas rënies së
Jugosllavisë u liruan në shtëpi. Mirëpo, shkau
nuk i fal, Pren Domin e vrasin më 24 12.1944 në oborr të tij nga
kolegët e tij serb nga ,,roja partizane”, nipat e Veliqk
Lazareviçit.Sipas dëshmive të tij të lëna me shkrim sa ishte gjallë dy
kolegve fqinj shqiptarë erdhën mënjiherë kur me të dëgjuar për vrasjen. Këta ishin Zef Cula dhe Tomë Cula nga Leskoci.


Pjetër
Jaku, i cili tërë jetën iu kundërvua zotave të rrejshëm të kësaj toke
arberore, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në pajtimin e
gjaqeve e ngatërresave në Lug të Drinit, Nahi të Gjakovës,Llapushë etj.
Për mençuri e urtësi,mikpritje e ndershmëri, kjo familje ka qenë e njohur edhe më parë me të urtin e Rrafshit të Dukagjinit, Mark Skënderin, i cili një kohë të gjatë ka jetua në Ranoc me familjen e Jak Alisë.(vijon) /




PRIJËS I KRYENGRITËSVE TË LUGUT TË DRINIT NË LUFTË KUNDËR ÇETNIKËVE TË KOLASHINIT




Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit U1_Kulla-PjeterJaku
KULLA E PJETER JAKUT -194O-41) (5)
Pjetër
Jaku, si njohës i mirë i politikë dhe i rrethanave të kohës,përcjellës
i pasionuar i shtypit të kohës dhe sipas ngjarjeve që zhvilloheshin
ndjente se po përgatitej një luftë e re boteëore. Më 7 prill 1939 erdhi
deri te invadimi italian ne Shqiperi. Më 6 prill 1941 sulmohet
Jugosllavija e Greqia nga Gjermania që e mori për 12 dite, që ishte
fundi i Jugosllavisë së Versajt dhe mbërrin liria e Kosovës nga ajo
kulçedër. Mirëpo, kjo bëri që të vështirësohej gjendja e shqiptarëve në
këto anë. Pjetri e vërejti rrezikun shpejt përgatiti popullatën e kësaj
ane në mbrojtjen e saj nga ushtria e shkapëderdhur serbo-çetnike, që
paraqiste një rrezik të madh për popullin e pambrojtur të këtyre
anëve.U aktivizuan qetat e komitve por nëpër fshatra të Lugut të Drinit
u organizuan edhe rojet e fshatit që ishin caktuar nga njerëzit me
trimat në atë fshat e që kishin kontakte me çetat e komitëve.Kjo
ndihmoi rujtjen e popullatës të këtyre anëve edhe pse pati shumë vrasje
nëpër tërë Kosovë të popullatës shqiptare nga xhendarmeria,ushtrija,
dhe kolonistët serb e malazez gjatë tërheqjes së tyre për serbi. Më se
keqi pësoi popullata katolike e Dukagjinit në këtë hakmarrje të serbve.
Kosovën e ndanë italianët, gjermanët, dhe bullgarët.Gjatë Luftës së
Dytë Botërore pati përpjekje që të bëhet bashkimi i tokave shqiptare në
një shtet, por jo edhe me sukses. Balli Kombetar u formuar më 1939,
ndërkaq më 1942 është promovuar Programi i kësaj organizate nga z.
Mithat Frashëri.


Mbeturinat
e pushtetareve ,xhandarrve, e ushtarakve serbo-malazez çetnik të
përbetuar kundra shqiptarëve u terhoqen në Kolashin të Ibrit, si Kosta
Peçanci, vojvodë çetnik, të udhëhequr nga krykomandanti Drazha
Mihajlloviç me 1943 formoi korpusin çetnik .Qellimi i ketyre ishte
sulmimi i shqiptarve te Rrafshit të Dukagjinit dhe pjesve tjera te
Kosoves.Korpusi kishte gjashtë brigada.Në shtab ishin shumë udhëheqë të mëparshëm të disa vendeve të Kosovës, si p.sh. çetniku Jovan Llazareviçi, kryetar i Zllakuçanit dhe Radovan Ral Vuliqi, ish
- kryetar i Istogut etj .Keto formacione çetnike sulmuan fshatrat e
Istogu dhe Drenicës, në tetor të 1943. Pjetër Jaku me shumë
bashkëvendës organizoi një sulmë të përgjithshëm kundër forcave çetnike
të Kollashinit të Ibrit. Në këtë aksion të madh ushtarak ,përveç
luftëtarëve të Lugut të Drinit kanë marrë pjesë edhe vullnetarët nga
mbarë Dukagjini dhe Kosova,si dhe nga Malësia.Çetnikët kanë pësuar
humbje të mëdha dhe janë shkatrruar gati krejtësisht duke i ndjekur
deri përtej Pazarit të Ri.U dalluan për trimëri nga Lugu i Drinit
Pjetër Jaku, Marka Kola,Kol G. Mirdita,Uk Beka,Nue Perlleshi, etj.Col
Bajraktari,Ram Alija Halil Sadikaj,Tahir Alija,Mulla Zekë
Berdynaj,Bajram Gashi, Rrustë Rugova,si dhe kapiteni Hysni Rudi nga
Shqipëria. Pas këtij dështimi çetnikët më nuk kanë pasur guxim të
sulmojnë territoret e Kosovës deri ka fundi i vitit 1944, kur edhe u shndërruan në partizanë.



Shqipëri, por aty-ketu edhe në Kosovë kishte filluar që prej shumë
kohësh era e komunizmit të inportuar nga Rusia e Leninit e
Stalinit.Marrëveshja e Mukjes nga ,,Nacionalçlirimtarja,,më 8 gusht
1943 dhe prishja pastaj me ndërhyrjen prefide të kominternit dhe PKJ më
në kry Milladin Popoviçin, Dushan Mugoshën e Tempon ,ishte thikë pas
shpine Ballit Kombetar dhe eliminim gradual të trurit kombëtar në të
gjitha trojet shqiptare.Kjo e shqetësonte shumë Pjetrin dhe
bashkëpuntorët e tij.Me kapitullimin e Italisë, më 8 shtator1943 lindi
nevoja për organizim të një kuvendi kombëtar. Më 16 shtator 1943 në
Prizren u mblodh Kongresi ll i Lidhjes së Prizrenit që shpalli
vendosmerinë e popullit të Kosovës për bashkimin me Shqipërinë.Në këtë
kongres nga Lugu i Drinit kanë marrë pjesë ky delegacion Pjetër
Jaku,Ndue Përlleshi,Zef shllaku, Mark Jaku,Hil Jaku etj., të cilët
populli i quante ballistë.Qeverija e Berlinit me ane te ministrit fuqiplot per europen juglindore Herman Nojenbaher, njohu
ketë komitet dhe rishpalljen e shtetit shqiptar etnik me trojet e veta
të aneksura padrejtesisht me 1913.Në Tiranë zgjedhet keshilli i lartë i
regjences prej Mehdi Frasherit,Lef Nosit Pater Anton Harapi dhe Fuad
Dibra,u formu qeveria e Rexhep Mitrovices.Pra kemi shtetin e pamvarur
shqiptae te pranuarë nga Gjermanija te mbrojtur nga fqinjet grabitqarë
nga ajo.Paraqiten edhe levizjet qe i ceka ma larët qe te ndihmuar nga
sovjetiket e jugosllavet, paraqiteshin si
,,qlirimtar,, kunder Gjermanis por në fakt e luftonin pushtetin e ri
kombetar dhe angazhoheshin qe PKSH ta merr pushtetin.Atyre ju la shumë
hapsirë, veprimi nga qeverija e asajë kohe. ,, Si shumë po ju besohet
ketyre te kuqve te stalinit,, si i qunte ai komunistat, qe nuk
besojshin në zot,por edhe se e kishin prejaredhjen prej sllavëve, ,, e
çdo gje qe ka prejardhje sllave eshtë e dëmshmë per shqiptaret,, sipas
Pjetrit, ,, edhepse serbet kishin veshë lekuren e qingjit ata mbesin
ujqer, se ujku lekuren e ndrron e vesin se harron,,.Komunistet e
denoncun Lidhjen e Dytë të Prizrenit tradhtare,ndersa qeverinë e Rexhep
Mitrovices,qeveri kolaboracioniste,çka sështë e vertetë, sepse ata kanë
mbrojtur interesat kombetare, aq sa ka qenë e mundur, në kohë okupacioni.
Levizjet si në kosovë, dhe ne shqiperi, tregojshin, qe po pergaditet
një fortunë e re, per ketë komb të shumë vuajtur





Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit U1_ZefKola
Zef Kola - Budisalës
Nue
Perlleshi prej vitit 1939 ishte kryetarë komuë ne Rugovë të Hasit në
BEC te Gjakovës si dhe ne fund në Budisalës deri doli në mal per te
mbrojtur tokatë tona stergjyshore nga sllavo komunistet.Në shtator të
vitit 1944 në cermonin e fejeses se djalit te ti të madh, Hilit, me te
bijen e Zef Kol Gojanit nga Budisalci[ i pushkatuar edhe ai ne Istog te
shtepija e popit me 1945 në janarë per pikpamjet e tija patriotike e
anti serboçetnike], njeri prej atyre qe u angazhu per lidhjen e ketyre
dy te rinjvë ishte Ndu Perlleshi Kryetari i komunës se Budisalsit.Ndou
ishte mik dhe shok lufte dhe i paqes i Pjetrit,shpesh ishin se bashku
,her te Pjetri e her te Ndou në Paskalic.Ndou ishte kushuri i aferm me
Zef Kolen, prandaj edhe mundesija e lidhjes se miqesis në mes te ketyre
familjeve ishte knaqesi e dy anëshme.Pjetri e Ndou ishin miqe shtepije
sepse vajza e vllaut[ Ndout] ishte e martuar me djalin e axhes se Ndout
, Prenin Mark Perlleshit.Ajo qe i lidhte ma se shumti ishte ideali i
perbashket per qeshtjen kombetare. Pjetri beri një gosti te madhe dhe
ftoi shumë miq e dashamirë,pjesmarres ne këtë cermoni ishin krejtë
parija e Lugut te Drinit dhe e nahisë se Gjakoves me Malesi e
Lapushë,dhe zgjati dy ditë e dy netë, sikur darsem,me kegetare e dajre, sikur ja ndjiënte zemra se nuk do te jetë ne gezimin e marteses se
tij [ketë e kishte thënë atë mbramje miqve,,sdi a to te jemë gjallë kur
te martohet se janë tu arëdhë ditë te veshtira per ne.].Me Ndoun ishte
në kontakt gati gjdo ditë, por nje mbramjë ne kullen e Pjetri u bisedu
shum per situaten e krijuar në lug te Drinit dhe në Kosovë.Aty ishin
mbledhur shum kryetarë te qetave kryengritese si nga Kosova dhe nga
Malesia. Prezent ishte edhe i madhi dhe kryekryengritesi Z.Zef
Gjidoda.Ndou kishte vendosur qe te dal në mal duke kriju qeten e tij qe
do ti kundervehet ,,çlirimtarëve,, nenë masken e proletarjatit
internacionalist te shqipe folsve, argatë te serbojugusovjetikve
komunist.Me agazhimin e at Bernard Llupit prift ne kishen e Pejes te
Zef Kola [kushëri i fisit i Ndue Perlleshit] pronar i një kafeje te
madhe në Pejë qe te ndermjetesoi per të taku Marije Shllakun me Ndue
Perlleshi qe Zefi e beri, me knaqesi.Një ditë sebashku me MARIN erdhen
ne Budisalës ku me Ndoun mbajten nje tubim ku foli me shum zjarr
Shkodranja e re. Ate nate musafire ne kullen e Pjeter Jakut ishte edhe
Marije Shllaku me shum burra te nderuar te Lugut te Drinit ku u
biseduar per gjendjen e krijuar.Marija ka qendru nje kohë ne ket anë
por nenë perkujdesje te Zef Shllakut e Zef Qunit,deri eshte dergu në
Doberdol te Dan e Pjeter Berisha.(vijon) / (6)




TRADHËTITË E PKJ-së NDAJ POPULLIT SHQIPTAR




shumë vende filluan te paraqiten formacionet ushtarakë partizanë të
cilat ishin te perzira më serb e malazez te cilet ishin ardhë si kal
troje në keto formacionë partizanë shqiptare,por ishin kthy edhe shumë
çetnik e kolonë qe bajshin shum krime neper teritorin e Kosoves.
Formimi i brigades VII Partizanë të Shabanë Haxhisë [më 11 tetor 1944]
në Gjakovës e kishte shqetesuar edhe Ndoun por
edhe Pjetrin,nacionalistet ju pengojshin partizanve,kta ishin verbu me
LNÇ dhe me bashkim-vllazerimin më serbet, prandaj ishin te gateshem qe
te zhdukëshin çdo pengesë qe u dilte perpara.Urrejtja qe u fut si
mikrob kunder balli kombetar nga komunistet e PKJ filloi ti jap shejat
e para te luftes vllavrasese në Kosovë.Mëqense Ndou shkonte shpesh ne
Shqiperi ku takohej me Kolë Bibë Miraken e Muharrem Bajraktarin ate e
akuzojshin se kishte likvidu disa komunista Kjo qe edhe aresya qe te
nesermen e asaj nate, Ndou vendosi qe te filloi luften kunder
Partizanve dhe çetnikve. Pjetri i dha mbeshtetje te plotë në veprimet e
tij,por ardhja komandanteve te brigadave nga shqiperija, beri
qe te gjuhet mjegull në ngritjen masive te popullates se Lugut te
Drinit në një mobilizim te pergjithshem kunder tyre. Ka fundi i vitit
1944 erdhi deri te humbja e Gjermanis. Bataljoni i Rakoshit u formu ne nentor,
si komandant u zgjedh, Zeqir Rexha ,u formu ne istog komanda e vendit
dhe e rrethit si organe te pushtetit, njesit mbrojtese si ,,roja
partizanë,,si dhe organet politike ne kuader te partis komuniste.
Kryetar i komandes ne Istog, komunisti Sahit Zatriqi,sekretare Ruzha
Raiçeviç[,,Dora e Zezë,,]. Kur ndrrohet Sahiti, bëhet kryetar i frontit
,Hysni Rudi emerohet komandant, kryetarë , Vasa Pavlloviçi, krytar i
SKOJ-it Radosh Toshiqi nga Koshi.Duke u bazu ne marrveshjen e Bunjajt
per te luftu sebashku por ne fund serbet ne vend te tyre e kosovaret me
shqiperin. Këthimin e çetnikve te Drazha Mihajlleviçit, si partizan,
dhe kyçja e tyre ne pushtetin komunist, si dhe synimet grabiçare serbe,
e tregoin fytyren e vertet të pushtuesit.Në teritorin e Dugagjinit ka
operu edhe Brigada e Tret e Shqiperisë në likuidimin e qetave
kryengritese te ketyre anve.Divizjoni i pest i partizanve te shqiperis
me komandant Ramiz ALIN e ka kalu një nate ne Ranoc në kullen e Pjeter
Jakut , si tregon Mark Jaku, shkodrani i ri ishte i mençur por edhe gojë mjalt.,, i pelqeu muhabeti me bacen Pjeter ,bile e luti te shkoi me te ne luftë ne sanëgjak kunder fashizmit gjerman por ai i tha se, nuk i ka aremiç gjermanet por çetniket.,,Jo Pjetër nuk eshte koha e mbretris, tash jemi vllezer lufte, dhe ideve komuniste, e vllavrasje e hakmarrje, nuk do te ketë, ajo është kohë e shkuar per ne,,.Baca Pjeter i tha ,,mos i nxan besë shkaut, dhe gjarpnit, o komandant kurrë , se
te kafshon, kur se pret,,.Te nesermen shkunë kah Mitrovica per në
Sangjak.Ardhja e ushtris Shqiptare qetesoi gjakrat. ngjalli besimin,se
gjerat do te zgjidhen në rrugë paqesore,mashtrun popullaten se do ti
mbrojnë nga serbo çetniket.Me porosin e tyre e angazhoi Hilin në
Zllakuqan si ,,roje Partizane,, qe kishte rrolin e policve vullnetarë
vendorë.Angazhimi i tij kishte dy aresye një qe te jete ne dijëni per
levizjet e trupave partizanë, dhe tjetra te pengohet depertimi i
çetnikve në teritori e Lugut te Drinit.Hili kishtë qënë i angazhuar
gjashtë muji ne batalionin e vullnetarëve shqiptarë në Peje, ku ai beri
kursin per ,,sanitet,,tre muji e pastai sherbeu ne bataljonin e
mjeksisë ushtarake.Më largimin e gjermanëve nga Kosova kthehet në
shtepi,me rroba ushtarake dhe armatim.Komandant te rojes partizane ne
Zllakuqan kanë qen caktu, Mirko Serblak,komisar politik-Rajko
Donçiçi,ma vonë Vuço Dakiçi,Brahim Uka dhe Rajko Tripkoviqi,krytare i
kshillit popullor ishte, Petar Obradoviqi, ky ishte edhe sekretar i PKJ
, antar N.Lalliqi, M Saviqi etj.SKOJ-ista ne
Zllakuqan ishin Radiç Tomiqi, sekretar, antar, Miliç Banjaci etj.Keto
te dhana per komunen e Zllakuqanit i tregova per te tregu se kush kan
qen udheheqesit eminent në kohen ma te veshtire per kombin ton kur janë
ba masakrat ma te medha ne kete tritor ndaj shqiptareve.Si u pergadit
masakra e popullsisë shqiptare te rrethit te Istogut gjatë dimrit te
madhë te 1944-1945.Deshmitaret thonë se kur eshtë formu brigada e Tetë Partizane e Kosovës me 20 dhjetor 1944 ne Istog ka aredhu Fadil Hoxha [komandant i shtabit operativ të UNÇ të Kosovës] Në fjalimin e mbajtur me ate rastë ka thanë,, do
te pergjigjen ata qe i kanë perly duret me gjak,sipas deshmitareve
prezent.Po atë nate në shumë familje te rrethit te Istogut ka pas
burgosje e malltertime ,ai dimer per shqiptaret e kosoves ka qenë
tragjik.(vijon) /


(7)



MASAKRA NË KULLËN E POPIT DHE VRASJA E PJETËR JAKUT



Natën
e 22 dhjetorit të 1944 familja e Pjeter Jakut e kujton shumë gjate për
të keq.Diku ka ora 23 është rrethua shtëpia, nga ushtarë të shumtë, të
cilët i kanë zënë pozicionet rreth gardhit të oborrit nga ana e
jashtme. Qe kur ju kanë afruar shtëpisë në njëqind metra janë vërejtë
nga djemt e familjes, të cilët menjëherë i kanë lajmërua të vjetrit.Atë
natë në familjen e Pjetër Jakut ishin ardhë mysafirë, Mark
Laskaj-nip,Gjon Grabanica-mik, dhe Pren Perlleshi-dhënder, të cilët
kishin ardhur që të bisedojnë me Pjetrin, për situatën e vështirë të
krijuar kohëve të fundit.Ushtria vetëm e kishte rrethuar shtëpinë, por nuk
kanë tentuar të hynë,por nuk kanë lënë të hyjë kush as të dalë nga
shtëpia deri në mengjes.Në mëngjes komandanti ka thirrë dhe e ka
kërkuar Pjetër Jalun, ju kanë përgjigjur se nuk është në shtëpi, është
shkuar të një mik.Vërtet, ai atë natë ishte mysafir i Sokol Gegë
Bashorit në Gurrakoc. Shtëpia mbeti e rrethuar a eprorët hyne në kullë
për t’u ngrohur. Kah ora dhjetë erdhi Pjetri me kali të shalës me
pushkë dhe revole në brez, edhe pse e kishin lajmëruar miqët se shtëpia
të është rrethuar dhe se ushtria po e kërkon për ta marrë. Meqenëse
disa raste më përpara nuk ishte dorëzuar disa njerëz, atë që e
kërkokonin dhe nuk kishin mundësi ta arrestonin, e merrnin tjetrin prej
familjes, ose dy për një, apo më shumë, me ç’rast kishte momente kur e tërë familja me gra e fëmijë arrestoheshin dhe burgoseshin.


Pjetri
kishte vendosur që të dorëzohet në mënyrë që mos t’i sakrifikojë
vëllezërit dhe familjen. Pjetri erdhi. U krijua një tollovi në mes të
ushtarëve. Zbriti prej atit, djemt ia morën atin, i cili hingëllonte
duke kërcyer në këmbët, si duket e ndjente se më kurrë nuk do ta shihte
të zotin. Komandanti që kërkoi nga Pjetri që të shkojë me ta, ishte
Radovan Baroviçi nga Jashanica- kolonist.


Pjetrin e dërguan në shkollë
te Zllakuqanit, në njërën prej klasave, të rujtura me roje ushtarake.
Në tollovinë e krijuar, kur ka ardhur Pjetri në shtëpi ka dalë pa u
vërejtur Mark Laskaj, Pren Përlleshin është fshehur në familje, ndërsa
Gjon Grabanicen e kanë marrë ushtrija se bashku me Pjetrin e kanë
mbyllur në burg dhe pas një kohe është. Atë natë në komunën e
Zllakuqanit janë burgosë edhe Pren Laskaj, ([ne vend te Markut, qe nuk
e kanë gjetë në shtepi se ishte tek në musafir, pastai doli në mal nje
kohë e shpetoi),Qazim Boja në vend të Feriz Bojes, ( i cili doli në mal
dhe ju bashku qetes se Ndu Perlleshit deri sa u dorzu dhe u denu me
burg).Zef Gustin Lazri, qe eshte liruar pas disa ditësh,si dhe Rexhep
Kosova.Meqense Hili nuk kishte qenë atë nate në shtepi kur ishin ardhë
ushtria për ta marrë te atin, sepse kishte qenë ne Kerrnicë duke
mbledhur armë me njesitin e tij me shokë, si Ndue Selmanin,Shtjefen
Duhanin, Ndue Gojanin,Shtjefen Palushi-Paloka. Kishin fjet te Bojajt në
Kërrnicë.Atë nate është rrethuar shtepia e Feriz Bojës ku u mor Qazim
Boja, nga brigadatë partizano-çetnike.Pasi u kthynë ne stacionin e
policis në Zllakuqan më tregunë se ma kishin burgos babën, tregon
Hili,u shqetesova shume, dhe meniher shkova te shkolla ku ishte i
burgosur baba qe ishte aty afer ,roja nuk me ndali, hyra dhe e takova
babën, i cili po rrinte i ulur në një stol, duke pirë duhanë,e
përshendeta ate, dhe te tjeret dhe fillum biseden në një moment, une, i
propozova qe te ndermarr nje akcion, dhe ti liroi, pasi une isha i
armatosur dhe shum leht mund ta bëjsha.Baba me tha jo biri im sikur te
kisha deshiru me ikë unë kam mujtë por nuk kam dashte me te sakrifikuar
ty, vëllazërit e familjen tonë ,ma mirë ështe më sakrifikuar veten se
krejt familjen ,unë insistova prapë.Ai prerazi me tha, ta ndaloi qe te
mendosh per ketë gje.Ti mendo per vete per familjen mu mos me harro,dhe
kurrë mos kërko mëshirë te armiku,unë tërë jetën ia kam kushtua kombit
dhe atdheut, nuk jam i burgosur për hajni ose tradhti e poshtersi, jam
i burgosur se kurrë s’e kam ndalë luftën kundër armiqve të Kosovës dhe
sikur edhe dhjetë jetë t’i kisha për ketë tokë do t’i jepsha pa
lëkundjen më të vogël.Pas pak u ndava me babën dhe shkova në
shtëpi.Pjetër Jakun të nesërmën e derguan në Istog ne stacionin e
policisë ku e mbajten disa ditë dhe e dergunë në Kullën e Popit, e cila
shërbente si burg ku vriteshin shqiptarët. Për dhunën çnjerzore ndaj të
burgosurve që ushtronin çetnikët, më kanë tregua të burgosurit, qe kanë
pasë fatin për të shpëtuar, nga ky ferr, si Haxhi Bujupi, Pjeter
Mehmeti-Zogu, Ndue Dedaj ,Gjon Grabanica etj.Në një rast kur e vizitova
baben me tha : ,, Thuej bacit Rrustë se jam mirë. Këtu i kam krejt
shoktë e mij të idealit që kam luftue e jetue me ta, sa edhe me dek
asht nji si me lind për së dyti,tregon Hili. Në Kullën e Popit, Bashkë
më Pjeter Jakun të burgosur kanë qënë,Col Sokol Bajraktari nga
Uça,Bajram Rama,Zhujë Haliti dhe Zenun Blaka,Rrustë Rugova, me
te birin Uken,Rexhep Hoti ,Zef Kola nga Budisalsi [mik i tij, e kishte
te fejuar vajzen e Zefit, Marinë për djalë Hilin], Llesh Gjoni,Qazim
Boja,Ukë Zeneli-Elezaj,Fanë Elezaj[ femra e vetme e burgosur në
istog],Ukë Sadiku, Sadri Hotin etj.


Të burgosurit e liruar tregojnë
per Pjetrin, se ishte burrë më karakter të fortë trim,të gjithë shokëve
ju jepte kurajo. ,,Çka mujmë me i dhanë atedheut ma shumë se jeten tonë,
duke nai mbytë vllezrit me çekiça para daljes ne koridor dhe duke i
hudh ne pusë ne oborr te kulles”, i kishte thënë ai vëllait të tij
Naut, në një moment kur ai e kishte vizituar.


Në Kullën e Popit ishte krijuar një realitet i tmerrshëm,qe vetëm barbarët seërbë kishin
pasur mundësi ta bënin.Per të burgosurit ishte një ferr i vërtetë, që
nuk mund te pershkruhet dhe e veshtirë te durohet. Vetëm njerëz më
shpirt titaniku, siç ishin Pjetër Jaku dhe
Rrustë Rugova, i qëndronin pa u lëkundër kësaj katrahure. Ata të
burgosurve ua shtonin qëndresën dhe i ngushëllonin me fjalë që vetëm
ata i gjenin në ato momente të vështira. Në Kullë të Popit ka qendruar
deri me 7. janar 1945 kur ka qenë edhe hera e
fundit që e ka vizituar Toni (i biri).Të nesërmen kur ka shkuar për ta
vizituar i kanë thënë se nuk është më aty.


Në mure, e nëpër shtylla, su shpallje, serbët i kishin vënë emrat e ,,armiqve te popullit”, të cilët i kishin pushkatuar.Në mesin e tyre ishte edhe emri i Pjeter Jakut, si “armik i popullit”..

Hijet
e zeza të ushtris e policisë,shperndaheshin si hijena për të kapë
luftetaret antikomunistë e antikolonizatorë sllavë; bëhen arrestime, e
pushkatime, në emer të ,,popullit,,duke vra, bijt ma te mire të
tijë,apsurd ne vetevete.Kryetar i OZN-es [UDB-es] ishte Dushan
Popoviqi,bashkpuntor Pavle Joviqeviqi,Sahit Zatriqi,Ismet Shaqiri,
Ruzha Raiqiqi,Alush Gashi, Radosh Toshiqi etj. Këta njerz kanë pas në
dore jetën e mbi 400 veteve.


Tri
varret e perbashkta kanë qenë të gropat e ushtris në Bellovan,në dy
kanalet të vaditjës,tek ara e Bytyqëvë,në Llugë të xhamisë së
Istogut,dhe dy bunarë në oborr të kulles dhe të shkollës fillore lagjja
e Gurajëve.Neper këto varreza masive,kufomat kanë qenë me
duar të lidhura me tel,shum prej tyre te zhveshur dhe me fytyra të
demtuara qe e vështirësonin identifikimin e tyre, të grumulluar,të
mbuluar me dhe,baltë e borë.Shumë nga familjarët, pavarësisht nga
rreziku që u kanosej nga barbarët, shkojshin për të kërkuar trupat e të
dashurve të tyre. Edhe djali, dhe vllazerit e
Pjetrit, por pa sukses.Siç kanë qenë bashkë në luftë për liri,bashkë
edhe në burg, në mundime e tortura, dhe së bashku në varreza të
përbashkëta që deri sot si ka hap kush.Mirëpo,
pluhuri i harresës kurrë nuk do t’i mbuloijë, rrezet e dritës do të
dëpërtonin thellë në labirinthet e vërtetësisë,duke zdavaritur
deformimet dhe zhgaravinat e historiografisë komuniste në Kosovë e
Shqipëri. (fund) /
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi