Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi: Atëherë, kur koha e kërkonte...

Shko poshtë

Sabit Rrustemi: Atëherë, kur koha e kërkonte... Empty Sabit Rrustemi: Atëherë, kur koha e kërkonte...

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 08, 2010 10:37 pm

Sabit Rrustemi: Atëherë, kur koha e kërkonte... 7027_1088847192401_1563102666_30214594_5904691_n


Sabit Rrustemi: Atëherë, kur koha e kërkonte...


DOKUMENTI I GRISUR


(Ramë Bllacës, për shkak se nuk vuri gisht në Dokumentin e Marrëveshjes
jugosllavo – turke për shpërnguljen e shqiptarëve të 1938-tës)

1

Mblidheshin burrat. Pasdarkave bënin kuvend;

- Na u shtua zullumi, këtu s’na mbeti vend!


Të mesërmen hapeshin fjalët:

- Shkoi filani e filani…


Të tjerët bënin gati letrat

Rraçkat

Plaçkat .


Ndërsa një Burrë

Natë e ditë nuk e fikte cigaren,

Një sy gjumë s’e bënte.


Duhej shkuar tek ai Pallat i përhirtë,

Fatin e një populli mbante në Gisht…

2
Hyri brenda Qetësia e Furtunshme

Pa mirë se na erdhe,

Pa mirë se na gjete!

Nuk kish kohë për muhabete. Temenara.

- Zoti ministër nga na polli kjo vaki?

Vrau atë heshtje. Monotoni.

- Ulu njëherë mixho,ta dredhim nga një!

Burri ishte mësuar se si dridhte tash Ai.


- S’është koha për ndenjë, zotëri,

Një popull në rrugë prêt…


Nga kolltuku u ngrit ministri

Me fyryrën verdh e zemrën zi.

Marrëveshjen Sekrete ia ofroi.

Tamam si ministër e urdhëroi:

- Vër Gisht mbi këtë Dokument!

3

Drodhi kokën Burri.

Para syve i dolën varret e gjyshërve. Stërgjyshërve.

Eshtrat që u ndezën, që u shkrinë në një fjali:

Qëndroni! Mbi varreet e tyre akoma bari s’ka mbi…


Iu turbullua gjaku. Iu nxeh sa s’ka.

Pallati u shemb. Sipri i ra. Ai s’duroi më:

- Shkrim – leximin unë s’e di

Veç djallëzinë rënde shoh në sy,

Plumbin e koburës këtu vë

Pa gjithçka të shuhet deri në hi!...

4.

Grisi Dokumentin. U nis për në Shtëpi.

Këngëtarët akordonin

Akordonin çftelitë

Për ta pavdekësuar atë trimëri

Tinzarët zinin pritat. Rrugët.


Me njërën dorë mbushnin xhepat

Me tjetrën armët.


Populli priste Burrin


Ai vinte i ndjekur nga plumbat

Për ta thënë atë që tash e dinte dhe një fëmijë;

- Bëra atë që duhej ta bëja

Shtëpive tona, një Popull ktheva.



( Poezi e blerë në konkursin letrar të revistës “Jeta e Re”, 1980
dhe e botuar dhjetë vite më pas, në shtator 1990, në revistën për
kulturë, “Fjala”, Prishtinë. E rigjetur këto ditë tek shkrimtari ynë,
Nexhat Rexha).




Sabit Rrustemi: Atëherë, kur koha e kërkonte... 17147_1160915514064_1563102666_30374677_8319790_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi