Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karaqevasit të shqetësuar për copëtimin e Kosovës

Shko poshtë

Karaqevasit të shqetësuar për copëtimin e Kosovës Empty Karaqevasit të shqetësuar për copëtimin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 6:22 pm

Karaqevasit të shqetësuar për copëtimin e Kosovës

Me bekimin e kujt po copëtohet Kosova

Karaqevasit të shqetësuar për copëtimin e Kosovës 224CG661B

Kohë
më parë kemi shkruar për Karaçevën dhe Karaçevasit, ky problem është
edhe më tutje aktual, për këtë arsye ekipi i gazetarëve të “USAKS”, e
vizitoi këtë mjedis dhe sollëm këtë reportazh. Atëherë gazetarët e
mediava të ndryshme kanë shkruar për hallet e qytetarëve të komunës së
Dardanës, respektivisht për tokën dhe jetët e tyre. Që atëherë e deri
më sot asgjë nuk ka ndryshuar përkundër problemit të hapur lidhur me
pronat e tyre, ata ende janë të rrezikuar nga xhandarmëria serbe. Për
këtë dhe për shumëçka tjetër biseduam me disa Karaqevas.

Tashmë
qytetarët e Karaqevës së poshtme dhe të epërme të Komunës së Dardanës,
qytetarët e fshatrave: “Ugar”, “Stani i Melushit”, “Guri i Bardhë”,
lagjja - shtëpia e “Hallaqëve”, fshati “Rrezja”, “Quka”(lexo me lartësi
mbi detare 680 metra), Varrezat e “Spahiqëve” e të tjera mbesin të pa
punuara siç duhet vetëm e vetëm pse nuk mund të lëvizim lirshëm nga
frika prej xhandarmërisë serbe. Po. Po. Fshatarët e këtyre fshatrave të
sipërpërmendura nuk kanë mundësi të lëvizin lirshëm kur të duan, madje
ata nuk mund t’i punojnë tokat e tyre atëherë kur duhet punuar. Këtë
nuk mund ta bëjnë nga frika se xhandarmeria serbe mund tu shkaktojë
probleme nga më të ndryshmet. “Copëtohet” Kosova, sa andej e sa këndej,
patrullon xhandarmeria serbe nëpër tokat tona pa e penguar askush.
Pjesëtarët e policisë së Kosovës nuk kanë të drejtë të patrullojnë
këndej rrugës, ja shikojeni këtë rrugë të asfaltuar, këtu e këndej të
tanët nuk mund të patrullojnë, ndonëse toka është e Kosovës, thotë
veprimtari i kauzës kombëtare z. Selver Lenjani.
Karaqevasit të shqetësuar për copëtimin e Kosovës 728CGDADD
Selver Lenjani

Karaqevasit të shqetësuar për copëtimin e Kosovës 263CGAD2
Fejzullah Lenjani

Karaqevasit të shqetësuar për copëtimin e Kosovës 476CG37FA
Ismajl B. Kastrati



Sa
tokë e bukës na mbetet “e okupuar e uzurpuar”, po, po e uzurpuar, sepse
as sot e kësaj dite ne nuk guxojmë të dalim e t’i punojmë tokat tona
kur kemi nevojë. Pse ky problem të mos shqyrtohet në instanca më të
larta të vendit, madje ky problem të prezantohet edhe tek njerëzit e
diplomacive më të larta ndërkombëtare? Kjo është edhe më e rëndë thotë
haxhi Fejzullah Lenjani një plak 76 vjeçar për faktin që tokat tona në
vendin tonë, e mbrojtur ndërkombëtarisht,
(
lexo këtë territor të Kosovës tashmë 63 shtet e njohin) nuk ke të
drejtë ta punosh tokën tënde, dhe vazhdon: çka është edhe më keq
punktet e xhandarmërisë së serbisë janë fare në brendi të tokave tona,
ata na sillen vërdallë sa andej e sa këndej vetëm e vetëm që të fusin
frik ndër fëmijë dhe ndër “granim”, e këtë e bëjnë për të na mërzitur
neve në mënyrë që t’i braktisim këto fshatra. Ju lutemi shkruajeni këtë
gjë: Neve na ka ardhur te “ hunda” durimi, nuk dimë se sa do të durojmë
kështu, por një gjë e di: shkau po na mbështet për muri, druaj se ka
për të ndodhur më e keqja, tha plaku Hafiz SELISHTA dhe vazhdoi:
Shikojeni hartat e kohës së shkaut, aty do të shihni se këto toka kanë
qenë në territorin e Kosovës, si guxon lidershipi i Kosovës t’i mbyll
sytë karshi këtij problemi?. Ka kohë që gazetarët dhe veprimtarët tjerë
janë duke sinjalizuar në një padrejtësi ndaj qytetarit dhe të pronës së
tij në Karaqevë të Dardanës. Policia, xhandarmeria serbe besa edhe
zyrtarët e KFOR-it enden andej e këndej kufirit të Kosovës pa pengesa.
Shpesh herë Policia serbe dhe xhandarmeria e saj defilojnë në brendi të
tokave shqiptare këndej kufirit. Shumë shtëpi janë të boshatisura për
shkak të presioneve të policisë e të xhandarmerisë serbe. Reagimet tona
zakonisht injorohen si nga të tanët ashtu edhe nga përfaqësuesit e
KFOR-it. Shumë qytetarë tokat e tyre nuk mund t’i punojnë ngaqë policia
e xhandarmeria serbe hyjnë disa dhjetëra kilometra në brendi të Kosovës
dhe shpeshherë provokojnë qytetarët, ata shpesh këndej pari enden edhe
natën. Qytetarët e Karaqevës tash e sa kohë nuk kanë mundësi të dalin
“andej” për t’i punuar tokat e veta. Dihet se prona është e
patjetërsueshme dhe se qytetari i Kosovës do të ketë të drejtë të endet
andej e këndej vendit të vetë(lexo të qytetit të vetë). A thua zyrtarët
e institucioneve të Kosovës e dinë se çka po ndodh me Karaqevën e
Karaqevasit? Do të ishte mirë tash pasi të kryhen zgjedhjet e 15
nëntorit të na vizitojë dikush nga institucionet e Kosovës në mënyrë që
të binden vetë se ne tokat tona”andej” nuk mund t’i punojmë.
Siç
mësuam nga njëri ndër veprimtarët më të dalluar të kësaj ane Ismajl. B.
Kastrati z. në fotografi, Ju sigurisht i keni parë punktet dhe
postblloqet e policisë së serbisë ata nuk janë të vendosur në tokën
serbe, ata janë të vendosur në tokën e Kosovës, ata nuk janë të
vendosur jashtë kufirit administrativ të Kosovës, por ata janë të
vendosur pikërisht brenda në kufirin administrativ të Kosovës. Serbia
këtë pjesë të kufirit nuk e ka nën juridiksionin e vetë, por ai e ka
okupuar në sy të UNMIK-ut e të KFOR-it. Me çfarë të drejte
institucionet relevante të UNMIK-ut, KFOR-it dhe të Kosovës e lejojnë
një gjë të tillë? Fundja kompetentët e Kosovës do të duhej të ushtronin
presion ndërkombëtar që të respektohet ajo çka është e Kosovës dhe e
qytetarëve të saj, të respektohet integriteti territorial i Kosovës,
zaten këtë siguri hëpërhë na e ka borxh: UNMIK-u-EULEX-i,
KFOR-i. Pse këta nuk e kryejnë detyrën e tyre, ata këtë e dinë më së
miri?!, shtoi z. Kastrati. Në brendi të territorit të Kosovës është një
tabelë mbishkrimi- njoftimi, e shkruar në disa gjuhë, këtë tabelë, siç
shihet në fotografi nuk e kanë vendosur kompetentët e palës Kosovare,
këtë tabelë e kanë vendosur Serbët me lejimin e KFOR-it e të UNMIK-ut e
tash as EULEX-i nuk ndërmerr masa të duhura për ruajtjen e integritetit
territorial të Kosovës. Tabela të tilla ka disa copa, varësisht nga
afërsia e kufirit Kosovë-Serbi. Diku fshati i ynë kishte 1200 shtëpi,
sot ka gati 300, si fshat nuk kemi asnjë farë problemi, duke qenë zonë
kufitare, e tërë pasuria ime gjendet “andej kufirit”, të gjitha ato
kanë mbetur djerrina sepse shkau nuk lejon të dalim “andej “ për t’i
punuar, përfundon plaku Ismajl. Për një çast mbretëron qetësia,
qetësinë e prish z. Server lenojani: Vallë, pse lejohet një gjë e tillë
këtu brenda në tokën e Kosovës, pasi që është e qartë dhe e definuar
sipas ligjeve ndërkombëtare. Shenja njoftimesh të kufijve vendosen
ashtu siç i përgjigjet shtetit përkatës por në tokë të vetë, ndërkaq në
zonën neutrale vendoset ajo tabelë mbishkrimi-njoftimi në marrëveshje
të dyanshme të shteteve përkatëse.
Plaku
Fejzullah 76 vjeçar, tregon se si babagjyshi i tij fliste për këto
vise, edhe ky e mban mend këtë lokalitet, çka donë të thotë këndej ka
pasur vetëm shqiptar të besimit mysliman dhe të besimit krishterë të
ritit katolik( tha që këtu ka pasur edhe kisha që tash i kanë uzurpuar
serbet e që dikur kanë qenë të vëllezërve tanë të besimit të
krishterë).

pyetjen tonë se me çka merreni, respektivisht a e punoni tokën apo i ke
ndonjërin nga anëtarët e familjes të punësuar?, po unë i kam 17 anëtarë
të familjes jashtë Kosovës duke punuar, këtu jetoj në këtë shtëpi siç e
shihni vetëm unë dhe druaja ime, përfundon plaku Fejzullah.

Cenë Pushkolli
............................................................këtu në vijim është shkrimi i dytë...................

Fëmijët dhe nipërit tanë janë të rrezikuar nga asimilimi në mërgatën shqiptare

Takohemi nga festa në festë

Karaqevasit të shqetësuar për copëtimin e Kosovës 551CGA5BA
Haxhi Fejzullah Lenjani me te shoqen



Haxhi
Fejzullah Lenjani me të shoqen tash e sa kohë jetojnë me mallë të
fëmijëve e të nipërve të tyre. Fshatrat si Karaqeva dhe jo vetëm
Karaqeva janë duke u zbrazur dita ditës për shkak të kushteve të
papunësisë së madhe si edhe për shkak se në Karaqevë dhe përreth saj
tash e sa kohë( lexo: pas luftës ) ushtron dhunë psikike xhandarmëria
serbe. Madje as Bagëtinë nuk mund ta lëshojmë për të kullotur në tokat
tona të deridjeshme. Thonë fshatarët. Edhe punët në ara tona tash e sa
kohë nuk mund t’i punojmë për shkak se ato toka i ka okupuar serbia.
Për këto dhe për shumbë gjëra të tjera për lexuesit e gazetës “USAKS”,
ditë më parë biseduam me Haxhi Fejzullah Lenjanin, njërin ndër banorë
të shumtë të kësaj ane që fëmijët dhe nipërit e tyre jetojnë dhe
veprojnë në mërgatën shqiptare.

“USAKS”: Me
rastin e vizitës që i bëmë fshatit Tuaj, mësuam se ju jeni njëri ndër
nacionalistët e vjetër të kësaj ane, a mund të na thoni në të vërtetë
kush është Haxhi Fejzullah Lenjani?

Haxhi Fejzullahu: Fillimisht
më lejoni të ju dëshirojë mirëseardhje. Ju jeni informuar për mua se
jam njëri ndër luftëtarët e denjë të kauzës kombëtare shqiptare si edhe
njëri ndër më të moshuarit në këtë fshat. Po mirë, mirëpo si unë fjalën
e kam luftëtar i kauzës kombëtare shqiptare janë e gjithë fshati prej
më të voglit e deri te më i madhi, natyrisht fjalën e kam për të gjithë
ata që ende jetojnë dhe veprojnë në këtë fshat.

“USAKS”: A mund të na e shpjegoni këtë që sapo e thatë pak më konkretisht?

Haxhi Fejzullahu: Sigurisht
i nderuari gazetar. Shikoni po flitet dhe gjithandej nëpër mjete të
ndryshme të informimit thuhet dhe shkruhet se Kosova është Shtet i
Pavarur dhe Sovran. Për këtë pajtohem sepse kështu ne shqiptarët
gjithandej trojeve shqiptare e dimë, dhe kështu na e donë zemra, për
hir të vërtetës zemra do të dëshironte që të jemi të gjithë në një
SHQIPËRI ETNIKE. Mirëpo ana tjetër e “medaljes” thotë se ne Kosovën
ende nuk e kemi çliruar nga okupatori serb. Po. Po. Nuk e kemi çliruar,
ja shikoni rreth e rreth jemi të okupuar nga xhandarmeria serbe, për
hir të vërtetës ata pse janë në detyrë nuk e kam fjalën, po pse ata
janë brenda në territorin e Kosovës, se ata janë dhe “patrullojnë”
brenda në territorin e Kosovës, kjo shihet siç po e shihni ju në këtë
moment. Se këto toka janë pronë e jona mund të dëshmohet me fakte dhe
me harta gjeografik të kohës së ish-Jugosllavisë.
E pra duke pasur parasysh këtë që e thash, me të drejt them se vetëm
ata që vazhdojnë të jetojnë në këto treva janë ata të vijës së parë që
kanë për t’i mbrojtur këto toka. Shkau zaten për këtë “patrullonë”
këndej pari vetëm e vetëm që t’i frikësojë fëmijët dhe 2granimin” tonë,
në mënyrë që ata pastaj të ushtrojnë presion në ne, për ta lëshuar
tokën tonë stërgjyshore. Ata “baco” këtë e bëjnë me qëllime të
caktuara, ata fare mirë se dinë se këto treva janë më të pasura do të
thosha se “TREPÇA” e Mitrovicës.

“USAKS”: Haxhi
Fejzullah, kuptuam nga disa bashkëfshatar tuaj se ju këtu jetoni vetëm
e gruan, dhe se fëmijët dhe nipërit tuaj jetojnë në Zvicër?

Haxhi Fejzullahu: Drejt
keni dëgjuar. Unë 17 anëtarë të familjes i kam në Zvicër dikush duke
punuar dikush duke u shkolluar. Unë me “plakën” time jemi vetëm siç po
e shihni në gjithë këto “japia”-shtëpi. Shpeshherë natën zgjohem me
mallë të tyre, po ashtu edhe gruaja ime, për hir të vërtetës gruaja
shumë herë më thotë eja të shkojmë te fëmijët dhe nipërit tanë, ajo ka
të drejt në pikëpamje familjare, por zemra ma thotë që nëse fillojmë
t’i dëgjojmë emocionet atëherë këto treva do të zbrazeshin shumë
shpejt. Unë besoj se njerëzit tanë të pushtetit qendror shumë shpejt
këtë çështje do ta shqyrtojnë në mënyrë që edhe në këto anë
demarkacioni të kryhet kështu që shkau të mos na hyj nëpër lagje tona.

”USAKS”: Haxhi
Fejzullah, unë duhet ta përfundojë këtë bisedë, ndonëse sikur të ishte
e mundur gjithë gazetën do ta mbushja me bisedën që jemi duke e
zhvilluar, mirëpo natyra e bisedave dhe e intervistave nuk e do që
shkrimi të jetë kaq i gjatë, unë me këtë rast këtë rregull do ta shkeli
dhe gjithë bisedën do ta botojë në gazetën “USAKS”

Haxhi Fejzullahu:
drejtën me ta thënë me shumë kënaqësi e zhvillova këtë bisedë me juve,
sigurisht që biseda ishte e këndshme dhe interesante. E kam vetëm një
dëshirë, më njoftoni kur do të botohet ky shkrim, sepse dëshirojë tua
dërgojë edhe fëmijëve dhe nipërve të mi.

“USAKS”: Gjithsesi
do ta botojmë këtë bisedë të tërin. Edhe gazetën do tua dërgojmë disi.
Shkrimin do të përpiqemi që ta botojmë edhe në ndonjë ueb faqe të
internetit në mënyrë që fëmijët, nipërit tuaj ta lexojnë, deri sa t’u
shkojë gazeta edhe fizikisht.
Karaqevasit të shqetësuar për copëtimin e Kosovës 234CGE124
Tri shtepite e Haxhi Fejzullah Lenjanit ne fshatin Karaqeve te Kamenices


Albaniapres
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi