Njohja e Kosovës shtet i pavarur
Faqja 1 e 1
Njohja e Kosovës shtet i pavarur
Njohjet për ditëlindje
Skënder Hsyeni pret njohje të reja për Kosovën nga një varg vendesh të ndryshme. Një pjesë e këtyre njohjeve do të ndërlidhen simbolikisht me njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në ditët e para të shkurtit shpallet konkursi për 22 ambasadorët e parë. Do të emërohen dy oficerë ndërlidhjeje në Bruksel, një në Bashkimin Europian dhe një në NATO.
Nga Bekim Greiçevci më 27.01.2009 në ora 8:09
Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni po pret njohje të reja për Kosovën nga një varg shtetesh, një pjesë e mirë e të cilave do të realizohet më 17 shkurt, ditën kur shteti i ri mbush një vjet të pavarësisë. Në një takim të mbyllur me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, të hënën, Ministri Hyseni citohet të ketë thënë se nota për njohje u ka dërguar 39 vendeve të ndryshme.
Ky komision ka ftuar kryediplomatin kosovar të paraqesë projeksionet diplomatike të Kosovës për muajt e ardhshëm. Hyseni ka pohuar se shumë shpejtë do të hapen edhe 12 ambasada të reja të Kosovës, ndërkaq në pjesën e parë të shkurtit do të shpallet konkursi për 22 ambasadorët e parë.
Tash për tash Kosova ka dhjetë ambasada në botë, që udhëhiqen nga të ngarkuar me punë. Përzgjedhja e njerëzve që do të marrin titullin e ambasadorit nuk do të jetë proces i lehtë. “Konkursi me siguri do të hapet në fillim të shkurtit. Është në përfundim e sipër hartimi i akteve nënligjore, instrumentit të domosdoshëm për të përcaktuar kushtet e konkursit. Është një kornizë mjaft komplekse, e cila përcakton një varg kompleks imunitetesh dhe privilegjesh për ambasadorët, për diplomatët e Kosovës të rangjeve të ndryshme”, ka thënë Ministri Hyseni, në një prononcim për media.
Para anëtarëve të Komisionit Parlamentar që udhëhiqet nga Sabri Hamiti, Ministri Hyseni ka shpalosur edhe plane tjera të Ministrisë së Jashtme. Ai ka bërë të ditur se do të emërohen dy oficerë ndërlidhjeje në Bruksel, një në Bashkimin Europian dhe një në NATO. Gjithashtu, Hyseni ka paralajmëruar edhe hapjen e konsullatave në shumë qytete të mëdha të vendeve të fuqishme që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ministria e Jashtme planifikon që gjatë këtij viti Kosova të nënshkruaj marrëveshje dypalëshe dhe shumëpalëshe me shtete të ndryshme. Hyseni ka vlerësuar se kjo do të reflektojnë pozitivisht në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, por edhe tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ).
Kjo gjykatë është ngarkuar të jap nxjerrë një opinion këshillëdhënës lidhur me legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Çdo shtet anëtar i OKB’së ka të drejtë të paraqesë qëndrimin e vet për këtë çështje përmes një deklarate që duhet dorëzuar deri më 17 prill të këtij viti. Javën e kaluar Spanja, një nga pesë vendet e BE’së që nuk pranojnë pavarësinë e Kosovës, ka bërë të ditur se deklarata e saj do të jetë e përafërt me qëndrimin e Beogradit.
Mirëpo, me plot siguri mund të pritet që shumë shtete, veçanërisht ato perëndimore, do të deklarohen në favor të Kosovës në Gjykatën e Drejtësisë, por Ministri Hyseni nuk ka pranuar të përmend asnjë nga këto vende.
“Është në diskrecion total të secilit anëtar të OKB’së, vend përkrahës i Republikës së Kosovës, që të bëjë ose të mos bëjë deklaratë dhe ne nuk do të duhej të flisnim publikisht në emër të atyre vendeve”.
Përfaqësues të opozitës kosovare vlerësojnë se Kosova nuk i ka mirë punët në marrëdhëniet ndërkombëtare, për shkak se nuk është bërë mjaft gjatë vitit të kaluar.
Lidhur me këtë, Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se Kosovës i janë humbur shumë shanse. “Gjithçka që po ndodh tani, edhe ambasadat e reja që do të hapen, ne po ashtu i përshëndesim sepse duhet të hapen ato ambasada, por ka pasur mundësi që të ishin kryer shumë më herët, ka pasur mundësi që edhe konkurset të hapen më herët”.
Sipas tij, pamjen të cilën e jep Kosova, çoftë me qeverisjen brenda, çoftë me punën që e bën si politikë e jashtme, “jep një pamje të çoroditur e cila është edhe më e keqe, sesa që ishte dashur të jetë në vitin e saj të parë të pavarësisë”
Ai ka kritikuar pushtetin se nuk bërë një vizitë zyrtare, si për shembull në Hungari, për të falënderuar këtë vend që ka njohur shumë shpejt Kosovën. Gjini ka thënë se “pamja që është krijuar, brenda për brenda Kosovës, korrupsioni në rritje, papërgjegjësia në punë, ndikojnë drejtpërdrejt edhe në numrin e njohjeve”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi