Berisha: Do të ndërmerren të gjitha hapat deri në normalizimin total

-
Qeveria garanton edhe njëherë qytetarët se nuk ekziston as edhe një
rrezik i vetëm në funksionimin e të gjitha portave apo tuneleve të
kaskadës. - Është jetike që Ministria e Punëve Publike, Ministria e
Bujqësisë, të kenë të gatshme projektet për ndërhyrjet më energjike të
rivendosjes së plotë të funksionimit të të gjithë sistemit të
kanalizimeve dhe kullimit në zonë.
Kryeministri Berisha mori
pjesë sot në takimin e zgjeruar, të zhvilluar në prefekturën e
Shkodrës, me përfaqësues të qeverisë qendrore dhe asaj vendore,
Komitetit Ndërministror të Emergjencave, përfaqësues të shoqatave të
prefekturave, bashkive dhe komunave të vendit, të Shtabit të
Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, deputetë të
zonës, etj.
Ky takim kishte për qëllim solidaritetin dhe koordinimin e mëtejshëm
të punës për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet e ditëve
të fundit të zonën e Shkodrës e të Lezhës, si dhe bashkërendimin e
institucioneve për të mundësuar ndihmën ndaj banorëve dhe stabilizimin
e të gjitha pasojave e dëmeve materiale e ekologjike, deri në
normalizimin e jetës së banorëve në këtë zona.
Kryeministri falënderoi të gjitha vendet mike, Italinë, Greqinë,
Maqedoninë, Kosovën, Francën, e të tjera, si dhe institucionet
ndërkombëtare, për ndihmën dhe soliditetin e treguar në këto ditë të
vështira.
Kryeministri siguroi se operacioni do të mbetet tërësisht i
përqendruar në shpëtimin e jetëve njerëzore dhe evakuimin e tyre, duke
mbetur me përparësi madhore në furnizimin dhe ndihmën me çdo nevojë të
të shpërngulurve dhe të atyre që nuk janë shpërngulur. Për këtë,
Kryeministri kërkoi që të angazhohen në këtë proces të gjitha
organizmat joqeveritare dhe ato fetare, për aspektin humanitar të
popullatës.”Ne ndihmat i kemi dhe nuk na mungon asgjë, por duhet ta
çojmë atë në mënyrën më eficente tek të gjithë ata që kanë nevojë”, tha
Kryeministri.
Gjithashtu, Kryeministri tha se duhet të ekzistojnë planet B. C. D e
me radhë, deri në normalizimin total të zonës së përmbytur. Është
jetike që ndërmarrjet e kanalizimeve dhe ujësjellësve, kullimit dhe
vaditjes të ministrisë së Punëve Publike, të Ministrisë së Bujqësisë,
të kenë të gatshme projektet për ndërhyrjet më energjike të rivendosjes
së plotë të funksionimit të të gjithë sistemit të kanalizimeve dhe të
kullimit në zonë, në mënyrë që të përcaktohen pikat e ndërhyrjes për
një drenim sa më të shpejtë të zonës, theksoi ai.
Kryeministri vlerësoi punën e të gjitha strukturave
shtetërore,komunave të këtyre zonave, qarkut e prefekturës Shkodër,
forcave të ushtrisë dhe policisë, të gardës së Republikës dhe rezervave
të shtetit, ndihmës mjekësore, të cilat tha ai, kanë qenë në çdo moment
në lartësinë e detyrës.
Kryeministri tha gjithashtu se edhe Korporata Energjetike ka zbatuar
me përpikëri rregulloren. “Këta burra e gra kanë bërë natën ditë dhe
kanë qëndruar në krye të detyrës me një kompetencë shumë të madhe, kanë
punuar me gjakftohtësinë më të madhe dhe sot jemi, me gjithë situatën,
shpresoj në dalje të emergjencës ujore”, vijoi Kryeministri.
Në fjalën e tij të plotë, Kryeministri Berisha u shpreh:
Së pari, dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë iniciativë jashtëzakonisht
të rëndësishme që ndërmorët për të zhvilluar këtë takim në qytetin
Shkodrës, në shenjë solidariteti, mbështetjeje vëllazërore me zonat e
përmbytura në këtë rreth, angazhimin dhe përkushtimin, që kjo situatë
të kapërcehet sa më shpejt dhe pasojat e saj të mund të zhduken me
shpejtësinë më të madhe të mundshme.
Shkodra përjetoi një gjendje të jashtëzakonshme, një përmbytje e
cila nga qendrat botërore të vlerësimit të përmbytjeve vlerësohet e
njëjtë me atë që pësoi Australia gjatë fillimit të janarit dhe, jo fort
e largët, me atë që pësoi Brazili. Observatori i përmbytjeve, Dartmouth
Flood, i cili bën një vlerësim hapësinor dhe me mjete të tjera shkallën
e përmbytjeve, paraqet këtë përmbytje si ekstreme dhe si një ngjarje,
si një mot, i cili ndodh më rrallë se 100 vjet.
Të dhënat janë këto; Nga data 25 dhjetor deri më sot, vetëm lumi
Drin ka vërshuar me një mesatare prej 1280 metër kub në sekondë, në
ditë. Nga data 27 deri sot janë derdhur vetëm nga lumi Drin, pa
llogaritur derdhjet e e Kirit, Gjadrit, Moraçës, Përroit të Thatë, që
të gjitha këto prekin direkt gjendjen ujore të Shkodrës, pra vetëm nga
Lumi Drin janë derdhur, nga data 27 dhjetor e deri më sot, shkarkime të
barabarta me 3 liqene të Vaut të Dejës.
Shkrirja e rrufeshme e dëborës në ditët e janarit, për shkak të
temperaturave pothuajse afrikane, që erdhën drejt Shqipërisë, me 20-24
gradë, dallgët e fuqishme të detit, rrebeshet e mëdha të Alpeve, të
gjitha këto krijuan një situatë të paprecedentë ujërash, ndoshta edhe
më shumë se në 100 vitet e fundit.
Në këto rrethana, qeveria vendore, qarku, prefektura, bashkia
Shkodër, komuna Dajç, Ana e Malit, Bushat, Guri i Zi, dëshmuan një
shkallë mobilizimi ekstreme. Pra, kësaj situate ekstreme iu përgjigjën
me shkallë të lartë mobilizimi. Qeveria, ministritë, reaguan me një
shpejtësi shumë të madhe. Deri më sot ne ia dolëm të shmangim një
katastrofë njerëzore, kur ishim në prag të saj. Sot vërtetë kemi 10
mijë ha të përmbytur, por nuk kemi asnjë një jetë njeriu të humbur. Kjo
është meritë e jashtëzakonshme një operacioni shpëtimi më të fuqishëm
më të suksesshëm që vendi ka njohur. Me këtë rast unë dua të përgëzoj,
të falënderoj, ata qindra e qindra burra e gra të komunave të Dajçit,
Anës së Malit, Gurit të Zi, të Bushatit, të cilët, në bashkëpunim me
autoritetet vendore, ato qendrore, me një përpjekje të jashtëzakonshme
bënë që, në një betejë që vazhdon për mbi dy javë, të mos kemi as edhe
një jetë të njeriu të humbur. Ky ishte dhe qëllimi më kryesor.
Në këtë hark kohor të shkurtër janë evakuuar mbi 5 mijë qytetarë nga
këto zona, janë evakuuar mijëra e mijëra krerë gjë e gjallë. Ndërkohë
funksionon një rrjet i fuqishëm ndihme në të katër anët e këtyre
zonave. Unë mund t’ju them se vetëm nga qeveria qendrore, forcat e
rendit, të ushtrisë, janë përkatësisht mbi 800 anëtarë të FA që
operojnë në këto zonë, janë mbi 611 anëtarët e policisë që operojnë në
zonë, janë 110 personeli shëndetësor që operon në zonë, janë 115 të
punonjës të gardës së Republikës e të rezervave të shtetit që operojnë
në këtë zonë, janë edhe disa qindra e qindra të tjerë, drejtues të
komunave, të bashkisë së Shkodrës, prefekturës e qarkut të saj. Pra,
operacioni në tërësi përfshin mbi 2000 ushtarakë, policë, civilë e
zyrtarë të të gjitha rangjeve. Qeveria krijoi një komitet
ndërministror, i cili në bashkëpunim me autoritetet vendore, ka marrë
në dorë situatën dhe po e ndjek atë çdo minutë, 24 orë në 24 orë.
Shkodra njohur vërtetë ngjarjen apo motin më të madh ndoshta të 100
viteve të fundit. Pa diskutim ajo njohu edhe kërcënimin më serioz në
këtë mot. Por Shkodra njohu edhe solidaritetin më të madh në historinë
e saj. Janë të shumta ndihmat nga vendet mike, Italia, Austria, Greqia,
Franca, Kosova, Maqedonia dhe një sërë vendesh e organizmash të tjerë
ndërkombëtare. Komisioni Evropian, organizmat e Organizatës së Kombeve
të Bashkuara që merren me fatkeqësitë natyrore, që të gjitha janë në
Shqipëri dhe kanë dhënë ndihma të mëdha dhe tepër të çmuara.
Helikopterë, gjeneratorë, varka, pompa janë në dispozicion. Dua t’ju
them se, në rast se më parë citova kapacitetet njerëzore në
dispozicion, të shumta janë edhe mjetet që janë angazhuar në këtë
operacion. Ndihma të tjera po vijnë ndërkohë. Por solidariteti juaj sot
shkëlqen dhe unë ju përgëzoj ju, ju përshëndes, sepse Shkodra ka nevojë
për ndihmë, komunat e përmbytura janë nevojë për ndihma të mëdha. E
vërteta është se janë shpëtuar jetët e njerëzve, por aty, në rrafshin
ekologjik, është një katastrofë. Ndodhen nën ujë territore të tëra ndër
më pjelloret e trojeve shqiptare. Kjo ka qenë dhe është një nga zonat
më të fuqishme të prodhimit bujqësor të vendit. Ndaj ky solidaritet i
juaji, i komunave të Kosovës e Maqedonisë, i qeverisë maqedonase, kanë
qenë dhe janë një mbështetje e madhe në kapërcimin e këtyre pasojave.
Dua të falënderoj qeverinë e Malit të Zi, e cila dërgoi përfaqësuesit e
saj dhe u angazhua në një ndihmë shumë të çmuar që është në zhvillim e
sipër. Qeveria nuk do ta lërë përpjekje pa bërë që këto pasoja të
kapërcehen me shpejtësi.
Zonja e zotërinj!
Unë dua të garantoj qytetarët e Shkodrës e mbarë Shqipërisë se
Korporata Energjetike e Shqipërisë, Ministria e Energjetikës, ka bërë
një punë jashtëzakonisht eficente. Ato u përballën me situatën më të
jashtëzakonshme me kompetencën më të madhe. Ata që mund të akuzojnë për
digat po u them vetëm 2 fjalë; në qoftë i kthehemi fjalorit të vjetër,
digat kësaj radhe kanë qenë “ora e Shkodrës”, sepse vërshimet e Drinit,
në mijëra metër kub të sekondë, të Gjadrit, të Kirit e të ujërave të
tjera, do të mund të kishim pasur pasojat më të pa parashikueshme në
këtë mot të pa përsëritur në 100 vitet e fundit. Por digat dhe
menaxhimi i tyre, bashkërendimi i këtij menaxhimi me situatën në terren
- ky veprim i bërë çdo orë - , mbajtja si parim kryesor sigurinë
kombëtare, sigurinë publike, ka qenë një nga pjesët më të rëndësishme
të këtij operacioni.
E vërteta si drita e diellit është se Korporata Energjetike ka
zbatuar me përpikëri rregulloren. Këta burra e gra kanë bërë natën ditë
dhe kanë qëndruar në krye të detyrës me një kompetencë shumë të madhe,
kanë punuar me gjakftohtësinë më të madhe dhe sot jemi, me gjithë
situatën, shpresoj në dalje të emergjencës ujore. Jemi në dalje, por
një dalje jo e thjeshtë.
Dua të ndalem në disa çështje. Së pari kemi një liqen 3 herë më të
madh se liqeni i Vaut të Dejës, ndaj operacioni, do të mbetet tërësisht
i përqendruar në shpëtimin e jetëve njerëzore dhe evakuimin e tyre,
duke mbetur me përparësi madhore në furnizimin e të shpërngulurve dhe
të atyre që nuk janë shpërngulur. Zoti Ministër i Brendshëm, duhet të
angazhohen në këtë proces të gjitha organizmat joqeveritare dhe ato
fetare, duhet t’u kërkojmë ndihmë edhe atyre për aspektin humanitar të
popullatës. Ne ndihmat i kemi dhe nuk na mungon asgjë, por duhet ta
çojmë atë në mënyrën më eficente tek ata që kanë nevojë. Kryqi i Kuq do
të marrë një rol kryesor në shpërndarjen e këtyre ndihmave. Të
bashkërendohet puna me Karitasin, me organizata të tjera bamirëse,, të
bashkërendohet me ndërkombëtar OJQ e organizata të tjera vullnetare, në
mënyrë që të garantohemi që atyre banorëve të mos u mungojë asgjë.
Është e vërtetë që Shkodra përjetoi një ngjarje që është më e rrallë
se në 100 vjet, por është e vërtetë që Shkodra përjetoi edhe një
solidaritet dhe një operacion ndihme dhe shpëtimi të pa parë ndonjëherë
në këtë vend. Është e domosdoshme që përparësi të kemi evakuimin,
identifikimin dhe ndihmën emergjente, por krahas kësaj, duhet të
ekzistojnë planet B. C. D e me radhë, deri në normalizimin total të
zonës së përmbytur.
Të nderuar kryetarë të komunave dhe bashkive të vendit,
Nevojat për zonat e përmbytura janë të shumanshme dhe ju keni në
dorë të ndihmoni shumë, të ndihmoni me ndihma për njerëzit, me ndihma
për gjënë e gjallë, të ndihmoni me specialistë, me të gjitha mundësitë,
në mënyrë që këto zona ta kapërcejnë situatën me shpejtësinë më të
madhe.
Ne jemi përgatitur për një dimër të gjatë, sepse të tilla janë të
dhënat. Ndaj dhe po ndërmarrim masa edhe afatshkurta, por edhe
afatmesme. Ne kemi filluar thellimin e Bunës, një projekt që do ta
nisim për qëllime lundrimi dhe turistike, por që ky projekt shpresojmë
në ndihmojë dhe në drenimin e këtij liqeni të madh, të krijuar në zonat
e përmbytura. Është jetike që ndërmarrjet e kanalizimeve dhe
ujësjellësve, ndërmarrjet e kullimit dhe vaditjes të ministrisë së
Punëve Publike, të Ministrisë së Bujqësisë, të kenë të gatshme
projektet për ndërhyrjet më energjike të rivendosjes së plotë të
funksionimit të të gjithë sistemit të kanalizimeve, të të gjithë
sistemit të kullimit në zonë. Është e domosdoshme që të studiohet me
vëmendje, në mënyrë që të përcaktohen pikat e ndërhyrjes për një drenim
sa më të shpejtë, krahas thellimit të Bunës.
Sipërmarrja energjetike, KESH-i, duhet të gjejë momentin më të
përshtatshëm që derdhjet në Vaun e Dejës të jenë të barabarta me
prurjet e Drinit dhe lumenjve të Alpeve. Ky është kushti. Ne nuk mund
të rrezikojmë dhe do të jemi të detyruar të shkarkojmë të gjitha
prurjet e tepërta, por nga ana tjetër ju garantoj se nuk do të
shkarkohet asnjë edhe metër kub ujë që nuk përbën problem për sistemin
e digave e kaskadës.
Dua t’ju them këtu se në kaskadën e Drinit, gjatë 4 viteve të
shkuara janë bërë investime shumë të mëdha dhe janë këto investime, kjo
ripërtëritje totale e teknologjisë së komandës e turbinave, që bënë që
ato të funksionojnë në mënyrë të përsosur dhe pa asnjë defekt.
Qeveria garanton edhe njëherë qytetarët e Shkodrës se nuk ekziston
as edhe një rrezik i vetëm në funksionimin e të gjitha portave apo
tuneleve të kaskadës. Ata të cilët përhapën panik pa qëllim, duhet të
jenë të qetë, të sigurt se nuk ekziston as edhe një portë, nuk ekziston
as edhe një tunel që nuk hapet dhe që nuk funksionon. Nuk ekziston
asnjë rrezik as edhe minimal për asnjërën nga digat e kaskadës. Ata që
e bënë me qëllim këtë, ata janë më të rrezikshëm se vet paniku. Pati
edhe nga ata që shëtisnin si hije nga një ekran në tjetrin si mitoman
profesionistë, për të thënë se rregullorja nuk është zbatuar kur
rregullorja është zbatuar, për të thënë se kam projektuar digën, apo
portat, ndërkohë kur të gjitha janë projekte sovjetike për hir të së
vërtetës, ata do të na falin, me gjithë respektin që kemi për ta, sepse
ata kanë marrë pjesë në zbatimin e projektit dhe kanë punuar. Nuk duhet
t’i mohojmë kujt meritat, por nuk bëhet kjo në kohë fatkeqësie. Ndaj u
them atyre se gjithçka është e sigurt, nuk ka asnjë rrezik. Digat dhe
menaxhimi kanë qenë një nga faktorët që kanë shmangur një eveniment që
nuk është përsëritur në 100 vitet e fundit, sipas observatorëve më
seriozë në botë të përmbytjeve. Unë do t’ju paraqes këtu hartën, ku
tregohet se epiqendra ka qenë pikërisht Shkodra, Lezha, Alpet, por
është shtrirë deri në Serbinë qendrore, ka përfshirë Malin e Zi dhe një
pjesë të Bosnje- Hercegovinës.
Edhe njëherë, dua t’ju falënderoj ju, zotërinj kryetarë komunash e
bashkish, të falënderoj të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës,
Maqedonisë, por edhe të Greqisë, të cilat kanë shprehur solidaritetin.
Dua të falënderoj vendet mike, Italinë, Austrinë, Greqinë, Slloveninë,
Moldovën, Francën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi e të gjithë ata të
cilët këto ditë kanë ndihmuar, dua të falënderoj Aleancën ë Atlantikut
të Veriut, Komisionin Europian i cili i ka pasur dje në Shkodër
përfaqësuesit e saj, për të bërë vlerësimin. Ju ftoj që, sikundër deri
tani, në mënyrën më të përkushtuar, më serioze, më të vendosur, të
përballemi me këtë situatë për të shpëtuar çdo jetë njeriu, për të
ndihmuar çdo njeri në nevojë dhe për të marrë të gjitha masat për
kapërcimin sa më të shpejtë të pasojave serioze, materiale e ekologjike
që janë të mëdha, pasi të mos harrojmë se janë infrastruktura të tëra
nën ujë, dhe të normalizojmë jetën e këtyre qytetarëve që kaluan
vërtetë një situatë të jashtëzakonshme. Faleminderit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi