Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Këze Kozeta Zylo:Një Ricos tjetër, dhuratë për Vitin e Ri

Shko poshtë

Nga Këze Kozeta Zylo:Një Ricos tjetër, dhuratë për Vitin e Ri Empty Nga Këze Kozeta Zylo:Një Ricos tjetër, dhuratë për Vitin e Ri

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 11, 2010 12:13 am

Nga Këze Kozeta Zylo



Një Ricos tjetër, dhuratë për Vitin e Ri



Gjithmonë në prag festash si përherë fillojnë përgatitjet e shumta, dhe ajo që më kënaq
gjer në pejzat e shpirtit, janë dhuratat që iu bëj fëmijëve, babait,
miqve…shokëve, shoqeve.


Këtë
radhë para përgatitjeve të dhuratave të mia më erdhi një mysafir i
veçantë pranë portës sime, poeti botëror, Ricos, “Njeriu me karafil”
nga Greqia, që dukej sikur po stoliste pemën, në mes të qiellit New
Yorkez.


Degëza
yjesh ndriçonin gjethet e pemëve dhe krihnin butë-butë retë e muzgut
pranë dritares sime gjysmë të celur në mesin e dhjetorit.


E
fokusuar e tëra në faqet e librit, lexoja vargjet e bukura të poemës me
titullin “Dritarja” autori dukej sikur vështronte dhe vështrohej brenda
syve të heronjve lirikë që ka zgjedhur, kurse unë pata një ndjesi disi
të çuditshme, poeti Ricos ishte brenda vështrimit tim si një fotografi
e heshtur…, por me një dritë të magjishme nga një botë tjetër.


Ky
libër përkthyer mjeshtërisht nga shkrimtari shqiptar, z.Pilo Zyba, m’u
duk sikur më mbushi dhomën me tinguj simfonie, kompozuar nga vetë poeti
Ricos, ky diell poetik, keshtu e quan poeti shqiptar, z.Grigor Jovani,
drejtor i revistës së dashur “Pegasi”.


Nga Këze Kozeta Zylo:Një Ricos tjetër, dhuratë për Vitin e Ri Libri_janis_ricos
Ne foto: Autori me vajzen e Ricos dhe mbesen e tij
Poeti
Ricos me gjuhën e zemrës së tij, që është paksa vështirë të dallosh
misteret brenda vetëdijes së tij, sjell portretin e bukur dhe delikat
të gruas, me një veshje pranverore, që bleron degë të gjelbërta, qiell
të porsalarë dhe krahë pulëbardhash
përsipër qiellit mëngjesor.

Vetëm një zemër poeti që dashuron gjer në palcë, mund të poetizojë dhe të shprehet aq bukur për bukurinë delikate të një gruaje.

Ai
nuk mund të ndahet nga vështrimi magjiplotë i gruas, e cila është një
substancë e përhershme e dashurisë, dhe brenda syve të tyre janë disa
fizarmonike të vogla, nga ato me te cilat luajnë fëmijët e gëzuar në
natyra të virgjëra…


Poetit Ricos i tallazitet shpirti, që fërgëllohet në flakë brenda gjoksit të tij për të dashurën bukuroshe.

Të gjitha këto të kujtojnë poetin lirik shqiptar Lasgush Poradecin me vargjet:

Kujtimi im që s’më le të qetë, kujtimi im q’u llaftaris pas teje. Në qetësi ësht’isker prej rrufeje, në cast llaftari, zjarr e flakë vetë.


këto poezi ndjejmë së brendshmi shkëndija sensualiteti që dritëzohen
nga ngjyrimet semantike, romantike, erotike nga e dashura e tij,
nëpërmjet krijimit te Sonata e Dritës së Hënës, në një mbrëmje
pranverore.


Poeti edhe pse në këtë rast i ka kënduar Hënës, unë se c’ndjej një hënë tjetër të padukshme…

Në “Sinfoninë e Erës”, vargjet ndodhen në plasaritjen e buzëve, ndërsa heshtja flet më thellë, heshtja tradhton fjalët e tyre…

Në këtë heshtje të tyre, dëgjon hapat e mjegullës në rrugët e thata dhe të shkretuara.


strofat e krijimtarisë së tij gjejmë here pas here përthyerje të linjës
poetike dhe elemente kreative gjithë frymëzime me përjetim real.


Ndërsa tek “Kënga e motrës sime” e cila e ka emrin Lula dhe ja ka kushtuar asaj, vellai poet thotë: “Buzëqeshja jote, më mjafton”…

Edhe
pse nuk e pata fatin kurrë për të shijuar dashurinë e motrës së vërtetë
biologjike, dëgjova një himn të vërtetë nga një vëlla poet, për motrën
e tij të shtrenjtë, i cili i lutet t’i qetësojë shpirtin.


I lutet me përgjërim gjer për të përqafuar cepat e këmbëve të saj të zbathura!

Vëllai poet i kendon hymn motrës së tij, motrës së gjithe botës, e për rrjedhojë dhe motrës sime jo biologjike…

Ai lartësinë e buzëqeshjes e gjen vetëm atje, tek Dielli që është ati i tij, ruajtësi i tij ndaj dhe i drejtohet:

Askush nuk i lidh dot, flatrat e mia në botë/ Drita gulçon më lart/ edhe nga dashuria jote, motra ime/ edhe nga dashuria ime!

Ai i
këndon shpirtit të saj të brishtë, që mblidhte kokër-kokër lotët e të
varfërve, të të shtypurve, që edhe pse shtëpia e tyre u shëmb, ajo
qëndronte si një hije e Shënmërisë, që iu tregonte të varfërve brenda
çatisë së shpuar, yjet.


Motra
e poetit një yll ndriçues, që baret në pyje të gjelbra, shëron zogjtë e
zhveshur dhe ngroh insektet e ngrira…dhe buzëqeshja e saj shkrin degët
e akullta të dimrit, dhe mua lexuesen e trazuar, ma mori gjumin peng në
këtë natë me njolla malli dhe motra jo biologjike më dha mjaltë shpirti.


Vetëm një poet si Ricos mund të të lerë pa gjumë dhe të ta kthejë natën si mëngjes yjor. Ai
i këndon vajzës së tij Erit, vogëlushes që i sjell fenerët e luleve,
një kopësht të vogël me polen lulesh dhe flatrat e një fluture ku të
shetisi ëndrra e bardhë e vogëlushes.


Babai
poet mbledh fijëzat e diellit dhe i thur shportën vogëlushes, që ajo ta
mbushë me guralecë, guacka deti, ushtarë prej lapsash, që të bëhen
dritë e bardhë dhe zambakë.


Dhe ai i nanuris të bijës, ashtu sic di të nanurisë një baba poet, i nanuris vogëlushes që ka vënë kokën në jastëk Hëne.

Ai nëpërmjet metaforave dhe krahasimeve aq të bukura ka dhënë portretin e vogëlushes, bijën e tij një ëngjëllore të vërtetë.

Ai e
ndjen veten se është i spërkatur nga mielli i misrit të yjeve, që në
magjen e zemrës së tij shkruan këngët e shpirtit, bukën e këngës, që të
shuajë urinë e botës, e bashkë me të, të shpëtojë dhe bijën e tij nga
uria!


Ai i lutet vogëlushes, i merr dorën dhe i thote: Eja të ikim/ Kanë orë që na presin…! Hidhi hapat, vogëlushe!

Autori të mahnit me forcën emocionale të vargut, pena e tij nuk heshti dhe për poetet.

Në poemën: “Borxhi i poetëve” ai shkruan: Kujdes
poetë, mos mbytemi në detin e këngës sonë,/ mos na gjejë të
papërgatitur çasti,/ poeti është i pranishëm në çdo thirrje të kohës së
tij./


Këtë
mision fisnik që poeti Rico na e përçon përmes vargjeve, e ka kryer më
së miri edhe poeti përkthyes, z.Zyba, i cili tashmë është i pranishëm
me përkthiimn dhe krijimtarinë e tij dhe në sofrën letrare
shqiptaro-amerikane.


Duke
lexuar poetin Rico, që më erdhi si dhuratë e vyer për Vitin e Ri, ndjej
se poemat e tij janë ndriçuese në çdo kohe, janë tiguj melodiozë,
tinguj që s’do të shurdhohen kurrë!






Janar, 2010

New York
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi