Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Neki Lulaj: Janarët e lotëve të ngrirë gjatë historisë

Shko poshtë

Neki Lulaj: Janarët e lotëve të ngrirë gjatë historisë Empty Neki Lulaj: Janarët e lotëve të ngrirë gjatë historisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 08, 2010 12:41 am


JANARET E LOTVE TË NGRIRË GJATË HISTORISË

Nga Neki Lulaj

Janaret
e ngricave, e stolive dimërore e natyrës se mbuluar me pekun e bardhë e
kjo e bardha simbolizon bardhësin edhe të shpirterave të botës se
qytetruar.Janaret e lojërave të fëmijëve me topat e borës së bardhë kjo
kështu ndodhë gjithëkund kurse për ne shqipëtaret janari është i
shenuar si muaj pikëllimi,muaj,vaji muaj dhembje muaj i vrasjeve qe
gjakosi borën e bardhë me gjakun e kuq te më të mirëve tanë...Gjatë
janarve historik ne humbëm figurat me eminente të çështjës sonë
patriotike dhe kombtare. A është e mundur qe të një popull kaq i vogël
janarin e ngricave dimerore të këtë derdhur kaq lot dhe të këtë mbetur
pa figurat me markante te historisë kombëtare. Unë besoi se Jo..Me 17
janar të viti 1468 ne Lezhë pushon se rrahuri zemra e trimit ze madh
shqiptar dhe legjendar Gj
ergj
Kastriotit -Skënderbeu,vdekja e të cilit shkaktoi humbje dhe dhembje të
pazavëndsushme për shqipëtaret-e asaj kohe. edhe për shumë breza pas
tij Edhe ne sot e kësaj dite këte figurë poliondrike e kujtojmë me
nderë.e rrespekt . Me vonë trimi i Boletinit dhe i terë shqiparisë ne
menyrë trathetare vritet pabesisht nga qarqet shoveniste të shkijeve
dhe çetnikeve te Malit te zi . Pra me 23 janar te vitit1916- Gjuetija
mbi shqipëtaret patriot s´ka te ndalur kështu qe Jusuf Gërvalla,Bardh
Grërvalla dhe Kadri Zeka vritën pabesisht ne Untergrupebach te
Stuttgartit ne natën e kobshme të 17 Janarit te vitit 1982 Gjahu i
shtrigave dhe i gjakatareve mëkatar qe nuk u ngopën kurrë me gjakun e
intelegjncës shqipëtare ishte vrasja ne Prishtinë e Enver Malokut me 11
Janar të vitit 1999.Vrasja tjetër makabre që kryhet ne natën e 17
Janarit te vitit 2002 ne Lagjën ?Fidanishte? në Pejë dhe vrasaja e
intelektualit Smajl Hajdari..Dora e zezë e krimit dhe e trathëtisë
zgjatë urrejtjën patologjike kundër shqipëtareve dhe me 4 Janar te
vitit 2003 ne Pejë vrasin kalonel Tahir Zemen së bashku me djalin e
tijë Enisin dhe kusheririn e afërt Hasan Zemën.
Humbje tjetër te
madhe përjetuam , po ne janar të gricave dimërore pikërisht me 21 Janar
te vitit 2006-pushon se rrahuri zemra e ikonës dhe Historisë me te re
te shqiptarizmit intelektualit krijuesit ,njeriut me kulturë botërore
dhe evropiane Themeluesit te Pavarëse dhe Gurthemeli i shtetësisë se
Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës i cili ishte është dhe do të mbetet njeriu
i pa zavendësueshem me politikën largëpamëse te popullit shqipëtar në
Kosovë e me gjerë.
Vrasjet misterioze në Kosovë dhe Dukagjin:
Vrasjet
dhe atetntatet për ne misterioze kurse për hasmin te planifikuara ,
skenuara dhe te kryera në mënyen me profesionale ngelën sëmundje
kaceroze të pa zbuluara për popullatën shqiptare e sidomos per ata qe
humbën dhe ngelën pa të dashurit e tyre . Në Kosovën e pas luftës ku me
pa medyshje garatohet se nuk kishte me shkie që kishin guximin te benin
atentate mbi shqipëtarët .Këto krime i bënë Kolaboracionistet qe ishin
dje dhe janë edhe sot bashkëpunëtor te ngushtë të tyre.Vrasja e 4
janarit të vitit 2003 tronditi opinjonin publik shqipëtar ,me një fjalë
tronditi gjithë shqiptaret kur mësuan lajmin e hidhur duke ndarë pjesën
e dhembjës për këtë akt te shëmtuar të kryer nga dora e kriminelve
shqiptar.?
Vrasja që at janar përgjaku edhe një herë Kosovën duke ja
shtuar edhe tri plage te rënda ngase Kosova, ne të katër anët e saja
kishte plagë të mëdha që kullonin gjak te njomë shqiptari gadi qe një
shekull te shkaktuara nga shkijet e karpateve e me halle të tjera të
mëdha qe përplasej e përballej populli i po sa dalë nga lufta me
gjakataret e shkinisë të cilët Kosovën e shendërruan ne një fortifikatë
të djegur dhe te shkrumbuar.Vrasja e Kolonel Tahir Zemaj,e djalit te
tij Enisit dhe e kusheririt Hasan Zemaj në Kosovën e pas luftës rrisin
dyshimin e ekzistimit te strukturave paralele te shkinisë ose te
SHIK-ut ne vend .Kjo vrasje e rëndë politike ngeli enigmë e pa zbuluar
dhe mister i asaj pasdite janari ne afërsi te Tregut te gjelbërt ne
Pejë. A thua vrasesit e Kolonel Tahir Zemës me djalin dhe kusheririn
fituan shpërblimin e premtuar duke i privuar këta nga jeta .Sigurisht
po, por ata morën edhe Mallkimin e popullit dhe te historisë sonë
kombëtare të shkruar me gjak,e vuejtje ..Po vërtetohet se kryekrimineli
i Ballkanit me emrin Millosheviq la amanete të pa kryera për
shqipëtaret të cilat dje dhe sot po ja kryejn me devotshmeri bijt e tij
te betuar duke i vrarë patriotet me të devotshem të kombit., dhe
atentat e kryera me herët e me vonë në të katër anët e vendit tonë.
At
ditë te kobshme isha edhe vet mysafir nda diaspora në Pejë, me te
mësuar lajmin e hidhur te trathëtisë se madhe udhëtova derjtë një
fashati ne periferi Lajmi i krimit u përhap si rrufeja . .Plakosje
dhembje heshtje varri ngushllim ne heshtje për ata qe nëpër damaret e
tyre qarkullon gjak i pastër shqipëtari.
Gëzim krisma pushkësh
refalla automatikesh degjoheshin nga disa shtëpi të afërta si,shenjë
fitorje për bashkëpunëtoret e SHIK-ut. ose te strukturave te tjera
kriminale.E Pse!
E vranë Kolonelin e dytë shqipëtar në Pejë, të
parin pra Kolonel Ahmet Krasniqin, e patën vrarë me 21 shtator të vitit
1998 ne një pasdite të kobshme ne zemër të Kryeqytetit shqipëtar në
Tiranë të cilin dy ditë me parë me urdhër te Qeverisë se atëherëshme
shqipëtare e patën qarmatosur.? Kësi gëzimi pat Tirana dhe Beligradi
edhe me 13 Gusht te vitit 1933 ku ne Selanik u vra mu nga dora
shqiptare Hasan Prishtina. Vrasesi shqiptar nga burgu i dërgon telegram
një Zonjes Xhemile e cila banonte ne Resnje te Maqedonisë ?Hasani u
rregullua dmth,u vra unë jam mirë mos u shqetso?Ibrahimi me vonë është
zbulue qe marrësi i telegramit nuk ka qen një grua por, një agjent i
organizatës e cila interesohej për vrasjën e Hasan Prishtinës-marr nga
libri Hasan Prishtina te autorit Dr Tahir Avdyli .?. Kurse per vrasjet
qe kryhën ne Kosovë shpërblehen atentatoret dhe shetisin lirshëm ne
kërkim te gjahut tjetër me te majem dhe ku shkakton dhembje e gjamë me
shumë..
I tronditur nga dhembja dhe nga kjo qe mësova .,për
atentatin dhe nga kjo që me degjonin veshet pyeta vetëvehten;? Çka i
duhët këtij vendi liria me këta kriminel e bandit?,kështu duan të na
shofin armiqet shekullor dhe ketë ndoshta? bën shkinija dhe parat e
saja te pa numërta ,me të cilat edhe sot e kësaj dite hapin plagë e
qelin varre te reja për shqipëtaret e mjerë.-Hej more ku e kanë vendin
këta të mallkuar-! këta kriminel ogurzi !.Apo sot keta në Kosovë
gjendën çdo kund si ne polici,parlament , nëpër Komuna, si zyrtar
komunal ,në rrugë , ne vende udhëheqëse ,udhëtojmë me aeroplana edhe
jashtë Kosovës-kanë imunitet ,shkojnë për ti vizituar edhe permendoret
e herojve dhe të deshmorëve te kombit.Vrasja e vëllëzerve Gërvalla dhe
Kadri Zekës me 17 janar të vitit 1982 na kujton se edhe ne këtë krim të
Utergruppenbachut ishte e përzier dora e zezë vrastare trathëtisë
shqiptare Duke i vrarë tre Lajmtarët e lirisë në ditët me të mira te
aktivitetit të tyre patriotik për çeshtjën madhore kombetare ,mbi të
cilat dyshimet e hedhura veq sa nuk bërtasin por kriminelet nuk i kapë
pushteti aktual.Krisma tjetër vrastare e kriminelve dhe qelbësirave të
kombit ndodhë po ne janarin e ftohët kur loti i dhembjës te ngrihet ne
sy pa rrëshqitur faqeve teposhtë ,mbi dhembjën e madhe pra është
atentati i mbrëmbjës së 17 Janarit të vitit 2002 ne Pejë ne Lagjën
?Fidanishte? vritet në pusi patrioti me namë qe rrjedh nga një familje
e mirëfillt pateriotike të gatshem për tu flijuar të gjithë për lirinë
e Kosovës ,intelektuali ushtaraku i UÇK-së deputeti autoritativ Ismail
Hjadari,pikëllim vrasje makabre në derë te shtëpisë se tij, të cilit
prita dhe pëcjellja ne natën e kobshme dhe ne momentin fatel kriminelat
duke e ndalë rrymën elektrike dhe duke kryer atentatin flagrant,nga
pabesija ne vetëvehte qe ti dalin ushtarakut të luftës ne dritë për
ball.Këta janë ?trimat? mekatar qe si lakuriqet çyqar te cilët, i
frigohën dritës por kafshojnë e vrasin ne pabesi dhe ne terr me maska
.Për të gjitha këto vrasje të cekura dhe për vrasjet e tjera të kryera
pas luftës në Kosovë SHIK-u duhët të jap përgjegjëje ose ti tregoi
kriminelet ose është direkt e involvuar ne këtë ?kasaphane ? të
intelektualve dhe patriotve me të mirë te kombit. Deshmitari i parë
doli nga tunelli i errët i paqartësive në sypërfaqe Nazim Bllaca, i
cili tregoi se kuit i ka shërby ,sigurisht SHIK-ut dhe bashkëpunëtoreve
të tjerë ja u bëri me të zi festat e fund vitit 2009, duke deklaruar se
unë jam vrasës unë jam kriminel ,por pas meje fshihen edhe një rrjetë e
gjerë njërëzish qe janë marrë me krime dhe vepra kriminale sikur unë.Ai
dha edhe shumë emra. E tash çka të hamendemi me shumë ,veproni sa nuk
është vonë!.Shqëtsimi i të gjithë shqipëtareve dhe i diasporës është i
madh, sa edhe vetë dhembja për këta njërëz te vrarë., të cilët nuk janë
me ne jetë ne mesin tonë Ne me të drejë pyesim: Deri kur me ky tmerr.!
Deri kur ma me mashtrime.!Deri kur ma me gënjeshtra .!Deri kur ma me
kërcnime!.Deri kur ma me krime ! .Ndalo krimin .!.Ndalo strukturat
paralele ne tërë Kosovën.!.Ndalo shërbimet e huaja sekret.!Ndalo
rreptësisht aktivitetin kriminal te SHIK-ut .! Burgos kriminelet.! Tani
me ne kemi shtet .Shteti ka ligje,zbatoje ligjin atehërë udhëheqne
shtetin mos u frigoni nese vetë jeni te pastër ne te kundërten jepni
dorëheqje se mjaft ma me këso premtime boshe e fjalë te thata , Koasova
ka boll njërëz të dëshmuar të sakrificave qe e duan Atëdheun e tyre dhe
dinë ta udhëheqin, me devotshmeri e sinqeritet
ate...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi