Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: Të sanojmë bashkë situatën në zonat e përmbytjeve

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: Të sanojmë bashkë situatën në zonat e përmbytjeve Empty Engjëll Koliqi: Të sanojmë bashkë situatën në zonat e përmbytjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 09, 2010 1:57 am

Engjëll Koliqi: Të sanojmë bashkë situatën në zonat e përmbytjeve U1_EngjellKoliqiSI GJITHMONË

TË BASHKOHEMI TË GJITHË SHQIPTARËT

TË SANOJMË BASHKË SITUATËN NË ZONAT E PËRMBYTJEVE

NË SHQIPËRINË VERI-PERËNDIMORE

Le
të veprojmë bashkë e shpejt të gjithë shqiptarët, duke shmangur çdo
dallim ideologjiko-politik, rajonal apo religjioz, ashtu siç kërkojnë
traditat tona të shenjta kombëtare – si institucionet shtetërore të
Shqipërisë e të Kosovës, poashtu edhe forcat politike opozitare e edhe
mërgimtarët, respektivisht diaspora shqiptare


Shkruan: Engjëll KOLIQI

Këto
ditë, për fat të keq, jemi dëshimtarë dhe të gjithë e ndjejmë rëndë në
shpirt fatkeqësinë natyrore të përmbytjeve në rrethet e Lezhës dhe të
Shkodrës, në një pjesë të madhe të Shqipërisë veri-perëndimore.
Popullsia e atjeshme ka halle të mëdha dhe shumë rreziqe (deri te jeta)
nga këto përmbytje, institucionet vendore dhe ato qendrore të
Shqipërisë po mundohen me të gjitha mënyrat ta tejkalojnë këtë gjendje
të vështirë dhe të rrezikshme e të gjejnë shpëtimin e asaj popullsie
nga më e keqja, institucionet dhe populli i Kosovës kanë shprehur
gatishmërinë dhe janë vënë në vijën e parë të frontit të ndihmave
konkrete humanitare e profesionale. Prandaj, që të jemi të pandarë dhe
me moton “bashkimi bën fuqinë” menjëherë duhet të inkorporohemi në këtë
akcion mbarëkombëtar edhe ne të tjerët – opozita shqiptare dhe diaspora.



Siç bëjnë të ditur massmediat, krerët e institucioneve qenderore dhe të
atyre vendore – Bamir Topi, Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe
kryetarët e bashkive e të komunave të zonave të përmbytura, kanë
vizituar zonat e rrezikuara dhe kanë shprehur dhembjen e tyre dhe
gatishmërinë institucionale e personale për të ndërhyrë në sanimin e
gjendjes.



Edhe nga Kosova është dëgjuar zëri i arsyes. Presidenti i Republikës
Fatmir Sejdiu u ka telefonuar drejtuesve të institucioneve të
Shqipërisë, për të shprehur keqardhjen dhe gatishmërinë e mbarë
popullit të Kosovës. Njësitet speciale për akcione humanitare dhe të
shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shkuar të ndihmojnë
popullatën në zonat e përmbytura. Kryetari i Komunës së Gjakovës Pal
Lekaj ka ofruar nga institucioni që ai drejton një ndihmë simbolike
financiare dhe – edhepse i takon krahut politik opozitar të Kosovës –
ka apeluar te të gjithë kryetarët e komunave dhe te mbarë populli i
Kosovës, që të kyçen në akcionet humanitare dhe t’u ofrojnë
bashkëkombasve në Shqipërinë veri-perëndimore ndihmat e nevojshme dhe
solidaritetin vëllazëror.



Mirëpo ky akcion humanitar ende nuk mund të quhet mbarëkombëtar dhe
plotësisht i vlefshëm e funksional, sepse ende mungon zëri i arsyes nga
ana e krahut politik opozitar në Shqipëri dhe nga diaspora e madhe
shqiptare – anekënd botës. Duhet dëgjuar sa më parë zërin e arsyes që
na vjen nga traditat tona të shenjta kombëtare, që gjithmonë – sidomos
në raste të tilla të fatkeqësive e të rreziqeve – të jemi të gjithë të
bashkuar.



Prandaj, do të duhej që pa humbur kohë të mblidhej Kuvendi i
Shqipërisë, në përbërje të plotë – pozitë e opozitë, dhe të marrë
vendime historike të solidaritetit njerëzor e të veprojmë të gjithë
bashkë në tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së vështirë. Për të bërë
fushatë zgjedhore dhe për të premtuar kanë shkuar të gjithë edhe andej.
Madje edhe janë zgjedhur deputetë me votat e asaj popullate. Askush
nuk i ka thënë popullit atje se do i mbroj interesat e tyre vetëm nëse
është në pushtet... Edhe opozita mund të kontribuojë dhe ka çka të
kontribuojë. Është ora dymbëdhjetë pa një minutë dhe duhet të
bashkohemi të gjithë urgjentisht! Edhe shoqatat dhe klubet shqiptare në
diasporë, anembanë botës – deri në Amerikë, Australi e Oqeani duhet të
organizohemi sa më parë dhe të vëhemi në dispozicion konkret për të
tejkaluar këtë gjendje të rëndë. Duhet të veprojmë menjëherë, se ata
atje janë vëllezërit tanë dhe ua kemi borxh moral t’u ndihmojmë.



Tash kur dinamika e shpërndarjes së lajmeve është e përshpejtuar dhe e
sofistikuar, të gjithë i kemi parë edhe të filmuara ato zona të
mbuluara me ujë dhe rreziqet e mëdha që i kanosen popullatës atje.
Prandaj, kush ka shpirt të mirëfilltë shqiptari, nuk mund të rrijë
duarkryq në këto rrethana që mund edhe të sjellin tragjedi të mëdha.
Duhet lëvizur të gjithë dhe menjëherë dhe duhet ofruar ndihmën tonë –
aq sa mundemi e aq sa dijmë. Duhet shpëtuar jeta e njerëzve, jeta e
motrave tona e vëllezërve tanë. Me plot vetëdije dhe me ndjenja e them
se nëse lejojmë që atje të ndodhin tragjedi, as jeta jonë nuk do të
ketë kuptim as lulëzim. Atëherë le të ndihmojmë të gjithë – menjëherë,
pa humbur asnjë sekond!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi