Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpresa Kurteshi: NATA E PËRKUJTIMEVE

Shko poshtë

Shpresa Kurteshi: NATA E PËRKUJTIMEVE Empty Shpresa Kurteshi: NATA E PËRKUJTIMEVE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 1:00 am

Shpresa Kurteshi: NATA E PËRKUJTIMEVE 13559_1226908912919_1234927122_30705707_7061087_n

Shpresa Kurteshi: NATA E PËRKUJTIMEVE


Ca drita të ndezura shikoj mbi qytet
Dhe unë me një gotë vere në dorë
Kujtoj kohën e shkuar.
Sa e heshtur është kjo natë
Ashtu siq ke tretur ti pa gjurmë,
Qielli nuk ka yje sonte,
Hëna ka ikur diku në një botë tjetër
Ndoshta atje ku je ti.
Një erë e lehtë fryen mu në mes
të natës e më sjell kujtime shumë
sikur të gjitha më ngjan sot.
Koha miq,koha është e pa mëshirë
ne s’dijme qfar do të ngjaj nesër,
e sotmja ndodhë,e kaluara mbetet histori
dhe egërsisht gjykon.
Ca gjethe të shkëputura
nga pema e shpirtit tim prishin qetësinë
e kësaj nate marsi që është
e heshtur si det pa valë e pa jetë.
Një fat ndoshta ende s’ka vdekur
Dhe rron diku të më fail një grimcë shpresë.
Ndoshta se ka harruar një shpirtë
Që rron diku,pa fat e I trishtuar
Nga koha I harruar.
Ah,rasti mbret I botës thonë
Ka për mua një herë..?
Një her vjen vera kah dera thonë,
Ka për mua verë..?-S’ka se u varfënua bota
Si mbet gjë nga ajo që pat,
As diell,as hënë,as verë e as fat.
Po shpresë a ka ?-Jo…,paska vdekur.
Pra,botës gjë s’I paska mbetur.
Sidoqoftë,unë me natën sonte
Kohën e shkuar do ta kujtoj
Dhe me këtë gotë vere në dorë
Do t’I ngreh dolli,do ta nisë
Gostinë për nder të fatit që qe aq
Bujar me mua dhe shpresën
me nderime do ta përkujtoj.
Se vdiq edhe fati e ne do të mbajmë zi
Për perëndimin e shpirtrave,
me qirinjë të ndezur në duar
në natën e përkujtimeve.
Dhe zemra s’do të ket më jetë,
Fati dhe shpresa le të prehen të qetë..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi