Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Temë e veqant pë rrjedhat në zonat e përmbytura nga uji!

Shko poshtë

Temë e veqant pë rrjedhat në zonat e përmbytura nga uji! Empty Temë e veqant pë rrjedhat në zonat e përmbytura nga uji!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 11, 2010 5:01 pm



Informacion përmbledhës i datës 10 Janar mbi situatën në zonën e prekur nga përmbytja në qarqet Shkodër dhe Lezhë.








Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile, i vendosur në Shkodër,
drejtoi ditën e sotme përsëri në terren zbatimin e masave për
përballimin e emergjencës shkaktuar nga përmbytjet.
Anëtarët
e Komitetit Ndërministror inspektuan gjatë gjithë ditës në të gjithë
territorin e prekur nga përmbytja, punën e strukturave të Forcave të
Armatosura të Policisë së Shtetit dhe të gjithë strukturave të
institucioneve të tjera të përfshira për përballimin e emergjencës.


Nga këto struktura, gjatë ditës së sotme, u kryen këto detyra:

1.
Nga DBUMK në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë janë kryer
operacionet për furnizimin me bazë ushqimore për gjënë e gjallë,
gjithsejt 10 ton:

  • Komuna Dajç 3,5 Ton.
  • Komuna Ana e Malit 2,5 Ton.
  • Komuna Bushat (Mali Jushit) 4 Ton

2.
Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër të
mbështetura nga strukturat mbështetëse të Ministrisë së Brendshme u
organizuan konkretisht operacionet në terren për ruajtjen dhe sigurimin
e argjinaturave, akseve të rrugëve, urave si dhe në bashkëpunim me
strukturat e tjera të ushtrisë për shpërndarjen e ndihmave ushqimore
dhe evakuimin e komunitetit nga zonat e përmbytura .
Kryesisht
veprimet e policisë kane qene të përqendruara dhe me intensive ne
fshatin Obot te Komunes Ana e Malit, ne fshatrat e Komunes Dajç, ne
fshatin Mali i Jushit te Komunes Bushat, ne fshatrat Luarze e Ças te
Komunes Velipoje dhe disa fshatra te Komunes Berdice.
Evakuimet e realizuara gjate dites :

  • Nga fshati Obot 6 familje me 19 persona dhe 16 krere bageti (12 lope e 4 derra)
  • Nga fshati Pentare 3 familje me 14 persona.

3. Nga Strukturat e ushtrisë janë kryer operacionet e dërgimit të ndihmave ushqimore të Rezervave të Shtetit në:

  • Komunen Dajç 8 ton ushqime, 1000 palë çizme të ardhura nga Kompani private
  • Komunen Velipojë, 2 ton ushqime.
  • Komunen Guri i Zi, 2,5 ton ushqime nga Shoqata Turk Horizont
  • Bashkinë Shkodër 50 pako ushqime në lagjen Livadhe.



  • Strukturat e ushtrisë janë angazhuar për evakuimin e rreth 160
    përsonave në Komunen Bushat, fshatin Mali Jushit, Obot, komuna Ana
    malit, Ura Gjon Lulit, Komuna Velipoje, Komuna Rrethina, Bashkinë
    Shkodër në lagjet bahçallek dhe Livadhe.


  • Strukturat ushtarake Greke janë aktivizuar në largimin e ujrave me pompa pranë stacionit të pompave në Draqin
  • Kanë mbështetur strukturat e OSSH për riparimin e defekteve elektrike në fshatin Mali i Jushit të komunës Bushat.

4.
Strukturat e huaja të ardhura nga Maqedonia, Sllovenia, Greqia,
Italia, janë akomoduar pranë repartit Vau Dejës në pritje për të marrë
detyrat nga zyra operacionle ushtarake e ngritur pranë KECQ .


5.
Rezervat e Shtetit kanë marrë masat e duhura duke transportuar brënda
ditës së sotme të gjithë kontigjentin e ndihmave të kërkuar nga KECQ
për llogari të njesive vendore.

6. Gjatë ditës së sotme janë
takuar me kryetarin e KECQ, atasheu ushtarak amerikan dhe Drejtori i
USAID-it. të cilët u informuan për situaten në rajonin e njësive
vendore të përmbytura.

7. Nga KEC të njesive kanë ardhur
evidenca që bëjnë fjalë për sasine e saktë të familjeve të evakuara
brenda dhe jashtë territorit të komunës.

8. Nga Drejtoria
Rajonale e Rrugëve në bashkëpunim me DPQ u organizua puna për piketimin
dhe vendosjen e kufizuesve në akset e rrugëve të përmbytura.

9.
DRA në vijim të porosive të Ministrit të Arsimit ka marrë masat e
duhura dhe ka hartuar programet përkatës për asistencën e qëndrave të
pritjes së komunitetit të evakuar me psikologë të shkollave të mesme.



Të dhëna mbi numrin e personave të evakuuar, sipërfaqen e tokës dhe numrin e shtëpive të përmbytura

Nr

Njësia vendore

Tokë e përmbytur

Përsona të evakuar

Shtëpi të përmbytura

1

B. Shkodër

250 ha

586

330

2

K. Dajç

2000 ha

2000

1187

3

K. Ana Malit

1200 ha

282

180

4

K. Velipojë

2000 ha

25

50

5

K. Bërdicë

1900 ha

810

368

6

K. Guri Zi

1000 ha

730

210

7

K. Bushat

1700 ha

312

150

8

K. Qendër, M.Madhe

50 ha

10

8

9

K.Rrethina

300

25

16


Gjithsej

10.400 ha

4780 persona

2499 shtëpi



Nga
Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit janë shpërndarë deri më
sot 17. 6 tonë sheqer, 14. 7 tonë makarona, 12. 6 tonë vaj ushqimor, 7.
5 tonë oriz, 7. 9 tonë konserva mishi, 1. 6 tonë fasule, 0. 5 tonë
kripë, 7. 7 tonë ujë, 10 tonë detergjent, 10 mijë copë sapunë.

Te dhena orare per kaskaden e Drinit dhe Ulzes: ora 23:00, 10.01.2010
a. Kuotat, prurjet dhe prodhimi

HEC

K. max. lejuar
(m)

K. orare
(m)

Dif. Kuotave orare
(cm)

Prurjet orare
(m3/sek)

Prodhimi orar
(MË)

Fierze

296.00

291.40

-2

620

450

Koman

175.00

170. 30

+13

300

255

V.Dejes

76.00

74.21

-1

350

250

Ulez+Shkopet

128.80

128.02

+2

100

7

HEC e tjere





43

Derdhje uji

Fierze

Koman

V.Dejes

Ulez

Shkopet

Porta (m3/sek)

650

800

1000

0

0

Agr (m3/sek)

450

300

550

10

12

Total (m3/sek)

1100

1100

1550

10

12

Temë e veqant pë rrjedhat në zonat e përmbytura nga uji! Lb1

Minister: Lulzim Basha
minister@moi.gov.al
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Temë e veqant pë rrjedhat në zonat e përmbytura nga uji! Empty Situata në zonën e prekur nga përmbytjet në qarqet Shkodër dhe Lezhë, masat e marra nga Komiteti Ndërministror dhe operacionet e kryera në terren. Dt 09.01.2010

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 11, 2010 5:02 pm


Situata në zonën e prekur nga përmbytjet në qarqet Shkodër dhe Lezhë,
masat e marra nga Komiteti Ndërministror dhe operacionet e kryera në
terren. Dt 09.01.2010






Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile, i vendosur prej tre ditësh
në Shkodër vijon organizimin dhe koordinimin e të gjitha strukturave të
angazhuara për zbatimin e masave për përballimin e situatës në zonat e
prekura nga përmbytja.
Kryetari
i Komitetit Ndërministror Z. Lulzim Basha, dhe të gjithë ministrat,
anëtarë të komitetit kanë inspektuar përsëri sot zbatimin e masave të
përcaktuar në të gjitha zonat dhe fshatrat e prekura nga përmbytja.
Në vijim të detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror gjatë
ditës së sotme, strukturat e ushtrise, policisë dhe të institucioneve
të tjera janë angazhuar maksimalisht në realizimin e detyrave të
mëposhtëme : 1. Strukturat
e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve përfunduan punimet për të vendosur
brenda parametrave të sigurisë argjinaturën e Spatharit. U vendosën
piketat kufizuese në aksin e rrugës së Dajçit. Në situaten emergjente
të krijuar u angazhuan firmat e ndërtimit si ''GECI'', ''ERNIKU'',
''SMO UNION'', ''CURRI'', ''GJOKA'', ''TRIS'', ''ALBA KONSTRUKSION'' të
cilat kanë ndihmuar duke vënë në dispozicion mjetet e tyre në kuadrin e
detyrave që ka marrë për të realizuar Drejtoria Rajonale e Rrugëve. 2. Nga
strukturat e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe të Drejtorisë së
Spitaleve është bërë monitorimi dhe ekzaminimi i të gjithë zonave të
përmbytjes, ku është konstatuar se gjendja shëndetësore e komunitetit
është e mirë, aktualisht kemi patur 2 emergjenca shëndetësore, një në
fshatin Dajç dhe një nga komuna Velipoje, të cilet janë dërguar për
shërbim të specializuar në spitalin rajonal Shkodër. Është siguruar
shërbimi 24 orësh sipas një grafiku dhe është bërë furnizimi me
medikamentet më të domosdoshme si dhe janë marrë të gjitha masat në të
gjitha pikat e pritjes ku është garantuar një shërbim efiçent
shëndetësor. Është siguruar një rezervë medikamentesh nga Ministria e
Shëndetësisë dhe u janë shpërndare të gjitha qendrave shëndetësore si
për qytetin dhe për fshatin, ndërkohë nga organizata MALTEZER është
marrë përsipër ofrimi i shërbimit shëndetësor të qendrës ku janë të
akomoduar personat e komunitetit rom në repartin Ushtarak Rrenc. 3. Nga
Ministria e Bujqesisë janë kontaktuar kompani private për të ndërhyrë
në argjinaturen e Dajçit, për riparimin përfundimtar të kësaj
argjinature. 4. Nga DBUMK janë evidentuar dhe analizuar kërkesat për plotësimin e nevojave që kanë aktualisht njësitë vendore për bagëtitë. 5. Nga
strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër të mbështetura
nga strukturat e Drejtorisë e F.L.O., Repartet FNSH Shkoder, Tirane,
Fier, Reparti Special ''RENEA'', si dhe forcat ''DELTA'' në bashkëpunim
me forcat e ushtrisë jane evakuuar :

  • Nga fshati Obot 8 familje me 38 persona dhe 23 krere lopë, në fshatrat Shirq e Mushan të Komunes Dajç, 15 persona.
  • Në fshatin Obot janë evakuuar (transportuar me varkë) dhe janë derguar në spital dy persona të sëmurë.

  • fshatin Mali i Jushit, janë dislokuar 5 punonjës policie dhe në
    bashkëpunim me forcat e ushtrisë me mjete lundruese dhe kamionë kanë
    bërë furnizim të banorëve me ushqime.
  • Me tankerin e RENEAS janë transportuar ushqime dhe karburant për në Komunën Dajç.

  • fshatin Luarzë e Pulaj (Velipojë) forca të policisë dhe të ushtrise me
    dy kamionë u kanë ofruar ndihmë banorëve në forcimin e bendit
    (argjinaturave) si dhe kanë shpërndare ndihma ushqimore.
  • Forca
    të repartit ''Delta'', në përbërje të të cilëve janë 15 punonjes
    policie me dy automjete, janë të dislokuara tek Ura e Bunës dhe me një
    gomone bëjnë patrullim në zonat e përmbytura të lagjeve ''Salo Halili''
    e ''Kiras''.
6. Forcat e policisë në bashkepunim me ato
të ushtrise, kanë operuar edhe në zona të tjera të komunave Bushat,
Dajç, Berdicë, Hajmel, Guri i Zi, Velipojë, dhe në lagjet periferike të
qytetit, duke dhënë ndihme banoreve në zonat e përmbytura, por në
përgjithësi nuk ka pasur probleme shqetësuese.

7. Nga Bashkia
Shkodër në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë është bërë i mundur
sigurimi dhe garantimi i të gjithë nënstacioneve të depozitës së
ujëmbledhësit Dobraq dhe N/St elektrike Nr 1 dhe 2 të kësaj bashkie.


8. Nga strukturat e Forcave të Armatosura janë kryer operacionet e shpërndarjes së ndihmave ushqimore konkretisht në:

  • Komunën e Dajçit, 5 Ton Ujë dhe 5 ton ushqime,
  • Komunën Velipojë 200 pako ushqime, 200 bidona ujë 5 L dh 20 çadra
  • Komunën Bushat 200 pako ushqime dhe 200 bidona ujë5 L,
  • Komunën Guri Zi 300 pako ushqime dhe 300 bidona ujë 5 L,
  • Komunën Ana Malit 170 pako ushqime dhe 150 bidona ujë 5 L,
  • Bashkinë Shkodër 300 pako ushqime dhe 300 bidona ujë 5 L.
Njëkohësisht
nga strukturat e Forcave të Armatosura janë kryer operacione të
evakuimit të komunitetit në lagjen Livadhe të Bashkisë Shkodër. Ky
operacion është kryer në bashkëpunim edhe me strukturat e specializuara
të evakuim shpëtimit të ardhura nga Qeveria e Kosovës. Statistika
mbi numrin e personave të evakuuar, sipërfaqes së tokës dhe banesave të
përmbytura, në bazë të të dhënave të orës 21:00, datë 09.01.2010.



Nr

Njësia vendore

Tokë e përmbytur

Persona të evakuar

Shtëpi të përmbytura

1

Bashkia Shkodër

250 ha

579

330

2

Komuna Dajç

2000 ha

2000

1187

3

Komuna Ana Malit

1200 ha

282

180

4

Komuna Velipojë

2000 ha

25

50

5

Komuna Bërdicë

1800 ha

810

368

6

Komuna Guri Zi

1000 ha

730

200

7

Komuna Bushat

1700 ha

312

150

8

Komuna Qendër, M.Madhe

50 ha

10

8


Gjithsej

10.000 ha

4748 persona

2473 shtëpi


Ndihmat ushqimore të dërguara pranë njësive vendore.


Nr

Artikuj ushqimor

Nj/m

Bashkia shkodër

Komuna Bushat

Komuna Dajç

Komuna Ana Malit

Total

1

Sheqer

Kg

500

1 000

2 500

2 000

6 000

2

Vaj

Litër

450

900

2250

1800

5400

3

Makarona

Kg

500

1000

2500

2000

6000

4

Konserva

Kg

100

250

650

500

1500

5

Detergjent

Kg

250

500

1250

1000

3000

6

Sapun

Copë

200

200

800

800

2000

7

ujë

Bidona 5l

924

100

500


1524



  • Nga Forcat e Armatosura deri në orën 21 :00 janë kryer këto operacione:
-Me
kërkesë të Komitetit Ndërministror për Emergjencën dhe me urdhër të
Gjeneral Brigade Dhori Spirollari, Komandant i Brigadës Ajrore, është
vënë në gatishmëri aerodromi ushtarak i Gjadrit, për pritjen dhe
shpërndarjen nga ajri të ndihmave që kanë ardhur dhe që pritet të
vijnë. Në gadishmëri për punë është vendosur dhe një kontingjent
ushtarakësh.
-Kanë përfunduar në orën 16.00 matjet e plota në lumin
e Bunës nga specialistët e Brigadës Detare, 2 polumbarë dhe 2
specialistë hidrografë.
- Forcat dhe mjetet pjesëmarrëse në operacion:
Mbërritën
në Shkodër (Vau i Dejës) 3 mjete zjarrfikëse, 1 kamionçinë, 63 copë
dyshekë alpinë, 3 motorë gjeneratorë. Mjetet u vunë në dispozicion të
pushtetit vendor.
Një helikopter tip BO-105 ka shpërndarë ndihma
ushqimore në komunën e Dajçit. Vazhdon puna për mbushjen e argjinaturës
të Lumit të Bunës, në zonën e Velipojës, deri tani janë hedhur rreth 80
m3 me inerte. Në drejtim të Melgushës është nisur një kamion tip ?Benz?
me 100 copë batanije, 22 dyshekë dhe 2 thasë klor. Janë evakuuar 100
persona në fshatrat Livade, Trush dhe në Dajç. Banorëve të akomoduar në
shkollën industriale u janë shpërndarë ndihma. Nga Dajçi i
Ri-Mushan-Rrushkull, janë evakuuar me gomone 20 veta në distancën 8 km.
Në Murriqan-Dajç, janë shpërndarë 5.5 ton ndihma. Në Jush janë evakuuar
15 ton material. Në malin e Jushit janë evakuuar 4 familje. Janë
evakuar 100 kokë dele në destinacionin e Drishtit. Në hidrovorin e
Velipojës ka vazhduar rrethimi me 150 copë thasë. Është kryer evakuimi
i 20 personave në Dajç.
Në Tale janë transportuar dhe vendosur në argjinaturë, 30 m3 inerte. Puna është ndërprerë në orën 20.00.
Në Vaun e Dejës, dy makina Astra kanë transportuar 30 m3 inerte, nga Ura e Mesit (Fabrika e Gëlqeres) tek Pompat e Dobraçit.
Pranë strukturave të pushtetit vendor është vendosur oficer koordinator.
Eshtë
transportuar një sasi prej 30 m3 inertesh, nga Rrëzë Mali i Gjymtit për
në grykëderdhjen e Bunës, për përforcim të argjinaturës. Janë
transportuar me gomone 30 pako ushqimore për në zonën e fushës së
Marokes. Eshtë transportuar ujë i pijshëm për në Oblikë e Moriqan, me
një bot 10 tonësh.

  • Policia Ushtarake ka vazhduar punën për
    shoqërimin e kolonave të ndihmave dhe kontrollin e rrugëkalimit të
    tyre. Kanë mbrritur në Vaun e Dejës dhe janë në gatishmëri të plotë, dy
    transportues të blinduar, tip amfib, të cilët do vihen në veprim për
    sigurimin e rrugëkalimit të ndihmave ushqimore, në zonat e përmbytura.
Policia e Shtetit

Komisariatet e Policisë Lezhë, Kurbin, janë në gatishmëri 28 punonjës
policie për t?iu përgjigjur situatave që mund të krijohen, si dhe grupe
drejtimi tek të tre komisariatet. Shërbimet e Sektorëve &
Seksioneve pranë D.P.Qarkut Lezhë, me urdhër të Drejtorit të Policisë
së Qarkut janë në gatishmëri për të përballuar situatat që mund të
krijohen në Qarkun e Lezhës dhe ato të krijuara në Qarkun e Shkodrës.
Vazhdon
bashkëveprimi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë me Prefekturën,
Pushtetin Lokal ( komunat Shengjin, Shenkoll, Balldre ), Repartet e
M.Mbrojtjes, Drejtorinë e Rrugëve, Bordin e Kullimit dhe KESH-in për të
përballuar çdo situatë që mund të krijohet.Disa vende i janë
përgjigjur apelit të Qendrës së Emergjencave të NATO-s dhe Qendrës së
Emergjencave Europiane për të dhënë ndihmesën e tyre për Shqipërinë.Është
konfirmuar se Italia do të sjellë dy helikopterë tip ACH 47 me
kapacitet transporti 37 trupa, 12 autobote, pompa, varka, tenda,
gjeneratorë, ushqime, medikamente dhe veshje. Sllovenia do të sjellë 13
gjeneratorë, Austria 8 gjeneratorë, ndërsa Franca 12 pompa dhe 8
gjeneratorë. Nga Greqia mbërritën sot në Shqipëri 2 ekipe zjarrfikësish
me 35 efektivë, 4 makina së bashku me pajisjet, 2 varka me motor dhe 7
pompa të fuqishme.Me urdhër të Kryeministrit Z. Sali Berisha,
Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile zhvilloi një takim me
autoritetet malazeze, ku u diskutua mbi mundësitë e lehtësimit të
derdhjeve ujore të lumit Buna.
Për të njëjtën çështje Komiteti Ndërministror ka kërkuar edhe ndihmën në ekspertizë dhe mjete të autoriteteve greke.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Temë e veqant pë rrjedhat në zonat e përmbytura nga uji! Empty NJË PJESË E MIRË E SHKODRËS TASHMË ËSHTË E LUNDRUESHME

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 12, 2010 10:06 pm

NJË PJESË E MIRË E SHKODRËS TASHMË ËSHTË E LUNDRUESHME
Nga Jonuz Hallaçi, BBC Shkodër E Martë, 01.12.2010,


Temë e veqant pë rrjedhat në zonat e përmbytura nga uji! U3_liqeni%20madh%20tam





Temë e veqant pë rrjedhat në zonat e përmbytura nga uji! Bbc_aTemë e veqant pë rrjedhat në zonat e përmbytura nga uji! Voa


Ujërat
e Lumit Buna kanë kapërcyer portat e qytetit të Shkodrës dhe po
përparojnë drejt lagjeve Xhabije, Kiras, Livade dhe më parë Ajasëm,
duke përmbytur mbi 330 shtëpi banimi.

Lëvizjet
nëpër këto lagje bëhen me mjete ujore nga vetë banorët, por edhe nga
strukturat e policisë dhe ushtrisë, që evakuojnë banorët nga rreziku.

Një
pjesë e mirë e qytetit tashmë është e lundrueshme dhe varkat me rrema
apo me motor janë të vetmet mjete lëvizëse që kanë zëvendësuar
automjetet.

Nga
thellësitë e lagjeve dhe shtëpitë private nxirren edhe një çift të
moshuarish të sëmurë që nuk kanë patur mundësi të lëvizin vetë. Ata
thonë se kanë ditë në harresë.

“Ka
shtatë ditë e shtatë netë që jam izoluar. Askush nuk ka ardhë të më
ndihmojë, përveç kishës që më ka sjellë njëherë ushqime”, thotë i
moshuari, ndërkohë që bashkëshortja e tij apelon për ndihmë që nga buka
e deri tek ilaçet që duhet t’i marrë edhe për burrin e saj.

Jo
vetëm strukturat lokale dhe shtetërore po strehojnë familjet në nevojë,
por edhe familjarë të Shkodrës të cilët në këtë kohë të pazakontë u
bëjnë strehë të përmbyturve.


I kam njerëzit e mi, do t’i strehoj e t’i ushqej derisa të lirohet
shtëpia e tyre dhe shteti t’i ndihmojë. Unë edhe burrin e kam pa punë,
por nuk mund t’i lë pa strehuar”, thotë Xhemize Vulaj, që ka strehuar
të afërmit e saj në shtëpinë që nuk i është përmbytur.

Mjaft
i vështirë në këto kushte është dhe qarkullimi i automjeteve. Kujtimi,
shoferi me të cilin udhëton korrespondenti i BBC-së, thotë se ai po
lundron me makinën e tij dhe nuk po ecën si gjithmonë në tokë.

“Kam
40 vjet që eci me makinë, por kështu nuk ka ndodhur kurrë. Edhe herë të
tjera është rritur Buna, por jo kaq shumë dhe nuk ka qëndruar kaq gjatë
në këto nivele. Është e pamundur të ecësh me makinë, duket sikur po
lundrojmë dhe jo ecim mbi tokë.”

Vërshimi
i ujrave drejt thellësisë së qytetit ka shqetësuar autoritetet. Diku në
një pikë kritike korrespondenti i BBC-së thotë se sheh dhe Kryetarin e
Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, të cilin e pyeti filimisht se çfarë
po bëhet për të ndihmuar banorët e qytetit.

“Kemi
marrë të gjitha masat për t’i evakuar banorët e lagjeve që rrezikohen.
Buna është rritur me 2 cm lartësi, por situata është nën kontroll. Po
analizojmë dhe ujin e pijshmëm, nuk ka probleme të shëndetit. Gjithë
strukturat janë në gatishmëri. Falenderojmë bujarinë shkodrane për
humanizmin e treguar në strehimin e të përmbyturve, por dhe qeverinë
dhe shoqatën e kryetarëve të qarqeve dhe bashkive të vendit të cilët na
kanë ndihmuar konkretisht dhe në këtë ndihmë po e kanalizojmë aty ku ka
nevojë për të”, thotë Lorenc Luka, Kryetar i Bashkisë në Shkodër.

ditën e 11 të përmbytjeve të mëdha në Shkodër, Shtabi e Emergjencave ka
njoftuar se deri tani është përmbytur një sipërfaqe toke prej 10 mijë e
400 hektarë, janë evakuar 4 mijë e 780 persona dhe 2 mijë e 500 shtëpi
banimi.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Temë e veqant pë rrjedhat në zonat e përmbytura nga uji! Empty Re: Temë e veqant pë rrjedhat në zonat e përmbytura nga uji!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi