Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shazim Mehmeti: KAPROLL

Shko poshtë

Shazim Mehmeti: KAPROLL Empty Shazim Mehmeti: KAPROLL

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 12, 2010 2:00 am




Shazim Mehmeti: KAPROLL 18144_106924369322868_100000159158063_192678_8378301_n


Shazim Mehmeti: KAPROLL

Dimër i bukur
me drunj krahëgjërë
mbuluar me dëborë të re.
Natyrë e virgjër e paprekur.
Qetësi përrallore ku asgjë s'lëviz.
Madje, as një zogth i vogël
as një ketër lazdran.
Parajsë e bardhë e pafundtë
ku mund të ndritet edhe mendimi.


Por, zot,
se si lëviz temalit
një kaproll i ri i bukur!
Dritëpraruar një kaproll!
Veshëngritur dhe syengjëll!
I shkon prapa
një gjahtari që e josh!
Një gjahtari që i shkel syrin
dhe që, vetëm pas pak çastesh,
e merr në shenjë!

Gjahtari qëllon-
kaprolli bie!
Dëbora përgjaket!
Ujitet dëbora me gjakun e tij!
Sytë e engjëllt të kaprollit
përplotë dashuri
e shikojnë gjahtarin
si e shikon shpresëhumburi shpëtimtarin!


Dhe qajnë sytë e tij!
Dhe derdhin lotë si sy njeriu!
Gjaku rrjedh!
E kuqja njollë zgjërohet mbi dëborë!
Nyja e vdekjes shtrëngohet!
E ndjej sa ëmbël vdes ai kaproll!
Dhe
ndërkohë që e ndjej
se vdes si një njeri,
unë e di: j a m v e t ë ai ! . . .
Shazim Mehmeti: KAPROLL 18144_106935315988440_100000159158063_193081_1600302_n
Gjurmët- fotografi e Shazim Mehmetit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi