Violeta Gjoka: KENAQESITE E NJE FERRI
Faqja 1 e 1
Violeta Gjoka: KENAQESITE E NJE FERRI
Violeta Gjoka: KENAQESITE E NJE FERRI
“Edina, Edina”, therriste zeri nga jashte kangjellave. Por Edina
kishte ulur koken dhe po punonte me nje vrull per t’ia patur zili.
“Edina, te therrasin”, i tha nje shoqe qe kishte prane. “Pergjigju se
na nxorri veshet”.
“Edinaaaa”, vinte zeri nga jashte si me te qare.
Por Edina nuk donte t’i pergjigjej. “Ou”, mendonte ajo, “Lejla ia
kishte ngene”. Pastaj, ajo e dinte perse e donte e pikerisht per kete
nuk pergjigjej. Dera e salles u hap dhe nje grua e re dhe e bukur hyri
brenda. Edines i ndriten syte dhe u be gati t’i fliste, ta ngacmonte si
gjithmone por ajo nuk i la kohe dhe i tha se qysh prej nje ore, nje
grua e kerkonte jashte.
- Sikur te mos ishte grua, do te thoja qe eshte e dashuruar me ty. Aq e
apasionuar ishte kur me kerkoi te te therrisja dhe kur permendi emrin
tend.
- Sikur te ishe ti ne vend te saj do te ishte ndryshe, ia ktheu Edina, gjithe duke e ngrene me sy tjetren.
Grate e tjera qe e dinin pasionin e Edines per te qeshen ndersa
bukuroshja, e mesuar me ato shperthime te Edines, s’ia vuri veshin dhe
vajti e u ul ne vendin e saj, ne anen tjeter te salles, tek bango e
zonjave, sic e quanin ndersa bango ku ishte ulur Edina ishte bango e
grave te thjeshta. Salla e madhe e fabrikes se qepjes ishte ndare ne
menyre te tille sa, padashje, ajo pasqyronte paradoksin e ndarjes se
atehereshme te shoqerise. Ne njeren ane te saj ishte nje bango ne te
cilen punonin zonjat, intelektuale te mbetura pa pune, grate e “te
deklasuarve”, vajza nga familje te ashtuquajtura te medha e te
perndjekura nga regjimi. Gra e vajza me pretendime por qe per arsye
biografike kishin perfunduar aty. Ne ate bango flitej ne menyre te
kulturuar e per gjera qe ato i quanin me vlere. Megjithate, kjo nuk do
te thote se edhe ato nuk benin ndonje shaka si ato qe bejne grate por
ishin gjithmone te kujdeseshme qe sjellja e tyre t’i pershtatej seres.
Ne anen tjeter te salles, ne nje bango te ngjashme me te paren, punonin
grate e rendomta e te pashkolluara midis te cilave, edhe grate e
policeve te ardhur nga fshati. Zakonisht, biseda ketu ishte e rendomte;
nje perzierje bisedash familjare te nenave te lidhura me familjet e
tyre, me gjuhen e shthurur te beqareve te vonuara apo vajzave me ngjyre
te ardhura nga periferia e qytetit.
“Edinaaa…”. Zeri jashte u be i padurueshem.
- Do te dalesh ti apo jo, shpertheu njera nga grate. Dil e thuaji qe nuk do t’i flasesh e te ike tjetra se na … veshet.
Grate plasen ne gaz ndersa Edina e eksituar nga fjalet dhe te qeshurat i tha gruas se
nese asaj iu shk… veshet nga ulerimat, asaj atje poshte ajo ia kishte bere me te vertete.
- Eshte dashnorja ime e burgut, tha ajo. Por tani s’ia kam me ngene se jam martuar.
Te qeshurat nuk pushonin, madje edhe bango e zonjave e kishte lene punen dhe qeshnin me te madhe.
- Te lutem Edina, na trego si ia beje, i tha njera nga grate.
Edina, per te treguar, beri nje veprim qe do t’ia kishte zili edhe nje rrugaç
Tek zonjat kishin filluar te peshperisnin. “Eshte lesbike” tha nje
nga grate qe e mbante veten se i dinte te gjitha. “Cdo te thote”, ia
priti nje tjeter. Shume prej tyre se kishin degjuar kete fjale ndonje
here e ato qe e dinin, s’guxonin te flisnin; spiunet ishin gati.
Bukuroshja qe aq shume i pelqente Edines, filloi t’u shpjegonte se
fjala “lesbike” e kishte prejardhjen nga Greqia, nga ishulli Lesvos, ku
sipas legjendes jetonin vetem gra. Kete ajo e kishte lexuar tek komedia
“Bretkocat” e Aristofanit keshtuqe, ishte e sigurt qe e dinte mire. Dhe
diskutimi i grave per lesbiket nuk kishte fund; pyesnin, pergjigjeshin,
ngacmonin njera-tjetren.
Ndersa Edina kishte ulur koken dhe po punonte. “Ou”, thoshte ajo me
vete, “ia kane ngene ato. Mua me duhet te punoj”. Ajo sapo kishte marre
shtepi, e shtepia i kishte dhene mundesine te behej dhe me burre (Te
kishe nje shtepi ne ato kohera do te thoje te zgjidhje ku te doje ).Eh,
eshte gje e madhe shtepia … por edhe duhej mobiluar. Burri s’ishte
kushedi ce por fundja, burre,dhe mire qe e kishte. Ishte pa shtepi e pa
katandi i shkreti, pa familje. Ishte rritur ne jetimore. Ndersa asaj qe
kishte edhe nje vajze per te rritur, i duhej nje mbeshtetje. Pastaj,
kur ke burre, edhe lagjia nuk te sheh me sy te keq. Dhe ngadale po
humbte ne mendime…
S’kishte qene e lehte jeta per te. Kishte patur nje adoleshence teper
te vrazhde. Ishte rritur ne nje familje ku femijet nuk numuroheshin e
ku askush nuk ia kishte vene veshin asaj.E ajo kishte bere si i kishte
ardhur per mbare e si e kishte marre jeta. Pa mbushur ende 14 vjec, nje
nga te fortet e lagjes e kishte marre nje nate zvarre, e kishte futur
pas mureve te uzines, ia kishte mbeshtjelle floket e gjate me njeren
dore, e kishte kthyer mbrapsh e ashtu kishte bere te tijen, dhunshem e
duke hungeritur. Ajo s’kishte leshuar ze, as qante, as bertiste dhe kur
ai kishte mbaruar, i kishte thene: “Na paske qene e paprishur mos
kurvicke e vogel”, e i kishte hedhur disa monedha ajo i kishte mbledhur
qetesisht e me mbathjet e grisura kishte fshire gjakun qe i rridhte
shaleve dhe kishte ikur.
Nuk i tha gje askujt e kur vajti ne shtepi, as qe e pyeten se perse
ishte me sy te perlotur. E ema as qe u shqetesua te dinte se perse e
kishte ate rreth te zi poshte syrit. Vajti e u fut ne shtrat me nje
mllef te madh ne shpirt. Sa e ndjente nevojen e nje njeriu te afert ne
ato caste…..
Te qeshurat e grave e permenden per nje cast po perseri humbi… Pas asaj
nate, ai i forti e beri zakon qe sa here t’i duhej ta derdhte ate gjene
e tepert qe i mblidhej ne trup, ta terhiqte dhunshem pas mureve, t’i
mblidhte floket me njeren dore duke ia terhequr aq fort sa i dhimbnin,
ta kthente permbys, dhe … te njejten. Hungerimat e tij degjoheshin deri
pertej, ndersa cunaket e lagjes dhe ndonje maniak qendronin fshehur
pertej shkurreve duke shqyer syte…
Edina psheretiu. Edhe ajo kishte patur enderat e saj te cilat i a
shkelen dhunshem sikur ajo te mos ekzistonte. Edhe pse nuk ishte me e
virgjer ajo ende nuk e kishte dhene puthjen e pare, s’kishte patur
kenaqesine t’i tregonte ndonje mikeshe te saj ashtu fshehurazi e duke u
dridhur nga emocioni, per puthjen qe duhej te kishte dhene, per
dashurine qe duhej te ndjente e qe tani i dukej se nuk do ta provonte
ndonjehere. Ajo e urrente ate, te fortin.E urrente per menyren se si e
trajtonte dhe donte te hakmerrej. Por c’mund te bente?
Keshtu, me mllefin ne shpirt, kaloi shume kohe derisa nje mbremje,
teksa kalonte perpara nje grupi djemsh te lagjes, mendoi se kishte
gjetur menyren se si te hakmerrej. Pas asaj nate, ajo filloi te shkonte
here me njerin e here me tjetrin, duke menduar se kjo do t’i shkaktonte
dhimbje atij, te fortit,por sa naive kishte qene! Ne te vertete, ai nuk
cau shume koke dhe gjate beri te paditurin derisa nje nate, pasi e
kishte trajtuar si gjithnje,mbeshtetur pas mureve,pa ia leshuar floket
qe ia terhihte fort aq sa asaj i kishin rrjedhur lot nga dhimbja,
fershelleu tutje dhe nga shkurret pertej dolen dy nga djemte me te
cilet ajo shkonte ndonjehere. “He moj kurve e mutit”, i tha ai, “s’te
mjaftoja une”? Ajo s’u ndje. I duroi te tre me rradhe, me sy te
perlotur e duke e bere buzen gjak nga te kafshuarit per te mos
bertitur. U sollen me te ne menyren me brutale, kafsherore duke britur
e hungeruar teksa i derdhnin neper kofshe ate lengun e tyre nga i cili
asaj gjithmone i vinte neveri.
Ky qe denimi qe ai i dha, denim qe vazhdoi edhe here te tjera, derisa
nje here - dhe ajo ishte me e tmerreshmja - gjithshka mori fund.
Djemte i kishin thene se do te darkonin jashte. Ajo kishte pranuar me
qejf dhe e cuditur. Kishin shkuar tek lulishte 1 Maji ku kishin ngrene
ca qofte te qelbura dhe kishin shkartisur bashke birre e vere, nje vere
te keqe e te thartuar. Ata kishin ardhur ne qejf, flisnin me ze te
larte ne ate zhargonin e tyre te rruges dhe bertisnin sa terhiqnin
vemendjen e te tjereve. Kur lokali pothuaj ishte boshatisur, u ngriten
edhe ata. Edhe ajo ishte bere cakerqejf e s’po kontrollonte me veten.
Ne fillim u futen tek parku prane Shtepise se Oficereve ku nuk ndenjen
gjate sepse i debuan rojet. Por djemte, te eksituar sic ishin, as qe
priten te arrinin tek vendi i tyre i preferuar prapa mureve te uzines.
Ata u futen tek Parku Rinia qe asokohe ishte ende ne gjendje te eger.
Atje, nje grup tjeter djemsh kishin rrethuar nje vajze ne moshen ne te
cilen edhe Edina kishte filluar kete rruge. Ajo vuri re se vajza ia
kishte shaluar kembet rreth mesit njerit prej djemve ndersa ai e hidhte
dhe e priste sipas qejfit teksa te tjeret, me pantallona zberthyer,
masturbonin dhe benin tifo duke pritur rradhen. Ajo nate ishte nate
tmerri per te. Djemte, pasi e kaluan neper duar me shume se nje here
duke e derrmuar, vendosen t’i nderronin vajzat me te tjeret. Edhe pse u
bertiti, qau, u lut se nuk mund te duronte me, askush nuk ia vuri
veshin. E dhunuan, derrmuan, e nxine por ajo nuk ndjente me asgje sepse
i kishte rene te fiket. Kur erdhi ne vete, pa se ishte vetem. U ngrit e
ashtu e enjtur e me kembe te shqyera, duke u mbajtur pas mureve, shkoi
ne shtepi ku e ema e shau, e mallkoi dhe e rrahu. Por vetem kaq. Nuk
morren guximin as te shkonin ne polici per t’u ankuar. Per dy jave, nuk
u ngrit nga shtrati. Ndersa ata nuk iu afruan me, e lane ne pune te saj
dhe ajo per disa kohe kaloi qetesisht…
Edina ngriti koken nga puna dhe shikoi perqark. Grate, ashtu duke
punuar, vazhdonin shakate e tyre te zakonshme. Ngriti krahet, u shtriq
si per t’u shlodhur ndersa njera nga grate e ngacmoi duke i thene se
mos kishte rene ne dashuri qe i kishte lene qyfyret e saj te zakonshme
e ishte bere aq e menduar apo mos ia kishte mbledhur rripat i shoqi?
Ajo i keputi nje te share me zhargonin e saj te rruges dhe uli koken
serish te punonte e mendonte…
“Dashuri”, tha me vete. As nuk e dinte ne kishte dashuruar ndonjehere
vertet dhe se si ishte dashuria. Edhe nje here qe kishte menduar se e
kishte gjetur dashurine, kishte gabuar si gjithnje. Disa muaj pas asaj
nate te tmerreshme, ishte njohur me nje djale te uzines. Takoheshin
gjithnje si rastesisht kur ai dilte nga puna. Ai ishte nje djale
simpatik dhe dukej i sjellshem. Ajo per here te pare po ndiente
emocionet e cuditeshme qe te bejne sikur mijra flutura te levrijne ne
stomak. Per here te pare provoi ate zbrazetine e pritjes kur mendon se
tjetri nuk do te vije. I kishte mbetur vetem te jepte e te merrte
puthjen e dashurise dhe kur nje dite ai i propozoi te dilnin bashke per
te shetitur, ajo sa nuk fluturoi nga gezimi. Ate dite u la e u kreh me
kujdesin me te madh. I dukej se ishte vajza me e lumtur teksa ecte krah
tij. As qe e kujtonte dot se per cfare kishin folur. Ate nate, ai i
kishte blere nje akullore dhe e kishte percjelle per ne shtepi. Ne
takimin e dyte, ai nuk donte me te shetiste neper bulevard. E ngjiti
drejt e tek kodrat e liqenit dhe aty, pa i marre as leje, pa i dhuruar
ate puthjen e embel qe bashkon dy njerez qe duhen, e kishte plasur
rreze nje peme duke ia kafshuar buzet me dhembe e duke ia derrmuar
gjoksin me duar. E ajo, tek ndiente ate qe rremonte e kerkonte neper
trupin e saj, mendoi per zhgenjimin e madh qe po provonte serisht.
“S’qenka gje as dashuria”, i tha vetes. “Meshkujt qenkan te gjithe
shtaze”. Keshtu vazhdoi deri sa nje dite ajo i tha se ishte shtatzane e
ai u largua pergjithnje sikur te mos e kishte njohur kurre.
Pasi lindi vajzen, nje zot e di se c’hoqi gjyqeve per te marre atesine,
iu desh t’i pervishej punes sepse te sajet e perzune nga shtepia.
Flinte here ketu e here atje neper shoqe derisa nje dite, pasi i kishte
ardhur ne maje te hundes, morri vajzen ne krahe e vajti ne Komitet
drejt e ne zyren e kryetarit, ia la vajzen mbi tavolinen e punes e i
tha qe do te vinte ta merrte perseri pasi t’i kishin dhene shtepi. Iku.
Ishte bere e madhe por asaj ia kishin dhene shtepine.
Per disa kohe u duk se u shtrua dhe u vu ne udhe te mbare. Por nuk
vazhdoi gjate. Filloi perseri avazin e vjeter,bente orgjira ne shtepine
e saj deri naten vone. Fqinjet ishin te shqetesuar dhe ankoheshin
vazhdimisht. E denoncuan se jepte shtepine me qera per cifte. Me pas
gjeti nja dy vazja dhe ua ofronte me para meshkujve. Vajzat ishin te
mitura dhe fqinjet e denoncuan. E arrestuan dhe e denuan me nente vjet
burg ndersa shtepine ia sekuestruan.
“Burgu… ferri thuaj me mire”, mendoi ajo dhe iu kujtuan ato barrakat e
gjata prej derrase ku ngrinin se ftohti ne dimer dhe plasnin vape ne
vere. Kishin qene vitet me te veshtira te jetes se saj. Vite te tera
pune te mundimshme deri ne sfilitje. Nuk i kujtohej mire se sa gra
flinin ne nje barake por kuterbimet e tyre te qelbura nga te palaret, i
kishte ende ne hunde. Punonin gjithe diten ne fushe ndersa banje benin
rralle. Uje nuk kishte gjithnje, ushqimi ishte shume i keq, nuk futej
ne goje. Sikur te mos ishin te sajet qe i sillnin ushqim nje here me dy
jave, do te kishte mbaruar. “Ferr, ferr thuaj”, i tha vetes ajo. C’nuk
kishte pare me sy. Gra te terbuara qe ulerisnin e bertisnin, disa
histerike te cilave u binte te fiket dhe disa te tjera qe perfitonin
tek perpiqeshin t’i sillnin ne vete. Asaj iu kujtua nje dite korriku e
nxehte teksa po benin pushimin e drekes.Disa nga grate, ca nga vapa e
ca nga deshirat qe iu kishin ndezur trupin, ishin zhveshur lakuriq e
vinin rrotull neper fjetore te eksituara.
Disa te tjera kishin hedhur ne njerin sup carcafe qe nuk iu dukej me
ngjyra e dukeshin si personazhe te lashtesise; u mungonin vetem dafinat
- mbi krye. Ulerinin si te cmendura ndersa te tjerat i ngacmonin me
duar e i benin me keq. Ne nje cast, ato iu hodhen siper njera tjetres
si te marra por kjo nuk zgjati shume se hyne gardianet, me shkopinj
gome nder duar qe i vringellinin majtas e djathtas. “Burra doni ju
kurva. Ja, po ju fusim keta hunj qe mos t’u shkoje me mendja. Putana”.
Ajo nuk ngaterrohej ne keto gjera jo se nuk kishte qejf, por sepse nuk
i kishte ngjitur me ndonjeren. Shume-shume, mjaftohej me ndonje te
shtrenguar e ndonje te ferkuar te lehte kur ishin ne dush. Te tjerat e
kishin frike. Nuk kishte guxuar askush ta perdhunonte qekurse kishte
vajtur atje, sic u ndodhte zakonisht te rejave te cilave u hidheshin
persiper nga dy-tre te burgosura njeheresh. Iu kujtua ajo vajza qe sapo
kishte ardhur te cilen e mberthyen ne dush dy te tjera. E derrmuan te
shkreten, e shkalafiten me duar e nuk lane vend pa e nxire duke e
thithur e kafshuar.
Vec asaj, ajo lodhej ne fushe. Punonte shume sepse donte te fitonte
dite, te dilte sa me pare nga burgu. Ato deshira te embla qe i benin
grate e tjera te terboheshin, ajo i ndjente kur rrinte shtrire ne
shtrat, perpara se ta zinte gjumi. Por ato deshira, nuk mund t’ia
shuante asnjera nga grate qe kishte ai burg. Ato deshira i kishte pasur
kurdohere dhe nuk i ishin shuar kurre. Shume here, ne mes te dimrit,
dilte jashte kembezbathur, perplaste kembet ne token e ngrire apo
mbuluar me debore per te shuar zjarrin qe i digjej perbrenda. Derisa
nje nate…
Ishte mesdhjetori i ftohte. Ne dimer, te burgosurat hapnin kanale
kulluese neper fusha. Punonin me veshtiresi ne token e ngrire ku mezi
futej lopata, duke u dridhur e duke iu fryre duarve per t’i ngrohur
ndersa gardianet bertisnin e ulerinin duke i share me lloj lloj fjalesh
e duke shpikur kercenime qe vetem fantasia e gardianeve te burgut te
grave mund te prodhoje. “Punoni putana, nguleni mire lopaten ne toke,
ndryshe ua ngulem aty ku s’ua merr mendja”. Policet e armatosur me
automatike qe rrethonin fushen per te mos lene ndonje te ikte - e ku do
te shkonte? - zgerdhiheshin e ferkoheshin duke degjuar krijimtarine e
gardianeve. Ndonjehere, shiu i zinte ne fushe dhe atehere mund te thoje
me te vertete se jeta ishte nje ferr. Lopata mezi shkulej nga balta,
behej e rende, puna nuk ecte dhe gardianet e inatosura, duke share e
bertitur i hiqnin nga puna, i vinin ne rresht e i nisnin neper barraka.
Ato, gjysem te zhveshura e duke u dridhur nga te ftohtit, nxitonin. Por
mundimet nuk mbaronin ketu. Cizmet e llastikta mezi shkuleshin prej
baltes e rruga zgjatej pa fund.
Ato dite Dhjetori kishte rene shi e debore bashke dhe nuk para i kishin
nxjerre per te punuar. Pothuajse te gjithave, te tyret u kishin sjelle
ushqime per festen e fundvitit. Ishte vertet shpejt por me vone nuk i
lejonin sepse sipas ligjit, ato nuk gezonin as te drejten per te
festuar. Policet mbyllnin njerin sy kur lejonin te futej ne burg ndonje
embelsire e gjithnje ne kembim te dickaje. Madje kesaj rradhe, ndonjera
do t’ia kishte mbyllur te dy syte ndonje polici sepse kishte arritur te
fuste brenda edhe disa shishe vere. Eh. Kishin bere me te vertete feste
ate dite. Jashte binte llohe debore ndersa ato ishin mbledhur rreth
sobes prej llamarine qe skuqte e brambullinte ne mes te barakes dhe pa
bere zhurme per te mos terhequr vemendjen e gardianeve, pinin vere e
hanin embelsirat qe u kishin sjelle.
Grave kishin filluar t’u shnderrisnin syte e t’u ndizeshin kofshet. Nja
dy cifte ishin larguar ne heshtje e nga fundi i kapanonit vinin
renkimet e tyre qe terbonin grate e tjera. Ne mbremje, drita ishte
fikur me shpejt se zakonisht dhe ajo degjonte ne erresire renkimet e
perpelitjet e grave te ndezura nga pasioni e deshirat. Ajo rrinte
shtrire ne shtratin e saj, me syte mbyllur dhe kofshet e shtrenguara
fort me njera-tjetren. Ate nate nuk donte te rrihte kembet ne token e
ftohte per te shuar zjarrmine qe i ishte ndezur. Ate nate vetem ndjente
e deshironte…Enderonte nje dore tek e prekte butesisht qe nga shputat e
kembeve, ngjitej lart pak e nga pak e ndalej tek kofshet e zjarrmuara.
Ndjente dy buze qe e puthnin embelsisht duke u ngjitur ngadale lart,
deri tek gjinjte e saj te forte qe nuk kishte mundur t’ia vriste as
puna e as dhuna. Asnje mashkull nuk kishte mundur t’i jepte ate
kenaqesi qe po provonte ne imagjinate teksa vazhdonte te enderonte ato
duar e ato buze qe i perkedhelnin e preknin te gjithe trupin. Ishte e
gjitha e tendosur e po shkrihej ne nje kontakt imagjinar kur e permendi
zeri i Lejles ne shtratin prane. Ajo qante e perpelitej. Edina zgjati
doren ne hapesiren mes krevateve dhe ndjeu doren e Lejles qe shtrengoi
te sajen. “Kam nevoje te perqafoj dhe te me perqafojne” i peshperiti
ajo, “kam nevoje te ndjej dhe te me ndjejne. Kam deshire te kem dike ne
krahet e mi dhe”…
Edina u ngrit e i vajti prane. I ferkoi ballin e dirsur dhe e perqafoi.
Me pas, ngadale, u fut prane saj ne shtrat. Trupat e tyre u ngjiten e u
shtrenguan dhe ato ndjene frymemarrjen e renduar te njera-tjetres dhe
perpelitjet e zemrave te tyre. Edina e puthi aty ku i rane buzet, diku
prane veshit. Me pas, dora e saj filloi ta perkedhele lehte, ne fillim
krahun gjithe ndrojtje e frike, pastaj me guximshem dora iu ngjit tek
supi e me pas zbriti poshte ne gjoks ndersa buzet e tyre te thara e te
ndezura nga epshi, kerkonin njera-tjetren. Ato njomnin me gjuhe buzet e
njera-tjetres dhe i thithnin te panginjura. Pastaj dora zbriti poshte
bute-bute, filloi te kerkonte e te ndjente fergellimat e atij trupi e
ashtu embelsisht, rreshkiti kudo neper ate trup te tendosur nga
deshirat e paplotesuara e qe dalengadale filloi te leshohej e qetesohej
nen prekjen e asaj dore te ashpersuar nga puna…
E eksituar nga keto kujtime, ajo nderpreu punen. “Ajo ka qene nata me e
bukur e burgut”, mendoi. Pati edhe shume nete te tjera por jo si ajo e
para. Kenaqesine qe ndjente me Lejlen nuk e kishte provuar kurre me
pare e as me pas me ndonje mashkull. Mendimin qe meshkujt jane shtaze,
ajo nuk e kishte nderruar ndonese ishte martuar. Pas lidhjes me Lejlen,
ajo kishte filluar t’i urrente edhe me shume meshkujt. Edhe ne ishte
martuar, kete e kishte bere nga halli. “Shtazet”! mendoi. “Nuk dineas
t’i japin kenaqesi nje gruaje. As te perkedhelin nuk dine… Ate qe bejne
ata, e bejne edhe kafshet ndersa dashuri…eh”. C’ti besh, tani i duhej
kthyer jetes normale, t’i kushtohej familjes, burrit. Dhe iu pervesh
serisht punes. Kishte nje vajze per te rritur dhe nje tjeter qe priste
te vinte ne jete.
Nga jashte, zeri vazhdonte te therriste: “Edinaaaaaaaaaaa”……………
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nje prilli!.... Nga Lek Gjoka
» Lek Gjoka:Jam i Krishtere !...
» Mariglen Gjoka: NËNËS
» Xhevdet Ferri: Filmi është një biznes jofitimprurës, mendoj dhe për fakt të mungesës së infrastrukturës
» Violeta Gjoka: Trendafili i Bardhe
» Lek Gjoka:Jam i Krishtere !...
» Mariglen Gjoka: NËNËS
» Xhevdet Ferri: Filmi është një biznes jofitimprurës, mendoj dhe për fakt të mungesës së infrastrukturës
» Violeta Gjoka: Trendafili i Bardhe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi