Shaban Peraj: Veprimi i përbashkët
Faqja 1 e 1
Shaban Peraj: Veprimi i përbashkët
Veprimi i përbashkët
Shkruan: Shaban Peraj
Hapja
e detyruar e portave në hidrocentralet e Shqipërisë shkaktoi përmbytje
masive të fshatrave të Nënshkodrës, po edhe të fshatrave përreth lumit
Buna në Anë të Malit dhe kjo bëri që e gjithë zona të gjasojnë në një
liqe. Duhet pranuar se kjo situatë krijoj një panikë te banorët e
këtueshëm dhe ajo që u dëgjua më së shumti ishin bisedat e bëra për
këtë problem, i shaktuar ngas faktori natyrorë për çka strukturat
shtetërore reaguan menjëherë për t’u dalë në ndihmë banorëve, ndihmë e
cila nuk mungoi në asnjë moment për të bërë evakuimin e komunitetit të
rrezikuar. Nga përmbytjet e fshatrave përreth lumit Buna të gjithë ne
disi u djemë keq në këto ditë të para të janarit, një fatkeqësi kjo e
krijuar nga natyra e cila nuk pyet dhe nuk njeh askend. Të gjitha këto
shqetësime i përjetuam bashkë me banorët e këtueshëm, të cilët dorën në
zemër nuk është se këtë e pësuan për herë të parë, por si duket dhe si
shpjegohet nga disa të moshuar nuk mbahet mend që heret e kaluara kjo
të ketë ndodhur në fillim të janarit. Sido që të jetë tani nuk është
koha e momenti për t’u marrë me gjëra të tilla, së paku jo ndaj atyre
që kanë halle, ndaj atyre që kanë humbur gjithë djersën e krijuar gjatë
vitit që lamë pas. Edukimi i tyre në nivel të duhur si dhe ndnjeja ndaj
të keqes tregoi për të satën herë se banorët e këtueshëm nuk janë
vetëm, aty u pa se solidariteti në mes njerëzve ka arritur untetin e
qëllimit, atë unitet që gati filluam ta harrojmë. Kjo është edukata
jonë dhe burrëria për t’i shtri dorën tjetrit pikërisht në ditë të
vështira. Në raste të tilla duhet besuar se kur duam mund të presim
përparim nga shoqëria, nga institucionet vendore e ato shtetërore.
Për
të kaluar këto qëndresa në këto momente të vështira për qytetarët e
këtueshëm nuk na duhen veprimet e disave që u munduan të hapin panikë,
që trilluan, çfarë nuk trilluan të bindur edhe ata vet se nuk janë në
rrugë të zotit, ndaj nuk u pinë ujë veprimet e mbrapshta, veprimet
primitive sikur duan të kënaqen në rrezikun e të tjerëve! Jo, këtë nuk
ka për t’ua pranuar askush dhe të kota i kanë përpjekjet për të
destabilizuar shpirtin e lodhur të këtyre banorëve që përballen me
fatkeqësinë natyrore. Njerëzit janë të fortë dhe ai bashkim, ai
solidaritet dëshmoi se paraqet gurthemel për dashuri me njëri-tjetrin,
gjë që edhe më shumë u dha shpresë atyre që përjetuan fatkeqësinë, se
nuk janë vetëm, ata kanë pranë shtetet, institucionet si një simbol të
qendresës, bashkimit dhe në ditë të vështira. Kjo u pa edhe nga
përfaqësuesit e institucioneve që me ditë, me javë u qëndruan pranë
duke u shtrirë dorën për të eliminuar streset, për të eliminuar dëmet,
për të shpëtuar shumë fëmijë që nuk ia dinë “huqet” lëvizjes së ujit e
me premtim për t’u kompenzuar dëmet e krijuara.
Kjo traditë e
shqiptarëve, po edhe të tjerëve u dëshmua si diçka që bënë përpjekje
për të ftuar një natyrë tjetër duke zhvilluar gjërat në të mirë të
masës, megjithëse akoma kanë mbetur ca endacakë të pajisur me mëkate e
që ruajnë rastin e volitshëm për t’u kënaqë fatkeqësive.Edhepse rasti
ishte tragjik për shumë banorë të rrethit të Shkodrës e fashatrave të
anës së lumit Buna në Anë të Malit, pushtetarët, prijësit e
institucioneve të cilëve ajo masë u ka dhënë besimin për t’i udhëhequr
dukej qartë se e ndjenin vetën fatlum që orë pas ore gjendeshin bashkë
me të dëmtuarit, për t’u bë të mundshmen e së mundshmes vetëm e vetëm
për t’i siguruar ata banorë se nuk ka nevojë për panikë, se i gjithë
kombi sytë i ka ë kthyer nga ata për të ndarë fatin e katastrofës
natyrore. Të gjithë këta patën guximin, nderin, burrërinë të bashkohen
e të jenë pjesë e hallexhinjëve të këtyre anëve, pa pyetur për
sakrificat dhe kjo ndezi zemrat e gjithë shqiptarëve për solidaritet,
edhe të atyre në Kosovë dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët. Për
katastrofa të tilla si rëndomë solidaritet shprehin edhe kancelaritë
më të mëdha botërore, gjë që e bënë edhe më bindës qytetarin se nuk
është vetëm, se në vuajtje të tilla nuk ka ndarje, se plaga e krijuar
në zemrat e tyre mund të shërohet vetëm në një shoqëri ku vetëdija për
vendlindje është e madhe.
Ata që përhapin panikë të mos fajsojnë
këtë e atë, por të pranojnë të metat që u janë bërë njëlloj kanceri i
pashërueshëm që u ka zënë frymën, dhe tashti bëjnë turr atje ku masa e
institucionet vendore e shtetërore po bëjnë përpjekje për të shpëtuar
atë që mund të shpëtohet, atë që është e vërtetë e që e dinë edhe ata
vet por ja që u dha mundësia atyre për përfitime politike. Kjo që
ndodhi me banorët e këtyre anëve është një zhgjëndërr e trishtueshme,
një e keqe e trishtueshme, për të cilën askush nuk e diti se mund të
ndodhë, ndaj zgjidhja që filloi shkallë-shkallë është mençuri,
mirëkuptim për të qenë më të fortë nesër, për të hapur sytë që rastet e
tilla të mos përsëriten pavrësisht kush drejton pushtetin. Nuk duhet
dyshuar fare në rrespektimin e rregullores për shkarkimin e digave, gjë
që banorëve u premtua se nuk ka rrezik për ndonjë “cunam” të mundshëm
siç përmendën ca të sëmurë për përfitime politike, të cilat thënie nuk
i “hëngrën” banorët e këtueshëm dhe përpjekjet e mediave të rreshtuara
përkrah tyre nuk dhanë rezultatet e pritura, sepse nuk bëhet politikë
me natyrën e zotin, atë qytetarët tashmë kanë kuptuar, për ta ka një
mentalitet tjetër duke e njohur mirë “lazdrimin e ujit”, ndaj politikës
së tyre të mbrapshtë i dhanë një leksion të qartë. Shtet dëshmuan se
janë në gjendje të garantojnë pronën dhe jetën e qytetarëve duke i
inkurajuar, mbështetur ata të zonave të përmbytura me çka u dëshmua se
edhe në raste të tilla mund të zgjidhen problemet e tyre duke u ofruar
atyre kushte optimale me aq sa kishin mundësi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi