Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“AMERIKË, DËGJOJE ZËRIN E KOSOVËS!”

Shko poshtë

“AMERIKË, DËGJOJE ZËRIN E KOSOVËS!” Empty “AMERIKË, DËGJOJE ZËRIN E KOSOVËS!”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 12, 2010 5:53 pm

“AMERIKË, DËGJOJE ZËRIN E KOSOVËS!”

Nga Sami Islami

Poezia që e lotoi ish presidentin amerikan Bill Klinton

"Miku i mirë njihet në ditë të vështirë"

(popullore)

“AMERIKË, DËGJOJE ZËRIN E KOSOVËS!” Sami_islami

Viti i fundit i shekullit XX për
shqiptarët në përgjithësi dhe për shqiptarët e Kosovës, në veçanti do
të hyjë në historinë tonë si ngjarje me rëndësi tepër të madhe. Ky qe
viti më i "bujshëm", përsa i takon kthesave të mëdha historike të
popullit shqiptar. Në këtë vit filloi lufta e hapët më e pabarabartë në historinë e Ballkanit; në mes të UÇK-së dhe një ushtrie të përgatitur, e cila po rrezikonte tërë Ballkanin.


Populli
shqiptar i Kosovës u gjet në pozitën, " të jesh apo të mos jesh", siç
do të thoshte shkrimtari i madh anglez Shekspiri. Beogradi vendosi ta
luante kartën e fundit: t'i dëbonte të gjithë shqiptarët jashtë Kosovës
dhe Kosovën ta mbante për vete, pa shqiptarë
¼Po
kështu nuk menduan miqët e shqiptarëve Amerika, Anglia dhe tërë
NATO-ja, edhe pse Serbia po e zbatonte planin e Çubrlilloviqit, për
pastrimin etnik.


Pastaj erdhi Bllaca. Ajo Bllaca famëkeqe që u bë më e tmershme se vetë ferri
i Dantes. E në Bllacë u hodhën të gjithë: punëtorë e fshatarë,
intelektuialë, inxhinierë, juristë poetë e shkrimtarë, akademikë, e çka
jo? Pra i tërë populli shqiptar! Me tërë popullin, ashtu siç kishte
qëndruar gjithmonë, duke e ndarë edhe të mirën edhe të keqen u gjend
edhe poeti ynë Zeqir Gërvalla, i cili edhe pse me probleme shëndetësore
mbijetoi golgotën e quajtur Bllacë.
Dhe ja poezia:

Tmerrin e Bllacës

Kush e përjetoi

Ferrin e Dantes

S'ka pse ta lexojë

Rruga të cilën e bëri poeti Gërvalla dhe mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë prej Prishtinës e deri në kufitrin absurd shqiptaro-shqiptar të Bllacës është një kapitull i veçantë që të kujton deportimin e jevrenjve në Luftën e Dytë Botërore¼
Mirëpo, si asnjëherë më parë, miqët e shqiptarëve, si SHBA-të Anglia dhe Aleanca Veratlantike iu përgjigjën thirrjes së fëmijëve, nënave, baballarëve për t'i shpëtuar nga kjo katrahurë. Shqiptarët nga kampet e Stankovcit, Çegranit etj. u shpërndanë në të gjitha anët e botës¼
Dhe Zeqir Gërvallës i ra fati të shkojë në Amerikë. Ndodhi pra që të
migronte në Amerikë, që përsa ishte në Kosovë nuk iu mundësua që të
shkonte as deri në Maqedoni e as në Shqipëri, të cilën e admironte pa
masë. Nën tytat e çetnikëve serbë u detyrua ta lente edhe ai Kosovën, e
larë në gjak dhe në vaje, të djegur e të shkrumbuar nga bandat çetnike
serbe. E la kështu për të shkuar në Amerikë, për çka s'kishte ëndërruar kurrë! Po ja që gjërat shpesh
herë edhe nuk mund të parashihen e as të planifikohen. Dhe do të
thoshim mirë që shkoi atje, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, sepse si
poet që është, e duke qenë më afër mikut më të madh të shqiptarëve, do
të dijë të shpreh mirënjohjen në emër të tërë popullit shqiptar njeriut
numër një , të atyre viteve, që bëri jashtëzakonisht shumë për zgjidhjen e çështjes shqiptare, ish -presidentit Kilinton.

Poezinë "Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës!" poeti Zeqir Gërvalla e lexoi me rastin e prevjetorit të 223-të të Pavarësisë së Amerikës. Dhe këtë poezi poeti ia dërgoi vetë presidentit Kilinton, ta falenderonte nga zemra. Se
dhuratë më të mirë dhe më domethënëse për një personalitet si
presidenti Klinton s'besoj se do të kishte! Kjo poezi e bëri të lotojë
edhe presidentin. E emocionoi, ashtu siç e emocionunan fjalët e
fëmijëve ferizajas me rastin e vizitës së tij në pranverën e 1999-ës.


Poezia thellësisht e inspiruar dhe
e materializuar me mjeshtri nga pena e poetit Gërvalla, pra poezia
"Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës" shpërtheu si një vullkan nga
shpirti i poetit për t'u përhapur më pastaj në tërë Amerikën. Populli
shqiptar di ta çmojë mikun. Dhe kur ai e ndien një gjë të tillë e thotë
në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të drejtë pa
lajka. Ashtu siç është e drejta dhe e bukura. Kjo është sikur kur
shohim një gjë të bukur, nuk kemi nevojë të pysim dikë tjetër se ajo
gjë a është apo s'është e bukur! Në këtë stil do të thoshim se edhe
poeti Gërvalla solli ndjenjat, preokupimet, me një fjalë botën e
shqiptarit drejtuar popullit amerikan dhe pikërisht presidentit
Kilinton. Pra falenderim i çiltër, i pastër nga zemra e populllit shqiptar,ish- presidentit Klinton dhe tërë popullit amerikan.

Dhe shi kjo poezi me 5 djejtor të vitit 1999 nga dora e bashkatdhetares Ganimete Beqiri iu dorëzua presidentit amerikan Klinton. Kurse më 13 prill vjen përgjegja nga Shtëpia e Bardhë, e pikërisht nga presidenti i Amerikës Bill Klinton drejtuar Zeqir Gërvallës shkruar si vijon:

Zeqir Gërvalla
Bronx, New York

I dashuri Zeqir,
E mora kopjen e poezisë "Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës" dhe dua të të them se shumë më kanë prekur fjalët e juaja të përzemërta.

Të jeni të sigurtë se do të qëndroj i paluhatshëm për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke u ndihmuar edhe vendeve të tjera të rajonit të ecin përpara kah një e ardhme e ndritshme.
Duke ju dërguar dëshirat e mia më të mira, shpresoj se ditët që do të vijnë do t'ju sjellin juve më shumë gëzime.

Me nderime
Bill Clinton


AMERIKË, DËGJOJE ZËRIN E KOSOVËS!


Jemi populli më i lashtë ilir

Në trojet tona etnike

Gjithë botën e duam të lirë

Të përparuar dhe mike;



Ne s'na kënaq vetëm ushqimi,

Qetësia, puna e paqja në dhe të huaj

Po liria - shkollimi - ndërtimi¼

Në Kosovë ku bukës i thonë bukë e ujit- ujë¼



Oh, shumë mirë qenka në Amerikë!

Respekt, Rregull, Demokraci e vërtetë.

Për të gjitha që bëtë për ne këto ditë¼

Ju falenderojmë nga zemra për mot e jetë;



Por, Ju lutemi shumë Amerikë, e o botë¼

Të mos na lini të ndarë e të shpërndarë veç e veç,

Të mos na bëni vazhdimisht të derdhim lotë¼

Se s'paska më rëndë, se s'paska më keq!



¼Së parit të na ndihmoni:

Kosova ta fitojë PAVARËSINË,

Vetëm kështu në vend do ta çoni

Fjalën e dhënë - DEMOKRACIN˼



Në Kosovë të na ktheni,

Të na ndihmoni të ndërtojmë shkolla, shtëpi¼

Këtë të mirë që ne sot na bëni -

Nga Zoti më shumë do t'ju buzëqesh LIRIA;



Sepse, LIRIA E KOSOVËS -

(Kthimi i trojeve popullit shqiptar)

Forca e hijeshon LIRINË e botës

Për një REND të RI _ NGADHNJIMTAR.



Më 18.VI.1999

Fort Dix, NJ Amerikë

-----------------------

P.S.

Kjo
poezi u lexua në një manifestim në Fort Dix (që u mbajt me 1 korrik në
kishën e bukur të bazës ushtarake amerikane në fshatin e quajtur
"village"). Vjersha e lexuar është përkthyer edhe në anglisht. Ky
manifestim qe përgatitur dhe qe mbajtur për nder të 4 Korrikut- DITëS
SË PAVARËSISË SË AMERIKËS




Kjo poezi është përkthyer edhe në anglisht, të cilën edhe po e japin në tërësi.



AMERICA, YOU HEAR THE VOICE OF KOSOVA



We are the oldest people, within our ancient land;

And we yearn that the whole earth might be free,

To live and let leave as a union of gentle friends.



Contentment cannot come from food and serenity alone;

We pray that Kosova

Where bread is called bread and water is called water,

Will be reborn in liberty and enlightenment, Kosova, our home.



America shines in beauty, this true democracy,

And we thank you from our hearts and souls for all you have done

Offering respect and order, which beckons us in these days.



Yet we plead with you and all the world,

Not to scatter and separate us, left behind to weep

For there is no greater sorrow, nothing of more despair than this .



Only through the victory of independence,

The rebuilding of our family homes and places of learning,

Will the meaning of democracy come to our land, as to yours



What you have done for us in this time is wondrous,

And streaming streaming down from God freedom will smile;

For the liberation of one land, the land of the Albanians,

Makes the flag of freedom fly ever stronger throughout the world.

For one and for all.



Unveiling a breathing new order of peace.“AMERIKË, DËGJOJE ZËRIN E KOSOVËS!” AMERIKE_DEGJOJE_ZERIN_E_KOSOVES








Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi