Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Kur celin trendafilat......- poezi -nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Kur celin trendafilat......- poezi -nga Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Kur celin trendafilat......- poezi -nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 1:26 am




Monda Korca: Kur celin trendafilat......- poezi -nga Raimonda Moisiu 2651_1139523087460_1208896826_30445243_3017494_n




Monda Korca: Kur celin trendafilat......- poezi -nga Raimonda Moisiu

Sa më ke magjepsur, Parku Elizabet

Mua, që vi të të shoh edhe kur bien shkulme bore

Zë një qosh mes trungjeve si burra të bërë akull

Dhe i përulem heshtjes tënde, si shënjtore.



Edhe kur trishtimi t’i flakë përtokë gjethet e verdha

Edhe kur qielli derdh mbi ty rrebeshe dhe furtunë

E ke parë një grua të vetmuar, me cadër në heshtjen tënde?

Ajo jam unë.



Tani që ardhën ditët e ëmbla të pranverës

Të solla të dashurin tim që ti kurrë s’e ke parë

është ky…të pëlqen? Ky që të sheh i mahnitur..

Dhe që po puthet me mua me kaq zjarr…



Na shtro një krevat të virgjër, Parku Elizabet

Krevat prej bari të përmbytur në blerim

Na e rretho me trëndafila gjithfarësh, të pafund

Të bëj dashuri me të dashurin tim



Krevat kaq të bukur prej bari të virgjër

Kurr në jetë s’ka patur asnjë perandoreshë

Gjinjtë e trëndafilave u përkulën përmbi mua

Me petale gjithngjyrëshe për të më veshur krejt



Një petale e verdhe dhe një e kuqe

Ranë lehtë dhe mbuluan dy qershizat e mia

Që petalet të mos iknin, që të rrinin me qershizat

Buzët gjith lëng të ngrohtë vuri dashuria



Askush nuk na pikasi ndërsa bënim dashuri…

Pas dashurisë na zuri gjumi të dyve të përqafuar

Si parkun Elizabet e mbulon bora në dimër

Petalet, kur u zgjuam, ne na kishin mbuluar.



Gjinjtë gjith qumësht të dashurisë së trëndafilave

Si abazhurë nga parajsa po ndrisnin në errësirë

Parku Elizabet mërmëriste duke qeshur

“Bëni dashuri prap…mos lëvizni…jeni mirë”



Nga Raimonda Moisiu

Hartford Ct USA,

Përballe shtëpisë sime Parku kombëtar Elisabet me një bukuri të
magjishme, një perandori e vërtetë me blerim, lule shumëngjyrëshe,
trëndafila, borzilokë, zambakë e gjithfarë lulesh, dhe lumi që kalon
përmes, ku ka rosa të shumta, që si hyjnesha lozonjare notojnë e
dashurojnë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi