Dibran Demaku: Ftesa
Faqja 1 e 1
Dibran Demaku: Ftesa
F T E S A
Nga Dibran Demaku
Institucionet
shtetërore të Kosovës edhe pas dhjetë viteve në liri dhe dy viteve në
Pavarësi,pothuajse ende nuk kanë ndërtuar një strategji për veprim
karshi proceseve politike që ngjajnë në rajon.Ato edhe pas kaq vitesh
nuk u paraprijnë proceseve të ndryshme politike,por edhe sot e gjithë
ditën mirren me raste të ndryshme që paraqiten si sfida të kohës.Dhe
gjithnjë pas rasteve të ndryshme provokuese që vijnë herë pas here dhe
në mënyrë kronologjike nga shteti i Serbisë.Dhe gati në të gjitha këto
raste në fillim reagojnë në mënyrë nervoze duke ngritur zërin se nuk do
të lejojnë që të ngjajë Kjo e Ajo!Pastaj me kalimin e kohës dhe nën
presionin e ndërkombëtarëve që ndodhen në Kosovë,sikur i ulin shigjetat
e ngrehura të fillimit dhe krejt në fund në heshtje i pranojnë kërkesat
e ndryshme të Serbisë!
Ditë më parë nga presidenca e Kosovës,në
mjete të ndryshme të informimit u hap lajmi se Presidenti i Kosovës,u
kishte bërë ftesa presidentëve të shteteve të rajonit,për një takim
kokë më kokë që do të mbahej në Prizren.U tha në atë njoftim se në atë
takim të pritshëm do të merrnin pjesë që të gjithë presidentët e
shteteve të rajonit,përveq atij të Serbisë të cilit nuk i ishte bërë
ftesa.
Lind pyetja se një veprim i tillë a ishte veprim i drejtë politik në këtë rast?!
Mbase përgjigjja më e drejtë në këtë rast do të ishte:Jo!Dhe pse në këtë rast nxirret një konkluidim i tillë?!
Sikur
presidenca e Kosovës të kishte të hartuar një strategji afatgjate të
veprimit të saj politik,do të vepronte krejt ndryshe.Për takimin e
pritshëm në Prizren,do të duhej që një ftesë të ia bënte edhe
presidentit të Serbisë,Tadiqit.Me një ftesë të tillë?topin politik?
thënë kushtimisht do ta nxirrte në fushën e kundërshtarit dhe pastaj do
të ishte në avantazh politik ndaj saj!Jemi shumë të sigurtë që pas një
ftese të tillë,për shkaqe që dihen,presidentii Serbisë do ta refuzonte
një ftesë të tillë.Në këtë mënyrë,presidenca e Kosovës në veçanti dhe
institucionet shtetërore në përgjithësi do të fitonin një avantazh
politik karshi Serbisë.
Dhe pastaj ku presidenti i Serbisë të bënte
kërkesë për vizitë në Kosovë,organet e Kosovës do ta kishin më të lehtë
që një kërkesë të tillë ta refuzonin,me arsyetimin e presidenti i
Serbisë kishte refuzuar ftesën zyrtare të presidencës së Kosovës,andaj
karshi kësaj edhe ata kishin të drejtë ta refuzonin kërkesën e
tij.Atëherë,po,edhe organet ndërkombëtare që ndodhen në Kosovë,do të
bindeshin në të drejtën për refuzim të Kosovës.
Andaj,kësaj radhe
presidenca e Kosovës,me mosbërjen e ftesës me kohë presidentit serb,me
vetëdije apo pa të mbeti në bisht të ngjarjeve politike.Dhe tash kur
presidenti serb bëri kërkesë për vizitë në Kosovë,presidenca e Kosovës
në veçanti dhe organet tjera shtetërore në përgjithësi të gjendura
sërish të befasuara si edhe herave të tjera,në fillim reaguan me
pompozitet të madh se një vizitë të tillë nuk do ta lejonin?!Pastaj me
kalimin e ditëve sikur u ftohën gjakrat dhe krejt në fund pothuajse në
heshtje,pranuan ,që presidenti serb Tadiq ta vizitojë Kosovën!
Dhe
krejt në fund për ta qetësuar opinionin kosovar ,deklaruan se e lejonin
një vizitë të tillë pasiqë ajo ishte e karakterit privat dhe fetar!Dhe
se presidentit serb i është tërhequr vërejtja që gjatë qëndrimit në
Kosovë mos të përdorë fjalor politik!
Por,a do të ndidhë ashtu siç deklarojnë dhe dëshirojnë organet udhëheqëse të Kosovës?!
Frikësohemi
se edhe këtë herë do të ndodhë ajo që ka ndodhur edhe viteve të
tjera.Presidenti serb sa herë që ka ardhur në Kosovë,jo vetëm që është
prononcuar politikisht,por ai në fjalimet e tij çdo herë e ka provokuar
dhe sfiduar shtetin e Kosovës dhe pavarësinë e saj duke deklaruar se
:?ajo,Kosova,ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e shtetit serb!?!
Andaj karshi kësaj,sigurisht që edhe kësaj here ai do të lëshojë
deklarata të këtilla provokuese dhe sfiduese!
Shteti serb,president
i të cilit është Tadiqi,ditë më parë bëri provokimin politik të radhës
karshi Kosovës.Në hartën e re të Serbisë,sipas mjeteve të informimit,u
përfshi edhe Kosova si pjesë përbërse e Serbisë?! Dhe mbase këtë
hartë,me Kosovën brenda kufijëve të saj,Serbija do ta dërgojë edhe në
Bruksel! Është çështje tjetër se si do të reagojë Brukseli me këtë
rast,dhe a do të reagojë fare?!Dhe pse të reagojë për këtë gjë
Brukseli,kur vetë organet kompetente të Kosovës nuk dimë të kenë
reaguar!
Me vizitën e fundit të Tadiqit në Kosovë,organet udhëheqëse
të Kosovës edhe njëherë dështuan politikisht.Ato në vend se ta hartojnë
një strategji afatgjate dhe t`u paraprijnë proceseve të ndryshme
politke në forcimin e shtetit të brisht të Kosovës,edhe sot e kësaj
dite mirren me pasojat e rasteve të ndryshme që paraqiten herë pas
herë,raste këto provokuese dhe sfiduese për shtetin e Kosovës.
Me
vizitën e tij të fundit në Kosovë,presidenti i Serbisë,Tadiqi,edhe
njëherë i provokoi dhe sfidoi organet udhëheqëse të Kosovës.Përveq
kësaj ai me këtë vizitë edhe njëherë e provokoi dhe sfidoi Pavarësinë e
Kosovës!Me këtë vizitë të tij,ai e sfidoi edhe takimin e pritshëm të
presidentëve të shteteve të rajonit të caktuar që të mbahet në
Prizren,i cili nuk dihet se kur do të mbahet,por edhe nëse mbahet do të
mbahet nën hijen e vizitës së Tadiqit!Dhe a tëra kjo për shkak të një
ftese që s`u bë!Sikur ajo ftesë të ishte bërë me kohë mbase edhe gjërat
do të zhvilloheshin krejt ndryshe.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi