Shazim Mehmeti: PËR MIMOZA AHMETIN DHE "DELIRIUM" -in E SAJ
Faqja 1 e 1
Shazim Mehmeti: PËR MIMOZA AHMETIN DHE "DELIRIUM" -in E SAJ
Shazim Mehmeti: PËR MIMOZA AHMETIN DHE "DELIRIUM" -in E SAJ
POEZI E SHQISËS SË VEÇANTË
Mimoza Ahmeti, “DELIRIUM”, poezi, botoi “Marin Barleti”, Tiranë, 1994.
“Lakuriq njeriu, rrobën e grirë të virtytit e hedh”, dhe merr
lapsin e shkruan: “O dritë e letrës së bardhë/ po shkruan mbi ty njeriu
i terrinës./ Prej virgjërie sterile dalë/ Që është më e zezë se nata.”
Mimoza Ahmeti, poetesha shqiptare, poezinë e shkruan me shqisën e
veçantë. Është pikërisht shqisa, që poetes ia bën zërin të dridhshëm,
tejet të veçantë, tejet prekës. E veçanta e shqisës, dhe vetëm e
veçanta e shqisës, shpirtin e saj e bën të shkëlqejë si smerald dhe të
kërkojë nga bardhësia e letrës që të mos e përbuzë, të mos e pështyjë
me dritë! Frymën e vetë e sheh vetëm si të lëngshme, që erë gjaku bie,
ndërsa trupin “ me muskuj të freskët varfërie”.
Në vjershën “Trishtimi”, poetesha derdh tamam një jetë vrer. Ajo klith:
/Asgjë s’të ka ndodhur, trishtimi im/ ti je i lumtur nga që i pashkak/
breron e frynë në thellësitë e mia/.
Vetëm ata të dhuruarit, vetëm ata që kanë shqisën e veçantë mund ta
paqtojnë ëndrrën me trishtimin. Do të thotë poetja: /gjithçka më la…
por ëndrra/ bën dashuri me trishtimin/ dhe ja, të gjitha më kthehen/
fytyrat- me fytyrë kah unë/ sytë- me sy drejt meje/ buzët me buzë/ dhe
s’di si… më mbetet veç të puth/ unë puth shumë/ kjo është e gjitha/.
Hetohet dridhja në zërin e poetes, tradhton ndjenja dhe mendja spikat:
/ Dobësitë e mia, unë i puth/.
Në shoqëritë që kanë dobësi sistemore, shpirtrat e ndjeshëm përjetojnë
thellë. Ky lloj përjetimi bëhet shkak dhe i zgjon tmerrsisht ndjenjat e
krijuesit, që rezultojnë me pas me vepër. Poetja klith: /jam një litar/
i kalitur bukurisht/. Aty ku mëkati është prezent gjithkah, gjithçka
bëhet e zakonshme, madje edhe zhdukja, madje madje edhe vrasja kot së
koti.
Fryma e poetes lëviz gjithkah. Shqisa me veçantinë e saj është aq e
lëvizshme, sa s’ka forcë që mund ta pengojë kapësinë e saj. Një copëzë
ajri si është, ajo zë vend gjithnjë në këndin e përshtatshëm për
kundrim. Ja vargu: /mëkati s’e kap dot frymën/ e vini re?/.
Një shpirt i shqetësuar, paksa i çuditshëm, me premisa të një çmendurie
të ëmbël krijuese, një gjendje e pezullt dhe njëkohësisht stabile, që
ka një bazament të shkëlqyeshëm poetik, e që përbëhet dhe frymon në
organizmin e ashtuquajtur natyrë-vetmi-njeri, është prezent në vjershën
“Delirium”. / I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritë lëshoj, mjaltë
rrjedh nga vrujet e mia/.
Ç’është kjo mjaltë që rrjedh nga vrujet e poetes? Çfarë mjalte rrjedh
nga ajo gjendje ndjesore e errët dhe e vrertë? Kush arrinë ta sheh këtë
rrjedhje? Kush, kush??? Askush tjetër përveç shpirtit të poetes, atij
shpirti që është aq i thyeshëm dhe aq i brishtë, por që njëherësh është
edhe i aftë të ndalet me shputat e të shkelë guximshëm , mbi gjithë
thyerjen, deri në atë masë sa ndalet mbi ato copëza shpirti, dhe i
mbledh një nga një, si copëza të derdhura të një kristali të çmueshëm
sa një jetë!
Për poeten, edhe pse tejet e dhembshme, edhe pse e përgjakur deri në
tejmasë, kjo gjendje është tejet e kapshme, e këndshme, e rrallë, aq e
rrallë sa ia vlenë të gjakohet pas një gjendjeje të tillë. Dëgjo
klithjen: / oh, gjendje gjeniale është kjo/ kur ndërsa kuptoj që
gjithçka kam humbur/ lumturinë e pafundme e ndjej/ të qenies sime/ që
kam në dorë/ atë/ që s’mund të na e dhurojë/ asnjë lavdi, kurorë/.
Natyrisht, është burgu i poetes, mbase edhe parajsa e saj dhe e gjenit
të saj krijues, gjëja që e përbën çudinë e vargut. Edhe ferri jetohet.
Në raste të veçanta, këndshëm përjetohet. Mimoza është e tillë kur
thotë: / kaq i bukur dhe njëherësh i vdekshëm, njeri/ kaq i përzemërt
dhe prapë i vetmuar/ kaq fuqi dhe po aq dyshim/.
Nga realja që e rrethon, ç’ka në dorë poetja?
Asgjë dhe gjithçka. Asgjë, pse gjithçka ka, dhe gjithçka pse asgjë
s’ka! Kjo është poetika, mundësia e vetme, nënkresa e vetme ku poetja
vë kokën dhe qetësohet. E prapë se prapë s’arrin ta frenojë atë forcë
të brendshme shtytëse që fatmirësisht është pushteti i fjalës. Ky
pushtet, edhe pse sedërthyer do të thotë: / përse ikni prej meje,
krijesa reale/ jetoj një jetë sendesh të paqenë/ dhe vetëm vetveten e
kam në duar/. Natyrisht se këtu poetja gabohet. Ajo veten nuk e ka, dhe
as që do ta ketë në dorë për së gjalli. Harron se është e lindur
praptas si lindin praptas vetëm artistët e njëmendtë, se është e lindur
për të jetuar e shijuar ndryshe nga të gjithë.
Erotika poetike në poezinë e Mimozës është një privilegj që i takon
vetëm asaj. Shpirti i saj i dridhshëm është i derdhur nëpër vargje jo
si diçka, por si emër i diçkasë që bën të dridhet gjithçka. / me një
emër luleje iu afrova botës/ dhe u dridh prej meje/. Se sa e fuqishme
është erotika në poezinë e saj , flasin vargjet: / o krahë, që vetëm
krahë dhe vetëm krahë lëshoni…/.
Për fund do thoja kaq: një libër i rrallë, i një poeteshe të rrallë.
NATA DHE AJO- , vaj mbi pëlhurë, 100x120cm (pikturë e Shazim Mehmetit)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shazim Mehmeti: KOMPOZICION- vaj mbi pëlhurë, 100x120cm - pikturë e Shazim Mehmetit
» Shazim Mehmeti: LËRNA, ZOT!...
» Shazim Mehmeti: NJERËZISHT...
» Shazim Mehmeti: KOZERI
» Shazim Mehmeti: KRIZANTEMA
» Shazim Mehmeti: LËRNA, ZOT!...
» Shazim Mehmeti: NJERËZISHT...
» Shazim Mehmeti: KOZERI
» Shazim Mehmeti: KRIZANTEMA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi